Sulmi në Londër, May: Akt po aq i pështirë sa sulmet e kaluara

505
Sulmi terrorist në lagjen Finsbury, është po aq i pështirë sa edhe sulmet e fundit në Manchester dhe urën e Londrës. Kështu e cilësoi kryeministrja Theresa May, atentatin ndaj besimtarëve myslimanë të cilët po dilnin nga një xhami.
Theresa May (kryeministre e Britanisë së Madhe)
Ishte një sulm edhe një herë shënjestroi jetën e përditshme të njerëzve të pafajshëm, këtë herë myslimanët britanikë të cilët po kryenin ritet e tyre në këtë periudhë të shenjtë. Ky është një sinjal se terrorizmi dhe urrejtja ka shumë forma. Vendosmëria jonë është t’i mposhtim ata, kushdo qofshin përgjegjësit.
Pasi dha deklaratën kryeministrja vizitoi xhaminë në lagjen Finsbury.
Autori, i cili thërret“Me vrisni”. Besimtaret myslimanë e kanë mbajtur të bllokuar agresorin deri në ardhjen e policisë, e cila e ka vënë në pranga. Ai sulmoi turmën e besimtarëve myslimane që po dilnin nga një xhami aty pranë pas faljes së mëngjesit.
1 person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur. Policia e cilësoi ngjarjen si sulm terrorist edhe pse me herët autoritetet u shprehen se autori me shumë gjasa vuan nga shqetësimet mendore.
Sigal