Suplementi “Pena Shqiptare”, datë 7 shtator

    655
    Sigal

    Din Mehmeti, poeti patriot me sytë që shkrepnin dashuri
    Din Mehmeti (lindur më 1929 Gjocaj, Juniku, vdekur më 11 nëntor 2010, Gjakovë), shkrimtar shqiptar nga Kosova. Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ka qenë profesor në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës. Në mars 1999 u njoftua nga shumë burime informacioni se ai u vra nga policia serbe gjatë Luftës së Kosovës, por pas disa ditësh ky njoftim u përgënjeshtrua.

    SYTË QË SHKREPIN DASHURI

    Din Mehmeti

    M’janë shkimë dritat e syve të gjallë
    kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
    e vragëve të fëtyrës së shterrur
    derdhi pust e fryrë të shpiertit
    në shtratin ku të rrita, o fëmij.

    Lart 1
    Eqerem Canaj

    Enkas
    erdha për ty,
    në bregun e kaltër,

    Lart 2
    Iliriana Sulkuqi

    Kredo poetike…

    Bëj të fshihem tek një natë,
    vjen një ag e sytë m’i hap…

    Poezi nga
    Lush Susaj, Adem Zapllusha, Flamur Luta, Feriz Ukshini, Bajram Canameti, Iliriana Sulkuqi

    Tregime dhe kritika nga:
    Çerçiz Myftari Albert Zholi, Vladimir Muça, Milazim Kadriu

    Botime nga:

    Thimjo Nathanaili, Xhorxhia Osamni, Azem Stroka, Avni Azizi, Mevlud Buci, Adem Zapllusha
    Gi De Mopasan
    Guy de Maupassant ka lindur më 5 gusht 1850 dhe ka vdekur më 6 korrik 1893. Ai ka qenë një shkrimtar francez shumë popullor i shekullit të 19-të dhe është konsideruar si një prej baballarëve të tregimeve të shkurtra moderne. Historitë e Maupassant karakterizohen nga një stil ekonomik dhe eficent. Shumë prej shkrimeve të tij, janë vendosur në sfondin e Luftës Franko-Prusiane të viteve 1870 dhe disa të tjera përshkruajnë dobinë e luftës por edhe të vrarët e pafajshëm. Ai ka shkruar gjashtë novela të shkurtra.

    TERROR

    Atë mbrëmje kam lexuar gjatë një farë autori.
    Ishte mesnatë e thellë, dhe befas më zuri frika.
    Frikë nga kushië Se di, por ish frikë e tmerrshme.
    Duke gulçuar, duke u dridhur nga tmerri,
    Kuptova se po afrohej diçka e llahtarshme …
    Më bëhej se ndieja pas vetes dikë
    Që qëndronte në këmbë me fytyrë të qeshur
    Një qeshje lemeri, stoik dhe nervoz:
    Sidoqoftë, s’dëgjoja asgjë. Ç’torturë !
    Ndieja të përkulej, të prekte flokët e mi:
    Dhe të mbështeste dorën mbi shpatullat e mia
    Dhe unë po vdisja në tingullin e fjalës së tij …
    Ai mbështetur tek unë, përherë e më fort;
    Dhe unë, as për shpëtimin tim të përjetshëm,
    S’do bëja asnjë veprim apo lëvizje tinëzare koke …
    Si zogj të rrahur nga stuhia,
    Mendimet më shtilleshin trallisës nga tmerri.
    Djersët e ftohta të vdekjes më ngrinin gjymtyrët
    Dhe s’dëgjova asnjë zhurmë tjetër në dhomën time
    Përveç kërcitjes së dhëmbëve të mi që përplaseshin me tmerr.

    U ndje një kërcitje e papritur, i çmenduri lebetitija
    Duke nxjerrë piskamën më të tmerrshme
    Që ka dale ndonjëherë nga një gjokse njeriu,
    Unë rashë mbi kurriz, i ngurtë dhe i palëvizshëm.

    Din Mehmeti
    Din Mehmeti (lindur më 1929 Gjocaj, Juniku, vdekur më 11 nëntor 2010, Gjakovë), shkrimtar shqiptar nga Kosova. Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ka qenë profesor në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës. Në mars 1999 u njoftua nga shumë burime informacioni se ai u vra nga policia serbe gjatë Luftës së Kosovës, por pas disa ditësh ky njoftim u përgënjeshtrua.

    SYTË QË SHKREPIN DASHURI

    Din Mehmeti

    M’janë shkimë dritat e syve të gjallë
    kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
    e vragëve të fëtyrës së shterrur
    derdhi pust e fryrë të shpiertit
    në shtratin ku të rrita, o fëmij.
    –Eja, biro,
    të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
    ti ngrohu brinjët e kërrusura
    ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
    eja, bir-o, ta ndijë gjakun duke vluar!…

    Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
    se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
    e kurr s’ të kam terratuar ballin
    me shuplak mallkimi
    e kurr s’të kam shkrumuar jetën me
    me nam e rredhime,
    eja bir-o, ta ndijë gjakun duke të vluar!…

    Të kam përkundur buz vatrës
    nën flaken e zbeht të një une
    e shpesh kamë ikur përrenjve
    me djepin tand ngarkuar
    në tojt e një plunge.

    Eja, bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!…
    bregores sime të lulëzuar
    eshtërat le të më kallen nur
    për tokë e diell
    se në sytë e tu që shkrepin dashuri
    është gjaku i vatres së re
    duke vluar…

    KËNDO OSE VDIS PA KLITHMË

    Bëhu i blertë si unë
    më tha bari një natë
    këndo derisa të vallzojn yjet
    rreth diellit

    si fëmijët rreth zjarrit në tokë
    e pastaj dëgjo oshtimën
    pa fjalë nër botë

    lart do të mbesin kodrat duarthatë
    e gurë breg rrugëve në mendime çarë

    Këndo derisa të pëlcasiësh
    si kripa në flakë
    vajto po të duash

    kosave të egra s’do të mundesh t’u ikësh kurrë
    kur çmenden kohërat në furtun…

    Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
    -majet më të larta e hëngrën qiellin
    e zjarrtë

    e shteku i rrezeve kërkon veten në breg…
    e bregu bregun pas bregut në breg….

    I bukur është vetem zogu në fluturim
    që me puhin e krahëve të rreshk

    këndo ose vdis pa klithmë…..
    *************************************************

    Njeriu që vuan ndershmërinë
    Albert Z. Zholi

    Në një nga tavolinat e klupit të Kostës ishim ulur katër vetë: Tomorri, Petriti, Isufi dhe unë. Bisedat që mbushin tavolinë dihen : Kush u vra? Kush u vodh?…Si do të vazhdojë gjëndja në Shqipëri ? Apo nga ndodhitë e shqiptarëve në Athinë…
    Pranë nesh afrohet një burrë rreth të dyzetave, takohet me Isufin, që e njihte dhe merr leje të ulet. I krijuam një vend aty mes nesh. Dukej shumë i shqetësuar. Të mos jeshë i shqetësuar nuk mund të jetosh këtu në Athinë, kur nga mëngjesi në mbrëmje të dalin para njëqind pikëpyetje: Puna ? Polici, paga, banesa ? Por i porsaardhuri na tregoi një të vërtetë tjetër, që e kishte parë me sytë e tijë :
    “… Tashti që po vija këtu u ndesha me një njeri të njohur. Mbante një manjetofon varur në qafë, e një kuti kaucuku në dorë. Magnetofoni jepte këngë greke, e kush kishte shpirt mëshirë, apo shpirt qejfi, hidhte ndonjë monedhë tek kauçuku…I ra autobuzit nga fundi në krye me dorën e zgjatur e me magnjetofonin në qafë. E njoha ishte ai punonjësi i lartë i ministrisë në kohën e komunizmit, që më kishte zgjidhur një hall dikur. Ai ishte, veç ishte plakur e sosur. Kisha bredhur e më kishin sorrollatur deri sa u lodha, e nuk më kishte zgjidhur njeri hallin. Trokita tek zyra e tijë. Më priti mirë, më dëgjoi e më ndihmoi. “ Më vjen keq që të kanë sorrollatur “ më tha, “ për ty është hall i madh, për ne është punë e vogël” . E bëri ç’duhej e si duhej e unë shpëtova nga gjezëdisjet e kota dhe vajta në shtëpi ndryshe. “ Epo e mira shpërblehet !”, thashë me vete dhe kur po pinim nga një kafe, që maofroi ai, i dhashë me nga shtatë mijë lekë brenda. I kisha taksur për një dhuratë të vogël po të zgjidhja hallin…Ai më pa në sy, u zverdh në fytyrë, dhe foli me zë të dridhur: “ Nuk të mjafton halli që ke? Unë nuk ta bëra për para. E bëra se të takonte dhe nuk mund të rrija pa e bërë atë që më takonte. Por ke të drejtë, kështu është bërë”. Nuk foli më, më dha dorën miqësisht, dhe doli nga kafeneja… Do të takohemi ndonjë ditë, thashë, dhe ja, e takova aty në autobuz me gotën e lypësit në dorë. Ndoshta ndershmëria e katandisi në këtë gjendje? Nuk dinte të vidhte e të gënjente. Këtë na tregoi Llambroja nga Vlora dhe sytë iu mbushën me lotë…

    ZONJA NGA ATHINA

    Kisha hipur në autobuzin e linjës Omonia –Pire për të shkuar në punë. Njerëzit ishin të shumtë siç ndodh zakonisht në atë orë mëngjesi. Sa kaluam dy stacione, hypi kontrrolli i biletave ose policia e asaj pune,siç paraqitën ata dokumente. Pasi kontrrolluan katër-pesë vetë, ndalen tek një djalosh, që nga gjuha dukej se ishte jo grek.
    -Ku e ke biletën?
    -Nuk munda ta prisja.
    -Dy mijë dhrami gjobë – dhe polici kontrroll nxorri bllokun e gjobës .
    Djaloshi u skuq i gjithi e kontrrollonte xhepat i turpëruar.
    -Nuk kam para me vete – foli djaloshi .
    -Atëherë në polici do t’i nxjerrësh paratë – u kanos kontrrollori.
    -Ju lutem zotni, sa kam ardhur nga Shqipëria e po më çuat në polici do të më çojnë prapë nga erdha… ma falni kësaj radhe …-lutej djaloshi i prishur në fytyrë.
    Unë ruajta xhepat për ta ndihmuar bashkëatdhetarin, por vetëm 500 dhrami kisha me vete. Po afronte stacioni ku djaloshin do ta zbrisnin për ta gjykuar me s’dihej sa?!…
    -Urdhëroni zotni paratë e gjobës dhe më njerëzorë në kryerjen e detyrës – foli një zonjë e ulur aty pranë.
    -Po ju nga jini që ndihmoni shqiptarët që thyejnë ligjet ?!- pyeti i nervozuar kontrrollori.
    -Athinase jam, siç mund të jeshë edhe ti. Edhe ligjet i di shumë mirë, por ky djalosh nuk meriton ndëshkim, është i sjellshëm, edukuar e fatkeq. Kontrrollori i dha fletëgjobën djaloshit dhe zbriti, sikur aty ta kish mbaruar detyrën …
    -Ju faleminderit zonjë – foli djaloshi – ju bëtë shumë për mua, nuk do t’ju harroj …
    Edhe të tjerët falenderonin me sy zonjën nga Athina…

    ************************************

    EQEREM CANAJ
    E R I K A
    Enkas
    erdha për ty,
    në bregun e kaltër,
    thjesht të të shihja,
    zonja Erika.

    Natë ish:
    hëna bënte qerthullin,
    ndërsa,
    nën dritën e yjeve
    unë kërkoja Martinin …
    Oh, poeti qenkësh aty,
    ku duart shtrënguam ne:
    pendulet bënin flirt poezie.

    Atë çast,
    peshë na ngriti
    dora e artë e hënës
    dhe u ulëm së bashku të tre
    unë,
    ti,
    Martini:
    pimë kafen e mbremjes.

    Dhe e luta
    të zbritnim në tokë,
    ku na pritni poetët,
    po ai ngutej të ikte:
    me çantën, rënduar ligjëratash…

    Po aty:
    turrthi fluturoi zogu blu,
    atëherë,
    vetëm atëherë Erika,
    ne u bëmë flu!
    • Erika: zonja e poetit Martin Camaj. Nga një takim në qytetin e Vlorës

    BILAL XHAFERI
    Nëna,
    me foshnjën në gji:
    ditë – netët e qametit,
    rend e rend
    marramend:
    pyjeve
    shkrepave kallkan,
    Netëve ziane…

    I çmenduri i Botës:
    Zerva …
    Kishte vdekur pranvera!
    Po
    nëna çame,
    mbulonte djalkën
    me mugun natar:
    nuk dinte se
    mbronte gjenin
    që një ditë – ditësh
    lirinë t`i jepte!

    Zerva …
    Po varrosej pranvera!
    Gërmuq – gërmuq
    kali i kuq,
    natës nxi …
    Për bisht të kafshës ëma,
    klithte djalka,
    qumësht për të pirë,
    bishtin e kalit në gojë:
    “thëthije – thëthije!”

    Pak ,
    edhe pak:
    pranë një deti të zi …
    Do të kalonin vite,
    mbi varrin ndanë rruge:
    një gurë
    dhe një burrë i përlotur:
    qe shtegtari i vjetër,
    emërndrituri poet.

    F. ÇAKERRI
    Ia shkëputa ullirit
    ca gjethe të gjelbra
    të mbuloja kurmin tënd,
    ca fije shpirti në drithërrim
    të thurja
    buqetë dashurie
    për ty, miku im,
    miku im!

    Bardi i ndritur i Tiranës
    na dërgon fjalë vazhdimisht:
    lërini të fluturojnë pulëbardhat
    e të këndojnë guguftutë
    përmbi pishë …
    Pa guguftutë e pulëbardhat,
    s`do të ishte më Vlorë,
    por do të ishte Babicë.

    Dhe i shtohen Driteroit
    një mal me thinja të bardha…
    Po ti zbrit nga kështjella e kaltër:
    furtunë e zërmuar…
    Fundja, të lidhim një pakt
    për librin e pambaruar,
    Ferhat!

    A. BITA
    Ndaj agut, në mëngjes,
    një zog sqepoi në dritare:
    pëshpëriti, veç, ca fjalë …
    Ky zog tjetër lloji:
    shpend kobi laraman,
    në nxit me sqep shkroi
    emrin tend, poet!

    Bëra, dot, që ta ndjek
    vrapin e tij ndër yje,
    mjegullinash nëpër re,
    kur nata ditën ngjyen.
    Dhe ndalova, diku, në Zhej
    për poetin nisa të pyes:
    mos është ngjitur gjer në cak
    të ngazëllente në ndo festë,
    mos me zogjtë në caracë,
    shkruante poezi në gjeth?!

    Unë ia njihja shpirtin poetit,
    si në gjallje dhe të tretur:
    nëpër qiej do blerojë,
    me vdekjen i përpjekur,
    në Zagorie do kalërojë .
    Dhe ashtu, flatërrëzuar,
    monopateve të fshatit tij:
    brinjë selvisë së gjymtuar,
    gjetësh një trastë me poezi.
    E mbi trastë zogjtë e pyllit,
    po cijatnin me “oi – i”

    Ra qiellit
    një shpend i vrarë,
    në lëndinë u përplas,
    gufari i nxehur shpërtheu:
    Anastas …
    E mora shpendin në dorë,
    arkivolin e mikut poet,
    e shëtita nëpër Vlorë
    e gjektiva gjer në Zhej.

    I lodhur,
    një jetë e tërë,
    të qetohet në vendlindje:
    derdhen këngëtarët e pyllit
    përmbi vargjet me poezi.

