Specialisti Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për nënat me shumë fëmijë dhe kriteret që duhen plotësuar

    403
    Sigal

    Në emisionin e mëngjesit të ditës së djeshme “Koha për t’u zgjuar” i cili drejtohet nga gazetari i mirënjohur zoti Bashkim Hoxha, në televizionin “NEVvS 24”, ka pasur ankesa të pafundme për sqarimet që duhet t’u bëjnë qytetarëve nëpunës të sigurimeve  shoqërore rajonale. Por ndër të tjera një nënë tha: “Kam dorëzuar dokumentet për të përfituar pension të plotë si nënë me shumë fëmijë pranë Sigurimeve Shoqërore. Mbas disa muajsh dokumentet mi kthyen pa kryer asnjë veprim dhe pa më dhënë asnjë sqarim pse nuk më takon pensioni dhe cilat janë kushtet që duhet të plotësoj”?.

    Në përgjigje të kësaj pyetjeje bashkëpunëtori i gazetës “Telegraf”, specialisti i Sigurimeve Shoqërore Fadil Kepi  dhe dëgjues i rregullt i emisionit më popullor, atij të Bashkim Hoxhës , jep këtë përgjigje:

    Së pari ,“bazuar në nenin 93 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore nr 7703, datë 11.05.1993, “Nënat që kanë lindur gjashtë ose më shumë fëmijë, të cilët i kanë rritur që të gjashtë më tepër se tetë vjeç, marrin pension të plotë pleqërie në moshën 50 vjeçe dhe kanë vjetërsi pune të siguruara në vendin tonë 30 vjet”. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e mësipërm nënat me shumë fëmijë marrin pension të plotë 50 vjeçe, nga 60 vjeçe që dalin në pension nënat që kanë lindur më pak se gjashtë fëmijë ose 10 vjet më përpara.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf