Statusi “Prind i fëmijës grek”, të drejtat në Greqi & BE

    1030
    Sigal

    GREQI/ Leja e qëndrimit është personale, me afat kohor 5-vjeçar me përsëritje

    Leja e qëndrimit në bazë të nenit 61 të ligjit 3386/2005 me të cilën legalizohen anëtarët e familjes së shtetasit grek- të vendit të BE-së parashikon: anëtarët e familjes apo prindërit e shtetasit grek-të vendeve të BE-së, shtetas të vendeve të treta, që jetojnë më shumë se 3 muaj në Greqi, të pajisen me këtë status, që sipas ligjit ofron konkretisht:

    -Leja e qëndrimit është personale, me afat kohor 5-vjeçar (plus 5 vjet pasi fëmija mbush moshën e rritur) dhe disponuesi i kësaj leje qëndrimi KA TË DREJTË PUNE.

    -Në nenin 63 theksohet se pas plotësimit të këtij 5-vjeçari, anëtari i familjes së shtetasit grek ose të vendit të BE-së fiton të drejtën e qëndrimit Pa Afat në vend, duke u pajisur me Lejen e Qëndrimit të Përhershme (Deltio Monimis Diamonis) me të cilën gjithashtu ka të DREJTË PUNE.

    -Në nenin 94 të ligjit, përcaktohen konkretisht të drejtat e prindit të fëmi­jës së mitur grek, sipas të cilit lejohet zbatimi i nenit 61 për prindërit nga vende të treta, fëmijët e të cilëve janë pajisur me pasaportë greke.

    -Në të gjitha rastet, parashikohet e drejta e punësimit. Vetëm se në këtë rast nuk vlen (si në Lejen Afatgjatë, gjithashtu 5-vjeçare) për punësim me kontratë punëdhënësi në vendet anëtare të BE-së.

    Punësimi me kontratë pune në BE theksohet qartë në Lejen Afatgjatë, statusi i “Epi Makron Diamenontes”, që bazohet në Udhëzimin Komunitar të Bashkimit Europian.

    Dokumentet për lejen e qëndrimit të kësaj kategoria janë:

    -Kërkesa në dy kopje

    -3 fotografi të kohës së fundit

    -Fotokopje origjinale të pasaportës të legalizuar sipas kërkesave

    -Certifikatë familjare e fëmijës di­sponues të nënshtetësisë greke

    -Vërtetim se ka dorëzuar kërkesë në ent sigurues (sigurimet shoqërore) për të mbuluar shpenzimet e kontrol­leve dhe kurimeve mjekësore si dhe farmaceutike.

    Rinovimi

    -Vërtetim i entit sigurues se mbulon shpenzimet e kurimit

    GREQI/ Avokati i Popullit, ka kundërshtuar këtë parashikim, por s’dihet nëse do të merret parasysh

     Zëvendësohen lejet 10-vjeçare me ato 3-vjeçare

     Çfarë ndodh aktualisht me parashi­kimet e Kodit të ri të emigracionit dhe ndërkohë me koordinimet për situata aktuale?

    Greqia, ka prirje, por edhe dëshirë këtë herë të promovojë sa më tepër leje qëndrimi afatgjatë pra për të ofruar mundësi punësimi jashtë Greqisë. Diçka e tillë fillsëpari do të përplotësonte një dëshirë të komunitetit të emigrantëve që kërkojnë një mundësi për të ka­luar në tregje punë në ekonomi më të zhvilluara europiane, por ndërkohë, edhe shteti grek do të ulte numrin e emigrantëve, në bazë të nevojave të tij. Kësisoj, në nenin 139 të Kodit të ri të Emigracionit dhe më konkretisht në paragrafin numër 3 parashikohet se gjatë rinovimit të lejeve 10 vjeçare, edhe të përhershëm, në qoftë se mba­jtësi nuk kalon dot në kategorinë e lejeve afatgjatë, me karakter europian, pastaj do të marrë leje qëndrimi me afat 3- vjeçar.

    Ky parashikim ka pasoja mjaft të këqija për gjithë ata që sot kanë ketë leje qëndrimi. Ndërkohë, theksojmë se lejet me afat 10-vjeçar, por edhe me afat të pakufizuar janë ndër të paktat që of­rojnë të drejtën e punës të pavarur ose japin siguri më të gjerë në të drejta të mundshme. Madje, shumë emigrantë që do të thirren për të ripërtërirë këtë kategori nuk janë në gjendje të përm­bushin kriteret ekonomike për kalimin në leje afatgjate. Po ashtu dhe njohurinë e testit të gjuhës dhe historisë përbëjnë një problem më vete.

