Studentët protestë para Kryeministrisë për “Arsim Publik Falas”

    340
    Lëvizja “Për Universitetin” ka nisur marshimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt kryeministrisë.Kundër ligjit për ligjin e Arsimit të Lartë dhe kundër dhunës së ushtruar nga policia sipas tyre, studentët protestojnë sot nënë moton :Arsim Publik Falas” 
    Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook studentët lajmërojnë nisjen e protestës shoqëruar edhe me një fotografi:
    S’ka më heshtje, s’ka më pritje
    Por ka vetëm brohoritje
    Kundër dhunës tarifore
    kundër dhunës policore
    Po marshojmë të revoltuar
    Kjo reformë duhet ndaluar
    Do vazhdojmë të kundërshtojmë
    Sot studentët protestojnë
    Ka dy vite me tubime
    Peticione dhe marshime
    sot studentët e bashkuar
    Mbrojnë të ardhmen e dhunuar.
    Dhjetëra studentë janë duke protestuar në këto momente tek Kryeministria.Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër ligjit të arsimit të lartë, për të cilin deklarojnë se është klientelist dhe rrit ndjeshëm tarifën e shkollimit në arsimin e lartë. Organizatorët kërkojnë nga qeveria dhe mazhoranca që të tërheqin këtë ligj, që sipas tyre shkatërron arsimin e lartë dhe çon fondet publike drejt institucioneve private arsimore. Protesta është shumë më e madhe se herët e kaluara për shkak se janë bashkuar edhe studentët nga rrethet. Duket se organizimi është masiv, protestë e mbështetur edhe nga pedagogë të cilët kundërshtojnë reformën në Arsimin e Lartë. 
    Sigal