    ________*******************************************************

    Adem Zaplluzha

    DOLËN SI NGA BALADAT E LASHTA

    Një shtjellë e furishme
    U kishte hipur suvalëve
    Nëpër tasa konservash
    Përkundej deti i tërbuar

    Brigjet shterpe të atdheut
    Shikonin hapësirën
    Shikonin të habitur
    Kah tretej si kripa në ujë

    Ishte natë e vonë tepër vonë
    Për të rënë në gjumë
    Kurse tepër herët
    Për të qëndruar i zgjuar

    Edhe mendimet u ngjanin
    Suvalëve të shfrenuar
    Mbi kiçin e anijes
    Dëneste kali i detit

    S’lidhen dot kuajt e ujit
    Në kujtesën e një tregimi
    Flenë baladat e enigmave
    Flenë të gjitha llojet e këngëve

    Vetëm ajo këngë majë krahu
    Jehonte diku në largësi
    Tallazet këndojnë
    Si deti i lazdruar në guaskë

    Mbrëmë si njeriu fatkeq
    Dëneste një anije e vetmuar
    Dëneste
    Tok me mjellmat e plagosura

    Nga gjethet e zverdhura të kolonadave
    Dolën si nga baladat e lashta
    Kalorësit e vetëtimave
    Dhe i kalëruan yjet nëpër hapësirë
    ZËRI I KUJT PO DËGJOHET SONTE

    Sonte nuk jam i vetëm
    Me hijen time zbres deri te lumi
    I preki drurët e përgjumur
    I preki çerdhet e zogjve të verbër

    Asnjë zë nuk fluturon hapësirës
    Paskan ikur edhe zogjtë e natës
    Kush qau mbrëmë
    Sa që druri i thatë i ngjante qyqes

    Asnjë njeri nuk përgjigjet
    Mbase paskan vdekur fjalët
    Nga thellësitë e murrme e tokës
    Dëgjohen vetëm gjëmat e rrënjëve

    Si një zog përpëlitet gjethi
    I plagosur
    Zëri i kujt po dëgjohet sonte
    Kur për herë të parë s’jam i vetëm

    NJERËZIT ECIN NËPËR KUJTIME

    Dritarja e hapur
    Një fytyrë e mrrolur në pasqyrë
    Shikon drejt hapësirës enigmatike
    Duart e kujt mbrëmë
    Përqafuan siluetën e verdhë të erës

    Një kohë të gjatë pashë
    Se si derdhej lumi në shtratin e ëndrrës
    Dy lejlek të bardhë fluturuan
    Në drejtim të perëndimit
    Cila dorë do të mi mbyllë nesër sytë

    Me një rast pohova se nuk ka vdekje
    Por sonte kuptova se si vdesin drurët
    Vdesin vertikalisht
    Pa kuptuar asnjë njeri i gjallë
    Se kjo vdekje qenka si ringjallja hyjnore

    Njerëzit ecin nëpër kujtime
    Ecin si fakiri nëpër prushin e dhembjes
    Sa qenka e zbrazur kjo gotë sonte
    Kurse dritarja e hapur
    Del nga dhoma e gjumit dhe i bashkohet errësirës

    SA QENKA LAKURIQE KJO KRENARI

    Edhe ashtu siç ishte lakuriq
    E deshe atdheun
    U ngjize me dhembjen e tij të gurtë
    Dhe një ditë
    U shndërrove në përmendore

    Të puthi ajri i freskët i mëngjesit
    Mbrëmja të mbështjelli me krenarin
    E gjyshërve pagan
    Aq shumë pate dashuri në shpirt
    Sa që u shndërrove në përmendore të mishtë

    Merre pallton time
    Në këtë vapë të acartë të verës
    Merre të lutem mbuloi plagët e atdheut
    Sa qenka lakuriqe kjo krenari
    Sa që po i përngjan pasqyrave konkave

    **************************************************************
    Lush Susaj
    Mbrëmje bjeshke

    Kur vijnë çikat, zilet, shqerrat
    Marrin jetë, imshtat, livadhet,
    Ndizet zjarr’ i dashurisë
    Dritë e jetës, s’fiket, s’ndalet!

    Dritë e rreze, përmes degësh
    Bëhen prush faqet e mia
    Kur vijnë çikat, dritë bën stani
    Dritë e prush nga dashuria!

    Eh, ju stane, kroje, mrize
    Ku kam lind e mbeta djalë!
    Çika t’Shoshit e t’Mërturit
    Çikat – zana, jetë e gjallë!

    S’ka si mbrëmja e kësaj bjeshke
    S’ka kërkund Nikaj-Mërtur
    S’ka si stanet poshtë Pamelës
    Dashuri që s’shuhet kurrë!

    S’ka kërkund të tilla zana,
    F’tyrë imcake e belholla,
    S’ka kërkund si bjeshkën time
    S’ka kërkund si çikat tona!

    Mëkat pa mëkatar

    Kur je pranë meje, të lutem fol me buzët,
    Me sytë që shkëlqejnë, me shpirtin zjarr
    Nga njomzë e jetës, unë shkrihem, tretem,
    Mos thuaj mëkatova, mos thuaj më fal!

    Me shpirt e jetë, i gëzohem kujtimit,
    Pa aromë lulesh, një ditë mos jetofsha,
    Për udhë dashurie, aromën e trupit
    Sa herë zbardh drita, aq herë mëkatofsha!

    Një grua e mirë, dhurata e Zotit

    Një grua e mirë, me shërbesë, njerëzi
    Me mall, me tokë, të krahasuar nuk ka
    Një grua e keqe po t’u ngjit, s’të ndahet
    Në jetë e në varr, do ta kesh bela.

    Kot s’e kanë thënë në fjalën e urtë:
    “Një grua e mirë, ndrin burrin e saj,
    As 300 burra, një grua të keqe
    Nuk e drejtojnë, mos mbani uzdajë”.

    Zemra merr udhën e saj

    Mblidhu zemër, ngjitu n’male
    Malit t’Hekurave, thikë përpjetë
    Atje ndalu, shih luginën
    Atje Zoti të dha jetë!

    Tundu zemër, bëhu copa
    Përmbi sh’pi e tokë t’bekuar
    Gjetëm pluhur, zhurma, gropa
    Lamë livadhe, ujë t’kulluar…

    Plas moj zemër, bëhu erë
    E mbuloje gjithë malsinë!
    Shko nga prozhmet, guvat, imshtat
    Ku kalova fëmijërinë!

    Digju zemër, bëhu hi,
    Shpirti im që nuk vdes kurrë
    Tash jam plakur, bëhu gati
    Fluturo, n’Nikaj-Mërtur!

    Rixhaja e Tunxh Myftarit

    Tunxh Myftari, ban rixha
    Mendjendritur, fjalëpakë
    – “Aman, djalë, në dorën tande,
    Se dua shterpë, as me binjakë!

    Aman, djalë, shih rreth e rrotull,
    Nga bajrak e kullë mos ik,
    Në këtë jetë lum kush ka ditur
    Si me ndejtun, kohanik!

    Ikanakut, llafazanit

    Unë nuk heshta, fola hapur
    Zbatojmë ligjin, kemi shtet
    Kjo hardhucit, ikanakut
    I është duk’ “vulgaritet”.

    Më vulgarë se çufuraku
    Që s’ju pa një herë një punë
    Bash aty ku strehë i dhanë
    I vu zjarrin, bani m…ë.

    Më vulgarë e më vulëdjegur
    Më vulëhumbur titullarë
    Ngjyen, lëpinë pështym’n e hedhur
    Me t’ardhë turp se janë shqiptarë.

    Janë ata që i vunë kazmën,
    Ikën larg me bisht ndër shalë
    Tash pozojnë si patriotë
    I kujtojnë, njerëzit budallë!

    Bishtalec, mi kanali!
    Mblidhe mendjen, ke lënë namë,
    Vulgarizmi, t’jetë sa mali
    E ke marrë, pa lënë një gram!

    Jam i lirë, ndaj flas hapur
    Ti habitesh, të vjen çudi,
    Se t’shkoj jeta i shushatur
    Herë si struc e herë si mi!

    Ku e din ti ç’ka është urtësia?
    Ç’ka ashtë dija mbi këtë botë?
    Politika shumë t’ka rritur
    Unë s’të çoja as me lopë!

    Të babziturit nuk kanë marre

    Të babëziturit, nuk kanë marre
    Nga Gërdeci, as thesari,
    As nga fëmijët n’kasolle t’Sukthit,
    Që u dogjën për së gjalli.

    Të babëziturit trashen, fryhen
    Gangot vjedhin, komandojnë,
    Pronat, lekët n’dorë të horrit,
    Sa t’durojmë, i meritojmë!

    ******************
    Flamur Luta

    Cikël me poezi

    KËNGA E TË VARFËRIT

    Jeta ime më dalka në ankand sikur të ish tender,
    Vështrimet groteske të korbit më nguliten tërë përçmim,
    Ndërkohë gëzofin e butë të çastit dhelpër
    Më vesh përvijimet e turbullta të absurdit parim.

    Fatkeqësitë-tigra më ndjekin pas sikur jam zebër
    Me aktshpëtimin bie vetëm me veten time në ujdi,
    Delikatesa lulore derdhur në madhështinë e verbër,
    Para meje epitaf kujtimi mbi varrin e simes lumturi.

    Çdo dhimbje e përditshme më kullon pikë-pikë prej zemrës,
    Prej dëshpërimit s’kam ndërmend të mbytem në lumë,
    Regëtimin e buzëqeshjes së rrënjës së këngës
    Prilli e josh me pikat e shiut të së madhes shumë.

    KAFEJA E URIMIT

    Shigjeta e ngritur e urrejtjes, jetë njerëzish ngrënë,
    Na sjellka kaq elegji, sa jetën na e bëka më të mjerë,
    Dashurinë si gjilpërë me qiriun e çerekut hënë,
    E kërkokemi te mania e të bërit milioner.

    Rebelimi tek sytë tanë na lexohet qartë,
    Prej nevojës urgjente të të qenit bashkëkohorë,
    Te vezullimi i pikës së lotit mbi heshtjen e dhjamtë,
    Ulërika si bishë dhimbja e mëngjesit krahardorë.

    Të përmbys të tashmen histerike, mbushur me krime,
    Paçka dëshirës, më mungon e magjishmja fuqi,
    Mbi flakën e flakësht të pragperëndimit të jetës sime,
    Le të ziejë kafeja e urimit të lindjeve plot mbarësi!

    JAM MIRË

    Gjethen tatullore të shprehjes:
    “Jam mirë me shëndet”.
    E vë mbi plagën
    E ditës së sotme
    Pa asnjë dysh në xhep.

    VARGJE ELEGJIE
    (Ia kushtoj mikut tim, Tasim Topit)

    Ditët e fundit të jetës sate
    S’qenkan gjë tjetër,
    Veçse pasagjerë të zhgënjimit të madh.

    Qenka thjesht një përplasje fatale
    Ballë për ballë me enigmën
    E kërkimit të ilaçit të shërimit
    Të parakohshmërisë së ikjes.

    Qenka thjesht një aksident
    Që duhej shmangur me timonin e dijes.

    VETES SIME

    Me shtesën e rrogës së ngrohtësisë rrezore të korrikut
    Kërkon të blesh një hije më të rëndë.

    Mbi marrëdhëniet e ndera me vetveten
    Deri në zonën rurale të viteve të pleqërisë,
    Të rrugëtosh me kokën lart
    Si shqiponjë pa fjalë.

    Që edhe gabimin më të vogël
    Vetvetes s’ia fal.

    TË TË ULET ËNDRRA
    (Armeidës, vajzës sime)

    Kjo bardhësi dëbore,
    Pista,
    Ku pritet orë e çast të të ulet ëndrra.

