Sot mbërrin në Prishtinë trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja

    377
    Sigal

     Siç është bërë e ditur, nga data 18 korrik 2012, poeti i njohur Ali Podrimja kishte humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodeve. Pas shqetësimit të miqve dhe familjarëve, autoritete franceze kanë kërkuar dhe gjetur të pajetë në një pyll pranë qytetit  trupin e poetit. Pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, autoritete franceze kanë arritur në konkluzionin së vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale. Trupi i të ndjerit vjen nesër në Prishtinë ku dhe do të bëhen nderimet e rastit.

     Ngushëllim

    “Telegraf” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur, ndërsa miqve dhe kolegëve poetë e shkrimtarë, poetin e shquar dhe të pazëvendësueshëm të kombit