Ta blesh votën me një pjatë gjelle

491
Në këto ditë fushate po dëgjojmë gjëra të padëgjuara. Opinioni publik po bëhet i pandjeshëm ndaj skandaleve, korrupsiuonit, vrasjeve, përdhunimeve, mashtrimit të politikanëve, mungesës së transparencës, shkeljen e të drejtave të njeriut. Shkas për këtë koment u bë një gazetashitës që më tha se një pronare e një lokali kishtë ftuar për drekë në lokalin e saj qindra fakir fukarenj dhe, pasi kishin ngrënë supën dhe një sallatë jeshile, u ishte drejtuar të pranishmëve. – Besaoj se ju do të votoni për mua që të zgjidhem këshilltare në Këshillin Bashkiak, pasi unë jam vërtet në një parti të vogël, por jam e para në listë dhe vetëm 700 vota më duhen që të futem në Këshillin Bashkiak! Natyrshëm lind pyetja: Përse i duhet Këshilli Bashkiak një bose me një hotel të madh në breg të liqenit? Që ka mbaruar një biçim shkolle me korespondencë? Kjo lukuni të paaftësh janë turrur tani në ditët e fundit dhe nuk po lenë premtim pa bërë nga më skandalozet dhe banalet …Që nga supa, paratë nën dorë deri tek një vend për varreza për fshatin Cervenakë, që nuk kanë një palë varreza dhe gënjehen sa herë vijnë zgjedhjet na jepni vota t’u japim varre! Kuptohet, këta njerëz kanë para, por ju duhet që të jenë në Këshillin Bashkiak për të mbrojtur disa gjëra të paligjëshme që ata kanë ndërtuar në të kaluarën, apo që do të abuzojnë edhe në të ardhmen. 

I gjithë qyteti habitet që një investim për shtrimin me pllaka të rrugës buzë lumit një rrugë qindra vjeçare është bllokuar pikërisht nga kjo kandidate për këshilltare bashkiake, e cila ka hyrë padrejtësisht në pjesën e rrugës, duke lënë punimet përgjysëm! Ky është një çast i rrezikshëm për një popull që kur sheh abuzuesë që i prishin cilësinë e jetës dhe më pas duan dhe petkun e të zgjedhurit për t`u bërë një çadër për të mbrojtur abuzimet e tyre. Kjo mund të quhet një pikëvdekje që sjell shkatërrimin moral të shoqërisë dhe të individit të ndershëm. Shikojini listat e partive të kandidatëve për këshilltarë. Një pjesë janë pa arsim të lartë, ndërsa pjesa dërrmuese ka kandidatë me shkolla të larta private, apo me korrespondencë! Ku janë të tjerët, personalitetet, njerëzit e shquar të qytetit. Atyre jua kanë zënë rrugën këtë dështakë, të cilët luftojnë me çdo mjet të kapin Këshillin Bashkiak …Mëndjet e ndritura, që mund të çojnë qytetin përpara ndjehen të flakur. I vetmi shpëtim i tyre është të mbyllin gojën. Ata nuk mund të shesin shpirtin, të bëhen servilë dhe të futen nëpër këto parti… Në asnjë vend të Europës nuk ndodhin ngjarje të tilla si këto… Këta servilë me një kulturë gjysmake, me shkollë nate, apo me diploma falco, apo të marrë me para e kanë vënë përfund shoqërinë shqiptare, duke mbjellë dyshime serioze mbi moralin, nderin, talentin, dijet vlerat dhe antivlerat. Sot po të jesh i ditur dhe i kulturuar nuk mund të çash murin e të paaftëve, që të quajnë si jashtë mode. Jetojmë në një shoqëri grixho, grija nuk është ngjyrë në vetvete , ajo përftohet nga përzierja e të zezës me të bardhën, qëndron në mes të tyre dhe në këtë mënyrë i mungon si njërës, ashtu edhe tjetrës. Shqiptarët, duke menduar më shumë bardhë e zi, e kanë pranuar, janë ambjetuar me të, i janë përshtatur. 

Gjithmonë kanë ecur nën një hije-gri, si ajo e fundvjeshtës, e cila herë anon nga e errëta, e herë nga drita. Asnjëherë nuk ka shkëlqyer të marrë ngjyrat e dritës dhe asnjëherë nuk është errësuar të humbasë orientimin. Ngjajnë me një muzg të dendur, që shfaqet në mbrëmje, ose në të gdhirë. Në mbrëmje, mbetet thjesht një muzg që vazhdon të ngryset, pa arritur pikën e shuarjes nga errësira e natës, ndërsa në të gdhirë, një agim që nuk e ngrohin kurrë rrezet e arta të diellit. Hija i rri si çadër gjigande, duke i prerë rrugën, sipas rastit, shkëlqimit, apo skëterrës. Disa vezullime të rralla, por shumë të forta, i kanë mjaftuar të mbijetojë në një fundvjeshtë të gjatë me erëra dhe shira të pandërprerë, që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme. Hija mbetet përherë një gri e zënë. Një horizont i ngushtë e i mbyllur. Pa dyshim, që e kam me zgjedhjet lokale. Dëgjon programe nga kandidatët dhe programet janë grixho. Nuk vendosin asnjëri dorën për mbi plagët dhe hallet që kanë njerëzit dhe qytetet ku ata jetojnë… Pa pritur më erdhi një thënie e Giovani Sartorit : “ Për hir të integritetit intelektual nuk është e ndershme të gënjejmë njerëzit, duke e quajtur pushtet të popullit atë që në fakt është pafuqi e popullit”.Evis Poradeci
Sigal