    Dashuri dhe dhimbje
    (tregim)
    Vladimir Muça
    -Të dashur nxënës! Tema e hartimit “Qyteti më i dashur për ju” ishte një temë interesante dhe shumë e dashur për të gjithë. Ajo u trajtua me shumë dashuri dhe dhimbje nga ju, që vini nga vënde të ndryshme, me zakone, doke të veçanta.
    Secili nga ju ka shkruar me ndjenjë për qytetin e tij të dashur. Do të veçoja hartimin e Taulant Barbëllushit, i cili spikat dhe një talent të veçantë në fushën e letërsisë. Ju e keni vënë re dhe në recitimet plot ndjenjë dhe pasion të poezive të krijuara nga ai me atë sharmin e thukët liriko-atdhetar.
    Taulanti ka lindur me talent, por puna e vazhdueshme studimore me librin ja dhjetëfishon sharmin e krijimit artistik. Ai ka derdhur jo vetëm dashuri dhe dhembje në hartimin-ese për qytetin e tij të dashur dhe magjik, por na vjen me cilësinë e një prozatori, ku me metafora brilante e alegori të dritësuar, me një poezi mbyllëse, jep mesazhe që më lanë pa frymë, me ato meditimet për shtëpinë e të parëve të mi. Atje në Kalabrinë e dashur, ku mëngjeseve të dritësuar e gjelbëreme, me mbrëmjet lunatike, të ëmbeltojnë me atë nanuritjen e tingujve të këngës “Moj e bukura More”.
    Vetiu më shpëtuan lotët e gëzimit. Nxënës të dashur, lotët janë zëri i shpirtit, turbullirë ato s’kan, në to shkrihet dhe vetë qielli, në gjërsi të pa anë. Dëshiroj që Taulanti, duke na lexuar hartimin e tij, të na përcjellë gjithçka që ai ndjen për vendlindjen, qytetin e tij të dashur.
    Taulanti mbasi i buzëqeshi, si në vagulli mësueses, duke i shprehur me sy falenderimin për vlerësimin, hodhi një shikim frushnajë në fytyrat e nxënësve stranierë, mëndjezgjuar si në një agim të ri, filloi të lexojë hartimin:
    Shkodra është locja e zemrës time. E bukur, legjendare, mitike, lindur për të mëkuar fëmijët e saj me qumësht nga gjiri i gurtë që 2700 vite më parë. Qarkohet nga tre lumenj: Buna qetanake, Drini dhe Kiri që vijnë turrshëm nga malet e lartë me kapuçat me borë. Miklohet nga valët qetake të liqenit i cili zien nga bollëku i krapit. Qyteti i sotëm shtrihet në pëllëmbën e dorës së Akropolit, të kodrës sheshajë, ku tre vëllezërit ndërtuan kalanë e famëshme të Rozafes.
    Rozafa nanë, me gjirin e saj të gurtë edhe sot miklon fëmijët me qumështin që rrjedh nga gjiri pa u ndalë. Kështu thotë legjenda. Por të vërtetën nga legjenda, një fije peri e ndan. Nëna-Rozafë u bë kurban që muret të mbaheshin dhe të mos shembeshin, siç ndodhte çdo natë.
    Drini i madh që i jep dritë tërë Shqipërisë me ujin e turrshëm dhe të bollëktë e qarkon qytetin në juglindje, ndërsa Buna ujëshumë me ato ishujt e bukur, me flokënaja shelgjesh lotusë e brugave që lahen në ujëra si shtojzovallet, e mbajnë qytetin në freski. Nga veri-lindja me rrapëllimë, Kiri yshtet mbi zallin e tij, ku sa herë që vija me dajomadhin mblidhnim guralecat si inxhi për të luajtur guraçokthi. Kur lodheshim së barituri nëpër zall e bregut të Bunës, shtroheshim të uritur nën hijen e shelgjeve e mbanim vesh korin e bilbilave griarë. Gjyshemadhja urtake siç, ish shtronte tavën e famshme të krapit, e veçantë dhe e famshme në kuzhinën botërore. Kërkund s’e kam ndjerë shijen e Tavës Shkrodrane, jo vetëm pse peshku krap është disi i veçantë në shije, por dhe duart e nënëmadhes janë krejt të veçanta.
    Liqeni ka aq shumë peshk saqë, kur është koha e lëshimit të vezëve, krapi ngec nëpër cekina, mes kallamishteve. Po!…Edhe unë kam kapur disa herë peshk të madh me barkun e mbushur plot me vezë. Peshku më shihte në kokërr të syrit. Po! Po! Lëshonte dhe lot prej atyre syve për vezët e “fëmijëve” që s’do i lëshonte dot në liqen. Më dhimbsej peshku mëmë. Nga dhimbsuria e lëshoja në ujin e liqenit.
    Shkodra ime e bukur me ato sheshet e gjëra, lulishtet erëmira, pedonalen dritëshumë, Gjuhadolin e rikompozuar, ku nën llamburitjen e dritave, reklamave të artizanëve shkodranë, të cilët akoma punojnë me përkushtim si paramjeshtrat, me jaren shkodrane në goje. Eh!…Shkodra e arkapijave të dashura, ku adoleshenca, pa zori çaponte nga lagja në lagje. Eh saherë me to i jam vjedhurdajomadhitdhenënëmadhes. Ngashtëpianështëpi, ngaoborrinëoborr, diljanëlagjenXhabijetekshokuimDushi. E pasingopeshim me fiqnëkopshtin e Can Zajës, nëpërrrugicat e kalldrëmta me gurëlumi, merrninkurrizintatëpjetëkalasënënkëngën e gardalinave, kumrive e tëLymSheqernikut, i cilimbantegjallënëshpirtkëngen e jareveshkodrane, si e vetmjanëllojin e saj e interpretuar me mjeshtëringa Bik Ndoja, BujarQamili.
    Ngashesh-shikimi i kalasëfusha e Nën-Shkodrës, sapokalonharkun e Bërdicës, tëkënaqsyrin me atëvalëzimin e misërorëvedybojënjeriu e me atokopshtijettëcilatzënë fill tekBahçallëku e shrihengjatëgjithëbreguttëBunësgjernëplazhin e bukurtëVelipojës, me atërërënngjyrëar, e cila me rrezen e parëtëmëngjesit, ngjan me thërrmijatëflorinjta. Kyështëqytetiim i dashur, Shkodraimeloce, qytetimagjik, qyteti i legjendave, i cili me mëkiminqë i jepqumështi i nënëRozafëssinjëbekim i qëndresës, besës e përkushtimitndajtokësamë. Shkodraime, “dashnorja e shekujve”, perlëmesujërave, gjelbërimevesinëmestënjë loti stërmadhtëatdheuttimtëdashur.
    Sa herëqëshkojnëShqipëri, atjemëgjenshpirtiqetësi, çlodhempranëmrizavesihënë e zgjohemgjithmonësinjëdiell. Tresshikiminngabedenat e kalasënëgjelbërimin e pafundtë NënShkodrës, nëkësulën e borëssëvonëtëTaraboshit, aponëbardhësinëkrenaretëAlpevë.
    Deti, lumenjtë, liqeni, fushat e mbjellajanëfrymëmarrjaqë i mungonbijvetëshkodrësmërguarnëpërbotë.Çdohera, kurlargohemngaqytetiimmagjik e legjendar, unëndahem duke u përshëndetur me vargjet e poetitNdreMjeda, mjeshtër i fjalës, i cili e kasintetizuardashurinë e magjinë e këtijqyteti me këtovargje:
    Lamtumirë o moj Shkodër,
    Lamtumirë o ti Cukal,
    Zhduket Buna nën një kodër
    Zhduket Drini nën nje mal.
    Taulanti mori frymë thellë si të donte të thithë edhe një herë gjithçka që kishte shkruar në hartim; me dorën e djathtë fshiu dy vraga loti që i rrodhën nga faqet e skuqura.
    -Taulant!-i tha mësuesja duke fshirë lotët.-Hartimin e ke bërë me shumë dashuri, por unë nuk jam e qartë: është fantazi e jotja ky qytet apo është me të vërtetë kaq i magjishëm?…
    -Mësuese, Shkodra është më shumë e magjishme nga çfarë kam shkruar unë.
    -Nxënës të dashur jam i një mendimi me Taulantin!…Filozofët e lashtë me të drejtë kanë thënë: “Se kur një lumë rrymon pranë një qyteti, perëndia e ka bekuar atë qytet”. Qyteti i Taulantit rrymohet nga tre lumenj dhe nanuritet me valët e liqenit, ai është i bekuar katër herë si asnjë qytet tjetër në botë.
    Përse e ke lënë Taulant një qytet kaq të magjishëm dhe ke ardhur emigrant në Rexhio Emile?…Eshtë mëkat të largohesh nga një vend i tillë.
    -Eh zonja mësuese!…Frika e gjakmarrjes, indiferenca e shtetit, braktisja e popullit nga një kastë e privilegjuar që vodhi mundin e dyzetë e pesë viteve të këtij populli.
    Dhe sërishmi vraga e lotit të valë filloi të bjerë nga mollëzat e skuquara, faqeve të Taulantit.
    Nxënës të dashur! Nëqoftëse jeni lënduar me të kaluarën, por dhe të sotmen, ka ardhur koha që ta hidhni në lumë atë lëndim e ta marrë njëherë e mirë lumi. Pasuria që s’bie asnjëherë në vlerën e saj, është respekti për vendin ku ke lerë. Kur humbet këtë pasuri njeriu bie në hone. Dashuria për vendin tënd nxënës të dashur, është ekuivalente me lumturinë dhe dhimbjen më të thellë të botës. Shikoni sytë e Taulantit!…Jo më kot nga ato sy sot buron thirrja e Xhimi Hendriksit:”Kur bota e dashurisë do të mbisundojë mbi dëshirën për pushtet, atëherë do të njohë paqen”.
    Për një çast në atë klasë, pashë fytyra të gëzuara dhe mendova: Dielli lind për të gjithë…
    Në këtë klasë, nga ky hartim, gjithçka erdhi si dritë zemre; e drita e zemrës është më ndriçimtare se drita e syve.
    Mësuesja hodhi shikimin mbi nxënësit stranierë, duke i futur pa përjashtim në gjirin e syve të saj. Në thellësi të syve të tyre, po ndizeshin stuhitë e një sërë shqetësimeve. Fytyrat po u merrnin pamjen me stilimet e një Pokahonte.

    ***********************************

    BAJRAM CANAMETI

    IKËN…IKËT..IKËM
    Si zogjtë shtegtarë ikën bijtë,
    Krahëthyer ,shpirtplagosur,
    Plot mallëngjim.
    Sypërlotur ,foleprishur,të uritur,
    Të uritur e grabitur,
    O ç`mallkim.

    Ikëm,
    Tufa çakejsh,hiena kërleshur,
    Thonjshqyes dhëmbëpërveshur
    E grisën,e zhveshin,
    Atdheun gllabëruan
    Ata që sunduan.

    Ikën,
    Se idealet janë shkrirë,
    Ëndrrat mes dimrit kanë ngrirë,
    Shtegtojnë në mërgim,
    Plagë pa shërim,
    Për një tjetër jetë
    Pa ide të shtypura,
    Pa ngrica të mykura,
    Një diell pa djaj,
    Të shërojnë ëndrrat e thërmuara.
    Ikët nga toka shqiptare,
    Me vete morët
    Mallin e atdheut
    Me dhimbjen vrastare…

    MËSUESVE
    Do këndoja për ju, mësues,
    Udhëtarë të universit,
    Një këngë të thjeshtë me duf,
    Një himn për të thjeshtët.

    Uji ,ajri dhe dielli
    Vijnë tek ju me forcën e zgjimit,
    Dhe çelsa horizonti shpërthejnë
    Dyert e mendimit.

    Kur burimi i shkretëtirës
    Del papritur prej fjalës,
    Urtësia që del prej së mirës
    I ngjet një planeti të afërt.

    Atë ju e bini pranë
    Ta vizitojnë mendjet e njoma,
    Në zjarr ndjenje të paanë
    Ngrohet për ju kënga…
    GJUHA SHQIPE
    Kur u krijua Kopshti i Edenit
    Lindi gjuha shqipe,
    Dhe ylberi mbi të ecte
    Duke e rritur.

    Nëpër udhë hëne erdhi,
    Erdhi nëpër rrugë Dielli,
    Dhe sa zjarr me të ndezi
    Fishta dhe Naimi.

    Lumë me yje shtegtoi,
    Kjo gjuhë martire,
    Dhe me gjak germat shkroi
    Nga kohrat ilire.

    Statujë pritje me ar malesh,
    Nanë e gjuhëve të dijes,
    Herë merr ajo hov dallgësh,
    Herë buzëqeshje fëmije.

    Bedena hijesh rrëzoi,
    Kjo gjuhë perëndie,
    Genin shqiptar lartësoi
    Siç i ka hije…

    POETI
    Cigarja digjet,
    Buzë e plasur piqet,
    Mendimin tjerr,
    Poeti.
    A thua ka globin në shpinë
    Kur vrapon ta gjejë njerinë,
    Gris një copë qiell
    Merr një pash diell,
    Në fjalë e mbjell.
    Dhe ura fjalësh ngre
    Për ndasitë njerëzore,
    Nuk fle gjëkundi, në fjalë zgjohet e fle,
    Me dhimbjen madhështore…

    MJERIMI
    Zinxhir i rëndë,
    Det i thellë,
    Thikë në zemër,
    Mjerimi.
    Breshër i çmendur
    Dimër i tërbuar,
    Thërrmi ëndrre në duar.
    Greminë e thellë,
    Vjen shpresa
    Një lule në të të mbjellë…

    KAMBANA KUMANOVË,
    Kambana Kumanovë
    Kobin s`e pranon,
    Pëllumbi me flatra diellore
    Në zemrën e saj rron.
    Me kob gjahtarët mizorë
    Gjak derdhën.
    Kambana Kumanovë
    Ia jep tingullin jetës.
    Kumanovë Dardane,
    Nuse iliriane,
    Për ty flasin muret,
    Rrugicat flasin,
    Egërsirat erë gjaku
    Nuhasin.
    Lagja e Trimave
    Kobin se pranon,
    Tradhti e vrimave,
    Mjeron.
    Pëllumbat me rreze diellore
    Flatrojnë tingujt si Kambanore…
    FLAMUJ
    Flamuj partiake,
    Portrete, postera,
    Ca njerëz tek dera,
    Dhe dyer të mbyllura.

    Në kazanë gërmojnë lypsarët,
    Flamur i partive s`u jep shpresë,
    Përpëlitet jeta mos vdesë.

    Farë gënjeshtrash rriten
    Pemë e helmuar mbin,
    Flamuj partiakë mbështjellin ditën
    Si qefin…

    Feriz Ukshini

    NDARJA
    Kur fjala lamtumirë shtanget në fyt
    shfryhet në duf, zemra e përgjysmuar
    në degëzime të reja rrugësh gjarpërore

    Veshët mpihen nga zëri i shurdhuar,
    e sytë verbohen nga shikimi i ngrirë
    re të dendura dhembjesh derdhen në rrëke lotësh

    Vullneti i ligështuar paloset i nënshtruar
    kërruset e përkulet para kohës
    bëhet kompromis mes realitetit dhe iluzioneve…

    SONTE

    Sonte, desha të shoh me sytë e botës,
    kujtimin e fshehur në skutë,
    ku heshtja e pashuar dremitet por s’fle !

    Sonte, desha t’i bëj thirrje arsyes
    ti ngushëlloj dhimbjet e së kaluarës,
    ndjenjat e zhgënjimit t‘ i fundos në lumin e dashurisë.

    Sonte, desha të flas e bërtas,
    t’i dridh portat që si bëzajnë të zotit shtëpisë
    ndarjen ta mbërthej dhe kryqëzoj përgjithmonë .

    Sonte jamë vet stuhi, në brendinë e së vërtetës..!

    E VËRTETA SOT
    Sot është plasaritur lëkura e së vërtetës
    mendja ka rënë në amulli nga egoizmi personal,
    shtrembërohet në dyluftim me ndërgjegjën e vyshket dita ditës…

    E vërteta,sot flet pa zë,
    nëpërkëmbet mblidhet e rrudhet në plogështi
    zhvatet pa mëshire, deri në pezmatim.

    Të vertetës, sot i vëhet bisht
    dredhet e përdredhet sikur leshi nëpër furkën kohë
    e jeta thurret plot me paftyrësi.

    E vërteta është bërë lëmsh, kur intrigat po vënë nishan !!!
    *****************************************************

    Gëzim Murajza

    DALLGA

    U përqafua me shkëmbin,

    Sikur u grindën.

    U pleks me rërën,

    Sikur u dashuruan.

    Para meje u përgjunj,

    Këmbët m’i puthi me përulësi:

    Je tiran,njeri!

    EPOKË MODERNE

    Kënaqësi

    Hipur kalë

    Mbi shpatullat e dhimbjes.

    Dehur ndër avuj përbuzje

    Për gotën boshe

    Të tryezës përballë,

    Shtyrë në qoshe të moskokëqarjes

    Qytetërim krenar,

    Në të sotmen e lustruar

    Në pasqyrën e ndritshme

    Të moralit të pastër,

    Vajzë e çiltër

    Kurvërisht.

    NUK HARROJ TË TË DUA

    Unë bëhem i hidhët

    kur mbulohem

    prej vrugut të trishtimit,

    por nuk harroj të të dua

    dhe pse mbetemi pa fjalë

    para se të mbyllim kapakët e syve

    të ditës në fashitje.

    Ti qan

    Për heshtjen time

    Kur thua se braktisja është
    kopili

    Mbetur në derën

    E zemrës së zhuritur ndjenjash,

    Por jo gjithmonë kush hesht

    Nuk ka çka të thotë.

    Nuk harroj të të dua

    Dhe pse shpesh dehem

    Ndër kabare ëndrrash

    Ku kërcehet gjithnjë e më lodhshëm.

    Mund të mos jem

    kur jam,

    mund të jem

    kur s’jam

    por të të dua

    nuk harroj kurrsesi

    ********************************************

    Besnik Bedollari

    VALA DHE SHKËMBI
    Valët e detit ngatëruar hapave, faqen copëtuan në ashpërsinë e shkëmbinjve. Lëshuar trup prej dhimbjeje e ndalën valën, heshti dhe shkëmbi,rrinte pa fjalë… Përkëdheljet ishin harruar me lotët që i la vala, kishte luajtur një jetë pranë shtatit të saj.

    DIKU, SI DIKUR….
    Erdha pranë, diku me ty të isha,diku,si dikur…
    Me mallin e pashuar shpirtit,
    me lotin si krua bjeshkëve
    erdha me heshtjen time mbetën shpirtit dy kujtime.
    E jetës i thurëm dramën që luajtëm aq kohë.

    STINËVE TË JETËS
    Fjala mbeti zhveshur trotuareve të braktisura. Ndjenja u fsheh… diku me kohën nën gjethet e kafta,lakuriqësinë që sjell vjeshta. Puthjet u heshtën në fundditët e saj.

    MALLI I VONËT
    Nëse eci kalldrëmeve si një plak i kërrusur,
    mos mendo se zemra ime është plakur!

    Nëse dhimbja dhe malli më ndjek nga mbrapa,
    mos mendo se do të thahem si lulja vjeshtës së vonë!
    Dikur dhe malli ty do të të ketë rrokur, nëse… do thuash por do të jetë vonë.

    PRITJES
    Zbehtësia e kësaj nate buzëqesh përmbi valë,
    thyhet bregut në copëza si pasqyrë,
    ne të përqafuar prej fatit paqësonim ndjenjën.
    Dikur prej ëmbëlsisë,prej orëve të vona nën hënë.

    Milazim F. KADRIU

    JETA

    Ëndrrën e bukur të natës
    Ma dogji rrezja e diellit
    Këngën e kënduar në fushë
    Ma fshiu era
    Fjalën e shkruar në letër
    Ma lagu shiu
    Hapin e hedhur në tokë
    Ma ndali balta
    E çka më meti
    Ku është jeta?!!

    ATA QË PËR LIRI U FLIJUAN

    Ata na i hapën shtigjet
    Nëpër të cilat na vijnë rrezet e diellit.

    Ata na sollën pranverën e lulëzuar
    Bilbilat të lirë tash kanë për të kënduar.

    Ata nuk kursyen asgjë nga vetja
    Që për ne të jetë e ëmbël jeta.

    Ata që për liri u flijuan
    Nuk vdiqën, pavdekësinë fituan.

    DO TË TAKOHEMI

    Patjetër një ditë
    Me vetveten do të takohemi
    Sy më sy.
    Punën që kemi bërë
    Do të shihet si në pasqyrë
    Prandaj ose do ta duam veten
    Ose fytyrën kemi për ta pështy

    ************************************
    Xhorxha Osmani
    Në qytetin tim-tënd

    Dëgjoj të flasin, zhurma, klithma,
    qenër të jargosur, zgjebarak!!
    Smog qyteti, naftë me litra ,
    e vota që gjithmonë duken pak!!
    Dëgjoj moralin nga nder’nëperkëmburit.
    Leksione dëgjoj nga të pavlerë.
    Dëgjoj tek ironizohen “të tremburit”,
    pa i patur përballë flasin për të tjerë.
    Ndjej alkolin tek derdhet lokaleve,
    burra qe i shkojnë nga pas!!
    Kuletën zbrazin kazinove,
    ANKOHEN FAJIN E KANË GRATË!
    Zgjohet e fle qyteti,
    aromë mëkati bie në mesnatë!
    Aty ku i tepërt bëhet i treti,
    ku zhurmen më të ëmbël e bëjnë veç paratë!!!
    Loti i hyjnis!
    Përmbyset bota prej lotit tënd,
    minierë brenda syve të tu të thellë.
    Përmbytet bota prej lotit tënd,
    ta fshij dot s’mundem, ndjehem në faj!!
    Përmbytet bota prej lotit tënd,
    zjarrin t’ia vë le të digjet flakë!
    Sytë , flokët ti prek , ti ndjejë ,
    hënën të të ofroj do t’me duket pak!
    Oaz zanash të të ofroj,
    ftohtë të mos ndjesh e as shi,
    kur romantizmi të të pushtoj,
    zhytu të lutem brenda syve të mi!
    Të dhurojë buqet, kristale e yje,
    taka hirushe në këmbë të vesh.
    Vendin ta gjej aty mes hyjnive,
    Të rrethohesh nga ëngjej ,
    të jesh mbretëresh!!!
    Luljeta Gjosha Pashollari

    JETOJMË ME IMAZHIN E NJËRI-TJETRIT

    Të mendoj e nga kujtimet e mia nuk të fshin njeri,
    Të dashuroj, sa në zemrën time s’ka vend për asnji.
    Të adhuroj e kjo pritje e gjatë me ka lënë pa gojë,
    Në çdo cep të dhomës, me kujtimet e tua jetoj.

    Të dua ty gjersa fryma të më shkojë në qiell,
    Aroma jote e ëmbël, si mantel më ka mbështjellë.
    Në këto dite acari, nuk po gjej fare qetësi,
    Vallë si do më vejë halli pa ty, këtë nuk e di?!…

    Ndoshta me vështrimin nderur nga rruga qëndron,
    Më duket se nga çasti në çast po më përqafon…
    Do më kërkosh falje për këtë pritje të gjatë,
    Do me pëshpëritësh në vesh, mos më qorto këtë natë!

    Kjo është nata jonë, nata e ndjenjave fitimtare,
    Preludin e dashurisë këndojmë, si zogj në dritare.
    Dhe vazhdimisht me sy njeri-tjetrin kërkojmë,
    Zemra na rreh fortë e me imazhin tonë jetojmë…

    PËR TY S’DI Ç’TË SHKRUAJ MË PARË

    Ndoshta të kam thënë se për mua ishe gjithçkaja
    Apo jam shprehur se të kish dërguar perëndia,
    Se mes nesh elementi lidhës nuk ishte paraja,
    Por çdo ditë më shumë të kristalizohej dashuria…

    Mundohem të shkruaj për ty, por ç’të shkruaj më parë,
    Se ishin aq të shumta gjurmët që le në përjetësi…
    Ti përherë më pushton ndjenjat sa bëhem si e marrë,
    Dhe lodroj ende në krahët e tu, siç lodron një fëmi…

    Prandaj i dua vargjet, ndonëse shpesh janë të brishta,
    Madje as një presje të mos u lëvizë vargjeve të mi,
    Ato për mua janë shprehje shpirtërore të fildishta,
    Janë përmbajtja e plotë e dashurisë pa fund për ty.

    E dua këtë jetë, kështu siç në pjesë më ka rënë,
    Ndonëse detyrën si prind s’e kam përfunduar,
    Pavarësisht se ditët e mia, në veprim i kam vënë,
    Mendoj se oksigjeni jetësor për mua ka mbaruar…

    SA MË MUNGON FJALA JOTE

    Sa më mungon fjala jote, vetëm ajo më qetëson e s’më le bosh,
    Sa kam nevojë të më përqafosh, mërzinë time të ma largosh,
    Sa shumë e ndjej vetminë, që ma kthen gëzimin në hidhërim ,
    Sa më mungon, sa më mungon, si do ta largoj këtë trishtim?!…

    Thonë se dhe Hëna jeton vetëm, gjithashtu edhe dielli,
    Jo, nuk është e vërtetë, se janë bashkë në gjithësinë e qiellit’
    Yjet u sillen rrotull, duke i puthur ato në gushë, si jo më mirë,
    Kurse unë e ti në dy botë të ndarë, unë krejt në shkretëtirë…

    Ti në dritën parajsore, ndërsa unë në terr, lundrojmë të ndarë,
    Ti në botën e drejtë, unë në të gënjeshtërt e pushtuar nga një zjarr,
    Zjarri i dashurisë për ty, më djeg dëshirën të jetojmë të dy bashkë,
    Nga kjo jetë gënjeshtërt të largohem, sa më parë të dal jashtë…

    Lutjet e mia pse nuk i dëgjon, pse e bëre zemrën gur?!
    Vallë, rrugën kush ta preu, që më le në pritje në këtë mur?
    Zjarrin që ndezëm bashkë, përse e fike, e me ke harruar?
    Jo, jo, nuk më largon dot, se unë si krisje të kam pushtuar!

    S’dua të thur gjithmonë vargje për ty, por mendja tek ti më rri,
    Dua mërzinë ta tres e diku tutje të ndez një zjarr krejt të ri,
    Por, jo, jo, këtë nuk e bej dot, se zjarri yt nuk është shuar,
    Është kthyer në vullkan e gjithë shpirtin tim e ka përvëluar…

    ILIRIANA SULKUQI

    1.Poetëve

    Psherëtimat e kohës
    lotojnë mbi vargun tuaj…

    Pranverën,
    ku e mërguat?

    2.Kredo poetike…

    Bëj të fshihem tek një natë,
    vjen një ag e sytë m’i hap…

    Zë të fshihem tek një gotë,
    më kujton një tjetër botë…

    Pa, kur fshihem te poetët,
    jam te Zoti me profetët…

    3.Fjala si fillim

    Fillimi i fjalës,
    dhurata e fundit e Zotit…

    Pas meje e teje,
    pas Adamit dhe Evës…

    Fillimi i fjalës,
    mëkati i botës…

    1. 4.Gjethëza e fundvjeshtës

    Ra
    gjethja
    e fund-vjeshtës,
    shpirti m’u shtrydh nga dridhma…

    hapa gjksin drejt erërave,
    tek unë mbeti era,
    s’ranë gjethe të tjera…

    ****************************

    FATION PAJO

    1. Dikur…

    Dikur…
    Fjala “Heshtje”
    Më dukej ves i huaj
    S’e përtypja dot

    Sot…me të endem pa u ndarë
    E duroj gjer në dhimbje
    Stinët ndër sy shpesh më dyzohen
    Dhe vuaj…

    2. Atë mëngjes në ikje

    Atë mëngjes në iklje
    Në vend të Lamtumirës
    Breshëri lotësh ranë
    nga sytë e Tu
    Në shpirtin tim
    Megjithëse mallkova vitet
    Dhe pritja m’u lodh
    Ato kurrë s’u thanë…

    3. Mos më thoni…

    Mos më thoni…
    Ku shkoj
    Ku përcjell ditët
    Ku trokas
    Ku gdhihem.

    Jam mes jush
    Nga lindja e ditës
    në lindjen tjetër
    Brenda dhimbjes suaj
    përfshihem.

    4. Psherëtimë…

    Kur numuroj
    vitet e dashurisë
    ndjej lehtësim
    përtërihem.

    Kur mendoj
    vitet e pleqërisë
    ndjej thëmbim
    mpihem.

    ******************************
    Nikolin DELIAJ

    Çdo ditë është një Prilli

    Për t’vërtetën malli m’ka marrë
    Se t’gjithë janë kthyer në gënjeshtarë
    Dikush rren edhe për interes
    Shumë të tjerëve u është kthye në ves…

    Është politika, kjo që po na tërbon
    Gënjeshtrat kjo i ka kthye në profesion
    Natën s’bëjn pushim, as dhe kur del dielli
    Për politikën tonë, çdo ditë është një Prilli…

    Ndonëse ne, fort mirë e dimë
    Se politikanët tanë na mashtrojnë
    Por prap nuk zëmë mend
    Dhe për ta sërish votojmë…

    Feja e shqiptarit është kthy leverdia

    Këto fjalë pikë së pari…
    Le të shkojnë në vesh të çdo shqiptari
    Ta dëgjojnë plaku dhe fëmija
    Se feja e shqiptarit është kthyer leverdia…

    Shkojnë jashtë shtetit për me punue
    Në punë të rënda tu ju thye brinjtë
    I ndërrojnë emrat fare pa u shqetësue
    Krejt familja: – Burri, gruaja dhe fëmijtë…

    Vjen ai tjetri nga jashtë shtetit
    Edhe na hiqet si garip
    Si vjen turp atij prej vetit
    Fëmisë dhjetë vjeç si ka mësue shqip…

    Vaj medet ku jem tu shku…
    T’gjitha gjanat i kemi ndrru
    Asht prish krejt kjo njerëzia
    Tuj shku veç nga leverdia…

    Zoti e di se si ne rrojmë

    N’qiell kanë shku taksat, çmimet dhe qiraja
    Me fjalë të tjera, s’ka vlerë hiq paraja
    Rrogat janë të vogla e nuk mjaftojnë
    Zoti e di e vetë se si ne rrojmë…

    Me i pague dritat nuk mjafton mujori
    Shpresa e vetme, ka mbet veç emigracioni
    Varfëria dhe papunësia janë tu rritë përditë
    Veç me groshë pa vaj, po i ushqejmë femijtë

    Për një copë mish, shumë po kemi rreshk
    Na ka humb nga mendja edhe fjala peshk
    Me rroba t’vjetra ka kohë që jemi të veshur
    Mos me qenë gabi, kem qenë tu mbet zhveshur

    Fëmijët kanë lënë shkollat
    Dhe përditë dalin n’ pazar
    Tuj kërku bukën e gojës
    Janë kthyer në lypsarë….

    Mallkoj Zotin pse bie shi

    Hap dugaja e ban mejhane
    Ndërto shtëpi e avulli
    Blloko rrugë dhe kanale
    Mallkoj Zotin pse bie shi…

    Fajin e ka ky hyqmeti
    Hyqmeti kjoftë mallkue
    Kur jem shëndoshe s’dona shtet
    Por kur biem ngusht, rrimë tuj vajtu

    Shteti n’tokë e Zoti n’qiell
    Populli s’ka tjetër kismet
    Jena ba ma e keqja pjellë
    Nuk e dimë kur do të bëjmë shtet..

    Qershor 2015
    *****************************************************

    Poezi nga Martin DEDAJ

    Ftesa e detit…

    Pafundësi kaltërsie
    Të josh e të qetëson sytë…
    T’i merr lotët dhe dhimbjen
    Dhe në dallgët e tij i mbyt…

    Ngadalë të merr për dore
    Dhe loz me flokët e tua…
    Të pëshpërit në vesh, e të thotë
    Eja e jeto dhe ti me mua…

    Herë me dallgë,
    Dhe herë me qetësi…
    Jeto siç jetoj unë
    Në të pafundmen kaltërsi…

    Dje, sot, nesër…
    Dikur!…
    Ankth, pritje, vetmi…
    Pasi nuk e dija
    Se ekzistoje ti…

    Sot,…
    Rrahje zemrash,
    E lot në sy…
    Dhe poezi të shkruara
    Vetëm për Ty.

    Nesër!…
    Ndoshta ndarje…
    Vuajtje dhe kujtime.
    Na presin Ty dhe Mua
    Por mos harro…
    Se të kam dashur
    Dhe prap të dua.

    Ndjenja dashurie…
    Dy pika loti, ranë mbi faqet e mia
    Pse ndodhi kjo, nuk e di ?!…
    E pyeta lotin, dhe ai më tha:
    Rashë mbi faqet e tua, veç për dashuri…

    Tik-take të shpeshta, pushtuan zemrën time…
    Pse ndodhi kështu, nuk e kuptova?!…
    E pyeta shpirtin, dhe ai më tha:
    Ndodhi kështu se për herë të parë dashurova…

    Edhe vuajtje udhëtuan, në shpirtin tim.
    Dhe as këto, nuk’ arrita t’i kuptoj…
    I pyeta ndjenjat e tua, pse po ndodh kështu…
    E ato mu përgjigjën: Zemrat tona, janë dashuruar.

    Përse ?!!…
    Sa shumë përse ?!!!
    Janë të fshehta si thesaret.
    Dhe kurrë përgjigje, s’kanë marrë!
    Që kur kanë lindur të parët…

    Unë kam pak “Përse”?…
    Të thjeshta, sa dhe vetë jeta…
    Këto janë:
    Përse vdes njeriu,
    Dashuria,
    dhe ndjenja…

    Mall…

    Në mendje më vijnë,
    fjalët e tua.
    Para syve të mi,
    fytyrën tënde kam…

    A mos vallë ky është,
    Një vegim…
    Apo mos ndoshta
    është vetëm një mall…

    Martin DEDAJ

    ********************************************
    Fabula nga Gjikë Kurtiqi

    Ndershmëria dhe Korrupsioni

    Një i pasur nga pushteti,
    Me sejmenë rrethe qark.
    Takon në një rrugë qyteti.
    Një të ndershëm varfanjak.

    E pa nga koka në këmbë
    Dhe foli me qesëndi:
    – Nga mbinë këta varfanjakë
    Që të ngjallin neveri?!

    – Ne kemi mbirë nga dheu
    Që gjithë jetën gjallëron,
    Kurse ju mbitë nga plehu
    Që ka emrin KORRUPSION!

    Deputeti dhe e ëma e Zeqos

    Një deputet në Parlament
    Në çdo seancë ngrihet e flet.

    Flet nga podiumi në krye të sallës
    Si e ëma e Zeqos nga maja e thanës.

    Flet e flet e s’din të ndalet
    Dhe fshati qeshet dhe bota tallet.

    Engjëjt dhe djajtë

    Engjëjt dhe djajtë u ballafaquan
    Në një debat ku lanë nam.

    Nuk qe debat por qe shamatë
    Me sharje pa doganë.

    Ata që i panë e i dëgjuan,
    Shtangën pas kësaj.

    Se s’morën vesh e s’e kuptuan
    Cilët qenë ëngjëj e cilët djaj?!

    Komisioni dhe Korrupsioni

    Komisioni ad’hok 1)
    I luftës kundër Korrupsionit,
    Mori vendim kokë më kokë,
    Të përdorin gjuhën e presionit:

    – Korrupsion e mbushe kupën,
    Gjete shesh në Shqipëri,
    Hodhe rrënjë në çdo fushë
    Dhe na bëre lesh e li.

    Për gjithça duhet pagesë,
    Pagesë për të lyer rrotën…
    Shkurt na je bërë pengesë
    Për tu bashkuar me Europën.

    Ndaj vendosëm të gjithë tok,
    Deri në fund të shënëndreut
    Do të bëjmë copë-copë,
    Të zhdukesh nga faqe dheut.

    Dhe përgjigjet Korrupsioni,
    Buzagaz me këto falë:
    – Mua Europa më ma lindur
    Dhe Europa më mban gjallë.

    Komision ti lodhesh kot,

    Për ndarjen tuaj nga Europa
    Unë s’jam shkaku, jam sebepi!

