Në orën 18:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së grupeve të edicionit 2018-2019 të Uefa Champions League.

32 skuadrat pjesëmarrëse do të mësojnë rivalët e tyre në këtë fazë të parë të këtij edicioni, i cili me vjen me risi të reja për sa i përket ekipeve pjesëmarrëse. Gjysma e ekipeve pjesëmarrëse vijnë nga katër kampionatet elitare të futbollit evropian: Spanjë, Angli, Itali dhe Gjermani, ku secila ka nga 4 skuadra që do të marrin pjesë. Pjesa tjetër plotësohet me ekipet e kampionateve të renditura më poshtë në klasifikimin e uefas, dhe me ekipet që kanë ardhut nga fazat kualifikuese dhe play off. 32 ekipet do të ndahen në 4 vazo dhe do të shortohen në 8 grupe me nga 4 skuadra secili grup. Ashtu si cdo sezon i mëparshëm vëmendja kryesore në këtë shorte do të jetë tek grupi i “ferrit”. Duke parë ndarjet e 4 vazove grupi i ferrit mund të jeët i përbërë nga: Barcelona ose Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool dhe Inter.

 

Vazo 1
Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Monaco, Barcellona, Juventus, Psg, Manchester City, Lokomotiv Mosca.

Vazo 2
Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Tottenham, Roma , Benfica

Vazo 3
Schalke 04, Lione, Monaco, CSKA Mosca, Ajax, Liverpool, PSV Eindhoven, Valencia

Vazo 4
Bruges, Galatasaray, Inter, Hoffenheim, Stella Rossa, Viktoria Plzen, Young Boys, AEK