Stabiliteti dhe kriza politike, shqetësim për qytetarët

535
Qytetarët e vendit shprehin shqetësim të thellë për krizën politike, dhe sigurinë e vendit. Në një anketë të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan IRI ata shprehen të brengosur për stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit. Madje numri i të anketuarve që thonë se Maqedonia është duke ecur në drejtimin e gabuar ka mbërritur në 48 %, një rritje prej 9 për qind nga anketa e fundit e IRI, të realizuar në dhjetor 2014. 61% e qytetarëve përshkruajnë situatën aktuale politike si “të tensionuar dhe të pasigurt” dhe 58% deklarojnë se Maqedonia është më pak stabile se sa një vit më parë.
Situata politike
61 % e qytetarëve – e tensionuar dhe e pasigurt
58 % e qytetarëve – më pak stabile se një vit më parë
Në kushte të krizës së thellë politike, qytetarët vlerësojnë se sistemi demokratik i qeverisjes është më i rëndësishëm se sa prosperiteti ekonomik. Liria e të shprehurit mbetet shqetësim për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë. Më shumë se gjysma e të anketuarve (55 për qind) mendojnë se liria e të shprehurit dhe të folurit nuk ekziston në vend. Nga ana tjetër teksa 67 % e qytetarëve besojnë se kriza aktuale politike dëmton përpjekjet e Maqedonisë për t’u bashkuar Bashkimit Evropian, përkrahja për t’u integruar në BE dhe NATO mbetet e lartë me 80 dhe 83 për qind.
Sigal