Suplementi “Pena Shqiptare”, datë 14 shtator

    688
    Sigal

    Xhek London
    Jack London, (Xhek London), pseudonim i John Griffith Chaney London (1876-1916) ishte shkrimtar i shquaramerikan i fillimit të shek. XX.
    Sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologuambulant irlandez i cili nuk e njohu asgjëherë. E ëma, Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio, kur ai ishte akoma 8 muajsh u martua me një fshatar të ve. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London) nga i cili mori dhe mbiemrin që përdori përgjithmonë. Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetarfokash dhe si marinar në anije balenash. U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore “The Aegis”. Më [1896] arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arësye financiare. Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme.

    *******************

    Dhori Dhimitër Qiriazi (Poet-përkthyes)

    Dhori Dhimitër Qiriazi lindi në vitin 1933 në Lëngëzë të Kolonjës. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në vitin 1958 për gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988 kur doli në pension.
    Mban titullin “Mësues i Popullit”. Nga viti 2003 është antar i përjetshëm i Klubit “Bërns” (Irvine Burns Club)në qytetin Irvine në Skoci. Vdiq në Tiranë më 2 tetor 2009.
    Bërns përkthyer nga Dhori Qirjazi:

    TAM O’SHENTËR

    Kurçertexhitë lënë rrugën shkret
    Dhe shoku shokun përshendet,
    Pazari shuhet, afron nata
    E nisen njerëzit nëper fshatra,
    Të bëjm’ orgji, seç na vjen mirë,
    E na ndez flakë një kriko birrë,
    harrojmë të Skocisë udhë
    Me gardhe, ura, ujra shumë
    Që na ndajn’ ne edhe shtëpinë,
    Ku zonjat tona kanë selinë
    Dhe tok me vetull ngrehin shqotë,
    Sikur t’i mbajë inati ngrohtë.
    Kështu u ndodh në Er, në qendër,
    Një nat’ i ndershmi Tam O’Shentër,
    (megjithse Eri i lasht’ me ura,
    Nuk shquhet shumë për gra dhe burra).
    O Tam, ti s’mbajte në rradake
    Asnjë këshillë të Kates sate:
    “Një groshë nuk vlen, të thotë, lum miku,
    Kur flet me grahma pijaniku,
    Se të gjithë vitin, gjer në fund,
    Çdo ditë pazari bëhësh thumb!”
    Me një mullis u bëtë shokë
    E pit’ të dy sa ratë në tokë,
    Po ti çdo nat’ ia shtroke mirë
    Me farkëtarë u frytë në birrë,
    Në kabare na hyn të shtunë
    E del të hënën, ti, o lumë!
    Siç parasheh ajo e mjerë
    Në Dun do mbytesh ndonjëherë,
    O se te kish e Alloisë
    Djajt do të zënë në netët pisë.”
    “Ah, xhan, o grua, shpirt, o xhan,
    Me ç’porosi më bën derman!
    Si ta përçmoj qortimin tënd
    Që burrin do të sjellë ndër mend ?!”
    Mirëpo një natë, ç’ta përmend,
    Ky Tamiynë e pa me vend
    T’ia shtronte prapë me të pirë…
    Valonte shkumba përmbi birrë,
    Dy miqt e vjetër pranë një zjarri:
    Ai dhe Jani këpucari
    Që donte Tami porsi vëllanë,
    Të dy ia shtronin jave për javë.
    Po këtë nat’ u bënë shumë,
    Si pinë bënë dhe rrëmujë
    Dhe kabaresha mërmliste
    Me Tamin ëmbël diçka fliste.
    Për bëma fliste këpucari
    Të tjerët qeshnin, ah, qyqari
    Dhe Tami s’mori vesh më shumë
    Qe vërshëllimë, apo furtunë.
    A kini parë ndonjëhere mirë
    Kur marinarët na gjejnë birrë?
    Si bletër mblidhin, zhuzhullojnë,
    Me krahë minutat fluturojnë,
    M’i fort nga mbreti në nj’oborr
    Këtu del Tami triumfator!
    Mirëpo dëfrimi si lulukuqet
    Që bien fletët sapo këputet,
    O si dëbora që bie në lumë
    Që sa zbardh pak e bëhet ujë,
    A si gushkuqi që kund s’qendron
    E mer në shenjë, të fluturon,
    O si ylber me ngjyrë të qartë
    Që shkrin në qiellin me shtërngatë,
    Ah, koha ikën, s’mund të ndalet,
    Për Tamin erdh një çast të ndahet,
    Po nata ish e zezë, pisë,
    Mërzija sillej si një bishë;
    U nis ai në natën varr,
    Në rrugë gjëkund s’kish udhëtar.
    Po frynte erë e shfrynte tepër,
    Kërciste trëndafili i egër
    Dhe larg rrufeja shkrepëtinte,
    Dhe thellë e rëndë bubullinte,
    Në net të tilla, lemeri,
    Veç djalli del bën tregëti.
    Shaloi Megin, pelën gri,
    Që kush s’ia del për shpejtësi
    Dhe fluturoi me të për pakë
    Nuk pyeti për shi, për flakë.
    Kapuçi blu nga pas i mbet,
    Me mend po thoshte një sonet
    Dhe tek po ecte pa merak,
    I ngjau se e kapi një lugat,
    Si kukuvajk’ u ndje një klithmë
    Aty të kish e Alloisë.
    Aty ish shkëmbi, o lum miku,
    Ku qafën theu Çarl Pianiku,
    Ku në mes ferrash, në gërmadhë,
    Ish gjetur një ferishte e vrarë
    Dhe ku nën degët në çinar,
    E ëm’ e Margos na u var;
    Në vah sa kishte kapërcyer
    Kish ngar’ e fryma i qe rrëmbyer.
    Shkumbonte Duni përmbi gurë,
    Shtërngata çirrej nëpër drurë,
    Rrufeja qiellin mbushte zjarr,
    Gjëmimi mblidhej si vilar,
    Kur ja, mes drurësh zu të ndritë
    Kjo kishëza e Alloisë.
    Nën atë dritë, atë mazgalle
    Dikush kërcente, hidhej valle.
    “më jep guxim, o Xhon fisnik* * i flet birrës
    Tani që ndodhem në rrezik!
    Pse pimë pak birrë ne nga halli
    Një pikëz visk, të na marrë djalli?”
    Kështu ky Tami na tha broçkull
    Nga birra mend’ i vinin rrotull,
    U ndal kjo Megi me dinjitet
    Desh të qertonte të zotn’ e vet
    E bëri para me trimëri,
    Kur Tami vetë pa një çudi:
    Skelete kërcisnin, magjistare,
    Një kotilon nga Franca marrë,
    I binin bririt hidheshin rëndë,
    sikur të shkelnin dhe ty me këmbë.
    Mbi një dritare, në ca parvazë,
    plakushi Nik* u shfaq si shtazë *djalli
    si qen i zi po turfullonte
    atë muzik’ ai drejtonte,
    pastaj ktheu bririn, fryri fort,
    u mbush çatia me shpirtra plot.
    Zun’ e rrethonin me ulurimë
    Të gjithë të veshur qenë me qefinë,
    Si djalli vetë bënin dredhi
    Në duar mbanin nga një qiri.
    E cili Tam, cili qyqar
    S’do kthente syt’ përmbi altar
    Të shihte varur dy ferishte
    Me dy si gremçe, hekurishte,
    Dhe një kaçak me thikën gjak
    Me to po qeshte si torollak!
    Pesë me ndryshk, kishin ca shpata
    Dhe pesë në duar kishin spata.
    Një fashë llastiku foshnjën mbyste,
    Një thik një bab’ po e përmbyste,
    Ish biri i tij qe e shkelmonte
    Atë flokëbardhë që po mbaronte.
    Ah ç’poshtërsi, në shpirt të ther
    Sa keq, sa vaj, sa tmerr!
    Sa pa ky Tami, sa qe përmendur,
    Shpërtheu një çast një klithmë e çmendur
    Një fyell çirrej si një i marrë
    Me shpejt vraponin gjith kërcimtarët,
    U bënë gardh, zënë krah për krah,
    Në udhë i dolën përball’ ca gra,
    I flakën leckat ato mbi kishë,
    Mben lakuriq, veç nder këmishë.
    He, Tam, o Tam, pse ta bësh hasha,
    Ato s’qenë gra, po ishin vasha,
    në ca këmishë në ngjyrë jeshile,
    si top dëbore, gargi, bandille!
    Të brenëshmet mbanin përmbi vithe
    Dhe flokët blu, të butë, kadife.
    Ti mer e jep, kush ta di hallë,
    ato me sy, fët me qepallë
    edhe sakaq na qenë zverdhur,
    tamam si mëzet që sa kanë zvjerdhur.
    Pickojnë, të ngasin nga meraku,
    Çudi, të dridhet vetë stomaku!
    Po Tami zgjodhi. Kish dëshirë
    Atë që ishte yll, e mirë,
    Që dinte nder t’i bënte mikut
    (u ndodh në vahun e Kërrikut
    Kur ajo vetë iu kthye bishe
    E zu përqark gjithçka të prishë
    Po shkelte elb, e bimë, e drithë)
    Këmish’ e saj na ishte endur
    Atje në Pejzlin e përmendur
    Që i bëjn çupat lozonjare
    Edhe për to të jenë krenare.
    Atë këmishë, ta themi ndryshe,
    Asaj ia bleu e gjora gjyshe,
    Po Nënit nuk i vajti mbarë,
    Kërcen tani me magjistarë!
    Po këtu Muza ime e ngratë
    Lë të pushojë, të çlodhet pak,
    Mjaft tha për Nënin si kerceu
    (si xhinde ish, s’e mbante dheu)
    Qysh Tami griu si me magji,
    Ç’mendoi e ç’pa me syt e tij,
    Si fryu e ç’ndodhi pas kësaj,si e përqeshi satanaj,
    Që nga fillimi në mbarim,
    Kur humbi çdo arsyetim
    Dhe thirri: “Rroft këmish e shkurtër!”
    Dhe erdhi ai çast i bukur,
    Kur ia dha vrapit Megi i tij,
    Sikur ta ndiqte një ushtri!
    Siç ngrihen bletët me potere,
    Kur djali i prap’ godit kosheren,
    Si ther një lepur me xigua,
    Kur brrof e ndjek pas një langua,
    Siç turret cubi nëpër treg,
    Kur “kapeni” gjithkush thërret,
    U sul kjo Megi, ngriti bishtin,
    Dhe djaj e shpirtra pas e ndiqnin.
    Ah, Tam, o Tam, ç’shpërblim po merr,
    Si peshk do thekesh ti në ferr,
    dhe vajit Katja do t’ia mbushë,
    do mbetet kaq e re vejushë!
    Tash fluturim, moj Megi, merr,
    Të kalosh urën mbi qemer
    Dhe ngrie bishtin, qimeshumin,
    Me aq guxim, si kërcen lumin!
    Por ah, ku kulmi i urës hapet
    Vetë satanaj pas bishti kapet!
    E mira Meg terheq një çast
    Dhe Nënin vetë e le nga pas
    Më larg guximshëm po vraponte
    Mbi të dhe Tami fluturonte
    Të zotin jasht’ rreikut qiti,
    Kur “frrap” u ndje, iu këput bishti,
    Kjo shtig iu hodh pas mizorisht,
    Të gjorën Meg e la pa bisht.
    Kush këtë ngjarje të lexojë
    Bir nënë qoftë të mos kuptojë,
    Kur pi e birrës i përkulet
    Atë këmishën mbetur çule
    Dhe Tam O’Shentrin, sigurisht
    Të tijën pelë që mbet pa bisht.

    *************************************
    Petrit Shehu

    ZHGËNJIM

    Lirinë e fiuar
    u bënë vite që ende
    s’po e gëzojmë,
    falë politikanëve
    kllounë she sharlatanë
    që tjetër s’dinë
    veç të kruajnë
    çdo ditë e më shumë
    xhapat tanë!
    Lirinë
    nuk mund ta gëzosh
    dike soditur vitrinat
    dhe duke matur me pëllëmbë
    trotuaret e metropolit
    ashtu sikundër në vend që fëmijëve
    dëshiart t’ua plotësosh
    t’i trembësh
    me hijen e “gogolit”

    FJALË DHE VETËM FJALË
    Kur merresh me fjalë
    poshtë dhe përpjetë
    dashur pa dashur
    je bërë hallkë e një
    zinxhiri pa mbarim
    që s’ka as fund dhe as fillim
    Është një grackë
    që zakonisht bien
    të pa nxënët
    Por, kushdo qoftë ai
    ta dijë mirë se shpejt a vonë
    do të bëhet hallkë
    në grykë të tij

    URA E VJETËR
    Urë e vjetër
    urë prej druri
    një jetë ke mbajtur mbi supe
    kalimtarë
    dhe sot, si mos më keq
    të katandisën,
    të kanë lënë
    me tela…varë
    Thonë se u plake
    e nuk duhesh më
    për njerëzinë
    ata që gjer dje ta ndjenin nevojën
    sot për ty s’duan t’ja dinë

    LULJA E VETMUAR

    Ende mire pa ardh pranvera
    një lule kishte çelur
    kishte rendur porsi era
    prapa shoqeve për t’mos ngelur
    Ku ta dinte lule e bukur
    se acari i vonuar
    që diku ishte strukur
    do ta linte të gjymtuar
    do t’i prishte krenarinë
    pa e lënë të lumturuar
    të staronte dashurinë
    pranverën
    pa lajmëruar

    UJËT E VAKËT

    Ata njerëz
    që nën buzë belbëzojnë,
    fjala në gojë,
    u mbetet si në çark.
    Në vend që ta thonë
    e gëlltisin në bark

    E dini përse?
    që nesër kur t’ju duhet,
    fjalën e pathënë
    ta fusin në punë,
    shpejt e shpejt të thonë
    kështu e thashë edhe unë…!