    1) At;hok – i posaçëm

    VËSHTRIM PËR LIBRIN “PERANDORIA E ZOGJVE” TË BARDHYL MALIQIT, PËRKTHYER NË GJUHËN KROATE NGA SHAHIN HASANI SHKOZA, BOTUAR NGA “AUGUST SHENOA” ZAGREB 2013 –
    Bard i poetikës së krahasimit
    Shkruar nga: Senahid Neziroviq (Senahid Nezirović), Tuzlla, Bosnje e Hercegovinë
    (Marrë nga revista “RIJEČ” nrR 1-2, 2015, f. 345-346)
    Emri i autorit shqiptar, Doktor Bardhyl Maliqit, është mjaft i njohur për opinionin e gjerë letrar, pasi që bëhet fjalë për një eseist të shkëlqyer, autor novelash dhe i studimeve shkencore nga fusha e veprimtarisë pedagogjike dhe e poezisë. Po ashtu vlen të theksohet se është fitues i dhjetëra çmimeve letrare, të të gjitha niveleve: rajonale, nacionale dhe ndërkombëtare.
    Përzgjedhja hapet me titullin “e goditur” poetik, sipas të cilit u titullua krejt përmbledhja “Perandoria e zogjve”, që të jep përshtypjen e një poeme tepër të bukur. Gjithsesi është e rëndësishme të theksohet sintagma e titullit, ku poeti e sublimon mallin e vet për t’i fokusuar gjërat nga perspektiva e zogjve, duke ëndërruar për mundësitë e udhëtimit pa pasaportë dhe procedura të tjera administrativo-burokratike. Tek ai, zogjtë janë simbol i lirisë, në kuptimin e plotë të fjalës, ashtu si e vërteta e lashtë për zogjtë e parajsës që bartin shpirtrat e luftëtarëve të lirisë, e në atë mënyrë kurorat e tyre finë janë poetët si Bardhyl Maliqi! (Veç zogjtë e shpirtit fluturojnë në hapësira mendimi, / e pafundësisht rendin, vrapojnë në kaltërsi / dhe kur thelbi ynë ekzistencial është tronditur, / kjo mërgatë e zgjatur zogjsh është e vetmja qetësi”, f. 108-109: BISEDË ME VETEN DHE ME TË TJERË).
    Tipari thelbësor i mënyrës si ai e koncepton poezinë është gjerësia, të menduarit e thellë dhe empatia. Po të ishte e nevojshme që të përzgjidhej njëra prej figurave dominuese stilistiko-gjuhësore e poezisë së tij, atëherë do të mund të ishte komparacioni (krahasimi). Në atë mënyrë ai e zgjeron shtresën semantike të ligjërimit të vet poemik-galdues dhe fut krahasime të përkryera që lexuesin nuk e lënë indiferent. Gati nuk ka poemë ku nuk shfaqet një krahasim i përkryer që ta merr frymën me bukurinë e vet! Perandorinë e tij nuk është kollaj ta rrënosh, sepse e mbrojnë krahasim të realizuara në mënyrë të përkryer që i kontribuojnë, në çdo aspekt, konkretësisë, figurshmërisë dhe harmonisë. Patjetër që krahasimet përbëjnë thelbësoren e poetikës së tij…
    AMARDA
    Ti kundërmon e gjitha aromë virgjërie
    si një aromë e lehtë mollësh në shtegun e gjinjve (f.24)

    MIMOZA
    Një emër si qiell
    Plot dritë dhe diell
    Shkulm në kypërcyell
    Mimoza, Mimoza! (f.36)

    FARËZAT E GRURIT
    Poemë për nënën

    O nënë,
    ku je fshehur që dot s’po të gjej?
    Ku është buzëqeshja jote e bardhë si zambak,
    po puthja mëngjesore si aromë luleftoi,
    Po zëri melodioz në ç’hapësira hepoi? (f. 53)

    LETËR NË HAD
    (Kushtuar njërit prej njerëzve të mi të dashur, Robert Sheros, vrarë në kufij në dhjetor 1991)

    Dhe s ‘mund të ndodhte ndryshe,
    Gjersa vrasësit e tu gjallojnë mbi dhe,
    Gjersa vrasja tënde mbeti enigmë (f. 58

    Kjo poemë dëshmon në mënyrë universale për rastet tronditëse të vuajtjeve të poetëve si: mr. Abdullah Kovaçeviq ose profesorit dr. Shpiro Matijeviq (në Bosnje dhe Hercegovinë)…
    JON, I DËSHIRUARI IM
    Unë, bard i lashtë i kësaj toke,
    bir i diellit,
    i përveçuar,
    Ndër mote.

    Njohës i rrallë i historisë, i përshkuar nga malli për vendlindjen e humbur, që e gërsheton me nostalgjinë për rininë e ikur dhe përshkrime brilante, ky poet elokuent na shfaqet në dritën më të mirë. Dhe, mu siç është rrënja e emrit të tij, ajo sugjeron se bëhet fjalë për një BARD të poeziës shqiptare, që flatron me krahët e penës së vet në gjakimin për të arritur sfera më të larta. Në anën tjetër, prapë, duke luajtur me një fonemë të rrënjës së emrit të tij nxjerrim një domethënie të re, që ndërthuret me obsesionin tematik-motivor të zogjve që fluturojnë kaltrisë së qiellit. Pra, nëse në rrënjën e emrit të tij ndryshohet vetëm një fonemë “a” › ”i” dhe fitojmë një fjalë të re në gjuhën angleze: BIRD (zogu, vërejtje e autorit)! Prandaj, botuesi ka bërë gjënë e duhur kur ka botuar përzgjedhjen me vlerë të poezisë së profesorit-poet, Dr. sc. Bardhyl Maliqit, duke i gëzuar në këtë mënyrë të gjithë ata të cilët përmes shumështresshmërisë në vargje kremtojnë bukuritë të cilat është e vështirë të maten…
    (përktheu: Anton Gojçaj)

    Box
    Bardhyl Maliqi, është poeti shqiptar, që ka marrë dy çmime të rëndësishme letrare në Bosnjë: çmimin e Maratonës Poetike të Sarajevës në mars 2012 dhe çmimin e poetit më të mirë të huaj të botuar në revistën “ Rjeç”- Fjala, në vjeshtën e vitit 2014. (shënim i redaktorit)

    **********************************

    Hysen Grajçevci

    HUMBËTIRË

    Një lot shpesh se ç’më tradhëton
    Vjen e rrjedh prej zemrës vale,
    Si ta shtrydhë këtë emocion
    Pa shkruar shkronjë e pa thënë fjalë?

    Një drithërimë më përshkon shtatin
    Netëve t’gjata pa dritë hëne,
    Është Kalvar i dhimbjes së madhe,
    Dhimbë rrënqethëse nga zemër nëne.

    Është një ndarje që më trishton
    Kur mendoj agun n’Pranverë,
    Si humbëtirë më duket Dielli
    N’kërkim shtigjesh pa gjetur derë

    Si ortek një zë nga Qielli
    Vjen si heshtë, ndaç thuaj shigjetë,
    M’kot bleron e lulëzon Natyra
    Krejt, pa ju më duket shkret!

    Përtej…

    Hënë moj e uruar,
    Që ndrinë natën me bilur,
    E zhduk frikën, largon terrin,
    Ringjallë shpresën përmbi tmerrin.

    Përtej prangave, thash e thëmave,
    Përtej shtegut mbi kanun,
    Hyn si zanë në kullat tona,
    Sy shqiponjë përmbi furtunë.

    Unë shtegëtar i kohëve t’reja,
    Që mbledhë hojet n’plasa gurit,
    Maje shkrepave ku lind agimi,
    Mbjellë te renë përbri flamurit.

    Unë ti dhe poezia

    Bredharakja ime poezi,
    Sonte në tavolinë
    Dua të jem i vetëm me Ty.
    Nën tingujt e kitarës
    Do i thurim metaforën vargut,
    Unë dhe Ti,
    Duke pirë verë të kuqe
    Dhe duke ngritur dolli.

    E imja , e dashura Poezi!
    Çfarë më fsheh sonte n’qepallë?
    Një rubin të rrjedhë poshtë faqes
    Ç’të ka njomur buzën e tharë?
    Fol moj mike, fol mos hesht,
    Fjala dhimbjen se fsheh dot,
    Nën këta tinguj melodie
    Nuk është mkat të derdhësh lot.

    A s’më thua moj muza ime?
    Pranë kësaj gote në tavolinë
    Çfarë t’i dhuroj poezisë sonte
    Përveç fjalës dhe dollinë !?

    Mevlud Buci

    Petale kënge ndez flamuri
    (kushtuar Nikaj- Mërturit)
    Nikaj Mërturi me xhamadan ari,
    në shtigje malesh bedenë mbi gur
    balli i tij me prushe ari
    “Ku çel lulja përmbi gur”

    Në hone,gryka edhe thepaja
    sikur e puthin flladet e Valbonës
    zëri i Tanushës ushton në ograja
    dhe nusërimi i Liridonës.

    Na flet me piskamë oshëtimë e luftës
    riten këtu veç thëllënxa e petrita
    sikur kanë lindur në telat të lahutës
    artistët Kolë Susaj e Gëzim Nika

    Stërkalat derdhin fllade lirie
    Shkulma malli vrullon dhe guri
    Në Nikaj-Mërtur, gen Dardanie
    Petale kënge ndez flamuri

    2 Flasin Sytë…
    Trup e shpirt sikur blerojnë
    shtati mbledh gjithë bukuritë
    zërat e honit fort ushtojnë
    duart e bardha tregojnë hijeshijtë
    në këngë te dhimbshme
    kujet e Ajkunës të trishtojnë
    në jetën e përditshme
    mirësitë jetën ta gjatësojnë
    hënëza i kundron bardhësitë
    o njerëz,eh , sa flasin sytë!

    3 Triumf…
    Nata sjell muzgun e sertë
    në jetën e dritësuar, të rreptë
    njerëzit sikur bëjnë çudi
    koha sikur thur komedi

    Të mëdhenjtë , shtetarë,cinikë
    sikur nga jeta marrim pakëz dritë
    koha thur balada,tragjedi
    në jetë fiton më e madhja dashuri

    4 Rrezatim
    Ndëgjoje fjalën ,vëlla
    është më i çmuari margaritar
    një fjalë e mirë
    është sa një kala
    kur rrezatojnë fjalët
    ke fituar mijra thesarë
    balli të shëndrit fortë
    dhe ke shëmbëllimin
    e diellit rrezear

    5 Prehje
    Mbi kurorën e sertë
    një legjendë epike
    ti kalon ti zgalemi
    tek retë
    kur vezullojnë plot rreze drite
    përjetësisht
    nusërojnë zanat
    perëndia sikur parajsat na i fali
    Prehen, o njerëz
    ta japin mirësitë dhe mali …

    6 Në shpellën e një ariu…
    Në shpellën e arushës,akulli
    gjithnjë ngrin kujtime
    po ku të lë ariu
    ta prekësh me ledhatime?!
    në ngricë të akullt
    sikur viojnë dragonjtë
    ulurimat të drithërojnë
    lisat i shkul me thonjtë
    ngrica sikur shkriu
    po s’të lë në shpellë ariu…

    Oltjona Selimaj

    Zemra pikon vesë…!

    Varur rënkojnë zemrat
    të vogela e të mëdha
    Zemrat e mirësisë…
    Dikush i la pa vaditur
    Dikush i shkeli me këmbë
    Dikush në mes
    ua preu ëndërrat e fëminisë…!
    Varur renkojne,
    por të kuqe flakë flakërojnë sërish…!
    Nuk ka dhimbje që i mposht as gërvisht.
    Varur, si një ujëvarë diamantesh
    zemrat e mirësisë,
    Rënkojnë prej habisë, e thikës së pabesisë…!
    Rënkojnë zemrat varur në degen e jetës
    Kërkojnë mbrojtje nga dora e miqësisë.
    Le ti përkëdhelim zemrat,
    mos ti lemë varur,
    të kalben, vyshken,
    zemrat pikojnë vesë parajse…!
    Zemrat jane kulti i harmonisë,
    Fryt i dashurisë!
    Djepi i mirësisë!

    Autorja:Oltjona Selamaj

    Kush botën ngjyrosi…?!

    Misteri i jetës,
    Mbushur plot larmi,
    Ngjyrosur kaq ëmbël
    Me kaq hijeshi….
    Më thuaj ti mike,
    Kush botën e ngjeu..?!
    Kush kaq mrekullisht
    Gjithçka bukur leu?!
    E lyer, e ngjyer,
    Plot aromë shpërthyer,
    Çel lulja plot jetë,
    Gjithkund në planet
    Më thuaj edhe ti qeës’ beson në ZOT,
    Kush mi sjell mendimet
    Që më vijnë në kokë?!…..
    Kush zërin e shpirtit, ma zgjon në agim,
    Kush poezisë sime, i jep muzë e rimë?!
    Unë nis edhe shkruaj çfarë zëri më thotë,
    As ngjyrë e as bojë lules s’ i jap dot….
    Ama gërmës, fjalës, zë, i jap kuptim,
    Kur shikoj një botë,
    Që ndjell shpirtin tim…
    E marr shpejt unë lapsin
    E ngutem, nxitoj…
    Çdo fjalë që më vjen, dua t’u tregoj…
    Nuk jam unë që thur e shkruaj poezi…
    Por është dora ime, e fryma e tij…….

    1
    ********************
    Nga Azem Stroka

    Nënë moj merak’ më mbeti !…

    Dridhet toka, gjëmon deti,
    kujë e nadhe sot ka ngjarë,
    tragjedi vjen nga bregdeti,
    bien yjet në Himarë.

    Çfar ka deti që rënkon,
    dhe dallgët janë fashitur,
    si nga hera deti “JON”,
    për jetë njerzish i uritur.

    Oh! Ju nëna, baballarë,
    që Zoti sot ju dënoi,
    nuk ngeli shqiptar pa qarë,
    kur tragjedin e mësoi,

    Kush e pa e s’u marros,
    kush rënkimin nuk e ndieu,
    cili sy nuk u përlot,
    për ato jetë që preu?

    Oh ju nëna, ju të mjera,
    që sot kujën kini vënë
    dhe dilni prisni tek dera,
    arkëmortet hije rëndë!

    Mami, sot nisem për ekspeditë,
    udhetim me shkollën shkoj.
    Nëna del e i puth sytë,
    udhë të mbarë i uroj.

    “Nënë!” – kthehet bija prapa
    dhe e puth e përmalluar,
    pasi hedh nja dy – tri hapa,
    sytë lotë I kanë kulluar.

    Udhëtimi përgjat jugut
    për nga Vlora në Sarandë,
    në një kthesë prit gojë e ujkut,
    kthesa që bëri hatanë.

    Mallkuar, o ditë e vajit,
    se këpute ato lule,
    vajzat si gonxhet e majit
    porsi përbindshi i shkule.

    Këngët në buzë u ngelën,
    as të rënkonin s’arritën,
    si filizat që sa çelën,
    honet, grykat, i gëlltitën.

    Nënë, malli do më marrë,
    që s’të putha dot në ballë,
    kokën tek shkëmbi kam vrarë,
    ndaj s’pe dot bijën të gjallë.

    Këtu pranë detit të kaltër,
    përgjithmonë i mbylla sytë,
    nuk do të të vij në vatër,
    siç më prisje, vet i dytë.

    Baba! Sa shumë të desha!
    Lotin për mua ta ruash,
    rrobat e bardha s’i vesha,
    ndaj më shumë të më duash.

    Baba ziu dot s’duron,
    kokës me grushta I bie,
    puthjet e vajzës kujton,
    për të jeta s’ka më shije.

    Nga Azem Stroks më 21 maj 2012.

    2
    Vuaj, siç vuan dhe ti!…

    Aty mes buzëve të tua,
    gjeta mjalt dhe dashuri,
    por sot vuaj që si prek,
    vuaj, siç vuan dhe ti.

