Stolat inteligjentë në Vlorë/ Bashkia reagon e revoltuar, ja një foto pikante

    504
    25 milionë lekë, ka kushtuar një stol i vendosur në Lungomaren e Vlorës. Stola këto inteligjentë, ata kanë karikues për telefona dhe internet falas.

    Por, kritikat në rrjete sociale kanë qenë mjaft të ashpra ndaj bashkisë, kjo për shkak të kostove të larta të tyre.

    Përmes një deklarate për media, Bashkia Vlorë, ka reaguar duke thënë, se këto stola do të monitorohen gjatë gjithë kohës, duke mos u dëmtuar nga askush.

    “Nisur nga disa lajme të pasakta të përhapura në rrjetet sociale dhe disa media, Bashkia Vlorë dëshiron të sqarojë si më poshtë:

    Projekti i iniciuar nga Bashkia Vlorë quhet “Sistemi Multifunksional “Smart City” dhe ka një vlerë prej 52.891.000 lekësh. Ky projekt përmban një sistem multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fibër optike në qytetin e Vlorës , shërbim Ëi‐fi free në të gjithë zonën e Lungomares, stola interaktivë për banorët dhe turistët e shumë sherbimë të tjera.

    Për më tepër ky sistem permban vendosjen e kamerave të sigurisë përgjatë të gjithë Lungomares, kryqëzimet kryesore të qytetit dhe disa nga zonat më problematike. Kamerat e sigurisë shërbejnë për rritjen e sigurisë në qytetin tonë për banoret, por edhe turistët e shumtë që dëshirojnë të vizitojnë Vlorën.

    Projekti në fjale e kthen Vlorën në një nga qytetet më të sigurt në Shqipëri.

    Në këtë projekt përfshihen mbi 8 km fibër optike, kamera ‘outdoor’ për monitorim me rreze të gjatë, stola inteligjentë, pajisje Wireless, pajisje monitorimi në godinën e Bashkisë dhe në sallën e Policisë Bashkiake, pajisje kompjuterike, dhe një seri e gjithë me pajisje elektronike për funksionimin e plotë të këtij sistemi. Stolat që përmendin individë të caktuar zënë më pak se 5% të vlerës së këtij projekti.

    Policia Bashkiake do të mbikëqyrë këto kamera 24 orë për të garantuar siguri maksimale për banorët dhe turistët.

    Me gjithë sulmet dashakeqe nga individë të caktuar, Bashkia është e vendosur ta shndërrojë Vlorën në qytetin më të sigurt të Shqipërisë dhe ndërkohë ta shndërrojë në qytetin më teknologjik në Shqipëri me akses në internet falas.”,-thuhet në reagimin e Bashkisë.

    Por, të moshuarit e ato që kalojnë nga Lungomarja, nuk e kanë idenë se për inteligjencën e këtyre stolave, ata mjaftojnë të ulen e të pushojnë aty.

    “Ja dhe stoli inteligjent 25 milionësh. Ka një keqkuptim brezash kjo punë. Mua që më duhej Wireless mbeta në këmbë”, shkruan gazetarja Eglantina Nikollaj në statusin e saj, në rrjetet sociale, teksa publikon foton e mëposhtme.

    Marrë nga Dritare.net