    *****************

    Vullnet Mato

    Ç’BËRE, O BIR!…
    Tregim

    Pas gjashtë orësh udhëtim, dalja nga toka greke dhe hyrja në superstradën Kakavi – Gjirokastër, iu duk Simonit një çlirim shpirtëror i vërtetë. Nga kjo anë e kufirit, rruga ishte krejt bosh atë mesnatë dimri dhe flluskat e shiut të ndriçuara nga projektorët e benzit, ngriheshin mbi asfalt si një re e dendur fluturash..
    Gruaja e tij, te ndenjësja e prapme flinte gjumin e thellë të lodhjes nga udhëtimi i gjatë dhe i kishte i detyruar ata të dy, babë e bir të mos bisedonin me zë. Nga ky shkak, djali student përkrah tij, dremiste nga pak e zgjohej herë pas here, për të mos e lënë të atin ta zinte gjumi.
    Teksa xhami i parë rrihej pa pushim nga purtekat e zeza të fshirëseve, që shtynin rrëketë e ujit me zemërim, Simoni, me zë të ulët dhe pa i larguar sytë nga timoni, i pëshpëriti të djalit se po i afroheshin Gjirokastrës.
    Ndërkohë Altini mendonte me habi, se i ati kishte vërtetë nerva çeliku. Ai nuk ishte mposhtur nga gjumi për ta ndalur makinën të pushonte diku, pas gjithë atyre kilometrave tepër të lodhshme. Ndonëse ishin nisur vonë nga Athina dhe i ati kishte pirë pak atë mbrëmje, para ndarjes me miqtë e familjes në Greqi.
    Pikërisht në këto çaste, sikur mendimet e Altinit të kishin qenë ndjellakeqe, ndodhi hataja. Burri që kaloi si hije e zezë para benzit, ndanë fshatit Sofratikë, ishte zhdukur nga rruga papritmas. Rrotat e tërbuara e kishin rrufitur si me magnet, për të kaluar sipër tij, si mbi një brez kufizues shpejtësie të butë, që e luhati makinën fare pak. Simoni vetëm sa rënkoi një çast dhe pa i thënë të birit asnjë fjalë, vijoi udhëtimin drejt Gjirokastrës, për të mos u zgjuar gjakprishur e shoqja prapa.
    – E palose, o babi ! – i tha Altini duke zënë kokë me duar.
    – Shëëët!…- i pëshpëriti i ati i tronditur. – Nuk dihet, mbase ka mbetur i plagosur! – Po, ti sus, të mos marrë vesh mami që është me zemër!…
    Djali heshti i i tmerruar dhe Simoni po mallkonte brenda vetes fatin e keq, që atë natë skëterre i nxori para rrotave një njeri aq të pakujdesshëm, për t’i prerë rrugën shpejtësisë marramendëse.
    Ende pa gdhirë mirë, ata përshkuan qytetin e fjetur dhe ngjitën kalldrëmin e gurtë te shtëpia e tyre në lagjen Palorto. Gruaja me të birin e heshtur u shtrinë të bënin gjumin e copëtuar. Por jo Simoni, që bashkë me njeriun, kishte vrarë për vdekje edhe gjumin e tij. Gjatë gjithë kohës ai risillte në përfytyrim aksidentin vdekjeprurës. Dhe në mendje i vërtitej një gjeratore e frikshme, se çdo të ndodhte pas natës tragjike, kur të dy me viktimën ishin fajtor. Por kryesisht fajin e pati ai kalimtar i çuditshëm që i preu rrugën marrëzisë së rrotave, në atë orë, kur dhe vetë nata po flinte e qullur nën shi…
    Të nesërmen në mesditë, mjetet e informimit bënë të ditur se gjatë natës së kaluar, ishte aksidentuar me vdekje një gjashtëdhjetepesëvjeçar, te banesat ndanë rrugës së fshatit Sofratikë, në aksin Kakavi – Gjirokastër, ku policia hetimore ishte vënë në kërkim për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij.
    Simoni, mendoi me zemër të ngrirë, se ai nuk mund të ishte i vetmi zog nate që kishte fluturuar nëpër atë rrugë. Në arteriet e degëzuara të saj, zgjateshin dejet prej gome drejt veriut, gjatë të gjitha orë të natës, veç udhëve të Greqisë dhe Sarandës. Pra, s’kishte pse hija e dyshimit të binte vetëm mbi të dhe makinën e tij. Ky arsyetim sikur ia zbuti disi frikën që po e mundonte pareshtur.
    Kaloi java pa asnjë sinjal të frikshëm dhe Simoni doli për të përcjell të birin te autobusi i Athinës, ku ai vazhdonte studimet për të drejtë ndërkombëtare. Gjatë kthimit, në hyrje të qytetit, policia rrugore i kërkoi dokumentet e makinës dhe papritmas i bllokoi benzin për hetim. Ata i bënë të ditur, se nga regjistri i kalimit kufitar në orët e vona, figuronte edhe emri i Simon Ndrekos me benzin e tij me targë të Gjirokastrës.
    Megjithatë, nga kontrolli i kujdesshëm i pjesës së poshtme të shasisë së mjetit, nuk u zbulua asnjë gjurmë gjaku. Gjithçka ishte fshirë nga gurgullimat e shiut të asaj nate, të shpërndara fuqishëm nga rrotat dhe nga larja me sprucim të fortë, që i kishte bërë ai të nesërmen te lavazhi. Por pas dy ditësh të tjera, ndonëse mendja e autorit të krimit mund të përgjumej nga ky mbulim fakti, vdekja e njeriut qëndronte zgjuar, derisa të gjendej fajtori.
    Simonin e arrestuan dhe e morën në pyetje të rrepta. Ai e kundërshtoi kategorikisht krimin, si në prokurori ashtu edhe në gjykatë, ku nuk kishte përmendur prezencën e të birit në atë udhëtim, për të mos i krijuar Altinit telashe me shkollën.
    Pas kësaj u thirr dëshmitare e shoqja, por dhe ajo u betua disa herë me gjithë shpirt, për kokën e djalit të vetëm, se atë natë nuk kishte ndodhur gjë prej gjëje. Dhe betohej me sinqeritet të plotë.
    Kështu, pas dy seancave gjyqësore, u arrit në përfundimin, se Simoni mund të lirohej nga paraburgimi për mungesë provash. Por gruaja e vetëdijshme, se nuk kishte ndjerë asnjë pipëtimë gjatë natës së krimit, lëshoi padashur nga goja të vërtetën, për të cilën thuhet, se vonon por nuk mungon. Kur u pyet përse kishin qenë në Greqi, përmendja e sjelljes së djalit për pushime në shtëpi, bëri që të thirrej në një seancë të tretë edhe Altini nga shteti fqinj.
    Gjykata e rrethit gjyqësor të Gjirokastrës e solli atë me kërkesë të posaçme, ditën e gjykimit të tretë dhe e nxori përballë të atit që ndodhej brenda kafazit prej hekurash. Altinit iu kërkua të betohej e të nënshkruante se do të tregonte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pikërisht, këtë kishin kërkuar prej tij edhe i ati më të ëmën qysh në vegjëli, të tregonte gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
    Për disa çaste ai heshti paksa i menduar, duke sjellë ndërmend, se gjatë gjithë kohës së kthimit në Greqi, nuk i ishte ndarë nga mendja lemeria e asaj nate me njeriun fatkeq, të cilit i kishin marrë jetën. Kufoma e imagjinuar dhe kuja e njerëzve të familjes, i shfaqeshin në gjumë dhe i rëndonin në shpirt, duke e bërë të ndjehej në çdo kohë rob i dhimbjes së fshehur nga babai.
    -Po presim të na thuash të vërtetën! – u dëgjua zëri i drejtuesit të seancës, kur ai pa se heshtja po zgjatej dhe djali po lëkundej.
    Më së fundi Altini mori guxim dhe foli me sytë nga fytyra e të atit që kishte filluar të zverdhej:
    – Të thashë, o babi, që atë natë, se ishe pak me shpejtësi dhe pak kishe pirë, kur u nisëm!…
    Simonit iu ngritën qimet e kokës përpjetë nga kjo e papritur e tmerrshme dhe e ëma shqeu sytë mbi të birin.
    Kaq ishte dashur, që trupi gjykues të tërhiqej për të caktuar dënimin e vërtetuar nga ky dëshmitar okular tepër i besueshëm… Dymbëdhjetë vjet burg për aksident të rëndë me pasojë vdekjen e viktimës. Seanca përfundimtare u mbyll me një heshtje varri për të gjithë te pranishmit.
    Duke zgjatur duart për vënien e prangave brenda kafazit të hekurt, Simoni e shoqëroi të birin me ca sy të llahtarshëm, që i pikuan lëng të hidhur, derisa e nxorën nga salla e gjyqit.
    – Ç’bëre, o bir? – mundi t’i thotë e ëma e tmerruar, ende pa dalë nga dera e gjykatës.
    Altini psherëtiu një çast me dhimbje dhe më pas u gjegj me trishtim:
    – Babi është gjallë dhe atje brenda do hajë një pjatë supë, moj nënë, po ai i mjeri që do hajë dhé derisa të tretet nën tokë!?
    – Për një fjalë goje, le në burg babanë tënd, që të kishte si syrin e vetëm!
    – Po të kisha gënjyer, babi do lirohej, por do të kishin mbetur të burgosur përjetë të tre shpirtrat tanë. Kështu shkon haka tek i zoti dhe secili nga ne e ka shpirtin të çliruar, moj nënë!…

    Enkelejda Kondi

    Po ikën vera…

    Po ikën vera
    Me flokët ngjyrë ëndrrash e buzët e puthura,
    me syrin e malluar brigjeve të deteve
    po ikën…
    Me fustanin gjysmëmëndafsh e gjysmëdantellë,
    një gjurmë e la mbi rërë
    tek vallëzonte si vajzë e dashuruar valsin e fundit.

    Mbi një stol bosh nxori një psherëtimë,
    Një lot kristal e derdhi në një dashuri të dhimbshme.
    Po ikën vera…
    Parfumin e saj s’e mori të gjithin me vete,
    ua la netëve si kujtim.

    Vera, gjysmëgrua e gjysmëdashuri…
    Po ikën vera,
    Po thërret vjeshtën që pret pas porte,
    duarplot me gjethe ngarkuar.

    Erdhe

    Atëherë kur gjithçka brenda meje zbehej si gjethe vjeshte,
    Erdhe ti, i ndrojtur trokite në portat e tempullit tim të heshtur.
    Erdhe dhe zgjove nga gjumi jetën që digjej syve të mi të etur,
    Erdhe dhe me një puthje zgjove ndjenjën strukur dritaresh dhjetori,
    Mbuluar nga një sipar i hijshëm yjesh që ndriçonte hijen e zemëratës sime,
    Atëherë kur në qiellin tim shkrepnin vetëtima,
    Binte vetëm shi fjalësh të pathëna…
    Erdhe ti dhe mes stuhish lundrove brenda detit të shpirtit tim,
    Aty ku dashuria përpëlitej mes dallgësh, kredhur në banjë gjaku,
    Ku as drita e diellit nuk depërtonte, kish frikë se e përzieja…
    Erdhe ti në britmën e verës sime të trishtuar
    Dhe unë u zgjova në duart e tua, në shtrat lulesh,
    Dhe njoha aromën e jetës
    Në rrjedhën e zemrës tënde të kulluar…

    Pemët

    Pemët krahëlakuriqe
    I ngrenë duart qiellit nga kjo erë e fortë,
    Sikur i luten asaj, erës, zotit të tyre.

    Disa krehin ato pak flokë-gjethe
    Që vjeshta s’ua u ka marrë ende,
    Por i rrëzojnë e ato bien si mendime boshe.

    Disa po puthin tokën,
    Ashtu të brishta lëkunden nën ritmin e erës
    Sa andej-këtej.

    Disa bashkojnë supet me shoqen pranë,
    Sikur marrin kurajë.

    Më pas dëgjohet një “krak” e fortë,
    Thyhet në mes një lastonjë,
    Një lastonjë e brishtë që e pashë këtë verë
    Teksa buthtonte e i gëzohej vjeshtës,
    Por gjysma iu këput e ra në tokë
    E s’u ngrit më,
    Gjysma i qahej vështrimit tim
    Dhe shoqeve pranë.

    Era as për një çast e ndali vrullin,
    Vjeshta rënkoi.

    Vegim natësor

    Bota fle në heshtje të kthjellët,
    Në heshtje të brishtë që zgjat pa cak.
    Dhe ti fle…

    Ndoshta nëpër qerpikë vallëzoj
    Vegimesh të bardha
    E ndërsa ti zgjat dorën,
    Unë largohem e afrohem
    Sa herë me dëshiron shikimi yt,
    Prekja jote…

    Sikur të mundje të më nxirrje nga ëndrrat
    E bashkë të prekeshim, të putheshim…
    Dhe sikur pak çaste
    Të shiheshim, derisa shikimet tona
    Të binin krahëve të natës
    E me bojën e saj të zezë
    Ta gdhendnim si kujtim të shkruar
    Natën tonë të parë.

    Ti ndoshta fle,
    Por unë jam zgjuar.
    Të lutem, për pak çaste
    Më bëj peng të syve të tu,
    Të ëndrrave të tua,
    Që unë t’i besoj dhe t’i dua gjumin dhe natën.

    Gëzim Murajza

    DALLGA

    U përqafua me shkëmbin,

    Sikur u grindën.

    U pleks me rërën,

    Sikur u dashuruan.

    Para meje u përgjunj,

    Këmbët m’i puthi me përulësi:

    Je tiran,njeri!

    EPOKË MODERNE

    Kënaqësi

    Hipur kalë

    Mbi shpatullat e dhimbjes.

    Dehur ndër avuj përbuzje

    Për gotën boshe

    Të tryezës përballë,

    Shtyrë në qoshe të moskokëqarjes

    Qytetërim krenar,

    Në të sotmen e lustruar

    Në pasqyrën e ndritshme

    Të moralit të pastër,

    Vajzë e çiltër

    Kurvërisht.

    NUK HARROJ TË TË DUA

    Unë bëhem i hidhët

    kur mbulohem

    prej vrugut të trishtimit,

    por nuk harroj të të dua

    dhe pse mbetemi pa fjalë

    para se të mbyllim kapakët e syve

    të ditës në fashitje.

    Ti qan

    Për heshtjen time

    Kur thua se braktisja është
    kopili

    Mbetur në derën

    E zemrës së zhuritur ndjenjash,

    Por jo gjithmonë kush hesht

    Nuk ka çka të thotë.

    Nuk harroj të të dua

    Dhe pse shpesh dehem

    Ndër kabare ëndrrash

    Ku kërcehet gjithnjë e më lodhshëm.

    Mund të mos jem

    kur jam,

    mund të jem

    kur s’jam

    por të të dua

    nuk harroj kurrsesi

    ********************************************

    Besnik Bedollari

    VALA DHE SHKËMBI
    Valët e detit ngatëruar hapave, faqen copëtuan në ashpërsinë e shkëmbinjve. Lëshuar trup prej dhimbjeje e ndalën valën, heshti dhe shkëmbi,rrinte pa fjalë… Përkëdheljet ishin harruar me lotët që i la vala, kishte luajtur një jetë pranë shtatit të saj.

    DIKU, SI DIKUR….
    Erdha pranë, diku me ty të isha,diku,si dikur…
    Me mallin e pashuar shpirtit,
    me lotin si krua bjeshkëve
    erdha me heshtjen time mbetën shpirtit dy kujtime.
    E jetës i thurëm dramën që luajtëm aq kohë.

    STINËVE TË JETËS
    Fjala mbeti zhveshur trotuareve të braktisura. Ndjenja u fsheh… diku me kohën nën gjethet e kafta,lakuriqësinë që sjell vjeshta. Puthjet u heshtën në fundditët e saj.

