Sulmoi ministrin grek 5 vite më parë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Greqi

557
Sigal

Policia greke identifikon 5-vjet me pas shtetasin shqiptar që sulmoi ministrin e sotëm të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos.

Në vitin 2013, gjatë një marshimi në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, shtetasi shqiptar qëlloi politikanin grek dhe u largua me shpejtësi. Shqiptari është në arrest nga policia greke.

Ngjarja ndodhi me 18 shtator 2013 në Keracini, ndërsa sot shqiptari është 23 vjeç. Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku mbeti i vrarë edhe këngëtari grek Pavlos Fyssas. 23-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan ministrin Kamenos. Shqiptari e goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi dhe makinën me armë të ftohta. Kamenos pësoi lëndime të vogla.

VIDEO NGA SULMI 5 VITE MË PARË

Të gjitha forcat politike në atë kohë dënuan aktet e dhunës, duke e quajtur një sulm të pashpjegueshëm nga ekstremistë të paidentifikuar. Kamenos ishte i vetmi politikan që mori pjesë në marshimin antifashist, që guxoi të shkonte.

Autorët sulmuan makinën dhe gjakosën në hundë Kamenos, i cili u dërgua më pas me ambulancë në spital. Ngjarja bëri bujë të madhe por askush nuk e mori përsipër sulmin.