Spanjë, arrestohet për korrupsion zv.presidenti i FIFA-s

488
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar dhe djali i tij janë arrestuar si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Sipas burimeve gjyqësore të “BBC”, Villar u arrestua me dyshimin për shpërdorimin e fondeve kur ka qenë pjesë e shoqatës që nga viti 1988.
Djali i tij Gorka ishte në mesin e një numri të njerëzve të arrestuar të martën për akuzën e korrupsionit, raporton agjencia e lajmeve AFP.
67-vjeçari së bashku me të birin akuzohet për korrupsion, falsifikim dhe mashtrim parash.
Sigal