    MALLI I VONËT
    Nëse eci kalldrëmeve si një plak i kërrusur,
    mos mendo se zemra ime është plakur!

    Nëse dhimbja dhe malli më ndjek nga mbrapa,
    mos mendo se do të thahem si lulja vjeshtës së vonë!
    Dikur dhe malli ty do të të ketë rrokur, nëse… do thuash por do të jetë vonë.

    PRITJES
    Zbehtësia e kësaj nate buzëqesh përmbi valë,
    thyhet bregut në copëza si pasqyrë,
    ne të përqafuar prej fatit paqësonim ndjenjën.
    Dikur prej ëmbëlsisë,prej orëve të vona nën hënë.

    Milazim F. KADRIU

    JETA

    Ëndrrën e bukur të natës
    Ma dogji rrezja e diellit
    Këngën e kënduar në fushë
    Ma fshiu era
    Fjalën e shkruar në letër
    Ma lagu shiu
    Hapin e hedhur në tokë
    Ma ndali balta
    E çka më meti
    Ku është jeta?!!

    ATA QË PËR LIRI U FLIJUAN

    Ata na i hapën shtigjet
    Nëpër të cilat na vijnë rrezet e diellit.

    Ata na sollën pranverën e lulëzuar
    Bilbilat të lirë tash kanë për të kënduar.

    Ata nuk kursyen asgjë nga vetja
    Që për ne të jetë e ëmbël jeta.

    Ata që për liri u flijuan
    Nuk vdiqën, pavdekësinë fituan.

    DO TË TAKOHEMI

    Patjetër një ditë
    Me vetveten do të takohemi
    Sy më sy.
    Punën që kemi bërë
    Do të shihet si në pasqyrë
    Prandaj ose do ta duam veten
    Ose fytyrën kemi për ta pështy

    Niko Gjoni
    Poshtë fustanit të nuses

    “Dashuria e ndërtuar mbi bukurinë, vdes shpejt, ashtu si bukuria…” Anonime

    Kisha shumë kohë që nuk kaloja nga rruga “Myslym Shyri”. Dyqanet e rinj, me bukuritë e tyre nga të dyja anëtb e rrugës e sfidojnë dhe vapën e nxehtë që po bëjnë këtë ditë. Ishte mbrëmje dhe dritata llamburitnin mbi reklamat dhe dyert ende të hapurat tyre. Shikoj qytetarë të shumtë që hyjnë e dalin, porositë që kanë dhënë. I krahasoj me rrugë të kaluara tashmë dhe të parë nga ne jashtë shtetit dhe ndjejse tek ne ka më shumë bukuri.] Një godinë dykatëshe më tërhoqi vëmëndjen. Ishte dyqan për veshje dasmash dhe kryesisht për veshje nusesh. Njëra prej tyre ishte ekspozuar bukur në një manekin që rrinte dikur afër derës së brendshme pa lëvizur. Shikoj zhyponin poshtë fustanit që është në formë kove dhe me të ai fustan dukej më madhështor dhe tërheqës. Kam dëshirë ta kem pranë këtë fustan. I ngre fundin dhe futem brenda zhyponit derisa mbulohem fare.. Dërgoj të qeshurën e shfrenuar të dy shitëseve mjaft zakontë që në kish ndodhurjo të zakontë që më kish ndodhur para disa vitesh. Ishte një ditë e shtunë. Buzembrëmje. Muaji shtator. Hipa në autobusin për të ardhur në tiranë. RRugës autobusi ndaloi për shkak të disa gurëve që ishin vendosur enkas në mes të rrugës. Një grup grabitësish futen në autobus dhe kërkojnë paratë që kishim dhë gjërat e çmuara. I dorëzuam nga frika, me ankth dhe neveri bashkë. Ata qetësisht u larguan duke na uruar: “Rrugë të mbarë!”. Pasi ecëm dhe disa kilometra për çudi na dalin disa grabitës të tjerë. Ishte periferi dhe ne mbetëm për herë të dytë, në duart e tyre. Por fatkeqësisht, nuk kishim asgjë për tu dhënëpas grabitjes së parë. Ata po shtyninsi të marrë, na goditën me grushte dhe shkelma. Unë isha në mes dy djemve të rinj e të fortë. Njeri prej tyre ma bëri me sy. Qëlluan me grusht njërin nga grabitësit, atë që ish i armatosur dhe i morën atomatikun dhe pistoletën. Pastaj ua drejtuan atyre. Ata pas fjalëve fyese filluan të largohen duke u humbur fare torun. Të trë me vrap të paparë drejtohemi për në fshatin që ish aty pranë. “Shpëtuam nga dy palë grabitësish, por nuk i dihet”, u thash dy të rinjve… “Janë të pabesë.. Mund dhe të na kërkojnë… Unë vendosa të qëndroj në fshat atë natë, ndërsa ata me armët e marrë grabitësve me duar u larguan. “U priftë e mbara!,u thash. Futem në oborrin ku ishte një dasëm. Rri dhe shikoj dasmorët që kërcejnë dhe këndojnë…Një burrë nga ata të shtëpisë së dasmës më afrohet dhe më thotë: “Pse rri aty, futu brenda. Dasma njerëz do, gëzim dhe njerëz !.. Kthej kokën mbrapa dhe ç’të shoh. Ishin dy nga grabitësit. Nga frika futem poshtë tavolinës së nuses e vendosur në ballë. Nusja më shikon e frikësuar: “ Si e ke hallin.. Pse këtu? Ia tregoj me zërin që më ndërpritej fil e për pe, gjithçka që më kish ndodhur. “Mirë. Rri aty ku je dhe mos luaj… Do ikin ata. S’kanë ç’duan këtu. Po i them babës të bëj kujdes dhe t’i shmang me terezi… Ti mos luaj!”Unë shikoja ende në fund të oborrit ata të dy që diçka bisedonin me njëri tjetrin. Dridhesha. Nusja më futi me shpejtësi tekfustani i saj i bardhë, i gjërë dhe i gjatë që i mbuloheshin pesë burra. Zemra sa s’më dilte nga kraharori edhe pse aty ku isha fshehur, mbante erë shumë të mirë. Padashur, preka shalat e nuses dhe mes tyre tangat e bardha.Ajo më ndjeu pak por nuk po thosh asnjë fjalë. Dëgjova të qeshurën e saj me një shoqe që i ndodhej në krah. “Nesër, kur do të vijnë krushqit?, e pyeti ajo. “Shpejt, rreth orës dhjetë. Ti e di është rrugë e gjatë.. Unë dëgjova nën fustanin e bardhë. S’e kisha menduar asnjëherë të më bëhesh mburojë fustanin i një nuseje. Dridhesha nën fustanin dhe njeja të nxehtë. Ngrija pak fustanin sa të merrja frymë. “Ata janë ulur dhe po pinë raki si në shtëpinë e tyre…Nuk po largohen.. Ti mirë je apo jo.. Ma puth pak.. Hë de.! Unë veprova siç më tha ajo. Përkëdhelja e puthja deri sa mu mor fryma e nusja u kënaq aq shumë duke lëvizur gjuhën time… Mëngjesi po afronte.. Grabitësit ishin larguar. Të tjerët ishin kapitur për gjumë. Vera dhe rakia, dollitë e pafundme i lëshuan në dysheme dhe shumë prej tyre gërhinin… Nusja , ajo vajza e hollë dhe shtatlartë, përfitoi nga situatadhe më foli në vesh me zë të ulët:”Lëviz dhe hajdeme mua! Iu binda. Ecëm disa metra në një koridor derisa dëgjojë të mbyllet një derë.Ajo u shtri dhe ngriti fustanin. Pastaj si me urdhër më tërhoqi pas vetes:”Ç’pret më.. Ke tërë natën që më tërëbove duke më lëpirë…! Unë veprova menjëherë. Po bëja një qef që s’e kisha menduar kurrë më parë… Tani s’mbaj mend as fshatin, as fytyrën e saj. Po qejfin , po … Ish i veçantë. Dal nga dritarja e asaj dhome direkt në rrugë. Dita sa kish filluar të zbardhte. Po nxitoja duke patur akoma emocionet e asajnate të makthshme dhe të pa harruar. Në rrugën kryesore i nxjerr dorën një makine. Mbrijë në Tiranë. Isha si i vdekur nga lodhja. Shtrihemi në krevat dhe bëj një gjumë shumë të rëndë. Kur zgjohem hap sytë dhe i them vetes:”Ku shkoi nusja?! Dhe qesh si budallai.. Dy shitësit simpatikë qeshin qeshin aq shumë sa klientët kthejnë kokën. “Ti qenke artist, më tha njëra prej tyre. Të jetë e vërtetë kjo histori…?! Po dhe nëse është e sajuar… Ti je me të vërtetë artist!
    ******************************************
    Luljeta Gjosha Pashollari

    JETOJMË ME IMAZHIN E NJËRI-TJETRIT

    Të mendoj e nga kujtimet e mia nuk të fshin njeri,
    Të dashuroj, sa në zemrën time s’ka vend për asnji.
    Të adhuroj e kjo pritje e gjatë me ka lënë pa gojë,
    Në çdo cep të dhomës, me kujtimet e tua jetoj.

    Të dua ty gjersa fryma të më shkojë në qiell,
    Aroma jote e ëmbël, si mantel më ka mbështjellë.
    Në këto dite acari, nuk po gjej fare qetësi,
    Vallë si do më vejë halli pa ty, këtë nuk e di?!…

    Ndoshta me vështrimin nderur nga rruga qëndron,
    Më duket se nga çasti në çast po më përqafon…
    Do më kërkosh falje për këtë pritje të gjatë,
    Do me pëshpëritësh në vesh, mos më qorto këtë natë!

    Kjo është nata jonë, nata e ndjenjave fitimtare,
    Preludin e dashurisë këndojmë, si zogj në dritare.
    Dhe vazhdimisht me sy njeri-tjetrin kërkojmë,
    Zemra na rreh fortë e me imazhin tonë jetojmë…

    PËR TY S’DI Ç’TË SHKRUAJ MË PARË

    Ndoshta të kam thënë se për mua ishe gjithçkaja
    Apo jam shprehur se të kish dërguar perëndia,
    Se mes nesh elementi lidhës nuk ishte paraja,
    Por çdo ditë më shumë të kristalizohej dashuria…

    Mundohem të shkruaj për ty, por ç’të shkruaj më parë,
    Se ishin aq të shumta gjurmët që le në përjetësi…
    Ti përherë më pushton ndjenjat sa bëhem si e marrë,
    Dhe lodroj ende në krahët e tu, siç lodron një fëmi…

    Prandaj i dua vargjet, ndonëse shpesh janë të brishta,
    Madje as një presje të mos u lëvizë vargjeve të mi,
    Ato për mua janë shprehje shpirtërore të fildishta,
    Janë përmbajtja e plotë e dashurisë pa fund për ty.

    E dua këtë jetë, kështu siç në pjesë më ka rënë,
    Ndonëse detyrën si prind s’e kam përfunduar,
    Pavarësisht se ditët e mia, në veprim i kam vënë,
    Mendoj se oksigjeni jetësor për mua ka mbaruar…

    SA MË MUNGON FJALA JOTE

    Sa më mungon fjala jote, vetëm ajo më qetëson e s’më le bosh,
    Sa kam nevojë të më përqafosh, mërzinë time të ma largosh,
    Sa shumë e ndjej vetminë, që ma kthen gëzimin në hidhërim ,
    Sa më mungon, sa më mungon, si do ta largoj këtë trishtim?!…

    Thonë se dhe Hëna jeton vetëm, gjithashtu edhe dielli,
    Jo, nuk është e vërtetë, se janë bashkë në gjithësinë e qiellit’
    Yjet u sillen rrotull, duke i puthur ato në gushë, si jo më mirë,
    Kurse unë e ti në dy botë të ndarë, unë krejt në shkretëtirë…

    Ti në dritën parajsore, ndërsa unë në terr, lundrojmë të ndarë,
    Ti në botën e drejtë, unë në të gënjeshtërt e pushtuar nga një zjarr,
    Zjarri i dashurisë për ty, më djeg dëshirën të jetojmë të dy bashkë,
    Nga kjo jetë gënjeshtërt të largohem, sa më parë të dal jashtë…

    Lutjet e mia pse nuk i dëgjon, pse e bëre zemrën gur?!
    Vallë, rrugën kush ta preu, që më le në pritje në këtë mur?
    Zjarrin që ndezëm bashkë, përse e fike, e me ke harruar?
    Jo, jo, nuk më largon dot, se unë si krisje të kam pushtuar!

    S’dua të thur gjithmonë vargje për ty, por mendja tek ti më rri,
    Dua mërzinë ta tres e diku tutje të ndez një zjarr krejt të ri,
    Por, jo, jo, këtë nuk e bej dot, se zjarri yt nuk është shuar,
    Është kthyer në vullkan e gjithë shpirtin tim e ka përvëluar…

    Oltjona Selimaj

    Zemra pikon vesë…!

    Varur rënkojnë zemrat
    të vogela e të mëdha
    Zemrat e mirësisë…
    Dikush i la pa vaditur
    Dikush i shkeli me këmbë
    Dikush në mes
    ua preu ëndërrat e fëminisë…!
    Varur renkojne,
    por të kuqe flakë flakërojnë sërish…!
    Nuk ka dhimbje që i mposht as gërvisht.
    Varur, si një ujëvarë diamantesh
    zemrat e mirësisë,
    Rënkojnë prej habisë, e thikës së pabesisë…!
    Rënkojnë zemrat varur në degen e jetës
    Kërkojnë mbrojtje nga dora e miqësisë.
    Le ti përkëdhelim zemrat,
    mos ti lemë varur,
    të kalben, vyshken,
    zemrat pikojnë vesë parajse…!
    Zemrat jane kulti i harmonisë,
    Fryt i dashurisë!
    Djepi i mirësisë!

    Kush botën ngjyrosi…?!

    Misteri i jetës,
    Mbushur plot larmi,
    Ngjyrosur kaq ëmbël
    Me kaq hijeshi….
    Më thuaj ti mike,
    Kush botën e ngjeu..?!
    Kush kaq mrekullisht
    Gjithçka bukur leu?!
    E lyer, e ngjyer,
    Plot aromë shpërthyer,
    Çel lulja plot jetë,
    Gjithkund në planet
    Më thuaj edhe ti qeës’ beson në ZOT,
    Kush mi sjell mendimet
    Që më vijnë në kokë?!…..
    Kush zërin e shpirtit, ma zgjon në agim,
    Kush poezisë sime, i jep muzë e rimë?!
    Unë nis edhe shkruaj çfarë zëri më thotë,
    As ngjyrë e as bojë lules s’ i jap dot….
    Ama gërmës, fjalës, zë, i jap kuptim,
    Kur shikoj një botë,
    Që ndjell shpirtin tim…
    E marr shpejt unë lapsin
    E ngutem, nxitoj…
    Çdo fjalë që më vjen, dua t’u tregoj…
    Nuk jam unë që thur e shkruaj poezi…
    Por është dora ime, e fryma e tij…….

