Studentët e Mjekësisë protestojnë për afatin e sezonit të provimeve

    340
    Sigal

    TIRANE – Rreth 1800 studentë të Fakultetit të Mjekësisë kundërshtojnë afatin kohorë që iu është vendosuar për provimet pasi është përgjysmuar sezoni. Paraditen e kësaj të enjtje një grup studentësh kanë protestuar para Fakultetit ku kanë kërkuar nga dekanati që t’i jepet zgjidhje sa më parë problemit të tyre. 

    Studentët kanë theksuar se do të shkojnë në përshkallëzim të protestave deri edhe në bojkotim të semestrit. Studentët që do të jenë më të prekur nga e gjithë kjo situatë janë ata të vitit të gjashtë.

    Dekanati duket se e ka marrë vendimin e tij duke e shkurtuar sezonin e provimeve si rezultat i fillimit me vonesë të semestrit nga prurjet e reja të universitete e mbyllura për mungesë dokumentacioni.
     
    Por ajo që ngelet për të parë në ditët në vijim është nëse studentët do të përshkallëzojnë protestat sic janë shprehur apo do t’i nënshtrohen provimeve me një sezon të cunguar.