Studentët që u skadon viza, si duhet të veprojnë

    533
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi dje se studentët shqiptarë, të cilëve u përfundon viza, nuk është e nevojshme të kthehen në atdhe për të bërë rinovimin e saj. “Studentë, vini re – nuk është e nevojshme të ktheheni në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën. Megjithatë, nëse ktheheni në Shqipëri gjatë verës dhe viza juaj skadon apo ka skaduar, sigurohuni që të nisni procesin e rinovimit të vizës të paktën tre javë para se të udhëtoni”, thuhet në njoftimin e zyrës konsullore. Sipas saj, ndonjëherë mund të ketë vonesa gjatë procesit dhe studentët nuk do të duan të vonohen. Sipas ambasadës, studentët mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara për kohëzgjatjen e statusit të studentit, duke kryer prej atje procedurat përkatëse. Një numër i konsiderueshëm maturantësh vendosin çdo vit të ndjekin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.
    Sigal