Studim: Fëmija i parë rrit nivelin e lumturisë mes çiftit

    363
    Kush bëhet vonë prind është më i lumtur. Arsyet se përse ndodh kjo, e vërteton një studim i realizuar nga Prof. Mikko Myrskylä nga instituti Max-Planck për demografi Profesor Myrskylä, së bashku me shkencëtarë nga Ontario/Kanada kanë publikuar një studim mbi lumturinë e të qenit prind. Janë prindërit në moshë më të madhe më të lumtur se ata në moshë të re? Me se matet lumturia? Ata thonë se nuk kanë krahasuar, nëse prindërit më të moshuar janë më të lumtur se prindërit në moshë më të re. “Ne kemi hulumtuar, se si ndryshon niveli i lumturisë, kur bëhesh me fëmijë. Dhe ky nivel rritet tek prindërit e moshuar më shumë se tek ato në moshë më të re”. Me pjesëmarrësit në këtë studim bëhen pyetje çdo vit, se sa të lumtur janë me jetën e tyre në shkallën nga zero deri në dhjetë. Dhjetë do të thotë shumë i lumtur, zero i palumtur. Këta studiues kanë pyetur gjithsej 7000 vetë dhe kanë vlerësuar më pas të dhënat. Prej tyre ka rezultuar se prindërit mbi moshën 34 vjeçare janë më të kënaqur se më të rinjtë. Ata i ngacmoi kjo pyetje se nga vjen kjo lumturi? “Mendoj se kjo ka të bëjë me gatishmërinë për të bërë fëmijë, tha profesor Mikko Myrskylä. Më të rinjtë duhet të përfundojnë studimet, nuk kanë filluar akoma karrierën. Më të moshuarit janë ndoshta disa hapa më tej. Ata janë më të gatshëm se të rinjtë”. Ne kemi konstatuar, thonë studiuesit se tek njerëzit mbi moshën 40 vjeçare niveli i lumturisë zvogëlohet shumë, para se të bëhen me fëmijë. Kjo ka të bëjë ndoshta me atë, që kufiri biologjik afron dhe njeriu është i vetëdijshëm për këtë. Kur je 35 ke akoma kohë, kur je 43 ke vetëm pak kohë. Po prindër në moshë të re 18 apo 20 vjeçar? A janë ato të pakënaqur? Studiuesit thonë se sidomos burrat, sidomos baballarët. Te nënat e reja niveli i lumturisë është disi i ulët, tek baballarët e rinj edhe më shumë i ulët. Duket sikur nuk është vendim i mirë që të bëhesh me fëmijë në moshë të re. Në shumicën e rasteve studiuesit thonë se vënë re se kjo rritje e nivelit të lumturisë zgjat vetëm disa vjet. Tek prindërit më të moshuar, sidomos te nënat, ky efekt mban shumë gjatë. Madje dhjetë vjet pas lindjes shohim një nivel më të lartë se më parë. Fëmija i parë e rrit shumë nivelin e lumturisë. I dyti një cikë më pak, ndërsa i treti aspak. E rëndësishme është të kujtosh: se ne si studiues nuk kemi recetë për të qenit i lumtur. Ky nuk është qëllimi ynë. Ne përpiqemi të kuptojmë, se si merren vendimet, për ç’arsye njeriu ka fëmijë. Mendojmë se duke i nisur nga kjo perspektivë e lumturisë, tani kuptojmë më mirë, se përse njerëzit kanë fëmijë me vonesë, përse kanë më së shumti dy dhe jo më shumë fëmijë. Prof. dr. Mikko Myrskylä: “Më mirë të mos ngutemi për të pasur fëmijë”. Ne e dimë se në radhë të parë akademikët kanë tendencë të lindin fëmijë me vonesë. Çfarë ndikimi ka niveli social, niveli i arsimimit në lumturinë e prindërve? Ka ndikim të madh. Sidomos te baballarët. Prindërit, tek të cilët babai ka një nivel shumë të lartë arsimor, gëzohen shumë për lindjen. Niveli i lumturisë rritet shpejt te baballarët e mirëarsimuar. Tek gratë kjo nuk luan ndonjë rol të madh. A mund të thuhet në përgjithësi se ata, që janë prindër, janë më të lumtur se ata, që nuk janë prindër? Këtë nuk mund ta themi. Ne kemi krahasuar ndryshimet në shkallën e lumturisë së atyre, që kanë fëmijë.
