Sulmet në Bruksel, shkon në 35 bilanci i viktimave

454
Vazhdon të mbetet e tensionuar situata në Belgjikë, ndërkohë që numrit të viktimave të atentateve të së martës së kaluar i janë shtuar 4 të tjerë, duke e çuar në 35. Deri më tani janë identifikuar 28 trupa, ndërkohë që prokuroria belge vetëm në orët e fundit ka mundur të konfirmojë arrestimin e tre terroristëve të tjerë. Bëhet fjalë për Yassine A., Mohamed B. dhe Aboubaker O., të ndaluar të enjten e kaluar në Bruksel dhe Anversë. Autoritetet belge kanë bërë gjithashtu me dije se do të kërkojnë ekstradimin e një shtetasi algjerian të arrestuar në Salerno të Italisë lidhur me sulmet, i cili ndodhet në qeli izolimi dhe refuzon t’u përgjigjet hetuesve. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin belg u verifikuan një seri konfrontimesh mes huliganëve të ekstremit të djathtë dhe forcave të rendit, që pasuan me rreth 10 persona të arrestuar.
Sigal