Surprizat e motit/ Rikthehet sërish i ftohti, ja çfarë pritet të ndodhë me kohën

625
Sigal

Ditët që vijnë do të sjellin një ulje të lehtë të temperaturave si dhe reshje dëbore në zonat malore. Gjithashtu gjatë kësaj jave temperaturat pritet të zbresin nën zero gradë.

Ndërkohë duke nisur nga dita e diel do të kemi sërish rritje të temperaturave.

Por so do te jëtë parashikimi për ditën e sotme

PARASHIKIMI METEO
————————–

RESHJET
Sot enjte dt.24 priten reshje mesatare në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Ndërsa, në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në qarqet e jugut, për momente të shkurtra kohore reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës.
Në zonat malore reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të shumta në qarkun e Korçës.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 4 / 12 °C
në vendet malore: -2 / 4 °C

ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.