Sterkaj debate me Berishën në Kuvend: Fajin e ka Rama që s’të mbyll gojën

424
Kuvendi ka nisur sesionin e ri, ashtu siç ishte mbyllur, me debate dhe përplasje të forta.
Ka qenë Sali Berisha, ai që ka lëshuar akuza të ashpra ndaj deputetit Paulin Sterkaj.
Sipas Berishës, Sterkaj ka goditur me tytën e pistoletës një komisioner të PD-së gjatë zgjedhjeve.
Deklarata e Berishës ka revoltuar deputetin socialist, që tha se Malësia e Madhe votoi kundër kriminelëve të PD-së.
Sterkaj tha se fëmijët e Berishës janë deri në grykë kriminelë, ndaj dhe Berisha s’ka gojë të akuzojë të tjerët.
“Fëmijët e tij i ka të inkrimuar deri në fyt.
Ia di me vepra, me prona.
Si nuk e bëtë legjislacionin me e çu në drejtësi këtë njeri me familje”, tha Sterkaj.
DEBATI
Meta: Deputeti Prenga nuk është i pranishëm në sallë edhe pse është njoftuar
Berisha: Deputeti është i pranishëm, ai është ulur në karrigen kryesore dhe quhet Edvin Rama. Cfarë ndryshimi ka ai nga ai tjetri që zhyti vendin në kanabas duke bërë propagandë ta legalizojmë sivëllai i tij Kokëdhima, cfarë ka më pak Paulin Sterkaj që godet kreun e deges PD-së në krye të detyrës, cfarë ka më pak këta.
Meta: Kemi problem procedurial me kohën
Berisha: Cfarë ka më pak ai që lidh bullonat me Mrikën drejt italisë dhe e kanë bërë Shqipërinë Kolumbi, po ai që ben terror mbi mediat, këtu është bërë strofull e krimit, ka kërkesë për ju nga opozita për të dhënë doreheqjen për shkak të një akuze që ka dalë nga firma e kontraktuar nga qeveria nuk kalohet ajo me mashtrime e dokumente, por do zbardhje të të vertetës
Meta: Kemi kohë për ta sqaruar këtë dhe cështje të tjera, por tani kemi një afat kohor
Berisha: Cdo shqiptar ka të drejtë morale që në cdo fjalë që të thuhet për Prengën që e përdorte në mënyrë kriminale Rama si kamxhik kundër deputetëve të përfytyrojë vetëm Ramën, kreun e meduzës së krimit, të bandave në kuvend e administratë
Meta: Ju lutem vazhdojmë procedurat, deputeti nuk është prezent edhe pse është njoftuar
Sterkaj kërkon fjalën
Sterkaj: Ky është njeri që shpif, manipulon opinionin, dua fjalën këtu, jam babë me fëmijë, kam një karrierë.
Kurrë s’kam qenë i inkriminuer.
Ky burrë është manipulatori më i madh.
Jeni fajtor ju që se keni vu para përgjegjësisë për naftën, bakrin, krimin.
Ka tradhtu shqiptarët, e ky njeri vjen këtu e akuzon.
Manipulatorët janë të PD-së, që i goditi Malësia e Madhe se janë njerëz të armatosur e drogum e të pishëm, që i kishte vu para PS për të bërë cdo gjë për të marrë mandatin.
Kur e pa që humbi mandatin nisi akuzat.
Unë di shumë gjana në jetën e veprën e tij e të familjes, nuk kam dash të përdor familjarët që i ka të inkrimunuar deri në fyt.
Ia di me prona, vepra e grabitje.
Kjo më shqetëson për Ramën, si nuk bëni dokumentacionin e t’i mbyllni gojën.
Na pyesin fëmijët te shpia, i tillë je ti o babë.
Sigal