    * Prof. Dr. Mikko Myrskylä është statisticien dhe demograf. Ai është drejtor i institutit Max-Planck për demografi në Rostock. 
    Banania ka ndikim në përmirësimin e cilësisë së gjumit. 
    Gjumi është një proces i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, ai ndihmon në mbrojtjen e shëndetit mendor. Është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë, siguron cilësi të mirë jetese. Pagjumësia po vazhdon të bëhet kërcenim serioz për shëndetin e shumë njerëzve. Megjithatë, ky ilaç shtëpie mund të ju ndihmojë fort që tani e tutje të bëni gjumë të rehatshëm. Banania përmban një amino-acid, i njohur si triptofani që rrit nivelin e serotoninës që rregullon gjumin. Bananet gjithashtu mund të rregullojnë edhe gjendjen tuaj. Bananet janë shumë të pasura me magnez, hekur dhe kalcium. Ndërsa kanella është e pasur me vajra esenciale të tilla, si eugenol dhe phenylpropanoids. Kanella ju ndihmon që të relaksoheni dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes. 
    Si ta përfitoni një recetë të tillë
    Për të përgatitur një recetë të tillë na nevojitet, 1 banane, 
    1 litër ujë, ½ lugë gjelle kanellë. Në fillim vlohet uji në një enë dhe më pas shtohet banania e ndarë në feta. Uji bashkë me bananen duhet të vlojë për 10 minuta, ndërsa më pas shtohet edhe kanella. Pija duhet konsumuar një orë para se të shkoni në shtrat. 
    Banania dhe shkëlqimi i saj 
    Banania është një bimë që ka një sërë përdorimesh të shëndetshme për organizmin tonë. Banania gjen përdorim si në konsum ashtu dhe në përdorime të ndryshme ditore. Disa nga përdorimet e bananes janë; 
    Keni pika të zeza në fytyrë?
    Do ta fërkoni fytyrën me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes për 15 minuta. Pastaj fytyrën do ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm.
    Keni në oborr apo në ballkon trëndafil të mbjellë?
    Do ta prisni lëkurën e bananes në copa të vogla, do të gërmoni në rrëzën e trëndafilit dhe do t’i vendosni copat aty. Edhe vetë do të çuditeni me rezultatin, kur të çelin trëndafilat.
    Doni që këpucët apo çanta juaj prej lëkure të shkëlqejë? 
    Fërkojini me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe ato do duken si të porsablera.
    Kolltuku prej lëkure është shumë i pistë?
    Fërkojeni me lëkurë bananeje dhe pastrojeni me një pecetë të pastër. Do të shkëlqejë.
    Ju bënë gishtat me bojë shkrimi? 
    Me t’i fërkuar me lëkurë bananeje, do të pastrohen.
    Nëse vendosni copa të vogla lëkure bananeje në vazot e luleve, do t’i shpëtoni nga parazitë të ndryshëm. Lëkurën e bananes mund ta përdorni edhe për të shkëlqyer gjethet e bimëve zbukuruese që mbani në mjediset e brendshme të shtëpisë. 