    1
    ********************
    Enver Zholanji

    Pëllumb i dritares tënde
    Pëllumb shpirtin
    do ta bëj,
    për te ty do
    fluturoj,
    të shikoj a qan
    a qesh,
    në dritare
    do te qëndroj.
    Të shikoj a je
    në gaz,
    të shikoj a je
    ne zi,
    jam pëllumb
    i shpirtit tënd,
    në dritare
    do të vi.
    Nëse është ditë
    behari,
    pa ik muzgu
    do të këndoj,
    ti e di këngën
    e pëllumbit,
    gu, gu-guja
    do të zgjoj.
    Në se është ditë
    dimri,
    mos më lër jashtë
    të mërdhi,
    hap dritaren e
    më merr,
    e ngadalë më
    fut në gji.
    Fryme jote
    do më ngroh,
    e do prehem
    në qetësi,
    jam pëllumb
    i shpirtit tënd,
    në dritare
    prapë do të vi.

    Dua veç pak
    Nuk dua famë të
    jem poet,
    e të thur vargje
    në marrëzi,
    nuk dua titull të
    jem mbret,
    të kem hambarët
    me flori.
    Dua një zemër të jetë
    si prush,
    t’më djegë dhe mua
    t’më bëjë hi,
    dua një lule ndezur
    nuresh,
    ta shuaj ngadalë
    me ëmbëlsi.

    Një natë me ty
    Romancë e kësaj nate më
    dehu,
    sa pranë më solli
    rininë,
    gjithë natën pas teje u
    dogja,
    si flaka që shkrin
    qirinë.
    Bulëzuan pikat
    e mallit,
    si lotët e qiriut
    tatëpjetës,
    nga dridhmat e ndezura
    të epshit ,
    si në ethet e para të
    vjeshtës.
    Ti putha mukozat
    e buzës,
    si shegë e plasur
    bukurish,
    si ujët që rrjedh
    ujëvarës,
    zbritën puthjet kataraktit
    çmendurisht.
    Të putha gushën
    e ndezur,
    të ndjeva gulçimin
    e trazuar,
    si deti që ule e ngre
    dallgë,
    në gjoksin që lëkundej
    valëzuar.
    Ndër vena rrëshqiste
    ëmbëlsia,
    dhe gjaku vlonte në
    damarë,
    në botën hyjnore
    fluturonim,
    në krahët e engjëjve
    dorëzuar.
    Të putha trëndelinat
    e trupit,
    aromash dehëse të
    thith mrekullitë,
    në lezbik më ktheve
    kësaj nate,
    aty ku ndizet e fiket
    një shpirt.

    25 Je mall që djeg
    Nuk do jetë thesar, gjithë
    botën t’më falin,
    vetëm të t’kem pranë, të
    nxjerr pak mallin.
    S’dua diamantet, vezullim
    e arit,
    dua sytë e bukur, gushën
    e gjerdanit,
    të qetësoja shpirtin, ku
    më ndeze zjarrin,
    ku më mbolle lulen, aromën
    e malit,
    se ky mall që s’shuhet,
    është kaluar mallit,
    qenka vërtet zjarr
    që djeg dhe vet zjarrin.

    *************************

    Poezi nga Maxun OSMANAJ-

    Thonë se je Mekë e Medinë
    Por jeni më shumë
    këtë të gjithë e dinë
    epika e Kryelisit me dhjetëra degë
    rrënjoset cdo vit në thellësinë
    e tokës nënë për të marrë fuqi
    e rritet nga shekulli në shekull
    për ta prekur Diellin krenari
    o zot,na e trego ne të gjallëve
    sa të vëgjël jemi para jush
    Jasharëve,të palëkundur,rrënjëthellë,lisa
    Jeni rojë e Atdheut edhe në përjetësi
    Gjithmonë do t’I tmerroni ato bisha
    është pak për ju Lavdi!
    Shekujt do t’u ruajnë shenjëtëri
    Prekaz,asht i pakalbur në histori.

    Me se të të uroj
    (klasikut modern,Xh .Spahiut në 7o-vj. e lindjes)
    Kur t’i lexoj vargjet
    Pushtimi më përthekon
    Kjo s’ngjet te secili poet
    Dicka në thellësi më drithëron.

    Shpesherë n’vargje më ke dehur
    lëng krenarie n’to kam pirë
    dhe kurrrë jeta në to s’është zbehur
    kanë nisur rritën ,Xhevahir!

    Cilin urim të ta uroj
    Unë një nxënës I thjeshtë ,poet
    Ndoshta s’di vargjet t’I ndërtoj
    Rimat me vargje t’u bëfshin shëndet!

    Prano I nderuar ,poet
    këtë urim spontan,të lirë
    ti mbete nëpër dekada n’poezi
    gjithmonë vec nektar,Xhevahir!

    MOS MENDO DITET PA MUA
    Mos mendo ditët pa mua
    Se perëndimi I diellit na gjykon
    Nuk di c’mendon,cfarë thua
    Por kështu shpirti im kërkon.

    Nëse të vërsulet stuhia përskaj
    Shigjetat e mbrojtjes do t’I dhuroj
    Vetëm loti kujtimin mos të na thajë
    Sall trëndafili I jetës të na blerojë.

    Mos mendo natën-futë të zezë
    Se hënën dhe yjet do t’I lajmëroj
    Me peshën e dhembjes tek ti do të zbres
    Agu I mëngjesit ëmbël do të na përqafojë,

    Mos mendo vitet e nesërme pa mua
    Se mendimet u puthen jo për një cast
    Vargjet s’më pyesin,rrjedhin si krua
    Por jeta tradhtisht na përcjell,na vjen pas.

    Mendo emrin tim vec si lindje
    Dhe kurrë mos mendo perëndim
    Se harresa e sotme
    Mund të na kthehet në ndëshkim.

    SI?!
    Si ta thyejmë murin e heshtjes
    Kur harresa na hyri n’mes
    Si ta pranojmë stinën e vjeshtës
    Kur pranvera para syve na vdes.
    Cka t’I themi betimit tonë
    Kur u betuam vec n’shpresë
    të nesërmen nuk e kthyem në jehonë
    të sotmen ta kërkojmë n’blerim me vesë.

    Mike,më jap përgjigje ,sot vallë
    Malli I harresës mos të na djeg në gji
    kërko fushave t’bleruara nektar
    ta mundim këtë dhembje –nostalgji.

    Mike,mos koha jeton kohën e vet
    E ne kërkojmëzgjidhje njëri-tjetrit,Si?
    për shkembinj jete kërkon t’na mbështetë
    por zgjidhja e harresës jemi ne të dy…

    Ramazan Çeka

    MBI VALËT E DETIT JON

    Nga Shkodra një ditë u nisa
    N’brigje t’Jugut të pushoj
    Vlora bukur plot turista
    Menjëherë më befasoj

    Nëpër plazh kur unë kalova
    Buzë detit mrekulli
    Pash’ shumë vajza nga Kosova
    Buzagaz e plot freski

    Për njërën ju luta detit
    Që kish trupin si lastar
    Ta largonte pak prej vedit
    Që t’i thoja nja dy fjal’

    Pak me ndrojtje u afrova
    Pranë sajë të notoj
    Me buzqeshje i premtova
    Që unë notin t’ia mësoj

    Nëpër val’ doren e treta
    Ishin dallgët fajtore
    Ndjeva ethet kur e preka
    Putha buzët qumështore

    Këto çaste që kaluam
    Shpirti im kurr s’i harron
    N’dashuri bashkë notuam
    Mbi valët e detit Jon

    DALLGË DETI, DALLGË SHPIRTI

    Një pasdite të korrikut
    Rrugën mora për në Vlorë
    Atje buzë Adriatikut
    Pash’ një lule t’bardh’ si borë

    Dhe deti i madhërishëm
    Zemër gjërë e i pa fund
    I ndrojtur, por i guximshëm
    E ftoj lulen t’vij tek unë

    Dallgëzoi deti dhe shpirti
    Zemrën doja ta qetsoj
    Në shpërthim ndjenja arriti
    As ajo më nuk duroi

    Shkodra dhe Labëria
    Nga një det ato bashkohen
    Dhe gjen vendin lumturia
    Kur dy zemra dashurohen

    Dashuria kish lulzuar
    Në kët’ rrugë pambarim
    Edhe deti i trazuar
    Hidhte dallgë mbi shpirtin tim

    Me një ledhatim të lehtë
    Deti vetë u drithërua
    Dhe trupi i saj i nxehtë
    Prush ma bëri zemrën mua

    Deti thellë dhe i paanë
    Bashkë me hënën e magjishme
    Lulen mu ma sollën pranë
    Në kët’ natë të madhërishme

    DETI I DASHURISË

    Ku vete me kaq nxitim
    Ti moj lule e Labërisë
    Si pul’bardhë në fluturim
    Përmbi det të dashurisë

    Gjer në plazh do fluturoj
    Se atje dikush më pret
    Fatin tim do ta kërkoj
    Lumturia më thërret

    Mu aty te Uji Ftohtë
    Po më pret një djal’ shkodran
    Që më ftoi me zë të ngrohtê
    Buzë detit të paanë

    Buzëqeshën val’t në det
    Pulëbardhën kur e panë
    Kokën tek mbështeste lehtë
    Përmbi gjoks t’djalit shkodran

    Flladi lehtë i Labërisë
    Pëkëdhelje iu dhuroi
    Deti madh i lumturisë
    Dashurinë iu bekoi

    FALMA KËTË NATË

    Falma mua këtë natë
    Si gjënë tënde më të shtrenjtë
    Ma gëzo zemrën e ngratë
    Me dashurinë tënde të shenjtë

    Gjumin për ty e mohoj
    Etjen me ty e shuaj
    Puthje pa mbarim të premtoj
    Mos ma lër shpirtin të vuaj

    Dashuri për ty unë ndjeva
    N’duart e fatit u lëshova
    Sytë nga qielli i ktheva
    Vetëm ty t’u nënshtrova

    Këtë natë s’du ta humbas
    Është sa për njëmijë vjet
    N’zemrën tënde m’lër t’trokas
    Portat le t’i hapim vetë

    Kjo natë me ëngjëj mbuluar
    Ku dora e zgjatur mirësi lëshon
    Përmbi detin e trazuar
    Si vullkan mbi ty vërshon

    Maki Cenolli
    MË PRIT ATDHE
    Do të kaloj male e fusha
    do të kaloj oqeane e dete,
    do të shkoj unë fluturim
    m’u atje te Atdheu im!
    Me krahët e bletës punëtore
    të marrë mjaltë hoje më hoje
    nga Prishtina deri në Vlorë
    në Preshevë e në Tetovë!
    Do të fluturojë mbi kaltërsi
    shpirtit tim t’i japë freski,
    nga Molla e kuqe në Çamëri
    gjithandej ku i thonë Shqipëri!
    Do të fluturojë sikur shqiponja
    gjithandej trojeve tona,
    qe t’i shuaj dhimbje e mallë
    qe në shpirtë më vlojnë si zjarrë.
    Sa të vijë e bardha ditë
    do t’i preki kaltërsitë,
    do t’i shkeli të gjithë kufijtë
    më prit Atdhe, ti më prit!

    DIALOG ME ZJARRIN
    Kur i vura veshin zemrës time, një natë,
    Përshpëriste fjalët tua, poet!
    Me shpirtin tek fliste:
    Jemi lodhur si ti, si unë,
    Vetëm poeti i thotë çfarë vuajmë
    Dhe fillon edhe vetë të vuajë më shumë.
    Edhe po të mbrohet,
    Kot e ka të mos sëmuret,
    Nga sëmundja jonë e lashtë.
    E di, nuk lexonte zemra atë natë,
    Libra përmendsh poetësh dinte,
    Një herë më tha si në besë:
    Unë e them dashurinë vetëm me poetin,
    Kur ai nuk fle gjumë,
    Natën kur të dy lutim qiellin,
    Të derdh yjet në zjarrin tonë.
    Sa lehtë e kam,
    Kur flas prej gjirit tënd,
    Më tha edhe ai një hërë në besë,
    Dhe vargjet si fije bari i krihte:
    Eja të vdesim bashkë!
    Ja flokëverdha po vjen,
    E nga shiu e lagur qull,
    Vetëtimën për ne po sjell.

    ATJE DHE KËTU
    Atje te lagjja e vjetër
    e kalova fëmijërinë,
    këtu në mërgim
    e treta rininë.
    Atje e kam shpirtin
    këtu e kam trupin,
    atje e kam mëndjen
    këtu e bëj gjumin.
    Atje shkoj me vrap
    për të marrë frymëzimin,
    këtu vargjeve të mija
    u bëj vetëm shkrimin.
    Atje edhe dimri
    të ngrohë si pranvera,
    këtu edhe verës
    luleve s’u bie era.
    Atje vendlindja ime
    e ka emrin Prishtinë,
    këtu kjo tokë e ëndrrave
    për mua është mërgimë.
    Atje edhe kripa
    është e ëmbël si mjalta,
    këtu edhe dita
    të duket si nata.
    Atje dua të shkoj fluturim
    ku së pari kam qarë e qeshë,
    këtu në dheun e huaj
    nuk dua që të vdesë.
    Atje rrahë zemra ime
    në Prishtinë te kroni,
    këtu jam shqiptare
    kot amerikane më thoni!

