Sot vendimi i KQZ për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve

482
KQZ do të mblidhet sot për të vendosur lidhur me kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afateve për regjistrimin e partive dhe të koalicioneve zgjedhore

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 13:00 ndërkohë dy anëtarë të saj Klement Zguri dhe Hysen Osmanaj kanë paralajmëruar votën kundër pasi shtyrja e afateve duke e quajtur shkelje të ligjit.

Klement Zguri deklaroi dje: “Sot është data ligjore për të përfunduar regjistrimi. Kërkesa e dy partive nuk është legjitime. Kërkuesit nuk kanë autorizim për këtë kërkesë. Përmbajtja e saj prek zgjedhjet, i prish ato”.

Hysen Osmanaj deklaroi po dje: “Ne nuk mund të marrim atë vendim. Pasi çdo vendim që mund të marrin ne, qoftë me shumicë të cilësuar apo me votë të thjeshtë, vendimi do të jetë nul, sepse bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta e konsideruan kërkesën shprehje vullnetmirë për ti dhënë kohë PD. Opozita i kërkoi KQZ të respektonte Kodin Zgjedhor.

Edhe Partia e Ben Blushit, LIBRA shprehet kundër kërkesës së dy partive të maxhorancës, duke cilësuar KQZ të politizuar, ndërsa kërkesën grusht shteti të partive në pushtet.

I të njëjtit qëndrim janë dhe anëtari i KQZ-së Klement Zguri por dhe e quajti kërkesën e dy partive jo legjitime dhe që sipas tij do të prishte zgjedhjet. Edhe konstitucionalisti Clirim Gjata e quan veprim kamikaz.
Sigal