Startojnë provimet e shtetit për mësuesit e rinj

    69
    Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike listën e emrave, të cilët do të japin provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesisë. Mësuesit do t’i nënshtrohen këtij provimi në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Provimet do të zhvillohen nga data 8 korrik deri në datën 30 korrik 2015. Në total do të jenë 23 profile mësuesish që do të testohen, duke filluar që nga mësuesit e Biologji-Kimi deri te mësuesit e Arteve Figurative. 
    Provimin e shtetit do ta japin të gjithë kandidatët që kanë mbaruar për Mësuesi, duke përfshirë dhe të rinjtë që kanë studiuar, Edukim Fizik, Shkenca Sociale, Anglisht, Italisht, Histori-Gjeografi etj. Kjo fazë testimi për mësuesit do të mbyllet në datën 30 korrik 2015. Provimi i Shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet në 4 grupime për shkak të numrit të lartë të kandidatëve. Të parët që do të japin provimin do të jenë studentët të cilët kanë mbaruar për Biologji-Kimi, Biologji dhe Gjeografi, nga data 8 deri në datën 10 korrik. Të dytët në radhë për t’u testuar, do të jenë mësuesit që kanë mbaruar për Edukim Fizik, Fizikw, Matematikw – Fizikw, Matematikë, Matematikë – Informatikë, Kimi dhe Informatikë, nga data 13 deri me 16 korrik 2015. 
    Në grupin e tretë do të testohen studentët që kanë mbaruar Arsimin Fillor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, dhe studentët e Gjuhës Angleze, nga data 20 deri me 24 korrik. Ndërsa në grupin e katër dhe të fundit do të vijojw testimi studentëve të cilët kanë mbaruar Gjuhë Angleze, Instrumente Muzikore, Histori – Gjeografi, Shkenca Sociale, Histori, Histori, Gjeografi, Edukatë, Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Greke dhe Arte Figurative. Ndërkohë kandidatët janë njohur edhe me programet orientuese për Provimin e Shtetit, të publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.