Sotiraq Naçi/ Poezi

    568
    Sigal

      Vritmë e dashur!

     Një shikim nga ata të tutë,

    më ndez flakë e më ndez prush…
    E kuptoj sa herë më lusin,
    për një puthje si dikur…

    Kurrë s’më ngopin përqafimet,
    kënaqësia shpirtin më mbush,
    Sa herë nga syri të rreshqet loti,
    unë rrëmbimthi kërkoj ta puth…

    Ti e dashur mrekullohesh,
    më puth e më puth pa pushim…
    Pastaj më thua duke qeshur:
    -Mos të vrava shpirti im…!!?

    Unë buzëqesh ëmbël e të them:
    -Vritmë, vritmë përherë e dashur…
    Një vdekje e tillë është melhem,
    kapak floriri që më bën të pasur…!

    Një shikim nga ata të tutë,
    më ndez zjarr e më ndez prush…!

    GJUHA E SYVE

    Sytë janë për te qeshur

    por janë edhe për të qarë…
    Janë fjala e heshtur
    që flasin duke parë…

    Sytë kanë edhe naze,
    kur bien në dashuri,
    as qeshin, as lotojnë
    por flasin të vetmen gjuhë

    që të dashuruarit e kuptojnë…!

    PO TË MË SHIHJE NË SY

    Po të më me shihje në sy,
    do ta besoja se kjo s’ish një lojë…
    Të më thoje që s’më kishe dashur,
    ndoshta unë edhe do ta besoja…

    Por ti më the me fjalë të thata,
    kokën e ule si një zog i vrarë…
    S’më doje më, doje të më harroje,
    si një ëndërr te keqe sa më parë…

    Po thuamë Shpirt, thuamë e dashur,
    përse më the s’të dua me gjysmë zëri…
    Sytë, ata sy me mijëra herë puthur,
    më bënë që unë të dridhem i teri…

    Syri im që më mbushje me shpresë,
    më joshe kaq kohë si fëmijë në djep…
    Erdhe të me thoshe kaq thjeshtë,
    syulur se tashmë doje një tjetër…

    Si ka mundësi të duash një tjetër,
    kur me mijëra fjalë e puthje më falje…
    Mos më thuaj e dashur se qenke shtirur,
    me ndjenjat e tua dhe të miat u talle

    Sytë janë të dhimbsur e me zemër
    dhe Ti s’guxove të më shihje në sy…
    U trembe se mos vallë të tradhtonin,
    më thoshin të mos të besoja tek ty…!

    DETI DHE LUMI

    Deti një pellg ujë mbytur në kripë…
    Lumi një vije ujë qe rrjedh papushim…
    Vjen një çast e takohen në një pikë,
    si në një banket, ku takohen miqtë…

    Lumi gjarpëron dhe peshqit i rit…
    Në valët e detit dallgëzojnë peshqit..
    Kanë një jetë e jetojnë si miq,
    njëri i ëmbël e tjetri me kripë…!!

    VETËM NJË PUTHJE

    Ne dhamë të vetmen puthje
    që mbeti si i vetmi kujtim…
    Strukur thellë në zemër,
    si stalagmit që nuk shkrin…

    Një puthje gjithë frikë,
    nuk e mbajti gjalle dashurinë
    Ajo humbi diku thellë ne qiell,
    si arusha e madhe në galaktikë…

     

     

    MOSMIRËNJOHËSIT

    Atë darkë e vendosa të bëhesha tapë,
    të ktheja gota e ti pija të gjitha me fund…
    Në ish e thënë që të vdisja atë natë,
    më mirë nga pija sesa mosmirënjohja plumb…

    Dhe i rrëkëlleja gotat një e nga një,

    nga njëra shishe shkoja tek tjetra,
    rrëkëlleja lotët që s’më mbaheshin më,
    i lashë mënjanë zënkat, e vjetra…

    Për një çast mu duk vetja i mbytur
    harrova hajdutët që më vodhën shtëpinë..
    Harrova spiunët që s’lanë gjë pa shpifur
    si dhe ziliqarët që zilia përbrenda i griu…

    Por si për dreq nga mëndja s’më dolën,
    ata që me marrëzitë e tyre më lodhën…
    Ata që për një fjalë më hodhën poshtë,
    ata që në karakter kanë mosmirënjohjen…

    AROMË PARFUM

    Kisha kohë pa të parë,
    të më kaloje pranë…
    Arome s’hidhje kurrë
    por ti bije erë parfum…

    Parfum kishe buzëqeshjen,
    hapat e tua si një flutur…
    Vështrimin tënd si mjellmë,
    ato sy si yje të bukur…

    Se di përse më ishin tharë,
    buzët e mia për nje fjalë…
    Nga koha që kishe munguar,
    dyshoja në isha më djalë…

    E ndjeja se më mungoje,
    ndaj të lutem më mos humb…
    S’rroj dot pa ty e dashur,
    pa aromën tënde parfum…!

    NJERIU I GABUAR

    Τi nuk ishe njeriu që unë doja,
    as urrejtjen time nuk e kishe hak…
    Ti ishe njeriu ne zemrën e gabuar,
    ti ishe gabimi që s’meritoja aspak…

    Ti nuk ishe njeriu i ëndrrave të mia.
    Ishe një ëndërr e keqe që mu shfaq…
    Në çastin e gabuar të dashurova,
    në kohën kur një dashuri e kisha hak…

    Por kështu qenka e shkruar ndonjëherë
    që zemrën ta japësh tek dikush pavlere…
    Yll që ti shpreson pa u ndezur shuhet,
    në çastin e gabuar atëherë kur nuk duhet…