    Aty mes buzëve të tua,
    gjeta shpresë, gjeta jetë,
    ashtu siç vuan dhe ti,
    vuaj unë, vuaj vërtetë.

    Aty mes buzëve të tua,
    gjeta ëndrra, gjeta lotë,
    lotët që të rrodhën ty,
    i vuaj vërtetë unë sot.

    Aty mes buzëve të tua,
    lindte diell çdo mëngjesë,
    ai diell sot s’del më,
    ndaj vuaj e rroj me shpresë.

    Aty mes buzëve të tua,
    ka rënë akull dhe dëborë,
    u tha lulja dhe u vyshk,
    që në prill, pale qershorë.

    Aty mes buzëve të tua,
    u tha dashuria jonë,
    ashtu siç vuan dhe ti,
    do vuaj dhe unë gjithmonë !…

    Nga Azem Stroka

    3
    Muzgu i dashurisë!…

    Ti ike, në jetën time s’bën më pjesë,
    shkele dikur në gjurmët e mia,
    lehtë – lehtë, si trëndafil me vesë.

    Veç sot s’je më, kam kohë pa të pare,
    në jetën time, le një mal me kujtime,
    ndaj sot mua malli më ka marrë.

    Sado që ike në errësirë të plotë,
    pa folur, pa thënë një fjalë,
    në sytë e mi, loti krijoi një ujvarë.

    Sado që loti i njomi qerpikët e mi,
    dhe zemren e mbuloi një muzg’ i errët,
    s’është ironi, por një shkëmb në zemër.

    Sepse zemra ime është e madhe,
    duron dallgë, fortunë, stuhi e kiamet,
    por vlen më shum se thesaret nënë det.

    Ti ike bashkë me muzgun në errësirë,
    dhe zemrës sime i mungon ç’do ditë,
    po jeta ime ka ende shpresë e dritë.

    ***********************************************

    Avni Azisi

    AVNI AZIZI

    FONEMAT E DASHURISË

    Kur fëmijët të kenë buzëqeshur
    Nëpër ëndrra e fjalët tharë nga dhembja
    E asnjë pikë gjak më nuk pikojnë
    Shtrëngoje fort dashurinë time
    Në përqafimin tënd të ngrohtë
    Se në kështjellën e fatit tim
    Veç nepërkat helm kanë hedhur

    Kur hëna si drapër gdhendur nga retë
    Ballin tënd ka lëmuar
    Si pelerinë e artë e syve të zi
    Bashkë me dashurinë e fonemave
    Unë të vjedh një puthje në sy
    E nisem si ëndërrimtari që shtegton
    E diku në fundajë shpirti
    Shoh se çdo qelizë më lumturon

    Kur ta mendoj lëkurën e plagën
    Ngjethem sikur prek zjarrin
    Dhe dua qiellit t’ia rrëmbej gjerësinë
    Për ta vënë në ballin e ngritur
    Si medaljon

    Kur shushurima e detit me stuhi
    Më grishë qiellin plagën e fatin
    Në njëmijë gurgullima lumenjsh
    Thërras emrin tënd Shqipëri

    PËR TOKËN

    Ata që vdiqën për tokën
    I kanë varret e thjeshta
    Por lavdinë e madhe
    Ata që u munduan për lavdi
    Kanë tokë për shumë varre…

    ZINXHIRËT

    Kur ta lidhin fjalën
    Arterien e frymëmarrjen
    Të mashtron kaltërsia
    Po nuk të këndoi
    Zogu në kraharor

    Kur ta lidhin shpresën
    Kalorësin e bebëzën
    Të verbon mugëtira
    Po nuk u azdise
    Si kali hamshor

    Kur ta lidhin ylberin
    Lahutën e ninullën
    Të kafshon nepërka
    Po nuk u përpëlite
    Si në ëndërr të keqe

    Kur ta helmojnë lumin
    E urën ta rrënojnë
    Tek burimi kërkoje
    Legjendën e ujit
    Dhe harkun e urës

    EPOKA

    Pasi të përfundojë portreti i epokës
    Diku afër apo përtej kufirit të kornizës
    Derdhet peizazhi dhe rrugë për këmbësorët
    Plagët bëhen rreze e rëniet kristale për pyje

    Dikush mund të mos njoh kohën dhe vendin
    Kjo do na vjen si ai momenti në rënie të pritës
    Pak rëndësi ka në cilat beteja do jemi
    Në fillim të jetës apo në fillim të ditës

    SHPATA E DËSHPËRIMIT

    Nga shpirti të rrjedhin lumenj
    Por dhembjet nuk ti shpërlajnë
    As mal i njomë i kësaj pranvere
    Nuk ta bleron fatin e gozhduar

    Asnjë ujëvarë e rrëmbyer
    Nuk të kthen tek burimi i bekuar
    I dëshirave të dikurshme
    Për mëngjeset me kurora lulesh

    Fodullët e spikatshëm çmendurisht
    Zjarrin e fonemat ti përtallin
    Në këtë muzg të hijeve të gjata
    Në këtë ditënatë si infarkt

    As lumenj që rrjedhin paqësisht
    Me ujë të trazuar e të kulluar
    Nuk ta shërojnë zemrën e plagosur
    Nga shpatë e ftoftë e dëshpërimit

    Enver Zholanji

    22 Pëllumb i dritares tënde
    Pëllumb shpirtin
    do ta bëj,
    për te ty do
    fluturoj,
    të shikoj a qan
    a qesh,
    në dritare
    do te qëndroj.
    Të shikoj a je
    në gaz,
    të shikoj a je
    ne zi,
    jam pëllumb
    i shpirtit tënd,
    në dritare
    do të vi.
    Nëse është ditë
    behari,
    pa ik muzgu
    do të këndoj,
    ti e di këngën
    e pëllumbit,
    gu, gu-guja
    do të zgjoj.
    Në se është ditë
    dimri,
    mos më lër jashtë
    të mërdhi,
    hap dritaren e
    më merr,
    e ngadalë më
    fut në gji.
    Fryme jote
    do më ngroh,
    e do prehem
    në qetësi,
    jam pëllumb
    i shpirtit tënd,
    në dritare
    prapë do të vi.
    Tiranë,05,09,2010

    23 Dua veç pak
    Nuk dua famë të
    jem poet,
    e të thur vargje
    në marrëzi,
    nuk dua titull të
    jem mbret,
    të kem hambarët
    me flori.
    Dua një zemër të jetë
    si prush,
    t’më djegë dhe mua
    t’më bëjë hi,
    dua një lule ndezur
    nuresh,
    ta shuaj ngadalë
    me ëmbëlsi.
    USA,11,12,2012

    24 Një natë me ty
    Romancë e kësaj nate më
    dehu,
    sa pranë më solli
    rininë,
    gjithë natën pas teje u
    dogja,
    si flaka që shkrin
    qirinë.
    Bulëzuan pikat
    e mallit,
    si lotët e qiriut
    tatëpjetës,
    nga dridhmat e ndezura
    të epshit ,
    si në ethet e para të
    vjeshtës.
    Ti putha mukozat
    e buzës,
    si shegë e plasur
    bukurish,
    si ujët që rrjedh
    ujëvarës,
    zbritën puthjet kataraktit
    çmendurisht.
    Të putha gushën
    e ndezur,
    të ndjeva gulçimin
    e trazuar,
    si deti që ule e ngre
    dallgë,
    në gjoksin që lëkundej
    valëzuar.
    Ndër vena rrëshqiste
    ëmbëlsia,
    dhe gjaku vlonte në
    damarë,
    në botën hyjnore
    fluturonim,
    në krahët e engjëjve
    dorëzuar.
    Të putha trëndelinat
    e trupit,
    aromash dehëse të
    thith mrekullitë,
    në lezbik më ktheve
    kësaj nate,
    aty ku ndizet e fiket
    një shpirt.
    USA,11,28,2012

    25 Je mall që djeg
    Nuk do jetë thesar, gjithë
    botën t’më falin,
    vetëm të t’kem pranë, të
    nxjerr pak mallin.
    S’dua diamantet, vezullim
    e arit,
    dua sytë e bukur, gushën
    e gjerdanit,
    të qetësoja shpirtin, ku
    më ndeze zjarrin,
    ku më mbolle lulen, aromën
    e malit,
    se ky mall që s’shuhet,
    është kaluar mallit,
    qenka vërtet zjarr
    që djeg dhe vet zjarrin.
    USA,12,07,2012

    26 Puthja që më mungon
    S’të putha dot atë
    mbrëmje,
    se rruga kishte shumë
    kalimtarë,
    me sytë e zemrës të
    shikova ,
    e mijëra puthje nga sytë e tua
    kisha marrë.
    Në mendje më ka
    mbetur ajo dark,
    kur vetëm më le në pusin
    e hidhërimit,
    sa mirë që ishte natë e
    s’më pe,
    dhe as unë s’të pashë shiun
    e trishtimit.
    Veç trak – truket e takave
    dëgjoja,
    se të kish përpirë barku
    i errësirës,
    s’më ndahet mëkati që
    bëra atë natë,
    e s’ta rrëmbeva dot puthjen
    e lamtumirës.

    Poezi nga Maxun OSMANAJ- Istog
    PREKAZI
    Thonë se je Mekë e Medinë
    Por jeni më shumë
    këtë të gjithë e dinë
    epika e Kryelisit me dhjetëra degë
    rrënjoset cdo vit në thellësinë
    e tokës nënë për të marrë fuqi
    e rritet nga shekulli në shekull
    për ta prekur Diellin krenari
    o zot,na e trego ne të gjallëve
    sa të vëgjël jemi para jush
    Jasharëve,të palëkundur,rrënjëthellë,lisa
    Jeni rojë e Atdheut edhe në përjetësi
    Gjithmonë do t’I tmerroni ato bisha
    është pak për ju Lavdi!
    Shekujt do t’u ruajnë shenjëtëri
    Prekaz,asht i pakalbur në histori.

    Me se të të uroj
    (klasikut modern,Xh .Spahiut në 7o-vj. e lindjes)
    Kur t’i lexoj vargjet
    Pushtimi më përthekon
    Kjo s’ngjet te secili poet
    Dicka në thellësi më drithëron.

    Shpesherë n’vargje më ke dehur
    lëng krenarie n’to kam pirë
    dhe kurrrë jeta në to s’është zbehur
    kanë nisur rritën ,Xhevahir!

    Cilin urim të ta uroj
    Unë një nxënës I thjeshtë ,poet
    Ndoshta s’di vargjet t’I ndërtoj
    Rimat me vargje t’u bëfshin shëndet!

    Prano I nderuar ,poet
    këtë urim spontan,të lirë
    ti mbete nëpër dekada n’poezi
    gjithmonë vec nektar,Xhevahir!

    MOS MENDO DITET PA MUA
    Mos mendo ditët pa mua
    Se perëndimi I diellit na gjykon
    Nuk di c’mendon,cfarë thua
    Por kështu shpirti im kërkon.

    Nëse të vërsulet stuhia përskaj
    Shigjetat e mbrojtjes do t’I dhuroj
    Vetëm loti kujtimin mos të na thajë
    Sall trëndafili I jetës të na blerojë.

    Mos mendo natën-futë të zezë
    Se hënën dhe yjet do t’I lajmëroj
    Me peshën e dhembjes tek ti do të zbres
    Agu I mëngjesit ëmbël do të na përqafojë,

    Mos mendo vitet e nesërme pa mua
    Se mendimet u puthen jo për një cast
    Vargjet s’më pyesin,rrjedhin si krua
    Por jeta tradhtisht na përcjell,na vjen pas.

    Mendo emrin tim vec si lindje
    Dhe kurrë mos mendo perëndim
    Se harresa e sotme
    Mund të na kthehet në ndëshkim.

    SI?!
    Si ta thyejmë murin e heshtjes
    Kur harresa na hyri n’mes
    Si ta pranojmë stinën e vjeshtës
    Kur pranvera para syve na vdes.
    Cka t’I themi betimit tonë
    Kur u betuam vec n’shpresë
    të nesërmen nuk e kthyem në jehonë
    të sotmen ta kërkojmë n’blerim me vesë.

    Mike,më jap përgjigje ,sot vallë
    Malli I harresës mos të na djeg në gji
    kërko fushave t’bleruara nektar
    ta mundim këtë dhembje –nostalgji.

    Mike,mos koha jeton kohën e vet
    E ne kërkojmëzgjidhje njëri-tjetrit,Si?
    për shkembinj jete kërkon t’na mbështetë
    por zgjidhja e harresës jemi ne të dy…

    Ramazan Çeka

    MBI VALËT E DETIT JON

    Nga Shkodra një ditë u nisa
    N’brigje t’Jugut të pushoj
    Vlora bukur plot turista
    Menjëherë më befasoj

    Nëpër plazh kur unë kalova
    Buzë detit mrekulli
    Pash’ shumë vajza nga Kosova
    Buzagaz e plot freski

    Për njërën ju luta detit
    Që kish trupin si lastar
    Ta largonte pak prej vedit
    Që t’i thoja nja dy fjal’

    Pak me ndrojtje u afrova
    Pranë sajë të notoj
    Me buzqeshje i premtova
    Që unë notin t’ia mësoj

    Nëpër val’ doren e treta
    Ishin dallgët fajtore
    Ndjeva ethet kur e preka
    Putha buzët qumështore

    Këto çaste që kaluam
    Shpirti im kurr s’i harron
    N’dashuri bashkë notuam
    Mbi valët e detit Jon

    DALLGË DETI, DALLGË SHPIRTI

    Një pasdite të korrikut
    Rrugën mora për në Vlorë
    Atje buzë Adriatikut
    Pash’ një lule t’bardh’ si borë

    Dhe deti i madhërishëm
    Zemër gjërë e i pa fund
    I ndrojtur, por i guximshëm
    E ftoj lulen t’vij tek unë

    Dallgëzoi deti dhe shpirti
    Zemrën doja ta qetsoj
    Në shpërthim ndjenja arriti
    As ajo më nuk duroi

    Shkodra dhe Labëria
    Nga një det ato bashkohen
    Dhe gjen vendin lumturia
    Kur dy zemra dashurohen

    Dashuria kish lulzuar
    Në kët’ rrugë pambarim
    Edhe deti i trazuar
    Hidhte dallgë mbi shpirtin tim

    Me një ledhatim të lehtë
    Deti vetë u drithërua
    Dhe trupi i saj i nxehtë
    Prush ma bëri zemrën mua

    Deti thellë dhe i paanë
    Bashkë me hënën e magjishme
    Lulen mu ma sollën pranë
    Në kët’ natë të madhërishme

    DETI I DASHURISË

    Ku vete me kaq nxitim
    Ti moj lule e Labërisë
    Si pul’bardhë në fluturim
    Përmbi det të dashurisë

    Gjer në plazh do fluturoj
    Se atje dikush më pret
    Fatin tim do ta kërkoj
    Lumturia më thërret

    Mu aty te Uji Ftohtë
    Po më pret një djal’ shkodran
    Që më ftoi me zë të ngrohtê
    Buzë detit të paanë

    Buzëqeshën val’t në det
    Pulëbardhën kur e panë
    Kokën tek mbështeste lehtë
    Përmbi gjoks t’djalit shkodran

    Flladi lehtë i Labërisë
    Pëkëdhelje iu dhuroi
    Deti madh i lumturisë
    Dashurinë iu bekoi

    FALMA KËTË NATË

    Falma mua këtë natë
    Si gjënë tënde më të shtrenjtë
    Ma gëzo zemrën e ngratë
    Me dashurinë tënde të shenjtë

    Gjumin për ty e mohoj
    Etjen me ty e shuaj
    Puthje pa mbarim të premtoj
    Mos ma lër shpirtin të vuaj

    Dashuri për ty unë ndjeva
    N’duart e fatit u lëshova
    Sytë nga qielli i ktheva
    Vetëm ty t’u nënshtrova

    Këtë natë s’du ta humbas
    Është sa për njëmijë vjet
    N’zemrën tënde m’lër t’trokas
    Portat le t’i hapim vetë

    Kjo natë me ëngjëj mbuluar
    Ku dora e zgjatur mirësi lëshon
    Përmbi detin e trazuar
    Si vullkan mbi ty vërshon

    Maki Cenolli
    MË PRIT ATDHE
    Do të kaloj male e fusha
    do të kaloj oqeane e dete,
    do të shkoj unë fluturim
    m’u atje te Atdheu im!
    Me krahët e bletës punëtore
    të marrë mjaltë hoje më hoje
    nga Prishtina deri në Vlorë
    në Preshevë e në Tetovë!
    Do të fluturojë mbi kaltërsi
    shpirtit tim t’i japë freski,
    nga Molla e kuqe në Çamëri
    gjithandej ku i thonë Shqipëri!
    Do të fluturojë sikur shqiponja
    gjithandej trojeve tona,
    qe t’i shuaj dhimbje e mallë
    qe në shpirtë më vlojnë si zjarrë.
    Sa të vijë e bardha ditë
    do t’i preki kaltërsitë,
    do t’i shkeli të gjithë kufijtë
    më prit Atdhe, ti më prit!