    ©Maki M Canolli

    Nga Pierre-Pandeli Simsia
    Qytetit tim

    Qyteti im!
    Ç’të ka rrënë ky nur!
    Kam mall, të shoh pas kaq vitesh
    Po më dukesh më i bukur se kurrë!
    Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën,
    Që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur.
    Unë piktor dua të bëhem për ty sot,
    Në telajo të hedh mallin e pashuar…
    Dua të pi ujë Bogove,
    Ajrin e pastër të pishave të thith.
    Të shoh diellin n’agim kur del mbi Tomorr,
    Të udhëtoj në linjën Kombinat – Uznovë.
    Erdha tek ti qyteti im!
    Këto rrugica të shtruara me kalldrëm
    Më çojnë në të largëtën fëmijëri.
    Nuk u çmallkam dot me ty
    Dhe pse i puth të gjithë, përlotem si fëmi..
    Erdha tek ti qyteti im,
    Tek ju o njerëz të mirë e të dashur.
    Tek ti vendlindja ime jam tani,
    Ju, përherë mall e dashuri më keni falur.
    Vetë natyrës i ke marrë
    Gjithë këtë bukuri të rrallë.
    Mua vallë ç’do më japësh
    Të më shuaj sado pak mall?!
    Do marrë pak ujë të ftohtë Bogove.
    Si ujin e bekuar në shtëpi t’a mbaj.
    Me pikatore t’a pi, etjen të më shuaj,
    Mallin për Beratin do mundet dot vallë?
    Do marrë një gur nga kalldrëmi,
    Nga ajo rrugicë ku hodha hapin e parë.
    Një degë pishe nga Mali i Gorricës,
    Ngado që të shkoj, me vete t’a mbaj.
    Kam shumë vjetë i mërguar.
    S’më dëbove, u largova.
    U enda shteteve në tokë të huaj,
    I përbuzur, i pangrënë, i skllavëruar.
    Berat! Je djali i Evropës,
    Shpirti që më jep frymë je ti, më mban gjallë.
    Amerika dhe Europa,
    Je vetë ti, i ndrituri Berat.
    Malli i zjarrtë që digjet në vite.
    Mallin nuk e qetëson as gjumi.
    Sikur Tomorri të shkrihej e bashkë me Osumin,
    Mallin s’do mundeshin dot t’a shuanin!
    S’qenka e lehtë të ndahesh nga qyteti,
    Që tridhjetë vite më mbajti në gji.
    Vij nga udhë e gjatë kurbeti,
    Më beso, do kthehem përsëri.
    Dhe kur një ditë vdekja të trokasë
    Nuk dua shpirti të më dalë në tokë të huaj.
    Pranë varreve të prindërve të mi dua të prehem,
    Dheu i tokës mëmë të më tresë, dua.

    ODISE GREMO

    NJË KOMPLET GOTASH
    Një komplet gotash qelqi tek dollapi,
    Qëndrojnë brenda xhamit pa marrë frymë,
    Ende asnjë dorë miku nuk i kapi,
    S’u shtruan njëherë në tavolinë…
    Më të bukurat gota në pazar gruaja zgjodhi,
    Për miqtë që presim të na vijnë,
    Por miqtë kurbeti na i vodhi,
    Dhe gotat tani qajnë vajzërinë.

    KRONIKA E NJË MALI
    Nuk pash në atë mal asnjë shqiponjë,
    Në rrugë takova vetëm një breshkë kafkëqendisur,
    Mu duk sikur më tha:
    “Zotëri, shqiponja kërkon?
    Mos u lodh kot, se përgjithmonë
    Nga ky mal kanë ikur…
    Unë jam e vetmja shqiponjë që ka mbetur,
    S’ta mbush syrin?…Nuk di të fluturoj?
    Ç’më duhen krahët?Jeta është me të ecur,
    Ndaj jam këtu dhe mbretëroj!”
    ,Unë qiellin pash e me keqardhje qesha:
    Kur s’ka shqiponja, shqiponjë bëhet breshka!

    NË MBYLLJE TË FJALËS
    Asaj s’i pëlqeu mendimi im,
    Më hëngri atë ditë me fjalë
    Dhe nisi drejt meje
    Një fyerje si shpim:
    Mos fol sikur nga pylli ke dal!…
    Unë i thash:Fyerjen tënde e pranoj,
    Nga pylli dola, por s’jam aspak i egër,
    Me ti fare nuk ngjasoj,
    Se më lindi një sorkadhe,
    Jo një zebër!

    S’DËGJUAM PROFETIN
    U zumë,
    Kemi vite që s’flasim vëlla,
    Ja harruam njëri-tjetrit shtëpinë,
    S’besuam tek fjalët e shenjtit Kozma:
    “Vëllai që s’do vëllanë nuk ka përparim.”
    Vëllezërit e vërtetë
    Bëjnë vepra të mbëdha,
    Ne kokën
    Në brirët e një lope a dhie kruajm,
    Mbetëm mbrapa një shekull e ca,
    S’dëgjuam profetin,
    Tani le të vuajm.

    UNË DHE MASHKULLI I BLETËS
    Me mashkullin e bletës,
    Kam të njëjtin fat:
    Gruaja do t’më mbyt në dimër të pleqërisë…
    Përse më do t’më mbaj në krevat,
    Kur i zoti s’jam,
    As me dorë ta gudulis?
    Bletëve,
    Ju jap të drejtë ndonjëherë,
    Bëjnë mirë që mashkullit
    Në dimër kokën ia shtypin,
    Ç’vlenë në këtë stinë ai barkgjerë?
    Vetëm sa konsumon kot ushqimin!…
    Grua,shiko
    Mos merr zemër nga kjo që them
    Dhe më vret!
    Unë veprimin e bletëve e quaj marrëzi,
    Se është mosmirënjohje në jetë…
    Harruan ato
    Që mbretëreshën e ka mbarsur ai?!
    LUTJE PËR NJË GRUA ME KANCER TË GJIRIT
    Të kam nderuar, o Zot, si më të mirin,
    Por e shoh se nuk je aq i mirë..
    Pse i godite asaj gruaje gjirin-
    Burimin ku edhe shenjtorët kanë pirë?
    Gjuaj sa të duash mbi pemët me rrufetë,
    Thaje tokën, bëje kockë në Qershor,
    Vetëm gjinjtë e grave, të lutem , mos i prekë,
    Mbi gjinjtë e tyre, Zot, mos vë dorë.
    ******************
    Një mënyrë e mirë për të vdekur
    ( Tregim )
    Istref Haxhillari

    Pasi la rrugën kryesore, makina u fut në periferi drejt katrorëve të ndriçuar që shquheshin në sfondin e ngatërruar të degëve të zhveshura. Kohë pas kohe, perde të pluhurosura bore u dilnin përpara, pengonin lëvizjen. Strukur në ndenjësen e parë, Blegina ndjente mantelin e rëndë t’i bëhej përqafim. Parkuan larg vilës së vetmuar. Rrugicën e kalldrëmtë e bënë shtrënguar pas njëri-tjetrit, po flokët e plogëta të borës ua gjenin qepallat.
    Në kuzhinë, tavolina e shtruar për festë, lule, qirinj. Flaka e oxhakut përkundej në flladin e mbingopur nga ngrohtësia, flatra të holla vibronin, duke vesuar leskra pluhuri rreth abazhurëve.
    Lorani nxori një unazë ari me gur të vogël, të kuqërremtë.
    – Pranon për burrë një plak të pafat? – e pyeti i përkulur në gjunjë.
    Pamja groteske nuk e bëri të qeshë. Ngutja e tij e frikësoi. Nuk priste të rridhnin kaq shpejt punët. E mendonte pa pushim fejesën e vonuar, po gjithnjë e kundërshtonte. Numëronte meshkujt me të cilët pati shkuar dhe përpiqej të gjente sfidantin e radhës. A do mundej të përballej me të gjithë? Do të duronte gjatë? E shkuara del një ditë në sipërfaqe të kujtesës.
    Nuk donte dramë tjetër, ishte velur me to.
    – Nuk të duket se po nxitohesh? – e vështroi tërë përqendrim si t’ia ngulte sytë fatit.
    – Sa duhet të presim?
    Kapi sytë e tij të lumtur dhe zemra ndërroi marsh. Nuk ishte aq e keqe sa mendonte. Të paktën një herë në jetë donte të ishte gruaja e një burri. Uli kryet, pëshpëriti një “po” të vakur. Atij i mjaftoi. E zuri për mesi, e ngriti pupël. Ndjeu shkarkesën e mishit të tij në të sajin dhe u rrëqeth. Humbi pas shtatit të bëshëm.
    Ishte dita e saj, lumturia e shumë pritur, përse të ngurronte? Largoi imagjinatën, të vetmin armik të pranishëm, u dorëzua. Lorani i ngjeshi gjuhën brenda, gishtat zunë të gjezdisnin përpjetë kofshës. Prekja e tronditi si shok elektrik, trupi i etur u përgjigj i tendosur.
    Zot, ç’ditë!
    – A mund të presësh pak?
    Ai u ngjeth nga përfytyrimi.
    – Si jo, uroj të kesh sa më shumë dëshira, – ndodhej në fushën e vet, bënte shakara, kënaqej.
    Blegina e puthi sërish. U shkëputën për t’u mbushur me frymë.
    – Pesë minuta, – i pëshpëriti në vesh me frymëmarrje të rënduar.
    Banja e priti të dehur, kraharori po i çahej. E shijonte çastin, sikur do t’i ikte dhe ajo të mos e kapte dot paskëtaj. Provoi të kuqin rozë. Iu duk i shpëlarë, e zëvendësoi me të ndezur. Ndërroi të brendshmet, këmishën, veshi fustanin e hollë lela, shumë seksi. I shkrepi të këpuste një trëndafil kundërmues nga buqeta. E shkoliti, i shpërndau të gjitha fletët nëpër trup. Deshi të shikohej sërish në pasqyrë, pa atij çasti ikën dritat.
    “Mirë je, mjaft u vonove,” – i tha vetes. Nxitoi të kthehej.
    E gjithë lagja zhytur në errësirë, simfonia dimërore prekte apogjeun, po brenda ishte ngrohtë, qirinjtë e festës ndriçonin të patrazuar.
    – Erdha, zemër, – thirri te pragu.
    Ishte kaq e mbushur!
    U habit kur e pa të flinte në divan. Gërhiste lehtë sa mezi dëgjohej. Gjumë i plotë, pa ndonjë zhurmë, apo ëndërr. Dhoma lahej në dritën e zjarrit, fytyra herë i ndriçohej, herë i fshihej nga errësira. Nënqeshja mbi buzët e palëvizshme e qetësoi. Thithi pamjen si e përzhitur nga etja pranë ujit të burimit.
    “I lodhur, i emocionuar!” – i qau hallin dhe rrëmoi në dollap, gjeti një kuvertë.
    E shtyu pak e nga pak zgjimin. U kujdes të mos bënte zhurmë, duke luftuar prirjen natyrale të femrës, derisa heshtja u zgjat, u bë mbytëse.
    – Ngrehu, gjumash, për se më ke thirrur sonte, – e preku lehtë në ballë. Ai nuk lëvizi. E shkundi ngadalë, pastaj gjithnjë e më fort, asnjë shenjë zgjimi.
    Pritja u var e rëndë, ndjellakeqe si re e zezë ngarkuar me mëkate. I hyri frika, nuk e dinte në ishte gjendje të fikëti, apo… mijëra pandehma e sulmuan.
    Zemra i thoshte se vuante nga ndonjë sëmundje e panjohur.
    Gjeti celularin, filloi t’u bjerë numrave me radhë. Për çudi askush nuk u përgjigj, dilnin fikur ose të paarritshëm. Hodhi aparatin, shkoi të hapte portën. Pulti i komandimit nuk funksiononte pa energji elektrike dhe tërhoqi me forcë dorezën. As bëhej fjalë, dera e blinduar nuk donte t’ia dinte.
    U kujtua të merrte ambulancën.
    – Dikush po vdes, – u tha, – ejani sa më shpejt.
    – Ku të vijmë, zonjë? – u përgjigj një zë i përgjumur.
    Hera e parë që shkelte aty, s’e kishte idenë ku gjendej. U mundua të sajonte vendndodhjen, po nuk arriti. Telefoni u mbyll. Mallkoi veten që u tregua aq e pavëmendshme, në sytë e angështuar regëtiu një ndjenjë faji. Sa me fat njerëzit! Nuk dinin çfarë ndodhte fare pranë tyre. Dhe i urreu të gjithë.
    Iu kthye telefonit, provoi përsëri. Dikur kapi sinjal.
    – Lor, këtej nga ne është kulmi i punës, – u përgjigj një zë i largët, – si e ke hallin?
    – Është sëmurë, – u përgjigj Blegina.
    – Shërojeni, doktor nga Amerika kërkoni?
    – Në djall vajtshi! – mbylli telefonin. Vuri duart në kokë, ia krisi të qarit me zë të lartë, po lotët nuk e ndihmuan.
    Hapi dritaren, mori frymë thellë të gjente zërin e humbur.
    – Ndihmë, Lorani po vdes, – bërtiti sa mundi.
    Nga shtëpia përballë doli një burrë i shkurtër me xhup të trashë dhe kokore sharrëxhinjsh. Në duar vërtiste elektrikun me bateri.
    – Cila je ti? – i lëshoi konin e dritës.
    Nuk dinte si t’i përgjigjej.
    – Nusja, – thirri së fundi.
    – Ç’nuse moj, ai është i ndarë, – u kthye mbrapsht i inatosur që e shqetësuan në mes të natës. Shaka bajate!
    – Sapo u fejuam, – u mundua ta zbuste.
    – Të satin e ke?
    – Të lutem, – gulçoi me zë të shuar.
    Ai pothuaj s’e dëgjoi. Mbase nuk donte ta dëgjonte.
    – Kurvë e mutit! – bërtiti. Zëri i ngjirur kumboi në errësirë si ogur i zi.
    Ktheu sytë nga i sëmuri që nuk jepte shenja jete dhe u ndje e kapur në faj. Qindra mendime e sulmuan, sa mundohej të kapte njërin, i ikte tjetri. E hallakatur, e çorganizuar, mbeti me vështrim mbi fytyrën e padeshifrueshme, sikur donte të mbyllte në kujtesë profilin. Truri nuk i bindej, idetë i shteruan, e kaploi një pafuqi e thellë, rraskapitëse. Çdo pjesë e qenies tejçonte ankth. Zjarri i pa ushqyer ronitej ngadalë, sikur donte vdiste.
    Mëngjesi sapo nisi të çapitej me të njëjtën pamje vrastare të natës që po ikte, kur ndjeu praninë e energjisë elektrike. Shpresa i vërshoi nëpër trup, shkundi plogështinë, u sul të gjente pultin.
    As e vuri re portën që u mbyll menjëherë pas saj.
    Qyteti i ngrirë rënkonte nga fshikujt e erës, masa të ngadalta bardhësie rrëshqisnin prej çative, mbushnin oborret. Fustani i hollë futi ngricën në çdo pore të trupit, u desh fare pak të mpihej. Bëri mbrapsht me vështirësi, duke kërcitur dhëmbët, lëvizi disa herë dorezën, ndonëse e dinte që porta nuk hapej.
    E topitur, nuk ndiente asgjë, as të ftohtin e llahtarshëm, as erën e marrë. Vështrimi iu vesh nga një perde e padepërtueshme. Buzët iu nxinë, zëri i humbi, këmbët nuk donin të bindeshin.
    Iu dorëzua mjerimit të vet…
    U zgjua në një dhomë spitali me fytyrë të zbehtë, buzë të thara, fytin të nxehtë e të ashpër. Sytë e mugët nisën të shquajnë konturet e sendeve; aparatin e serumit, krahët e zbuluar, tubat plastikë, shiringat e ngulura në llëra. Një objekt i zi madhosh i bllokonte pamjen. Puliti sytë, derisa masa e murrme u kthye në një plakë të bëshme, shumë të vjetër. Mbi faqet e rrudhura, palosur për tmerr, vijëzonin lot.
    Priste ta sqaronte dikush, t’i thoshte ç’kishte ngjarë në të vërtetë, po asgjë nuk pipëtinte.
    As nëna e Loranit, ngrirë si gur varri mbi krye.

