Supermodelja tregon strijat pas lindjes

1036
Për vite me radhë, ndonëse mban statusin e supermodeles, Chrissy Teigen ka dëshmuar se nuk ka asnjë kompleks për defektet në trupin e saj, madje i tregon ato me krenari. Nëntë muaj më parë, bashkëshortja e John Legend solli në jetë vajzën e saj të parë, të quajtur Luna, dhe i mahniti të gjithë me faktin që u rikthye në superformë në një kohë rekord.
Por, siç tregoi me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, shtatzënia ka lënë shenja edhe në trupin e saj. “E punë e madhe!”- shkroi shkurtimisht Teigen në përshkrimin e fotos, ku shihen strijat në pjesën e brendshme të kofshës së saj.
Postimi i 31-vjeçares u ndoq menjëherë nga mijëra komente të fanseve të saj që e falenderonin për thjeshtësinë dhe sinqeritetin. “Faleminderit që na kujton se jo të gjithë janë 100 % pa të meta (edhe pse ti je etj., etj.).”-shkroi një prej komentueseve të supermodeles, që është shndërruar në një burim frymëzimi për të gjithë nënat e reja.
Sigal