    DIALOG ME ZJARRIN
    Kur i vura veshin zemrës time, një natë,
    Përshpëriste fjalët tua, poet!
    Me shpirtin tek fliste:
    Jemi lodhur si ti, si unë,
    Vetëm poeti i thotë çfarë vuajmë
    Dhe fillon edhe vetë të vuajë më shumë.
    Edhe po të mbrohet,
    Kot e ka të mos sëmuret,
    Nga sëmundja jonë e lashtë.
    E di, nuk lexonte zemra atë natë,
    Libra përmendsh poetësh dinte,
    Një herë më tha si në besë:
    Unë e them dashurinë vetëm me poetin,
    Kur ai nuk fle gjumë,
    Natën kur të dy lutim qiellin,
    Të derdh yjet në zjarrin tonë.
    Sa lehtë e kam,
    Kur flas prej gjirit tënd,
    Më tha edhe ai një hërë në besë,
    Dhe vargjet si fije bari i krihte:
    Eja të vdesim bashkë!
    Ja flokëverdha po vjen,
    E nga shiu e lagur qull,
    Vetëtimën për ne po sjell.

    ATJE DHE KËTU
    Atje te lagjja e vjetër
    e kalova fëmijërinë,
    këtu në mërgim
    e treta rininë.
    Atje e kam shpirtin
    këtu e kam trupin,
    atje e kam mëndjen
    këtu e bëj gjumin.
    Atje shkoj me vrap
    për të marrë frymëzimin,
    këtu vargjeve të mija
    u bëj vetëm shkrimin.
    Atje edhe dimri
    të ngrohë si pranvera,
    këtu edhe verës
    luleve s’u bie era.
    Atje vendlindja ime
    e ka emrin Prishtinë,
    këtu kjo tokë e ëndrrave
    për mua është mërgimë.
    Atje edhe kripa
    është e ëmbël si mjalta,
    këtu edhe dita
    të duket si nata.
    Atje dua të shkoj fluturim
    ku së pari kam qarë e qeshë,
    këtu në dheun e huaj
    nuk dua që të vdesë.
    Atje rrahë zemra ime
    në Prishtinë te kroni,
    këtu jam shqiptare
    kot amerikane më thoni!

    ©Maki M Canolli

    Thimjo Nathanaili

    TI YLL NUK JE…

    Kur i dehur nga dashuria
    Mes pasionit “yll” të thashë,
    Isha i çmendur nga lumturia
    Dritë pashë në sytë e tu, o vashë.

    Por tek shkruaj mbi të bardhën kartë
    Fjala “yll” tani s’më pëlqen;
    Se është thjesht një masë e zjarrtë
    Që mes territ të natës shkëlqen.

    Sa larg prej nesh ndrin ylli! Miliona vjet
    dritë për të shkuar tek ai;
    Por ne të dy s’kemi veç një jetë
    Dhe brenda saj vetëm një dashuri…

    Si yllin nga larg nuk dua të të shikoj
    Por dëshiroj të jesh përjetësisht me mua:
    Të prek, të përqafoj, me puthje të të mbuloj
    E zjarrin e mijëra yjeve të ndjej në buzët e tua.
    Mars 2014
    LISI

    Nga lisi i lartë, i vjetër
    Një gjethe e verdhë u shkëput,
    U end, vallëzoi në ajër
    Dhe u preh mbi tokën e butë.

    Një erë e lehtë pas pak nisi,
    Lisin e futi në drithërimë,
    “Nuk ju mbaj dot” u ankua lisi
    dhe gjethen e dytë nisi fluturim …

    Ditë më pas lisi ish i zhveshur
    Tokës ia kish falur gjethet një nga një,
    E prapë i drejtë, krenar e i bukur,
    Kur gjethe të blerta s’kishte më asnjë!

    Në lisin e moçëm, të pafund, të Jetës,
    Si gjethet e blerta jemi edhe ne:
    Zverdhemi, vyshkemi nga ligji i Kohës,
    Biem aty ku lisi ka rrënjët, në dhe…
    Mars-prill 2014.
    NJË NËNË DHE NJË VAJZË

    Rruga është e gjatë, e shkretë,
    Poshtë saj e frikshmja humnerë,
    Nën të veç uji i përroit rrjedh i qetë,
    Pa zhurmë, me ngadalë, paprerë…

    Është vapë dhe vetmi në këtë vend:
    Toka zhuritet nga dielli i nxehtë;
    Në ajër asnjë flutur, asnjë shpend,
    Njerëz kurrkund, aty s’ka jetë.

    Natyra këtu ka qenë e bukur,
    Por mendja perverse e dikujt
    Mbi rrugën me kalldrëm e pluhur,
    Ka ngritur një të tmerrshëm burg.

    Në atë vend horizonti s’ka kuptim
    Malet, kreshtat e mbyllin gjithandej.
    Egërsia njerëzore e shfaqur pa kufij
    Parajsën e kthen në ferr dantesk.

    Faqen e malit e kanë zhveshur,
    As bari nuk rritet, vetëm gur.
    Pishat e bredhat, lisat i kanë prerë,
    Se dikush tha: “Këtu dua një burg!”

    Përditë godinat mbi shkëmb i lartonin,
    Katërkëndore, gri, katër a pesë,
    Për këdo nga ata që “ndryshe” mendonin
    Dikush tha frikshëm “Këtu le të vdesë!”

    Dhomëzat – qeli janë fare të vogla,
    Rrezja e diellit në to s’hyn kurrë.
    Mbi vrimën – dritare, fletë të çelikta
    Në dimër – kallkan; në verë – furrë!

    Ndarja nga bota është e plotë, mizore,
    Gardhi i telave me gjemba, i lartë,
    Dantja kur shkroi “Komedinë hyjnore”
    Kështu e “ndërtoi” rrethin e shtatë”.

    Diku, mes kampit një shesh betonarme,
    Ku “të këqijtë” shijojnë një “orë ajrimi”,
    Skeletet e gjalla veshur me dok kafe
    I luten Zotit, pa shpresë shpëtimi…

    Nga ky shesh një rrugë si kafaz i stërgjatë
    Merr drejtimin për në hyrje të galerisë,
    Nën tokë ata rrëmojnë ditë e natë
    Paguajnë me gjak e jetë çmimin e lirisë.

    Për njërin prej tyre, për ta takuar,
    Marrin rrugën vetmitare, një grua e një vajzë;
    Lodhja, ankthi, dashuria i ka kapluar,
    Vajza pyet: “O ma, është puna e babit larg?”

    “Jo, bijë e nënës, e di, të ka marrë malli,
    Ja dhe pak, të thashë, do arrijmë sot.”
    Ia puth sytë e bukur, i fshin djersën te balli
    Vështrimi tretur tutje fsheh një lot…

    Dikur zhurma e një kamioni prish heshtjen,
    Nëna kthen kokën, ngre dorën gjithë frikë,
    Po ai, zemërguri në kabinë zgërdhihet e ikën
    “E di moj q… në burg do shkosh, te një armik!”

    “Ma, pse s’na mori?”, i thotë vajza nënës,
    I ngjishet pas trupit, me sy kërkon përse…
    Nëna e merr në krahë, e puth, vijon ecjen,
    Goja e saj s’ka fjalë dhe lotët më s’i fsheh.

    Te portë e kampit, të sfilitura mbërrijnë,
    Trastën me ndërresa e ushqime, në tokë.
    Portën e hekurt katër sy e përpijnë
    Një minutë sa një orë, si një pritje e kotë.

    Pritja – luftë me kohën, e tmerrshme, e gjatë,
    Një çast porta e hekurt hapet me zhurmë
    Gruaja sheh burrin dhe vajza njeh babanë,
    Hidhen, fluturojnë mbi njeriun tash në gjunjë.

    Një triptik skulpturor, i gdhendur për çudi,
    Jo prej mermeri, por prej mishi të gjallë,
    Asnjë fjalë, veç puthje, lot e dashuri,
    Triní njerëzore e ngurtësuar… me mall!

    Korrik-gusht 2014

    ODISE GREMO

    NJË KOMPLET GOTASH
    Një komplet gotash qelqi tek dollapi,
    Qëndrojnë brenda xhamit pa marrë frymë,
    Ende asnjë dorë miku nuk i kapi,
    S’u shtruan njëherë në tavolinë…
    Më të bukurat gota në pazar gruaja zgjodhi,
    Për miqtë që presim të na vijnë,
    Por miqtë kurbeti na i vodhi,
    Dhe gotat tani qajnë vajzërinë.

    KRONIKA E NJË MALI
    Nuk pash në atë mal asnjë shqiponjë,
    Në rrugë takova vetëm një breshkë kafkëqendisur,
    Mu duk sikur më tha:
    “Zotëri, shqiponja kërkon?
    Mos u lodh kot, se përgjithmonë
    Nga ky mal kanë ikur…
    Unë jam e vetmja shqiponjë që ka mbetur,
    S’ta mbush syrin?…Nuk di të fluturoj?
    Ç’më duhen krahët?Jeta është me të ecur,
    Ndaj jam këtu dhe mbretëroj!”
    ,Unë qiellin pash e me keqardhje qesha:
    Kur s’ka shqiponja, shqiponjë bëhet breshka!

    NË MBYLLJE TË FJALËS
    Asaj s’i pëlqeu mendimi im,
    Më hëngri atë ditë me fjalë
    Dhe nisi drejt meje
    Një fyerje si shpim:
    Mos fol sikur nga pylli ke dal!…
    Unë i thash:Fyerjen tënde e pranoj,
    Nga pylli dola, por s’jam aspak i egër,
    Me ti fare nuk ngjasoj,
    Se më lindi një sorkadhe,
    Jo një zebër!

    S’DËGJUAM PROFETIN
    U zumë,
    Kemi vite që s’flasim vëlla,
    Ja harruam njëri-tjetrit shtëpinë,
    S’besuam tek fjalët e shenjtit Kozma:
    “Vëllai që s’do vëllanë nuk ka përparim.”
    Vëllezërit e vërtetë
    Bëjnë vepra të mbëdha,
    Ne kokën
    Në brirët e një lope a dhie kruajm,
    Mbetëm mbrapa një shekull e ca,
    S’dëgjuam profetin,
    Tani le të vuajm.

    UNË DHE MASHKULLI I BLETËS
    Me mashkullin e bletës,
    Kam të njëjtin fat:
    Gruaja do t’më mbyt në dimër të pleqërisë…
    Përse më do t’më mbaj në krevat,
    Kur i zoti s’jam,
    As me dorë ta gudulis?
    Bletëve,
    Ju jap të drejtë ndonjëherë,
    Bëjnë mirë që mashkullit
    Në dimër kokën ia shtypin,
    Ç’vlenë në këtë stinë ai barkgjerë?
    Vetëm sa konsumon kot ushqimin!…
    Grua,shiko
    Mos merr zemër nga kjo që them
    Dhe më vret!
    Unë veprimin e bletëve e quaj marrëzi,
    Se është mosmirënjohje në jetë…
    Harruan ato
    Që mbretëreshën e ka mbarsur ai?!
    LUTJE PËR NJË GRUA ME KANCER TË GJIRIT
    Të kam nderuar, o Zot, si më të mirin,
    Por e shoh se nuk je aq i mirë..
    Pse i godite asaj gruaje gjirin-
    Burimin ku edhe shenjtorët kanë pirë?
    Gjuaj sa të duash mbi pemët me rrufetë,
    Thaje tokën, bëje kockë në Qershor,
    Vetëm gjinjtë e grave, të lutem , mos i prekë,
    Mbi gjinjtë e tyre, Zot, mos vë dorë.
    ******************
    Një mënyrë e mirë për të vdekur
    ( Tregim )
    Istref Haxhillari