    Istref Haxhillari

    MIHAL DISHO

    KUBIKËT
    (Haibun- prozë me haiku)
    Qyqja që qan kot!
    Vllahu
    Bar e trastë plot.
    Në shkollën, e cila ndodhej në kufirin midis dy rretheve të atëhershme, nuk bëheshin vetëm parrulla por edhe kubikë.
    Qendra e banuar, qytezë, përbëhej nga dy ndarje kryesore. Në njërën kryesisht vllehë dhe jo pak por plot njëqind e njëzetë familje me gjashtëqind e tre banorë. Këta kryesisht frashërotë (fërshërotë). Në krahun tjetër të ardhur nga një vënd malor,por edhe ata vetë nuk e kishin të qartë apo të saktë se nga ishin ardhacakë. E çuditshme,para këtyre jetonin po vllehë deri siç thuhet shtatëdhjetë familje gjë që u larguan pasi nuk e pleqëruan dot bashkëjetesën dhe u shpërndanë në disa qytete kryesore të vendit. Madje edhe të njëqind e njëzetët apo të gjashtëqindët e tretët me ardhjen e demokracisë “rrëshqitën” nëpër qytete apo jashtë shtetit.
    Atë ditë Rrekja, i dyti i shtëpisë së diturisë, me një thupër thane në dorë si qehajajët apo mbikëqyrësit e skllevërve të dikurshëm, kishte vënë përpara mësues e nxënës drejt kubikëve të famshëm. Ai nuk kishte besim te mësuesit, prandaj vetë me atë thupër në dorë u akrohej nxënësve të mbartnin e mbillnin të qeskurat e famshëm, pasi kështu na mësonte partia.
    Rrekja njëkohësisht kishte edhe plot detyra e përgjegjësira pushtetore e partiake të kohës së kubikëve. Madje për të treguar se partia duhej forcuar me elementë të rinj, ai paskësh thënë në një mbledhje “madhështore” : “andeza nga ne nuk ka, pasi janë të gjithë hunjgardhi”?!. I shkreti ai edhe gardhin e vet po kështu e kishte.
    Ndodhte që kubikët I kthenin nxënësit vonë, shumë vonë në shtëpi, gjë që i zinte gjumi menjëherë dhe të nesërmen shkonin pa mësuar. Atë orë klasa e Peços ku shumica ishin vllehë, kishin biologji. Vllehtë gjithnjë janë dalluar në mësime. Madje shkolla e kësaj qyteze me vllehtë në krye kishin dalë kampionë në të gjitha konkurset dhe olimpiadat. Mësuesi i biologjisë atë ditë kishte vendosur t’i pyeste nxënësit edhe për termat latinisht. Klasën e shpëtoi Peçi , i cili çonte dorën dhe i thonte të gjitha emërtimet latinisht. Si ia bënte? I thonte në gjuhën vllahishte duke shtuar në fund fjalëzën “as” ose shkronjën “s”. Shumë mirë, shumë mirë e shoqëronte mësuesi, ndërsa të tjerët me kokë poshtë qeshnin me bëmat e Peços. Mësuesi i biologjisë ishte shartuar mbi bazën e agronomisë. Pavarësisht se kohën ia hanin edhe kubikët, vllehënxënësit mësonin vetë, se po të ishte për mësues shartuarin, që vinte në shkollë me një gjysëmçante të zezë e i vinte era raki e shëllirë,do të mbesnin të paditur.
    Nuk e di pse të madhit të shkollës, magazinieri i qytezës ia vuri nofkën Bidoni. Ndoshta meqë në magazinë mbante edhe bidona e ua njihte mirë boshësinë dhe tringëllimin e tyre. Qejfi i Bidonit ishte, se qejfin e kubikëve e kishte rrëmbyer Rrekja, të zgjaste e zgjaste materiale e mbledhje pa bereqet. Ai kënaqej që të shkonte në shtëpi vonë,shumë vonë madje një apo dy orë para mesit të natës. I tirrte ato material – raport kot e më kot duke shitur mend për faqe të shumta . Shpesh thërriste nëpër këto mbledhje të stërgjatura edhe kryetarë apo sekretarë. Kishte nga ata sekretarë apo kryetarë qe ia fusnin gjumit edhe pas zgjimit në përfundim të thonin : “pse njëqind përqind kalueshmërinë, partia na mëson mbi njëqind përqind, për shembull edhe njëqind e pesëmbëdhjetë përqind”, ose duke fërkuar sytë “ ku ka tym, ka dhe zjarr”. Atëhere mësuesi “ mistrec” u kujtonte që mirë e kishin pasi do të llogaritnin edhe mësueset shtatëzënë si dhe të ruheshin nga zjarre se edhe mund të digjeshin.
    Në një takim të atyre kohëve të famshme ky “mësues mistrec” i paska dhënë të drejtë një qytezari “se na japin qumësht sa nuk arrijmë ta hedhim në vesh edhe për ilaç”. Rrekja dhe Bidoni lanë duart si Pilati kur e futën “mistrecin” në analet e organeve gjëmëmadhe.
    Për Bidonin dhe tinëzarin Rreke mësuesja e mirë dhe punëtore me emrin e një stine viti të ngrohtë me të drejtë shprehesh që “kur futem në zyrën e tyre, më duket se jam në një pus sterr të zi”.
    Një ditë kubikësh Rrekja ynë na u ngatërrua me Mitrin, brigadiervllahu i kubikëve. I bërtiste për front pune,kur koha kishte mbaruar dhe fare mirë fëmijët që iknin pranë familjes e të përgatiteshin për të nesërmen e shkollës. Ku hante pyka, Pyka. Atëhere Mitri po me forcë i thotë “marsh se atë e di unë !”. E di, e di, por Rrek- Pyka e pykoi Mitërbrigadierin duke përfunduar punëtor te brigada e plehut.
    Ashtu si parrullat edhe kubikët e atëhershëm hanin koka njerëzish.

    Të vegjëlit,
    Torbat krahëve,
    i mbushin me gorrica e të qeshura vjeshte.

    Valter Dauti
    PUTHJE SKENIKE.
    -Tregim-.

    ‘’Kërkoj Edën-i thashë asaj që quhej kujdestare e godinës tetëmbëdhjetë’’. .Ndërprerja e rrufitjes së kafes u shoqërua me kthimin nga unë të dy palë faqeve buçka dhe një vështrimi pyetës me bezdi brenda.
    -E ka dhomën te njëzet e gjashta-plotësova nëpërdhëmbë.Viti i katërt,juridik! Se ç’kisha një ndijesi turpi dhe besoj se isha bërë flakë i kuq.Këtë e shtonte edhe prania e gjithë asaj gruaje.
    -E mo,e njoh unë-tha njëra nga vajzat brenda dhomës dezhurn, rrethuar me xham dhe u ngrit.Ishte e vockël dhe e hollë si sardele,me dy sy të kaltër që shponin si gjilpëra qëndisjeje-Ç’ti them mo djalkë,kush e kërkon.Ë,ë ? Apo sekret ?
    -Thuaji që vetëm e kërkojnë –mërmërita fshehurazi, duke përvjedhur vështrimin andej nga mund të ishte dhoma njëzet e gjashtë.Sardelja fluturoi nëpër shkallë dhe pas një minute erdhi pranë duke dihatur.-I thashë!Do zbresë!Sa të vishet!Apo e do të zhveshur?Nga kraharori i vockël seç doli një aromë e butë gjethesh të sapoçelura.Sytë e saj të kaltër po më hetonin.-‘’E ke gjë ti?Pyeta ngaqë ti s’je juridiks,je filoqyls.Filoqyls nga ata që këndojnë me kitarë të dielave në taracën e godinës gjashtë.Edhe në zbor,në Drojë’’! Sytë e vajzës qeshën:-“E po ti qenke shumë djalkë i urtë, de!Kur këndon s’dukesh kaq i shenjtë…-‘’Lela, kush më kërkoi mua’’?-një vajzë ezmere ishte shfaqur te hyrja e godinës.Lela më shkeli syrin çapkënçe,ngriti gishtin drejt meje dhe u gjend si fugë pranë vajzës që duhet të ishte Eda.Në ecje e sipër pati cicëruar-‘’Ky shenjti këtu!I bëra
    njëçikë shoqëri, që të mos ndihej vetëm,por s’ditka të flasë.Mësoja fjalët Edushkë se nuk është memec’’!
    Eda u afrua me pasigurinë e një njeriu të panjohur.Ishte një vajzë e zakonshme.Nuk ishte as e bukur! Këtë ia shtonte dhe e veshura shpejt shpejt,se ndoshta,ai i afërmi që e kërkonte, mërzitej dhe ikte.I zgjata dorën.’’Nuk njihemi-fola qetësisht-por dua të njihemi’’! Isha zhgënjyer nga ai përshkrimi që i pata bërë vetë, gjithë ato orë,teksa bluaja se si dhe kur do ta takoja.Koka e saj u mënjanua kërcënueshëm dhe nga buzët e trasha si buzë afrikanësh doli një tingull i ëmbël, tallës:-‘’Ouu,dhe ti më kërkon në orën pesë të pasdites,këtu ,përballë godinës që të njihesh me mua ?!Qënke i lezeçëm!Mos më ke parë me tabelën ‘’SHITET’’ ,në shpinë?Ik o artist dhe shih punën!Ajo po qeshte.Po qeshte?Po tallej me gjithë shpirt.Mendova ta lija fare këtë dreq kokëshkrepje.Jo vetëm aq,por nga xhami i dhomës së kujdestares,hera-herës,ajo rabecka e vogël që quhej Lela,shtypte hundën
    pas xhamit gjithë kureshtje.Nuk doja të shihja atë, por sytë më përvidheshin vetë.Ajo, sa e ndiente vështrimin gurgullonte të qeshura duke shfaqur një palë dhëmbë të plotë, që ndoshta qelqi ia bënte më të bukur.Mistrece e dreqit!Ç’dreqin donte? ‘’Vetëm për inatin tënd unë do miqësohem me Edin’’-iu hakërrova vetes dhe me zë fola butë:-Dëgjo Edi !Unë të kërkova sot pasi e mendova mirë më parë që mund të jemi miq.Ti më pëlqeve…Papritmas vajza ishte shtrembëruar në fytyrë dhe nga sytë rrëshqitën lotë.Sytë e saj ishin çmendur.”Ptu-pështyu ajo-ptu! E mora me mend që të ka dërguar ai maskarai!Turikali të paska gjetur ty!Ha ha ha!Të paska thënë edhe emrin!Kuptova diçka kur më thanë që më kërkon një i pa emër,por se besova! Zhduku që këtej dhe mos guxo më .I thuaj dhe atij”!
    Ishte kthyer në një luaneshë-shtrigë.”Dëgjo të lutem-mora zemër, i nxitur nga tufa e vajzave që tani ishin shtuar pas xhamit.Unë jam ai djali që më ke marë dy strofa poezie në tregimin që botove para disa ditësh.Besova se ishe vajzë me shpirt.Unë jam Elvis Luari.Erdha të të takoj dhe të të them që mund të më kishe marrë lejë edhe mua…vargjet janë të miat…”
    Shtrëngata në sytë e Edës ishte qetësuar.Dy sy të pafajshëm dhe të hutuar më vështronin çuditshëm.Ajo heshtte e nemitur.”Nuk e di-pëshpëriti-nuk e di.Unë s’të njoh fare.Edhe ato vargjet nuk e di të kujt janë.Thjesht më pëlqyen dhe i kopjova në një copë letër.As nuk e di nga i kam marë… I mora për t’ia dhuruar dikujt…Më fal,të lutem…mendoj…mendova se…Po ti nga më gjete? Ç’ne që më thirre Edi dhe jo Eda”?
    -“Personazhi I tregimit ashtu e kishte emrin, Edi.Të thirra pa dashur kështu”!
    Ajo po qante.Ashtu çiltër, fare pa pasur ndrojtje nga vajzat që hynin e dilnin gjithë kurershtje.M’u mbështet në sup.Dukej e drobitur,pa gjak,si një krijesë në grahmat e fundit.U ulëm në stolin përkrah.U mbështet sërish në supin tim.-“Duhet të jetë i vëllai”-dëgjova dy vajza që kaluan pranë.I buzëqeshja.I buzëqeshja me synimin për ta qetësuar dhe të largohesha për të mos ardhur më kurrë te kjo krijesë. “Mirë-pëshpëriti me buzët që i dridheshin.Mirë ! Po shkoj të vishem dhe dalim! Pimë një kafe”!Të gjitha këto i tha duke u dridhur,edhe pse fundshtatori ishte I nxehtë.Ishte mirë të ikja.Gjithçka mori drejtim të gabuar.Një vajzë që kishte përdorur disa vargje të miat,botuar në një gazetë. I pat marrë pa ndrojte,duke thënë se diku kishte lexuar një poezi që i pëlqente dhe ia recitonte të dashurit të saj në tregim.Një ndijesi mashkullore përzierë me kureshtjen vlerësuese të
    studentit të letërsisë, më pat drejtuar tek Eda apo Edi.Të dyja ndijesitë i kuptova,ndaj duhet të ikja.I kapa dorën miqësisht.’’Edhe kjo ishte e bukur-i thashë me sinqeritet.Ishte njohje e bukur.Ti duhet të qetësohesh Ed!Të premtoj se do të vij për të pirë kafe.Edhe të bisedojmë për tregimin.Nëse ke të tjerë,m’i. jep.Unë do të sjell poezi”.Shtrëngimi i dorës sime ishte kaq i beftë sa u tremba.Pëllëmba i rrëshqiti mbi faqen time dhe më drejtoi kokën mbi fytyrën e saj.Dy sytë i ngjanin me dy shpella të errëta plot zgavra të frikshme, ku ca fuqi të çuditshme instiktesh grindeshin për të dalë përjashta,por s’i linin rradhë njëra-tjetrës dhe përpëliteshin, duke u kafshuar dhunshëm.-“Dje desha të vrisja veten-pëshpëriti.Ndoshta e vras sot,pasi të ikësh ti”.E tha thjesht,pa u dridhur.Ftohtë si të bëhej fjalë për të grisur një latë studentësh.I buzëqesha i turbulluar. “Ti je vajzë
    e bukur-i pëshpërita.Je me intelekt.Shkruan tregime të mrekullueshëm,vazhdon juridikun.Ke një shok të mirë si unë,që do të shkruajë poezi edhe për ty.Të premtoj”! Isha ngritur nga stoli gati për ta mbyllur këtë mbrëmje me një shtrëngim duarsh.-“Me brisk rroje-murmuriti ajo-ja tek e kam”.Hapi dorën tjetër dhe tregoi një gjysmë ‘’Astra’’. “Ose, edhe mund të varem.Natën.Ja,te plepat e kaldajës përballë.Mjafton një çarçaf.S’e di si mund të jetë,por do ta provoj.Unë jam kot.Të gjithë më shohin çuditshëm.Ndoshta edhe nga kjo mund të jem vërtet e çuditshme…Edhe ti e di.E di se po tallesh.Po më thua broçkulla poezish.Ha ha ha!Pse ç’jam unë,fëmijë?Ikë,ikë!Ikë, poet!Faleminderit!Je djalë i mirë.Si të gjithë djemtë që njoh unë! Ikë se do zerë edhe shi…
    Tej,mbi malin e Dajtit,një re e ngarkuar plot ngjante me një plakë gërmuqe që meziçpriste të derdhte zemërim,e fyer nga kushedikush,mbi fundshtatorin e Tiranës.-“Ti do vish me mua, e zura për krahu.’’-“Jo,ikë,nuk vij’’.-“Ti vetë ma kërkove”!-“U pendova tani”!E tërhoqa pas vetes.E përqafova butësisht.-“Ikë vishu!Po të pres.Mos u vono…”Iku duke kthyer kokën pas disa herë.Nxitimthi.Edhe pse u vonua shumë,e ndieja që hera-herës më kontrollonte nga cepi i dritares së saj, që kushedi në ç’anë të godinës ishte…
    Doli njëkohësisht me pikat e para të shiut.Në qytetin e studentëve kishin nisur të fikeshin dritat e para të dhomave.Me dorën shtërnguar rreth belit të Edit u gjendëm para Korpusit.Edi vraponte dhe qeshte.Edi kushdi ku vraponte së bashku me mua nëpër Tiranë.Në krah të Korpusit,heshtte muzeu arkeologjik.Më ngjante me një gojë të shqyer që dihaste frymë kohërash.U mbështetëm pranë kolonave të ftohta, të bërë qull.Edi më hodhi dorën në qafë dhe më puthi.Qeshi dhe më puthi sërish,duke vështruar drejt meje,si të vështronte një kafshëz të vockël të mbyllur në kafaz.Më puthi me dy buzët e ftohta prej akulli, si dy buzë afrikanësh.Çuditërisht trupi i avullonte një mjegull jo edhe aq të këndshme.-“Të lutem-u largova paksa nga turbullimi i diçkaje që se dija ç’ishte.Ti je vajzë shumë e mirë dhe ekspresive!Ti ke shpirt,unë të kam shoqe të mirë.Të respektoj dhe do të më kesh krah gjithmonë.Ne
    duhet të jemi vetëm shokë të mirë…Vështroja sytë e Edës që çuditërisht shkëlqenin me një energji që të mekte dhe të tërhiqte pas vetes…
    Ajo u tërhoq pak në ndriçim,sikur të dilte para një skene,krehu me gishtrinj flokët e lagur dhe më buzëqeshi.-‘’Mirë-foli me një zë të sigurt.Mjafton me kaq.Tani të prezantohemi.Mirgena ! Mirgena Alushi,studente e dramaturgjisë!Ose, Mira.Motra e madhe e Pranvera Alushit.E asaj vajzës që dërgove për të thirrur Edin tënd!E asaj rabeckës së vogël që gjithë kohën vetëm cicëron vjershat e tua dhe psherëtin e dashuruar!Të ka Perëndi! Vetëm për këtë më duket pak budallaqe! Imagjino! Të ruan nga dritarja, kur del me shokët për të shkuar në mensë dhe fluturon pas teje! Por vetëm fluturon,ama!Se goja i ikën!Gjithë ajo gjinkallë që s’i pushon goja,kur ka zjarrmi më të fortë se ajo e korrikut dhe duhet të të shurdhojë,fiket dhe hesht.Ta thashë artistikisht që të do!”-“Po brisku…brisku i vetëvrasjes,gjithë ata lotë…?”-Të thashë artist! Jam student që do të mbroj diplomën.pikërisht
    me këtë romancën e sotme!
    Pravera erdhi në dhomë duke fluturuar.”Erdhi,erdhi,bërtiti.Mira,erdhi,është aty poshtë dhe kërkon Edën që u fejua para një jave me atë studentin si gallof! Budallai i gjorë! Eda s’do fejohet me dy burra!Në atë çast po prisja me brisk disa fletë projekti.U vesha shpejt dhe luajta një minidramë!Një minidramë me të cilën do mbroj temën e diplomës.Besoj se do marr dhjetë! Uroj që të të ketë pëlqyer edhe ty Elvis Luari.”Nisi të recitonte.
    Ne,bashkë kurrë s’jemi puthur,/Veç,shijen buzëve u a dimë,/S’e di.Se ç’është një puthje e bukur/Nga sytë që ndizen vetëtimë!/Ne,bashkë kurrë s’jemi prekur,/Veç,ndiejmë(Çudi!) çdo drithërimë,/S’e di.Se ç’ lind një puthje e strukur,/Te sytë që ndezin vetëtimë!-“Të dëgjosh me sa shpirt i reciton Lela këto vjershat e tuaaaa!”Të dashuron çmendurisht!Shikon ëndërra me ty!Po të mos të ta thosha unë,ndoshta s’do ta merrje vesh kurrë”!
    Vështroja i çuditur atë figurë femërore, gjysmën në dritë,gjysmën në errësirë dhe s’e kuptoja ku niste drita dhe ku errësira.Ç’dreq pjese po më tregonte Mirgena?Misterin femëror apo çiltërsinë?Apo të dyja bashkë?Fytyra e saj tanimë ishte çliruar dhe dukej e bukur.Ndoshta, ngaqë një dritë buzëqeshjeje rrezatonte te cepat e syve mirësi.Më dukej vetja personazhi i një pasditeje studentore,i një pasditeje të mistertë mbushur me botë të trazuar njerëzore ku dita ia pat lënë vendin natës.”Por…ti më puthe…dhe jo njëherë”!-pëshpërita,duke vështruar dy buzët e plota të Mirës.Sikur të guxonte ta bënte sërish këtë!S’do qëndroja më ashtu,sikur po më zhvirgjëronin.Do ta puthja,do të ngopja edhe motrën e saj si sardele,Pranverën…-Të thashë që jam aktore djaloooosh!Quhet puthje skenike,që ta dish ti!Pa,të putha edhe për Lelën…” “Sigurisht!-mërmërita për të kushedi të satën
    herë.Prandaj edhe ishte puthje e ftohtë si akull, që më ngjethi…”

