Studentët në protestë, kërkojnë anulimin e tarifës për provimet e prapambetura

463
Sigal

Studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut kanë dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

“Duhet të paguajmë 650 lekë për çdo kredit të prapambetur. Është hequr mundësia për të paguar tarifën vjetore me këste”, kanë deklaruar studentët.

Sipas tyre, tarifa është e lartë dhe nuk mund të paguhet vetëm me një këst.