Strehimi, firmat e ndërtimit, në garë për shitjen e apartamenteve stok

    372
    Sigal

    Enti Kombëtar i Banesave/ Njoftim për “Blerje apartamentesh në treg të lirë”. Të interesuarit afat deri në 30 mars

     Enti Kombëtar i Banesave, për adresimin e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, kërkon të blejë me të ardhurat e veta apartamente në treg të lirë. Qëllimi i Entit është blerja në kosto ndërtimi i apartamenteve dhe fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë ofertat e tyre deri në 30 mars 2014, ora 12:00. Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur edhe përmbajtja e ofertës nga të interesuarit. Njoftimi është zbardhur në faqen zyrtare të Entit Kombëtar të Banesave si më poshtë vijon:

    NJOFTIM

    Blerje apartamentesh në treg të lirë

    Objekti: “Shprehje interesi për blerje në treg të lirë të apartamenteve me kosto të ulët në kuadrin e zgjidhjes së rasteve emergjente të strehimit në territorin në juridiksionin e bashkive Tiranë dhe Durrës”. Enti Kombëtar i Banesave shpall kërkesën për shprehje interesi nga persona fizik a juridik, privatë a publik, që disponojnë apartamente banimi në shitje.

    Përshkrim i shkurtër i objektit të blerjes:

    Për të adresuar problemet e strehimit në qytet e Tiranës e Durrësit, Enti Kombëtar i Banesave, me fondet e vëna në dispozicion nga të ardhurat e veta, miratuar nga Këshilli Drejtues me Vendimin Nr. 4, datë 25.01.2014 dhe në zbatim të Ligjit Nr. 9232, date 13.05.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane” të ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.148, datë 13.02.2008, kërkon të realizojë blerjen e banesave me kosto të ulët në treg të lirë. Si fazë parapërgatitore, kërkojmë të informohemi mbi tregun e banesave në qytetet e sipërpërmendura.

    Të interesuarit duhet të paraqesin ofertat e tyre, brenda datës 30 Mars 2014, pranë Drejtorisë Qendrore të Entit Kombëtar të Banesave, me adresë: Rr. Sulejman Delvina, prapa Hotel Diplomatit. Ofertat mund të dërgohen edhe në rrugë elektronike në adresë: [email protected]. Enti synon të blejë apartamente të vlerësuara me koston e ndërtimit. Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për shitje është 30 mars 2014, ora 12:00.

    Ofertat duhet të përmbajnë sa më poshtë:

    a) numri i apartamenteve që disponohen

    b) adresën ose zonën ku ndodhet apartamenti ose objekti i banimit

    c) vitin e ndërtimit;

    d) struktura e çdo apartamenti;

    e) sipërfaqja e çdo apartamenti;

    f)  informacion mbi:

    –   gjendjen fizike dhe cilësinë e apartamentit (apartamenteve) dhe objektit;

    –   lidhjet me infrastrukturën (rrugë, ujë i pijshëm e kanalizime, telefoni, etj..)

    –   lidhjen me shërbimet komunitare (shkolla, kopshte, qendra mjekësore, etj.)

    g) foto të objektit të banimit dhe apartamentit

    h) çmimin e shitjes, të shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi;

    i)  çdo informacion tjetër që mund të gjykohet i nevojshëm