Statistikat/ 120 shqiptarë i janë bashkuar ISIS-it vitet e fundit

    80
    Vitet e fundit, 120 shtetas shqiptarë janë bërë pjesë e luftës së shtetit islamik“ISIS”, por fatmirësisht pas ndërhyrjes së strukturave shtetërore, numri i rekrutimeve në vitin 2017-n ka kaluar në shifrën zero.
    Të dhënën e bëri publike menaxherja pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit Klejda Ngjela, në forumin “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” organizuar në qendrën e Bashkimit Evropian, Shkodër.
    Ajo që mbetet problem është trajtimi i këtyre rasteve, veçanërisht individëve të kthyer, por edhe familjeve të tyre.
    Shqipëria e ka të miratuar një strategji kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa në këtë forum u prezantuan dispozitat ligjore dhe mënyra si të identifikohen personat e riskut.