Suplementi Pena Shqiptare/ Peter Tase: “Për poetin Kosovar Fahredin Shehu

781
Sigal

Një sukses i merituar

Nga Peter Tase

Shtëpia botuese Inner Child Press International LTD, nga New Jersey, SHBA, botoi librin e radhës nga poeti kosovar Fahredin Shehu. Libri titullohet “HERENOW” ose “Këtutania” që shfaq një poezi avangarde me notë të fuqishme të lirikës shpirtërore dhe kontemplative gjë që është vulë kreative e poetit Shehu.

Poezitë janë të ndara në ciklet: Humnera e sipërisë, frymëzuar nga filozofia e Jean Baudrillard. filozof dhe sociolog francez. Dy masa të prera për të vetmin shpirt, që e riaktualizon Maister Eckhart në epokën digjitale, cikli Fytyrat nga Asgjëkundia, dimensioni i Afërlargët i njeriut dhe relacioni i tij kosmologjik me kreativitetin. Pesha e dhembjes, një cikël me lirikat shpirtërore nokturnale dhe diurnale dhe cikli i fundit, Aktet të pafajshme të Vetëdijes.

Për Librin kanë shkruar emrat më të shquar të letërsisë botërore aktualisht nga vende të ndryshme të botës. Vlen të theksohet vështrimi i profesorit të letërsisë nga Dublini, Patrick Lodge, i cili shprehet:

“…poezitë janë të ndjera duke mbarsur thelle diçka shpirtërore në çdo varg. Vetëm poezia” “Kah shpresa”, do të mund të ishte një vepër e vetme dhe ajo flet…thuaje fjalën o poet, fjalën depërtuese si një raketë, Herenow është një raketë e tillë”. / përfundon Prof. Lodge

 

Nga një kënd tjetër i globit shkruan profesori i letërsisë amerikane nga Universiteti Meiji në Tokyo, Profesori Keijiro Suga:

“Ndalo së adhuruari Kohën, sepse Koha nuk është më Zot. Tokat e largëta rrotullohen, por për ty poet nuk ka Lindje as Perëndim. Të jesh këtu, të jesh Tani…të jesh i zëshëm si qielli. Atje ti e gjen veten që i ngjan askujt dhe e emërton Fahredin Shehu. Engjëlli i fundit i dashurisë në Tokë, ose një, i cili përpiqet të bëhet.”

 

Për këtë libër ka shkruar edhe profesoresha Fiona Sampson nga Universiteti Roehampton në Londër.  Sampson është njëra nga katër poetë më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar. Sampson shkruan:

“Fahredin Shehu një shkrimtar me dhunti të shtrira gjithandej të lirikës, vizionit dhe guximit. Poezitë e tij evokojnë botë të mundshme dhe ato botë të pamundshme si dhe gjetjen e revelatave/zbulesave nga jeta e përditshme. Ai është shkrimtar që duhet celebruar, frymëzues në admirim dhe mendjemprehtë në elegji.”

 

Ndërkaq poeti dhe dramaturgu më i njohur Turk, Tarik Gunersel thotë:

 

“Kur poeti me një horizont aq të gjerë të dijes, si Fahredin Shehu thotë Herenow / Këtutania, unë e përqafoj mundësinë sfiduese të aventurës, në një udhëtim të hapur në secilën “këtutani” të mundshme dhe në secilën temë. Unë vazhdoj të argëtohem më një udhëtim të këtillë begatues.”

 

Poeti kombëtar Norvegjez Knut Ødegård, i cili për një kohë të gjatë e ndjek krijimtarinë e Shehut thotë:

“Në poezinë e Fahredin Shehut unë gjej një kombinim të rrallë të pasionit dhe mëshirës. Ai është një poet i ditur, i cili di se kreativiteti në art është njohja e traditave, fillimisht njohja e traditës së vetë e më pas edhe të traditave tjera. Më pas Shehu shton diçka të re në këtë traditë krijuese, diçka që nuk ka ekzistuar në letërsi para shkrimit të poezive të tij.

Empatia është fjala me të cilën dua ta përshkruaj poezinë e Shehut. Afërsia e Tokës me Trupin, ndjeshmëria dhe shprehja brilante e epshit njerëzor. Të gjitha këto të kombinuara me vetëdije të së Shenjtës…”

Profesoresha nga Pennsylvania State University, Znj. Hulya Yilmaz shkruan:

“Fahredin Shehu një poet vizionar dhe i guximshëm me një përkushtim pasionant në ç’do temë të rëndësisë universale. Ai është jashtëzakonisht i vetëdijshëm për simbolizmin lirik si atë Islam dhe të Krishterë po ashtu edhe të traditave tjera mitologjike dhe trashëgimisë gjuhësore. Shehu nuk shfaq thjeshtë diturinë dhe njohjen e tij nëpërmjet artit të shkruar kur objekti i tij poetik individual është në pyetje, por më shumë begaton perimetrin e themeluar poetik si zhanër.

 

Ndërkaq botuesi William Spencer Peters, i cili tash e sa vite e boton Shehun në parathënien e tij shkruan:

“Fahredin Shehu ka formën e veçantë të fuqizimit, është i thellë dhe një shpirt i ditur, i cili ndikon tek e pa-pretendueshmja dhe e vetëdijshmja në një mënyrë shumë të thellë. Shpesh kam diskutuar me Profesoreshën Yilmaz dhe i kam thënë: Shehu është një tip shpirti, të cilit mund t’i përulem deri në këmbë dhe të dëgjoj si dhe të vërtetojë thellësitë e diturive të tij dhe të mbetem bukur i përmbajtur. Në diskursin e tij, në këtë libër dhe në botime të tij të mëhershme, nëse e dëgjon zërin e evokimeve të tij, sheh frute të dukshme dhe të padukshme të dijes dhe përvojës. Gjë që është Shenjtërisht e ëmbël. Kjo e bën poezinë e tij më të këndshme”.

 

Libri i ka 120 faqe dhe gjendet në shitje në Amazon Books.

https://www.paypal.com/webapps/shoppingcart?mfid=1544183961866_a348899c30e89&flowlogging_id=a348899c30e89#/checkout/shoppingCart