Surprizat e vitit akademik 2015-2016

    373
    Viti akademik 2015- 2016 pritet të shoqërohet me ulje të kuotave të pranimit, si dhe rritje të pragut minimal të pikëve për maturantët për vazhdimin e studimeve të larta. Në 3 vitet e fundit, pikët e fituesit të fundit për 86 degët e katër universiteteve të Tiranës kanë pësuar një rritje të lehtë. Nga viti 2012 në vitin 2014, pikët kanë ardhur duke u rritur nga 50-450 për çdo degë, por në vitin 2015 pritet të ketë rritje më të theksuar të nivelit të pikëve. Për këtë vit Ministria e Arsimit ka miratuar një formulë të re dhe mesatarja përbën 26% të pikëve totale, pas mesatares janë provimet e detyruara që zënë 40% të formulës për llogaritjen e pikëve, ndërsa provimet me zgjedhje kanë një peshë më të vogël, 17% secili. Sipas Agjencisë Kombëtare të provimeve formula ku duhet të bazohen maturantet për të llogaritur pikët është: S={[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x(Z1xF1+Z2 x F2)}x5, (tabela) ku M, Dl, D2, Zl dhe Z2 janë pikët mesatare, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje. 
    K, Fl dhe F2 janë koeficientet e shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje. Mbyllja e universiteteve private, pritet të sjellë një numër më të lartë të aplikimeve për në universitete publike, që do të thotë një garë më e vështirë për 46 mijë kandidatë. Një tjetër faktor për rritjen e pikëve është dhe mesatarja. Një tjetër arsye se përse pritet të rritet niveli i pikëve të fituesve të fundit, është dhe një ulje e kuotave që pritet të bëjë Ministria e Arsimit për vitin akademik 2015-2016. Ndërkohë sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve degët më të preferuara pritet që edhe për këtë vit akademik të jenë, ato shoqërore. Degët si Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Politike, pritet të jenë në krye të formularit A2, ndër 10 preferencat që mund të zgjedhin maturantët. Nga degët shkencore konkurrencë më të fortë do të ketë për degët e Fakultetit Ekonomik. Inxhinieria e Ndërtimit dhe Arkitektura janë dy degët më të preferuara te Universiteti Politeknik ndërsa në Universitetin Mjekësor, degët si Farmaci, Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji kanë nivelin më të lartë të pikëve.
    Zbardhen kriteret e arsimit profesional në Shqipëri
    Një nga kriteret e arsimit profesional është mosha e nxënësit. Sipas specialisteve te ministrisë se Mirëqënies Sociale, një nxënës që ka disa vite që ka përfunduar arsimin e mesëm, ka më pak mundësi të pranohet në shkolla profesionale në krahasim me nxënës të tjerë që janë maturantë këtë vit. Ndërkaq, udhëzimi parashikon se në rastet kur numri i kërkesave të arsimit profesional është i lartë në krahasim me numrin e kërkuar, atehere mesatarja mbetet kriteri që bën diferencën. Një tjetër kriter është që aplikantët të kënë përfunduar arsimin bazë dhe të kenë dëftesën e lirimit. Me iniciativën dhe fushatën promovuese për zanatet, që ish-ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, bëri përgjatë dy viteve të mandatit si ministër, u vu re rritje e kërkesave nga ana e të rinjve për t’u bërë pjesë e arsimit profesional, si një mundësi e mirë punësimi.
    Sigal