Suedia/ Katër universitete në Suedi radhiten në 200 universitetet më të mirë në botë
Suedia është e njohur në botë si përkrahës madhështor i standardeve të edukimit, dhe katër universitete në Suedi radhiten në 200 universitetet më të mirë në botë për vitin 2008, e bërë nga The Times. Çmimi më i respektuar akademik, Çmimi Nobël, ka lindur në Suedi. Institucionet e edukimit të lartë në këtë vend janë të subvencionuara nga qeveria, dhe nëse ju vendosni të studioni jashtë shtetit në Suedi, ju do të shijoni shkollim falas. Sfera e edukimit suedez krenohet duke e bërë multikulturalizmin një prioritet, dhe rrjedhimisht, studentët e huaj janë të mirëpritur dhe të inkurajuar. Shumë programe universitare kërkojnë zotësi të mirë të gjuhës Suedeze, kështu që studimi në Suedi mund të jetë problematik nëse ju nuk posedoni gjuhën Sudeze. Jönköping International Business School , Malmö University College, Mälardalen University College, Swedish University of Agricultural Sciences, and IT University of Göteborg, të gjitha ofrojnë mësimdhënie në gjuhën Angleze. Programet e studimit internacional jashtë shtetit zakonisht kanë një trajtim shumë informal të mësimdhënies, ku studentët dhe profesorët janë aq afër sa të jenë në të njëjtën fushë loje sa të jetë e mundur. Nuk është e pazakontë ku studentët dhe profesorët të shoqërizohen jashtë orëve të mësimit. Me këtë në mend,studentët janë gjithashtu të prirur të ndërmarrin shumë iniciative private dhe të modelojnë punët e lëndëve dhe kërkimet, duke kërkuar motivim në studimin vetëm.
Përshkrimi i vendit
Suedia ka shijuar reputacionin e saj si një vend i ftohtë me një etje për punë. Ikea të vjen gjithmonë ndër mend si kompania më e suksesshme në Suedi (të tjerat përfshijnë edhe SAAB dhe H&M), dhe sigurisht ne nuk mund të harrojmë Abba- duke kryesuar ambalazhimin e ikonave kulturore të Suedisë. Ky vend Nordik është i bekuar për natyrën e tij nga ekzistenca e një bote të shumëllojshme të egër, në mijëra liqene, dhe një mbulese masive të pyjeve. Malet ndodhen pranë kufirit me Norvegjinë dhe janë ëndrra e një skiatori në dimër dhe të një peshkatari në verë.
Akomodimi i studentëve internacionale
Mundësia e akomodimit në Suedi varet nga vendndodhja, qytetet e mëdha si Stockholm dhe Göteborg shpesh nuk kanë apartamente të lira. Shoqata Suedeze për akomodimin e studenteve ka një websit (www.sokstudentbostad.se) për të ndihmuar studentët në kërkim strehimi. Strehimet universitare janë zakonisht më pak të kushtueshme se ato private,dhe zakonisht ndodhen afër universiteteve. Ata që dëshirojnë të kultivojnë një jetë aktive sociale zakonisht zgjedhin strehimin universitar. Drejtohuni unioneve studentore sapo të vendosni të studioni në Suedi, sepse mund të duhet kohë derisa të gjeni akomodomin e përshtatshëm me nevojat tuaja, dhe mos harroni të merrni gjithë ndihmën e mundshme nga departamenti i studentëve internacional të universitetit që keni zgjedhur.
Moti/Klima
Një klimë tipike Nordike mbizotëron në Suedi me të ftohtë,dimër me dëborë dhe verë të freskët. Dielli i mesnatës mund të shihet në veri të Rrethit Arktik gjatë muajve të verës, dhe ditët e dimrit janë të shkurtra dhe të errëta.
Transporti
Suedia është e njohur për një shoqëri të civilizuar dhe të socializuar, dhe sistemi i saj i transportit publik nuk bën përjashtim. Autobuzët, trenat, tramvjet, ferribotet, janë të pastër, të besueshëm dhe të disponueshëm për studentët me zbritje çmimi. Shumë studentë në Suedi nuk mund ta imagjinojnë jetën e tyre pa biçikleta, gjithsesi, ky opsion më gjelbërues mund të rezervohet për fanatikët më të guximshëm të dimrit gjatë muajve të ftohtë.
Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar dominojnë edhe në këtë listë
50 Universitet më të mira në Europë
Si gjithmonë, universitetet e Mbretërisë së Bashkuar dominojnë edhe në këtë listë, ata ndiqen nga universitetet Gjermane, Holandeze, e Franceze. Vihet re se asnjë nga universitetet Italiane nuk ka mundur të sigurojë një vend në këtë listë të përpiluar nga gazeta Britanike The Times.
50 Universitetet më të mira në Europë | ||||
RenditjaEuropë | Renditja Botërore (2006) | Emri i universitetit | Shteti | |
1 | 2 | Cambridge University | UK | |
2 | 3 | Oxford University | UK | |
3 | 9 | Imperial College London | UK | |
4 | 17 | London School of Economics | UK | |
5 | 18 | Ecole Normale Supérieure, Paris | Francë | |
6 | 24 | ETH Zurich | Zvicër | |
7 | 25 | University College London | UK | |
8 | 33 | Edinburgh University | UK | |
9 | 37 | Ecole Polytechnique | Francë | |
10 | 39 | Geneva University | Zvicër | |
11 | 40 | Manchester University | UK | |
12 | 46 | King’s College London | UK | |
13 | 52 | Sciences Po | Francë | |
14 | 54 | Copenhagen University | Danimarkë | |
15 | 58 | Heidelberg University | Gjermani | |
16= | 64= | Bristol University | UK | |
16= | 64= | Ecole Polytech Féd Lausanne | Zvicër | |
18 | 67 | Eindhoven University of Technol | Holandë | |
19 | 69 | Amsterdam University | Holandë | |
20 | 70 | Soas | UK | |
21 | 72 | Ecole Normale Supérieure, Lyon | Francë | |
22 | 73 | Warwick University | UK | |
23 | 75 | Basel University | Zvicër | |
24 | 76 | Catholic Univ Louvain (French) | Belgjikë | |
25 | 78 | Trinity College Dublin | Irlandë | |
26 | 81 | Glasgow University | UK | |
27 | 82 | Technical University Munich | Gjermani | |
28 | 85 | Nottingham University | UK | |
29 | 86 | Delft University of Technology | Holandë | |
30 | 87 | Vienna University | Austri | |
31 | 89 | Lausanne University | Zvicër | |
32= | 90= | Birmingham University | UK | |
32= | 90= | Leiden University | Holandë | |
34 | 92 | Erasmus University Rotterdam | Holandë | |
35= | 93= | Lomonosov Moscow State Univ | Rusi | |
35= | 93= | Pierre and Marie Curie Univ | Francë | |
37 | 95 | Utrecht University | Holandë | |
38 | 96 | Catholic Univ Leuven (Flemish) | Belgjikë | |
39 | 97 | Wageningen University | Holandë | |
40 | 98 | Munich University | Gjermani | |
41 | 99 | Queen Mary, Univ of London | UK | |
42 | 102 | Sheffield University | UK | |
43= | 105= | Humboldt University Berlin | Gjermani | |
43= | 105= | Sussex University | UK | |
45= | 109= | St Andrews University | UK | |
45= | 109= | Zurich University | Zvicër | |
47 | 111 | Uppsala University | Suedi | |
48 | 115 | University of Twente | Holandë | |
49 | 116 | Helsinki University | Finlandë | |
50 | 121 | Leeds University | UK |