    Qazim D. Shehu

    SIKUR MË KËRKON RINGJALLJE
    QAZIM D.SHEHU
    S`jam romantik, liqenin e pëlqej,
    Kur ajrin e ftohtë ndjej në dej,
    Hijen e drurëve mbi shkëmbenj,
    Hedhur në hapësirën e tij të ngrohtë,
    Aty ku ndrin një yll i plotë,
    syri i një vajze veshur me lotë.

    Të jem poet kur shoh si valëzon,
    Kërkon një shteg e dot s`kalon,
    Dënuar mbetet në këto brigje,
    Veç të valëzojë e mos gjejë shtigje.

    Prandaj dhe valët i përplas,
    Tek këmbët tona pa tallaz,
    Tek fryn e shfryn prej fundësishë,
    Një ëndërr zogu e deh fuqishë.

    S`jam romantik liqenin e pëlqej,
    Më deh e më josh pandalur,
    Tek vala e tij në shkëmbej,
    Sikur më kërkon të ringjallur…
    E DUA DASHURINË TË SHKËLQEJË..
    E dua dashurinë të shkëlqejë,
    Me pishtarë kështjellash,
    Të bukurën duhet ta rrëmbej,
    Në heshtje kurthesh e dilemash.

    Po kështu dot s` dashuroj
    Një dashuri rreziqesh,
    Atëhere pse e dua dhe e mbroj
    Në rrezatim mitesh?

    Dhe shpesh herë hidhem
    Tek e shkuara romantike,
    Se dashuritë urbane villen
    Në lajme panoramike…

    SHEKSPIRI…
    Anglia male s`ka,
    Një mal prej floriri,
    Botës i dha.
    Shekspirin…
    Vende të tjera kanë male,
    Diamante plot.
    Diamantin e një fjale
    Të Shekspirit, s`e thonë dot…
    KËNGA QË KËNDOJ
    Kënga që këndoj më përket vetëm mua
    Ka të tjerë që këndojnë më bukur,
    I njenjtë me një ftua s`është çdo ftua,
    Dhe një flutur e njenjtë s`është me çdo flutur.

    Dhe kënga ime s`dua të jetë e e huazuar,
    Edhe pse të tjerë këngën blejnë,
    Ata u ngjajnë burrave të mashtruar,
    Kur me hijen e grave të tyre flejnë…

    ********************************
    ME KË MUND TE KËMBEHET QIELLI I FERRIT?

    Vjollca Tiku Pasku

    Muzgu çeli vjollcën e zakonshme, në kufirin midis dritës dhe errësirës.Eshtë ajo pjesë e ditë-natës që më pëlqen më shumë.Të gjitha bimët, lulet ,lëshojnë një erë karakteristike si një flash i tejdukshëm i gjelbërimit.Këto çaste i kaloj në kopshtin e shtëpisë sime.Kisha mbjellë trëndafila nga të gjitha ngjyrat.Kur shkëndija e yllit të mbrëmjes ndizte muzikën e bulkthit krijohej një platformë mikro-kosmosi e vallëzimit lulor.Për çudi sot ato dukeshin të shqetësuara. Nuk kishin paqen dhe vezullimin e zakonshëm. Muzgu u vyshk dhe errësira i mbuloi, pa më dhënë kënaqësinë e zakonshme të gjallërisë që i karakterizonte para se të mbyllin petalet e gjumit. Ndeza dritën e verandës, dhe për çudi vura re, se në mes tyre qëndronte një trëndafil më i zi se errësira.Ishte krejtësisht i vetëm sepse të gjitha lulet ishin mënjanuar.U afrova si për ta pyetur’nga ke mbirë këtu trëndafil i zi’.Ai lëshoi një aromë mbytëse. Gjithshka m’u rrotullua.Si rekuem më lëvizën përpara syve degë me petale errësire dhe më rrëzuan …
    Jam konturi i një sfere të vogël,e mbrojtur si me cipë hyjnore që i ka të gjitha ndijimet.Po bija poshtë me shpejtësinë e rënies së një komete. O Zot ku po shkoj.. vallë në labirinthet e ferrit.Tinguj të zvarritur,sikur dilnin nga një folder thellësie,.Ndaloj buzë grykes së humneres së zjarrtë që ndizej prej rrufeve të mallkimeve të zemrave të djegura.Shpirtra në formën time ,pa frymën mbrojtëse zhyteshin thellë e më thellë.Shikimi im ishte aq i mprehtë sa në çdo shkallë të thellësisë mund të shikoja.Helmet mbytëse që çliroheshin prej dhimbjeve të shpirtrave dukej sikur kënaqte këtë ferr të zjarrtë.Impulset e organeve të errësirës dilnin në sipërfaqe dhe shfaqnin vegimet kur ishin në jetë. Ndjeshmeria ime u afrua në dy shpirtra.Njëri qëndronte pak më lart se tjetri.Ata kishin vrarë mizorisht një familje pa kursyer as jetën e një foshnje,për të vjedhur.Gjaku i derdhur kthehej në thika qorre dhe godiste qënien e shpërfytyruar të tyre.Ata ndjenin gjithë dhimbjet që kishin ndjerë trupat e ngrohtë kur linin jetën.Era e zjarrtë ndërronte stacionet e vegimeve , dhe plagët e hapura thëthinin si magnet zjarret e ndezura. Shpirti përpëlitej në mjerimin e pafund.Në pafuqinë e ndryshimit të vendodhjes shpirtrat luteshin për një pauzë…Çastet ndaheshin në proporcion klithmash zjarri.
    Një shpirt tjetër kishte vrarë një vajzë që e kishte përdhunuar dhe lënë shtatzanë..Qielli i zi i ferrit lindte embrione gjarpërinjsh që rrotulloheshin dhe mbështillnin shpirtin.Çdo shpirt digjej në zjarre pa dritë.Arsenalin e ferrit e kanë fronëzuar pasionet e çmendura në jetë duke rendur pas lakmisë,parasë,qefit, pushtetit, e lavdisë.
    Afrova ndjeshmerinë time në një rreth tjetër shpirtrash.Copat e ekstazave të tradhëtisë bashkëshortore eksitoheshin dhe ktheheshin në skorpionsa helmues,lëshonin pickimin e helmuar dhe ricikloheshin për tu kthyer në një llavë helmuese që mbinxehnin ferrin më shumë.Ulurima dihatjesh dëgjoheshin të cilat ktheheshin në valë gjigande të dëshpërimit.
    Në një rreth tjetër,shpirtra hajdutë lakmitarë të pasurive të botës,villnin babëzitë e jetës,në detin e qelbur të krijuar prej tyre.Ushunjzat torturuese pinin gjak shpirti.Llumrat e qelbura i zhysnin në ultësinë më të madhe dhe larvat krijonin audiencën e jetës së tyre.
    Ndjeshmëria e tyre ishte zjarri dhe shpirti llava që rindizej… Pikjatë në mesin e katranit rrëzoheshin shpirtrat e fjalës torturuese, me gjuhën rrumbullakosur si metastazat e kancerit. Atëherë më lindi pyetja;kush i ka dënuar?
    Përgjigja më erdhi; Ndërgjegja e tyre krijon gjithshka, edhe dënimin e shpirtit…
    Pas një lutje u gjenda lart, por këtë radhë e mbrojtur nga drita e fortë. Era e lumtur më tëhiqte drejtë dritës së furishme.Vala e kaltërsisë më lau me aromë lulesh.Shqiponja me krahë hëne lindi buzëqeshjen e mirëseardhjes. Meloditë e nuancave të oqeanit të paqtë ,të sikronizuara me bukurine e ngjyrave të larmishme të luleve , të reflekseve koralore të agimit, rrezatonte orkestrën e parajsës.Në këtë melodi çdo ajet është dritë dashurie.Çdo zemër drite,lindte thesare ku vishej qielli e shndërrohej në njëmijë ngjyra..Lulet, diamantë të butë petalesh vezullonin kudo ku afroje ndjeshmërinë.Shpirtërat si engjëjt, me mantelin e bardhë prisnin vetëm borë gëzimi. Çdo fludhë e bardhë ishte medaljoni i lajmeve të mira nga qielli prodhues..Në tokë përjetuan vuajtje të ndryshme fizike-shpirtërore, dhe kurdoherë dolën më të kalitur.Të gjitha virtytet dhe ndjenjat e bukura lindnin nga rrezet e diellit pa perëndim e bëheshin gjerdane të shpirtrave.Lum ata që u formuan si njerëz me yjet e virtytit, qoftë edhe në varfërinë më të madhe. Ata kanë krahë engjëjsh dhe banojnë në universe dritash.Qënia ime u magjeps, nga kjo gjithësi e ëmbël,mikpritëse , paqeje ,rritje shpirtërore. Këtu niste embrioni i pafundësisë..
    ********************************************************