    Kapitalizmi ka sjellë kërkesa artificiale
    Karl Marxin, shumica e njerëzve e mbajnë mend vetëm për parashikimin radikal të këtij ekonomisti, se kapitalizmi në mënyrë të pashmangshme do të zëvendësohet nga komunizmi. Marxi mund të ketë gabuar për disa gjëra, por shkrimet e tij (shumë nga të cilat janë shkruar para Luftës Civile Amerikane) parashikojnë saktësisht disa aspekte të kapitalizmit modern, që nga Recesioni i Madh e deri te iPhone. Në revistën “Rolling Stone” shkruhet për analizën e hollësishme të Marksit për kapitalizmin, ku thuhet se Marxi i ka përshkruar shumë saktë që para një shekulli, ato që po ndodhin sot. Duke menduar që teknologjia nuk ekzistonte si sot. Ose të paktën ne nuk kemi asnjë gjurmë nga e shkuara e saj. Shfaqja e kaotizmit në kapitalizëm, e prirë kjo drejt krizave ishte thelbi në shkrimet e Marxit. Që nga ai që quhet ‘Depresioni i Madh’ e në vijim, ky cikël është duke ndodhur në aktualitet. Tendenca e pamëshirshme për fitime solli dekadat e thellimit të pabarazisë. Ka të dhëna se në SHBA e tërë fasada e kredidhënies u shpërbë, ashtu siç e parashikoi në detaje Marxi vite më parë. Ai e paralajmëroi tendencën e kapitalizmit, dhe e quajti “oreks johuman, të sofistikuar, të panatyrshëm dhe imagjinar për produkte”. Duket e ashpër por mënyrë e saktë kjo për të shpjeguar se edhe kur gëzojmë luks të madh, ne ende nxitemi nga nevoja konstante për të blerë shumë e më shumë gjëra. Ta marrim si shembull telefonin iPhone 5S. A është vërtetë shumë më i mirë se iPhone 5 që e keni pasur vitin e kaluar, ose se iPhone 4S një vit para kësaj? Bota po llogaritet me numra, a marrin vlera ato? Nevojat në të gjitha stadet janë plotësuar, tani neve po na sugjerojnë nevoja artificiale për të konsumuar mallra. Mega-korporatat krijojnë fushata reklamuese me idenë se duhet të shkatërrojmë produktet dhe të mirat ekzistuese, pa asnjë arsye për te blere te tjera te sapo prodhuara. Idetë e Marxit, në lidhje me mbiprodhimin e çuan atë në parashikimin e asaj që njihet si globalizim – përhapja e kapitalizmit në të gjithë planetin në kërkim të tregjeve të reja. Kërkimi i pamëshirshëm për tregje të reja dhe punë të lirë, si dhe kërkesa e pandërprerë për më shumë burime natyrore, janë bishat që kërkojnë vazhdimisht ushqim. Kjo mund të duket si gjë e qartë tani, por Marxi i shkroi këto fjalë në vitin 1848, kur globalizimi ishte më shumë se një shekull larg. Marxi argumentoi se fuqia e tregut do të centralizohet në firmat e mëdha të monopolit. Më vonë, në shekullin e XX, trendi i parashikuar nga Marxi nisi të përshpejtohet. Sot, dyqanet e vogla janë zëvendësuar me shitore të mëdha monolite, si Ëalmart; bankat e vogla komunitare janë zëvendësuar me bankat globale, ndërsa fermat e vogla janë zëvendësuar me ato të mëdha. Bota teknologjike, gjithashtu po centralizohet, me korporatat e mëdha që thithin ato fillestaret sa më shpejtë të jetë e mundur. Kur ai argumentoi tatimin mbi të ardhurat progresive në “Manifestin Komunist”, asnjë vend nuk ka pasur një të tillë. Tani, nuk ka pothuajse vend pa tatimin mbi të ardhurat progresive. Kritika morale e Marxit ndaj kapitalizmit dhe veprat e tij meritojnë vëmendje. Siç ka thënë Heilbroner: “Ne i kthehemi Marxit, jo pse ai është i pagabueshëm, por sepse është i pashmangshëm”. Sot, në botën e pasurisë dhe varfërisë së madhe, ku 85 njerëzit më të pasur kanë më shumë pasuri se tre miliardë njerëz të planetit, fjalia e famshme e Marxit, ende nuk e ka humbur potencën e saj: “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni! Nuk keni çfarë të humbni, veç zinxhirëve tuaj”.
    Sigal