    Pasi la rrugën kryesore, makina u fut në periferi drejt katrorëve të ndriçuar që shquheshin në sfondin e ngatërruar të degëve të zhveshura. Kohë pas kohe, perde të pluhurosura bore u dilnin përpara, pengonin lëvizjen. Strukur në ndenjësen e parë, Blegina ndjente mantelin e rëndë t’i bëhej përqafim. Parkuan larg vilës së vetmuar. Rrugicën e kalldrëmtë e bënë shtrënguar pas njëri-tjetrit, po flokët e plogëta të borës ua gjenin qepallat.
    Në kuzhinë, tavolina e shtruar për festë, lule, qirinj. Flaka e oxhakut përkundej në flladin e mbingopur nga ngrohtësia, flatra të holla vibronin, duke vesuar leskra pluhuri rreth abazhurëve.
    Lorani nxori një unazë ari me gur të vogël, të kuqërremtë.
    – Pranon për burrë një plak të pafat? – e pyeti i përkulur në gjunjë.
    Pamja groteske nuk e bëri të qeshë. Ngutja e tij e frikësoi. Nuk priste të rridhnin kaq shpejt punët. E mendonte pa pushim fejesën e vonuar, po gjithnjë e kundërshtonte. Numëronte meshkujt me të cilët pati shkuar dhe përpiqej të gjente sfidantin e radhës. A do mundej të përballej me të gjithë? Do të duronte gjatë? E shkuara del një ditë në sipërfaqe të kujtesës.
    Nuk donte dramë tjetër, ishte velur me to.
    – Nuk të duket se po nxitohesh? – e vështroi tërë përqendrim si t’ia ngulte sytë fatit.
    – Sa duhet të presim?
    Kapi sytë e tij të lumtur dhe zemra ndërroi marsh. Nuk ishte aq e keqe sa mendonte. Të paktën një herë në jetë donte të ishte gruaja e një burri. Uli kryet, pëshpëriti një “po” të vakur. Atij i mjaftoi. E zuri për mesi, e ngriti pupël. Ndjeu shkarkesën e mishit të tij në të sajin dhe u rrëqeth. Humbi pas shtatit të bëshëm.
    Ishte dita e saj, lumturia e shumë pritur, përse të ngurronte? Largoi imagjinatën, të vetmin armik të pranishëm, u dorëzua. Lorani i ngjeshi gjuhën brenda, gishtat zunë të gjezdisnin përpjetë kofshës. Prekja e tronditi si shok elektrik, trupi i etur u përgjigj i tendosur.
    Zot, ç’ditë!
    – A mund të presësh pak?
    Ai u ngjeth nga përfytyrimi.
    – Si jo, uroj të kesh sa më shumë dëshira, – ndodhej në fushën e vet, bënte shakara, kënaqej.
    Blegina e puthi sërish. U shkëputën për t’u mbushur me frymë.
    – Pesë minuta, – i pëshpëriti në vesh me frymëmarrje të rënduar.
    Banja e priti të dehur, kraharori po i çahej. E shijonte çastin, sikur do t’i ikte dhe ajo të mos e kapte dot paskëtaj. Provoi të kuqin rozë. Iu duk i shpëlarë, e zëvendësoi me të ndezur. Ndërroi të brendshmet, këmishën, veshi fustanin e hollë lela, shumë seksi. I shkrepi të këpuste një trëndafil kundërmues nga buqeta. E shkoliti, i shpërndau të gjitha fletët nëpër trup. Deshi të shikohej sërish në pasqyrë, pa atij çasti ikën dritat.
    “Mirë je, mjaft u vonove,” – i tha vetes. Nxitoi të kthehej.
    E gjithë lagja zhytur në errësirë, simfonia dimërore prekte apogjeun, po brenda ishte ngrohtë, qirinjtë e festës ndriçonin të patrazuar.
    – Erdha, zemër, – thirri te pragu.
    Ishte kaq e mbushur!
    U habit kur e pa të flinte në divan. Gërhiste lehtë sa mezi dëgjohej. Gjumë i plotë, pa ndonjë zhurmë, apo ëndërr. Dhoma lahej në dritën e zjarrit, fytyra herë i ndriçohej, herë i fshihej nga errësira. Nënqeshja mbi buzët e palëvizshme e qetësoi. Thithi pamjen si e përzhitur nga etja pranë ujit të burimit.
    “I lodhur, i emocionuar!” – i qau hallin dhe rrëmoi në dollap, gjeti një kuvertë.
    E shtyu pak e nga pak zgjimin. U kujdes të mos bënte zhurmë, duke luftuar prirjen natyrale të femrës, derisa heshtja u zgjat, u bë mbytëse.
    – Ngrehu, gjumash, për se më ke thirrur sonte, – e preku lehtë në ballë. Ai nuk lëvizi. E shkundi ngadalë, pastaj gjithnjë e më fort, asnjë shenjë zgjimi.
    Pritja u var e rëndë, ndjellakeqe si re e zezë ngarkuar me mëkate. I hyri frika, nuk e dinte në ishte gjendje të fikëti, apo… mijëra pandehma e sulmuan.
    Zemra i thoshte se vuante nga ndonjë sëmundje e panjohur.
    Gjeti celularin, filloi t’u bjerë numrave me radhë. Për çudi askush nuk u përgjigj, dilnin fikur ose të paarritshëm. Hodhi aparatin, shkoi të hapte portën. Pulti i komandimit nuk funksiononte pa energji elektrike dhe tërhoqi me forcë dorezën. As bëhej fjalë, dera e blinduar nuk donte t’ia dinte.
    U kujtua të merrte ambulancën.
    – Dikush po vdes, – u tha, – ejani sa më shpejt.
    – Ku të vijmë, zonjë? – u përgjigj një zë i përgjumur.
    Hera e parë që shkelte aty, s’e kishte idenë ku gjendej. U mundua të sajonte vendndodhjen, po nuk arriti. Telefoni u mbyll. Mallkoi veten që u tregua aq e pavëmendshme, në sytë e angështuar regëtiu një ndjenjë faji. Sa me fat njerëzit! Nuk dinin çfarë ndodhte fare pranë tyre. Dhe i urreu të gjithë.
    Iu kthye telefonit, provoi përsëri. Dikur kapi sinjal.
    – Lor, këtej nga ne është kulmi i punës, – u përgjigj një zë i largët, – si e ke hallin?
    – Është sëmurë, – u përgjigj Blegina.
    – Shërojeni, doktor nga Amerika kërkoni?
    – Në djall vajtshi! – mbylli telefonin. Vuri duart në kokë, ia krisi të qarit me zë të lartë, po lotët nuk e ndihmuan.
    Hapi dritaren, mori frymë thellë të gjente zërin e humbur.
    – Ndihmë, Lorani po vdes, – bërtiti sa mundi.
    Nga shtëpia përballë doli një burrë i shkurtër me xhup të trashë dhe kokore sharrëxhinjsh. Në duar vërtiste elektrikun me bateri.
    – Cila je ti? – i lëshoi konin e dritës.
    Nuk dinte si t’i përgjigjej.
    – Nusja, – thirri së fundi.
    – Ç’nuse moj, ai është i ndarë, – u kthye mbrapsht i inatosur që e shqetësuan në mes të natës. Shaka bajate!
    – Sapo u fejuam, – u mundua ta zbuste.
    – Të satin e ke?
    – Të lutem, – gulçoi me zë të shuar.
    Ai pothuaj s’e dëgjoi. Mbase nuk donte ta dëgjonte.
    – Kurvë e mutit! – bërtiti. Zëri i ngjirur kumboi në errësirë si ogur i zi.
    Ktheu sytë nga i sëmuri që nuk jepte shenja jete dhe u ndje e kapur në faj. Qindra mendime e sulmuan, sa mundohej të kapte njërin, i ikte tjetri. E hallakatur, e çorganizuar, mbeti me vështrim mbi fytyrën e padeshifrueshme, sikur donte të mbyllte në kujtesë profilin. Truri nuk i bindej, idetë i shteruan, e kaploi një pafuqi e thellë, rraskapitëse. Çdo pjesë e qenies tejçonte ankth. Zjarri i pa ushqyer ronitej ngadalë, sikur donte vdiste.
    Mëngjesi sapo nisi të çapitej me të njëjtën pamje vrastare të natës që po ikte, kur ndjeu praninë e energjisë elektrike. Shpresa i vërshoi nëpër trup, shkundi plogështinë, u sul të gjente pultin.
    As e vuri re portën që u mbyll menjëherë pas saj.
    Qyteti i ngrirë rënkonte nga fshikujt e erës, masa të ngadalta bardhësie rrëshqisnin prej çative, mbushnin oborret. Fustani i hollë futi ngricën në çdo pore të trupit, u desh fare pak të mpihej. Bëri mbrapsht me vështirësi, duke kërcitur dhëmbët, lëvizi disa herë dorezën, ndonëse e dinte që porta nuk hapej.
    E topitur, nuk ndiente asgjë, as të ftohtin e llahtarshëm, as erën e marrë. Vështrimi iu vesh nga një perde e padepërtueshme. Buzët iu nxinë, zëri i humbi, këmbët nuk donin të bindeshin.
    Iu dorëzua mjerimit të vet…
    U zgjua në një dhomë spitali me fytyrë të zbehtë, buzë të thara, fytin të nxehtë e të ashpër. Sytë e mugët nisën të shquajnë konturet e sendeve; aparatin e serumit, krahët e zbuluar, tubat plastikë, shiringat e ngulura në llëra. Një objekt i zi madhosh i bllokonte pamjen. Puliti sytë, derisa masa e murrme u kthye në një plakë të bëshme, shumë të vjetër. Mbi faqet e rrudhura, palosur për tmerr, vijëzonin lot.
    Priste ta sqaronte dikush, t’i thoshte ç’kishte ngjarë në të vërtetë, po asgjë nuk pipëtinte.
    As nëna e Loranit, ngrirë si gur varri mbi krye.

    Istref Haxhillari

    MIHAL DISHO

    KUBIKËT
    (Haibun- prozë me haiku)
    Qyqja që qan kot!
    Vllahu
    Bar e trastë plot.
    Në shkollën, e cila ndodhej në kufirin midis dy rretheve të atëhershme, nuk bëheshin vetëm parrulla por edhe kubikë.
    Qendra e banuar, qytezë, përbëhej nga dy ndarje kryesore. Në njërën kryesisht vllehë dhe jo pak por plot njëqind e njëzetë familje me gjashtëqind e tre banorë. Këta kryesisht frashërotë (fërshërotë). Në krahun tjetër të ardhur nga një vënd malor,por edhe ata vetë nuk e kishin të qartë apo të saktë se nga ishin ardhacakë. E çuditshme,para këtyre jetonin po vllehë deri siç thuhet shtatëdhjetë familje gjë që u larguan pasi nuk e pleqëruan dot bashkëjetesën dhe u shpërndanë në disa qytete kryesore të vendit. Madje edhe të njëqind e njëzetët apo të gjashtëqindët e tretët me ardhjen e demokracisë “rrëshqitën” nëpër qytete apo jashtë shtetit.
    Atë ditë Rrekja, i dyti i shtëpisë së diturisë, me një thupër thane në dorë si qehajajët apo mbikëqyrësit e skllevërve të dikurshëm, kishte vënë përpara mësues e nxënës drejt kubikëve të famshëm. Ai nuk kishte besim te mësuesit, prandaj vetë me atë thupër në dorë u akrohej nxënësve të mbartnin e mbillnin të qeskurat e famshëm, pasi kështu na mësonte partia.
    Rrekja njëkohësisht kishte edhe plot detyra e përgjegjësira pushtetore e partiake të kohës së kubikëve. Madje për të treguar se partia duhej forcuar me elementë të rinj, ai paskësh thënë në një mbledhje “madhështore” : “andeza nga ne nuk ka, pasi janë të gjithë hunjgardhi”?!. I shkreti ai edhe gardhin e vet po kështu e kishte.
    Ndodhte që kubikët I kthenin nxënësit vonë, shumë vonë në shtëpi, gjë që i zinte gjumi menjëherë dhe të nesërmen shkonin pa mësuar. Atë orë klasa e Peços ku shumica ishin vllehë, kishin biologji. Vllehtë gjithnjë janë dalluar në mësime. Madje shkolla e kësaj qyteze me vllehtë në krye kishin dalë kampionë në të gjitha konkurset dhe olimpiadat. Mësuesi i biologjisë atë ditë kishte vendosur t’i pyeste nxënësit edhe për termat latinisht. Klasën e shpëtoi Peçi , i cili çonte dorën dhe i thonte të gjitha emërtimet latinisht. Si ia bënte? I thonte në gjuhën vllahishte duke shtuar në fund fjalëzën “as” ose shkronjën “s”. Shumë mirë, shumë mirë e shoqëronte mësuesi, ndërsa të tjerët me kokë poshtë qeshnin me bëmat e Peços. Mësuesi i biologjisë ishte shartuar mbi bazën e agronomisë. Pavarësisht se kohën ia hanin edhe kubikët, vllehënxënësit mësonin vetë, se po të ishte për mësues shartuarin, që vinte në shkollë me një gjysëmçante të zezë e i vinte era raki e shëllirë,do të mbesnin të paditur.
    Nuk e di pse të madhit të shkollës, magazinieri i qytezës ia vuri nofkën Bidoni. Ndoshta meqë në magazinë mbante edhe bidona e ua njihte mirë boshësinë dhe tringëllimin e tyre. Qejfi i Bidonit ishte, se qejfin e kubikëve e kishte rrëmbyer Rrekja, të zgjaste e zgjaste materiale e mbledhje pa bereqet. Ai kënaqej që të shkonte në shtëpi vonë,shumë vonë madje një apo dy orë para mesit të natës. I tirrte ato material – raport kot e më kot duke shitur mend për faqe të shumta . Shpesh thërriste nëpër këto mbledhje të stërgjatura edhe kryetarë apo sekretarë. Kishte nga ata sekretarë apo kryetarë qe ia fusnin gjumit edhe pas zgjimit në përfundim të thonin : “pse njëqind përqind kalueshmërinë, partia na mëson mbi njëqind përqind, për shembull edhe njëqind e pesëmbëdhjetë përqind”, ose duke fërkuar sytë “ ku ka tym, ka dhe zjarr”. Atëhere mësuesi “ mistrec” u kujtonte që mirë e kishin pasi do të llogaritnin edhe mësueset shtatëzënë si dhe të ruheshin nga zjarre se edhe mund të digjeshin.
    Në një takim të atyre kohëve të famshme ky “mësues mistrec” i paska dhënë të drejtë një qytezari “se na japin qumësht sa nuk arrijmë ta hedhim në vesh edhe për ilaç”. Rrekja dhe Bidoni lanë duart si Pilati kur e futën “mistrecin” në analet e organeve gjëmëmadhe.
    Për Bidonin dhe tinëzarin Rreke mësuesja e mirë dhe punëtore me emrin e një stine viti të ngrohtë me të drejtë shprehesh që “kur futem në zyrën e tyre, më duket se jam në një pus sterr të zi”.
    Një ditë kubikësh Rrekja ynë na u ngatërrua me Mitrin, brigadiervllahu i kubikëve. I bërtiste për front pune,kur koha kishte mbaruar dhe fare mirë fëmijët që iknin pranë familjes e të përgatiteshin për të nesërmen e shkollës. Ku hante pyka, Pyka. Atëhere Mitri po me forcë i thotë “marsh se atë e di unë !”. E di, e di, por Rrek- Pyka e pykoi Mitërbrigadierin duke përfunduar punëtor te brigada e plehut.
    Ashtu si parrullat edhe kubikët e atëhershëm hanin koka njerëzish.

    Të vegjëlit,
    Torbat krahëve,
    i mbushin me gorrica e të qeshura vjeshte.

    *****************************************
    NJOFTIM!
    Të nderuar, krijues, poetë, shkrimtarë, kritikë letrarë dhe lexues të rregullt të gazetës “Telegraf”! Tashmë është vitit i tetë që gazeta jonë është pranë jush, pranë krijimtarisë tuaj, pranë çdo zhvillmi letrar në Shqipëri. Gazeta “Telegraf” është e vetmja gazetë e përditshme në Shqipëri që ka vënë në dispozicionin tuaj tetë faqe në javë, për të gjithë krijuesit shqiptar kudo në botë. Për të çuar më tej këtë bashkëpunim të frytshëm, për të rritur më shumë cilësinë e botimeve, për të krijuar një fizionomi më të spikatur në Rubrikën “Pena shqiptare”, jeni të lutur si më poshtë:
    – Çdo krijues të paraqitet jo më shumë se me katër poezi, jo shumë të gjata, të cilat mund të formatohen deri në 1/3 e faqes së gazetës.
    – U jepen përparësi tregimeve të shkurtra, jo më shumë se dy faqe ëord.
    – Kritikat letrare, Ese-të, të jenë të shkurtra, orientuese, përmbledhëse dhe jo analizë e plotë ( deri 1.5 faqe ëord).
    – Të gjitha krijimet, të jenë të shoqëruara me fotografi cilësore, të autorit dhe të librave.
    – Të gjitha krijimet të jenë të shkruara qartë (nuk pranohen me shkrim dore), mundësisht sipas rregullave drejtshkrimore.
    – Kontaktet tona do të jenë të përhershme, njëherësh, në këto adresa elektronike:
    [email protected], [email protected], [email protected]
    Ju faleminderit!
    Redaksia e gazetës “Telegraf”!

    *******************************
    Përshëndetje!
    GAZETA TELEGRAF ju sjell pranë Suplementin letrar “Pena shqiptare” Nr 21..
    DATË: 18 MAJ, 2015
    Në këtë numër do të lexoni:
    01-Poezi nga Andon Zako Çajupi, Violeta Allmuça, Qazim Shehu, Martin Cukalla, Enrieta Sina
    02- Ese dhe tregime nga Niko Gjoni, Remzi Gjika, Freskida Miloti, Pelivan Haxhiaj, Sokrat Ndreçka

    03- Kritikë nga Prof. Sulejman Muça, Hektor Veshi, Hektor Veshi, Zyrafete Kryeziu
    04- Botime nga Danel Cana, Vladimir Muça, Basir Bushkashi, Donika Rrethej, Nikolin Gurakuqi

    Mirëkuptim!
    Njoftojmë të gjithë shkrimtarët, poetët, kritikët e letërsisë, të gjithë krijuesit e të gjitha gjinive të letërsisë, se prurjet e kësaj jave janë të jashtëzakonshme nga të gjitha trevat dhe shtetet ku ka emigrantë shqiptarë, prandaj është e pamundur botimi në këtë numër. Por bëjmë me dije se, të gjitha krijimet, ndoshta të vonuara në kohë, do të botohen të gjitha, pa asnjë përjashtim, pa asnjë paragjykim, pa asnjë mendim të njëanshëm. Këto faqe letrare janë të hapura për të gjithë krijuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëse përfaqësojnë letërsi të vërtetë. Kjo Rubrikë është e hapur, transparente, për të gjithë krijuesit që përcjellin vlera, duke ruajtur rregullat dhe normat e botimit. Çdo krijues është i lutur të përmbahet në njoftimin e vënë një javë më parë ku, çdo krijues nuk mund të botohej në harkun kohor të një muaji e gjysmë.
    Ju Faleminderit.! Redaksia e “Telegraf”.