Starton pjesa e dytë Shqipëri-Turqi

698
Sigal

Eshtë duke u luajtur në Antalia takimin miqësor mes Turqisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë luajnë ndaj një rivali të fortë në letër, i cili është favorit për ta fituar takimin. Në përballjet direkt me turqit, kuqezinjtë kanë arritur të marrin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Panuci dhe Lucesku

Kjo do të jetë ndeshja e parë në epokën “Panuçi”, duke qenë se të tjerat ishin të ndikuara nga rrethanat e vazhdimësisë së punës së De Biazit.

ht

 

MINUTE PAS MINUTE

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Turqi-Shqipëri 0-2

41′ Ledian Memushan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Shqipëria mbetet me 10 vetë.

Memushaj

39′ GOOL Shqipëria 0-2. Roshi kroson në qendër për Sadikun, i cili godet saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Sadiku

32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ GOOL Shqipëria 0-1. Roshi pas një depërtimi nga e djathta, servir një top të bukur për Sadikun, i cili godet saktë brenda zonës duke përshëndetur rrjetën.

 

Sadiku

22′ Përsëri Turqia rrezikshëm. Tosun godet me të majtën, Berisha shpëton sërish portën e Kombëtares.

 

18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë një skemë me Lilajn, por mbrojtësit turq tregohen të vëmendshëm duke larguar rrezikun.

1′ Ka nisur takimi.

Turqi – Shqipëri 0-2

Sadiku 24′ , 39′

Turqia (4-2-3-1): Babaçan, Jardimçi, Aziz, Sojunçu, Turan, (Kojabashi 46′), Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun.

Trajner: M. Luçesku

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku.

Trajner: K. Panuçi

Gjyqtar: Georgi Nikolov Kabakov (Bullgari)

KK: Memushaj 41′