    Askush ndërkohë nuk e di sesi do të ve­prohet me lejet me afat të pakufizuar. Kur dhe me cilin kriter do të thërriten mbajtësit e kësaj kategorie? Kjo pyetje është shumë me vend pasi kjo kategori nuk ka ndonjë datë definitive skadimi dhe ka frike për sajime dhe abuzime…

    Ndërkohë janë me dhjetëra emigrantët që edhe këto ditë para miratimit të ligjit aplikojnë për këto kategori. Gjithçka pritet të dalë në dritë së shpejti, por ende nuk kemi asnjë informacion për ndry­shime në përmbajtjen përfundimtare të projektligjit. Si përfundim, theksojmë se Avokati i Popullit, ka kundërshtuar këtë parashikim, por askush nuk e di nëse do të merret parasysh mendimi i tij.

    Ditët në vijim do të jenë shumë me rëndësi, pasi edhe ne po vjelim informa­cion. Deri sa të kemi një pamje të plot, besoj se nuk ka vend ende për panik. Apo ndoshta në jetojmë gjithmonë në një panik të pareshtur…

    V. Merko

    GREQI/ OAED po pëson ndryshime thel­bësore në mënyrën e funksionimit

    Përse karta e OAED më “burgos” në Greqi?

    Çështja e udhëtimeve drejt Shq­ipërisë, për të regjistruarit e papunë në OAED, është ngritur përsëri në aktivitetin e organizuar nga ASANTE-ALMASAR, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit. Më­suese Lindita Vendresha i ka drejtuar pyetjen e shumë shqiptarëve, sekretarit të Përgjithshëm për Emigracionin dhe të Huajt në ministrinë e Brendshme të Greqisë, Angjelos Sirigos: “Përse vetëm ne shqiptarët, kur regjistrohemi të papunë në OAED, sa herë shkojmë në Shqipëri e fillojmë regjistrimin nga fil­limi.Apohumbasim asistencën e papu­nësisë?”.

    Përgjigja e sekretarit të min­istrisë së Brendshme ishte e njohur “Ky kusht nuk vlen vetëm për shqiptarët, por për të gjithë, akoma dhe grekët”. E sipas ligjit në fuqi, kështu është. Çështja na ka preokupuar që në verë të vitit 2011, atëherë kemi gjetur dhe përgjigjen zyrtare, që për fat të keq nuk e ka rrëzuar asnjë vendim, qarkore apo udhëzim i ri:

    -Sipas ligjit nr 1545/85, pra një ligji të miratuar e në fuqi nga viti 1985 në Greqi, paragrafi 11, rreshti 7, “Asisten­ca e Papunësisë shtyhet kur individi i papunë, për çdo arsye, nuk është më në dispozicion të tregut të punës”. Me pak fjalë, nëse largohet nga Greqia dhe shfaqet një vend pune në OAED, gjatë kësaj periudhe, atëherë nuk konsid­erohet më i papunë, por i larguar me dëshirë nga vendi, kështu që nuk fiton më asistencën e papunësisë. Drejtoria e OAED ka të drejtë që këtë paragraf ta përdorë njësoj edhe për kartën e papu­nësisë, domethënë emigranti i humbet të dyja automatikisht.

    Njëkohësisht, sipas paragrafit 13, “Kon­trolli i Papunësisë”, “Vetë personi i pap­unë është i detyruar të drejtohet per­sonalisht në OAED, sa herë që i ofrojnë vend pune”, akoma edhe nëse nuk merr asistencën e papunësisë, askush nuk mund të largohet nga Greqia, përderisa përfiton të drejtën të quhet “i regjistru­ar në OAED”.

    *

    Pse vetëm shqiptarët?

    Thjesht, sepse shtetasit bullgarë, rumu­në e polakë janë nga vende anëtare të BE-së dhe udhëtojnë vetëm me kartën e identitetit, ndërsa shqiptarët udhë­tojnë dhe kryejnë procedurat ligjore në Greqi me pasaportën biometrike, ku duken vulat e hyrje-daljes nga vendi. E njëjta gjë vlen dhe për emigrantët e tjerë, nga vende të treta, por në rastin e tyre udhëtimet nuk janë aq të mund­shme e të shpeshta sa për shqiptarët.

    *

    Si mund të udhëtoni?

    Në radhë të parë, vetëm për shqiptarët lejohet nga OAED, me vendim të minis­trisë së Punës, të largohen për në atdhe deri në 3 ditë, për çështje dokumentesh. Mjafton të deklaroni se jeni shqiptar e shkoni në Shqipëri për këtë çështje dhe ligji ju mbulon pa asnjë problem. Por më parë duhet të drejtoheni në OAED të merrni lejen përkatëse.

    Gjithsesi, ashtu si gjithçka në vend, edhe OAED po pëson ndryshime thel­bësore në mënyrën e funksionimit. G.A