    Liriku i talentuar fierak Petrit Shehu, këngëtar i zjarrtë i dashurisë
    TOKA DHE QIELLI, TË SHKRIRË NË DYQINT LIRIKA

    Është pikërisht kështu. Liriku i talentuar fierak Petrit Shehu, këngëtar i zjarrtë i dashurisë, ka shkrirë bashkë të gjithë elementët figurativ të tokës dhe të qiellit, për të ndërtuar lirikat e librit të tij “LIRIKA TË PURPURTA”. Një përmbledhje poetike që të befason me fuqinë ideoemocionale, me ëmbëlsinë e vargut dhe bukurinë e stilit eseninian. Era, shiu, ylberet, zogjtë, lulëkuqet, trëndafilat, pulëbardhat, vajzat buzëqershi, sytë jeshil, qielli gri e blu, perëndimet kuq e zi etj, janë elementet shumëngjyrësh të fjalorit poetik në lirikat e tij, ku përzierja e ndjesive njerëzore me gjendjen atmosferike, harmonizohen bukur brenda logjikës së idesë që ai përcjell te lexuesi. Kjo mënyrë e ndërtimit poetik, bën që poezia të marrë përmasa hapësinore. Pasi brenda të gjitha dimensioneve të saj, merr pjesë edhe njeriu, si krijesë e natyrës. Kësisoj, gjendja shpirtërore e heroit lirik, pa asnjë dyshim, është në lidhje të ngushtë me gjendjen e përgjithshme, të krijuar herë pas here nga dukuritë e fenomeneve natyrore: “Kjo dritë që të shqetëson sytë, ky qiell i pafundmë, i tëri blu, si ti nuk ka një tjetër të dytë… Nuk e di pse më ndodh kështu, kur retë e bardha transparente, rrinë lart mbi kodër, lart mbi mal, unë ty, e dashur, të kam në mendje, dhe ndjej kurdoherë së tepërmi mall…” Femra është për autorin një qenie gati hyjnore, me një bukuri të rrallë në të gjithë qenien e saj, te flokët, buzët, sytë. Puthja e saj është shëruese, është vetë mrekullia e kësaj bote. Ku shkel ajo, çelin trëndafilat, mbushet ajri me aroma, gëzon qielli dhe retë. Autori i thotë asaj “ti magjiplota, perla, me emrin grua…” Dashurinë për të, ai e shpërthen në mjaft poezi me tone të fuqishme shpirtërore e me ndjesi te madhe emocionale: “Do të dua pakufi sa deti do tokën, e qielli do yjet, asgjë s’më ndan nga ti, as shirat e rrëmbyer, as era e bubullimat. në shpirt do të kem sytë e tu, fytyrën tënde të ëmbël. mendimet e kthjellëta të tua, buzëqeshjen diell, e buzët zjarr… Do të dua pa kufi, aromën tënde pranverë, dhe shpirtin si re e bardhë”… Kur mungon gruaja, jeta është bosh për poetin, është zbrazëti e thellë, shpirti i tij vuan nga malli i tmerrshëm, që e gërryen për së gjalli. “O mall që më brengos e më vret !” Edhe pak çaste po të iki ajo nga shtëpia, ai zbraz thirrmën: “Kur të ikësh, var një puthje në buzën time! Kur të ikësh. Ta dish, do ngelem vetëm me negativin e trupit tënd të vakët, me jehonat e zërit tënd, përthithur nga muret bojë bari…” Te femra është burimi ku mbushet me frymëzim gjoksi i poetit. Autori gjen aty muzën e zjarrtë. Kur mungon ajo, pena e tij nuk rrëshqet do as mbi letër: Ah, sot s’më bëhet për të shkruar, s’më vjen vargu, nuk kam muzë, më mungon syri yt i gjelbër, dy buzët e tua, ndezur shpuzë…” Largimi nga atdheu, për në emigrim, e bën poetin të parandjejë rreziqe të errëta për dashurinë e tij. Këtë dyshim, ai e derdh me nota të forta dhembshurie: “Do iki larg, në tokë tjetër, qiell me tjetër ngjyrë, ti mos u trishto, dhimbje mos lejo në fytyrë, e di, mall e trishtim, prapa do të lë, kur të mungoj, e dashur, mos qaj me zë!… E di, fatin dhe shpirtin, do vë në ankand, po s’di ç’sjell e nesërmja me status emigrant…” Malli dhe pasioni i flaktë për njeriun e dashur, që ka lënë në atdhe për të shkuar në emigrim derdhet në shumë poezi: “Më mori malli për ty, më mori, dua t’i shkurtoj largësitë… Kush emigrimin, kush e nxori, pas porte, ty të pres përditë… bregut të pres, aty në rërë.. pres mbrëmjeve mos bie dera, zemra copash më është bërë…” Përveç përdorimit të elementeve që përmendëm më lart, Petrit Shehu përdor shpesh edhe enumeracionin, duke renditur detaje intime nga çastet dashurore, si mjet për të krijuar vërtetësi me efekt emocional: “Kur qielli i syve të tu, të zbrazet në të druajturit sytë e mi, kur gishtat t’i kryqëzojmë bashkë e puthje të japim pa doganë… Kur ngjyrën t’ia marrim qiellit, e ditët t’i numërojmë një nga një, kur frymëmarrjet t’i bashkojmë e zemrat të rrahin me një komandë atëherë, them, do jemi bashkë…” Por poeti, në disa poezi, krijon edhe alternativën negative të ndjenjave, kur dashuria nuk ecën gjithmonë mes barit dhe luleve, sepse ka edhe raste kur ajo, për arsye të ndryshme pengohet dhe mes të dashurve ka pllakosur heshtja e ftohtë: “Asgjë s’dëgjohet, ka pllakosur heshtja, në dritare s’dëgjohet më shiu, në gjethe vjeshte përhapur vdekja, një syth i ri, në shpirt na mbiu… Të heshtura janë foletë s’ka cicërima, bari është tharë, ka ngjyrë gri, në rrugë rrëshqasin makina, në fytyrë fryn dimri i ri…” Krahas poezive me tema lirike, poeti nuk qëndron indiferent për problemet e mëdha të kohës dhe hallet e njerëzve të thjeshtë. Ai ngre zërin e tërthortë të artit, për ata që kanë veshë të dëgjojnë: “Grindet e zihet me vete poeti, e në bar me fund kthen një gotë, në fund të shpirtit një qiri ndezi, njerëzit e rrugës t’i mbaj ngrohtë. Bërtet e klith e drejta në çdo anë, po vesh s’kanë, askush s’e dëgjon kërcënimi i lirisë bie si kambanë, po askush s’çan kokën, se po mbaron… “ Kam mendimin, se këtë përmbledhje poetike të Petrit Shehut, është mirë ta ketë në bibliotekën e tij çdo poet, fillestar apo me përvojë, si shembull se si në poezi, ashtu si në pikturë, duhen përdoruar të gjitha ngjyrat e spektrit të dritës që shpërndan dielli në qiell e në tokë, për të pasur krijimi poetik, një kolorit artistik me diapazon të gjerë, por edhe për të krijuar paralelizmin figurativ dhe similitudën, (krahasimin e zgjatur) që vë përballë dy dukuri, dy sende a dy frymorë të ngjashëm nga ana e jashtme, për të ndriçuar më mirë njërin prej tyre dhe i jep poezisë bukuri e ndjesi emocionale të veçantë.
    Vullnet Mato- shkrimtar-redaktor i librit.

    MEVLUD BUCI

    VARGJET E TUA…
    Basir Bushkashit

    Vargjet e tua shkrepëtima bjeshke,
    Si valë Mati e Drini,
    Sikur zbriti kësaj ane në heshtje
    Vetë Esenini.

    Deja e Korata në horizont
    Embajnë qiellin me rreze,
    Ndërsa vargu jot gëzon,
    Nga një fjalë,një buzëqeshje…

    DRITA E HISTORISË
    Dilaver Kurtit

    Zemra e shpirti prehen në muze
    Kur historinë mblodhe në kulla baruti,
    I lidhur me tokën si Ante,
    Dilaver Kurti…

    Të rendësh në tokën tënde si maratonomak,
    Duke mbledhur këngë e ligjërime,
    E prapë mbetet aq pak,
    Se shpirti i popullit ka aq gjëmime.

    Mblodhe e mblodhe aq histori,
    Tradita,vlera që nuk shuhen,
    Në emrin tënd plot madhështi,
    Ato ruhen…

    MAT I BAROTIT
    Në notat e mia të këngës,
    Në krye të sfratit,
    Si dritë e diellit e hënës
    Më rri emri i Matit.

    Si kastërnip i Matit,
    Në sofër të rrallë të Kastriotit,
    Më ndriti dritë e fatit,
    Të falem, Mat i barotit.

    Nga Gur i Bardhë,Lis e Koratë,
    Ti biesh Matit cep më cep,
    Kudo historia u përkund me shpatë,
    Dhe fëmija u bë burrë që në djep..
    KUR NGJITESH LARTËSIVE
    Lartësive në maja,
    Atje ku retë fjalosen,
    Mbi gryka e thepaja,
    Ku rrufetë kullosin;
    Të ngjitesh lartësive të maleve,
    Atje ku rri fytyrë e të parëve,
    Lartësive të ngjitesh,
    Ndjen si përtëritesh…

    NËNA E MËRGIMTARIT
    Buzëdrithëruar,lot nëqepallë,
    Nënë e mërgimtarit mendon për larg,
    Djali është mirë ,çfarë e mundon
    Ç`andrallë.
    Dhe i maban sytë tek shtegu,
    Mos vallë i biri vjen,
    Vjen në vjeshtë vetëm lejleku,
    Kërkon folenë dhe s`e gjen…

    SEBRENICË
    Kush vrau vallë,kjo dihet,
    Në heshtje bota gdhihet.
    Sebrenicë,kasaphanë ngjethëse,
    Vrasësit kupat me gjak i thyejnë
    Në dehje feste.
    Dhe ndonjëri në përvjetor
    tenton të vijë për gjasme ndjesë,
    zërat e të vrarëve në kor,
    ngrihen e dridhen në dënesë…
    Sebrenicë…

    O MOJ HËNËZA NNË AGIME
    Erë tërfili tek shtegu,
    Dhe erë e lehtë tek balli,
    Zë i dashuruar që meku,
    Një këngë djali.
    O moj hënëza në agime
    Zanë e urtë, manare,
    As e merr këngën time
    Ndriçon hone e drizare.
    Ti e bardhë si plat bore
    Ngjitesh bjeshkës në livadhe,
    Si brerim i një kurore
    Plot me lule e petale…

    NËNAVE
    Në rrudha pleqërie
    Ka dritë hyjnie,
    Ato ,nënat,
    Zëëmbla
    me më të bukurën melodi,
    dashuria më e madhe
    në zemrën e tyre rri…

    *****************************************
    NJOFTIM!
    Të nderuar, krijues, poetë, shkrimtarë, kritikë letrarë dhe lexues të rregullt të gazetës “Telegraf”! Tashmë është vitit i tetë që gazeta jonë është pranë jush, pranë krijimtarisë tuaj, pranë çdo zhvillmi letrar në Shqipëri. Gazeta “Telegraf” është e vetmja gazetë e përditshme në Shqipëri që ka vënë në dispozicionin tuaj tetë faqe në javë, për të gjithë krijuesit shqiptar kudo në botë. Për të çuar më tej këtë bashkëpunim të frytshëm, për të rritur më shumë cilësinë e botimeve, për të krijuar një fizionomi më të spikatur në Rubrikën “Pena shqiptare”, jeni të lutur si më poshtë:
    – Çdo krijues të paraqitet jo më shumë se me katër poezi, jo shumë të gjata, të cilat mund të formatohen deri në 1/3 e faqes së gazetës.
    – U jepen përparësi tregimeve të shkurtra, jo më shumë se dy faqe word.
    – Kritikat letrare, Ese-të, të jenë të shkurtra, orientuese, përmbledhëse dhe jo analizë e plotë ( deri 1.5 faqe ëord).
    – Të gjitha krijimet, të jenë të shoqëruara me fotografi cilësore, të autorit dhe të librave.
    – Të gjitha krijimet të jenë të shkruara qartë (nuk pranohen me shkrim dore), mundësisht sipas rregullave drejtshkrimore.
    – Kontaktet tona do të jenë të përhershme, njëherësh, në këto adresa elektronike:
    [email protected], [email protected], [email protected]
    Ju faleminderit!
    Redaksia e gazetës “Telegraf”!

    *******************************
    Përshëndetje!
    GAZETA TELEGRAF ju sjell pranë Suplementin letrar “Pena shqiptare” Nr 21..
    DATË: 18 MAJ, 2015
    Në këtë numër do të lexoni:
    01-Poezi nga Andon Zako Çajupi, Violeta Allmuça, Qazim Shehu, Martin Cukalla, Enrieta Sina
    02- Ese dhe tregime nga Niko Gjoni, Remzi Gjika, Freskida Miloti, Pelivan Haxhiaj, Sokrat Ndreçka
    03- Kritikë nga Prof. Sulejman Muça, Hektor Veshi, Hektor Veshi, Zyrafete Kryeziu
    04- Botime nga Danel Cana, Vladimir Muça, Basir Bushkashi, Donika Rrethej, Nikolin Gurakuqi

    Mirëkuptim!
    Njoftojmë të gjithë shkrimtarët, poetët, kritikët e letërsisë, të gjithë krijuesit e të gjitha gjinive të letërsisë, se prurjet e kësaj jave janë të jashtëzakonshme nga të gjitha trevat dhe shtetet ku ka emigrantë shqiptarë, prandaj është e pamundur botimi në këtë numër. Por bëjmë me dije se, të gjitha krijimet, ndoshta të vonuara në kohë, do të botohen të gjitha, pa asnjë përjashtim, pa asnjë paragjykim, pa asnjë mendim të njëanshëm. Këto faqe letrare janë të hapura për të gjithë krijuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëse përfaqësojnë letërsi të vërtetë. Kjo Rubrikë është e hapur, transparente, për të gjithë krijuesit që përcjellin vlera, duke ruajtur rregullat dhe normat e botimit. Çdo krijues është i lutur të përmbahet në njoftimin e vënë një javë më parë ku, çdo krijues nuk mund të botohej në harkun kohor të një muaji e gjysmë.
    Ju Faleminderit.! Redaksia e “Telegraf”.