STUDIMET NË ANGLI:Notat që duhen, mënyra e regjistrimit, universitete kryesore

    7687
    Sigal

    STUDIMET NË ANGLI/ Diploma dhe notat e larta të shkollës së mesme (gjimnazit) kusht për universitet në Angli

    Notat:

    -Provimi i maturës dhe diploma e shkollës së mesme (gjimnazit) në Shqipëri, duhet të jetë i mjaftueshëm që të hyni në një universitet në Angli. Natyrisht që edhe notat tuaja do të kenë rëndësi. Në varësi të kursit që do të bëni, universiteti vendos kushte të ndryshme. P.sh për “Computer Science” mund të kërkojë të paktën 8 në fizikë dhe matematikë. Ndonjë universitet tjetër mund të kërkojë të paktën 7. “Oksford”, patjetër që do të kërkojë t’i keni 10-ta.

    -Ndonjë universitet mund t’ju kërkojë të jepni ndonjë provim nëse nuk janë të bindur mbi nivelin që keni. Me pak fjalë, universiteti ka kontroll të plotë mbi zgjedhjen e studentëve që do studiojnë atje.

    -Natyrisht që nëse dëshironi që kërkesa juaj të ketë ndonjë shans të pranohet, duhet që të kuptoni, të flisni dhe të shkruani në anglisht. Nuk është e thënë që të jeni perfekt. Universiteti ku dëshironi të shkoni, ndoshta do ju vendosë përpara një testi për të shikuar nivelin tuaj të gjuhës Angleze.

    -Kur të plotësoni formularët që merrni nga UCAS, përveç informacioneve të tjera që do të jepni mbi veten tuaj, do t’ju duhet të jepni një përshkrim të shkurtër mbi veten dhe arsyet se pse dëshironi të studioni kursin që keni zgjedhur. Ajo ç’ka shkruani ju aty, do të shikohet nga personat që vendosën nëse do të pranoheni apo jo dhe një shkrim i mirë do të rriste shanset tuaja për të marrë një vend në universitet.

    -Për më shumë informacion për kurset e vlefshme shkoni tek UCAS web site. Aty do të keni mundësi të kërkoni kursin në të cilin jeni të interesuar.

    Lista e universiteteve:
    -Për kursin që do zgjidhni p.sh (“Computer Science”) do t’ju paraqitet lista e të gjithë universiteteve që kanë kursin që kërkoni. Duke klikuar në lidhjet në listë, do të jeni në gjendje të shikoni kriteret që vendos universiteti për të hyrë në atë kurs. Kriteret jepen nën titullin “Qualification requirements”. Nëse nuk kuptoni se çfarë përcaktojnë ato kritere, mos ngurroni të kontaktoni universitetin. Lexoni më poshtë adresën dhe numrin e telefonit të universitetit.

    -Për më shume informacion se çfarë duhet të dini dhe se si duhet të aplikoni nëpërmjet UCAS vizitoni:[url]UCAS[/url]website.

    Pagesa vjetore

    -Shuma e parave që do të ju duhet të paguani është rreth £-3000 në vit. Dhe kjo nuk përfshin apartamentin apo ngrënie. Për ato, duhet të keni para të tjera mënjanë. Shuma e mësipërme mund të ndryshojë në varësi të kursit që po bëni. Nëse jeni nënshtetas i ndonjë shteti që ndodhet në BE, atëherë shuma që do të paguani është shumë më e vogël, £-1500. Për të gjetur shumën e saktë të parave që do t’ju nevojitet, kontaktoni me universitetin direkt.

     GREQI/ Studimi: Të interesuarit duhet të paraqesin dhe një listë të të ardhurve të tyre ekonomike

    Dokumentat e reja për vizat e studimit, afati

    Vizat për studime dhe dokumentacioni
    Përveç dokumenteve identifikues për studentët që duan të studiojnë jashtë shtetit duhet të paraqesin dhe një listë të të ardhurve të tyre ekonomike. Kjo kërkesë është bërë për të parë nëse studenti mund t’i përballojë shpenzimet në shtetin grek.
    Gjithashtu personat që janë të interesuar të studiojnë në Greqi duhet të paraqesin një vërtetim nga institucioni arsimor në Greqi, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës. Në rregulloren e zyrave të konsullatës greke bëhet e qartë se intervista është procesi më i rëndësishëm i fazave të aplikimit. “Zyra konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit”, thuhet në rregulloren e Ambasadës Greke.

     

    Dokumentat për vizë studimi

    1. Kërkesë e plotësuar dhe e firmosur si edhe një fotografi e kohëve të fundit. Formulari i jepet falas të interesuarit gjatë paraqitjes në Zyrën Konsullore.
    2. Pasaportë e vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi i njohur nga Greqia me anën e të cilëve lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe kërkojnë pajisjen me vizë.
    3. Vërtetim i institucionit arsimor, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës.
    4. Vërtetim për disponimin e mjeteve financiare për përballimin e shpenzimeve për studimet dhe jetesën në Greqi.
    5. Certifikatë lindjeje.
    6. Dëshmi penaliteti.
    7. Certifikatë shëndetësore e legalizuar nga autoritetet kompetente, nga e cila të rezultojë se i interesuari nuk vuan nga ndonjë sëmundje, e cila në bazë të kritereve ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik.
    • Të gjitha dokumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare duhet të jenë të legalizuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
    • Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet t’i paraqesë vetë i interesuari ditën e intervistës.
    • Zyra konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit.