Sulmohet me thikë, vdes në spital 27-vjeçari

491
Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua me thikë gjatë një konflikti.
27 vjeçari me inicialet A. K. pas një debati me Vladimir Lulin në fshatin Çekrezë, u qëllua disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe u dërgua në QSUT për ndihmë, por ndërroi jetë.
Pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e vrasjes Vladimir Luli, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thika e përdorur nga autori.
Sigal