Taksa për Rrugën e Kombit do aplikohet nga 17 shtatori. Sa do paguani për të kaluar

    101

    Nga data 17 shtator çdo drejtues makine që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë taksën e kalimit. Kështu siç mëson Gazeta Shqiptare, çdo përdorues i kësaj rruge do të paguajë 660 lekë për çdo kalim.

    Ndërkohë për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekë. Pra siç mëson Gazeta Shqiptare pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë kalimi.

    Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje.

    Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.

    Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.