Sigal

Nga Agron KAJA

Anglezët kanë qenë skeptikë për përdorimin e sistemit VAR në futboll, por kjo bindje e tyre nuk ka zgjatur shumë. Sepse duke nisur nga nesër në ndeshjet e javës së 5-të, edhe aty ku u shpik futbolli, gjyqtarët do të ndihmohen nga Video Asistent Refer (VAR).

Edhe pse ky nuk është një vendim i formës së prerë, por do të nisë të aplikohet dhe në stadiumet e Anglisë, ku për disa javë, në katër stadiume gjyqtarët do të kenë mundësinë që të rishikojnë momentet ku ata kanë dyshime.

Këtë javë, sistemi VAR do të përdoret në ndeshjet Bernmueth-Leister, Çelsi-Kardif, Hadersfild-Kristal Palas, Mançester Siti-Fulham dhe Njukasëll-Arsenal. Kjo është quajtur një një fazë eksperimentale, por që është një risi e madhe në Angli.

Ndërkohë, java e 5-të nis me ndeshjen Totenhem-Liverpul, për të cilën trajner Jurgen Klop, pasi ka replikuar në distancë me Geri Nevill për të synuar Ligën e Kampionëve ose Premierligën, në Londër e mendon sfidë të vështirë. “Totenhemi është një skuadër rivale në Premierligë, dhe ne nuk do ta kemi të lehtë nesër (sot) përballjen me të. Ndërsa Geri, ndoshta duhet të vijë këtu dhe të më shpjegojë si funksionon kjo, sepse i ulur në një zyrë dhe të flet për futbollin, është krejtësisht e ndryshme me të qenët trajner”. Me skuadrën e Liverpulit luan edhe kosovari Gjerdan Shaqiri, i cili këtë herë nuk ka preferuar të flasë, por në faqen zyrtare të skuadrës, ai është shprehur se më shumë do të flasë në mesjavë në Ligën e Kampioneve. Ndeshjet e javës së 5-të të Premierligës do të luhen në tri ditë, 15, 16 dhe 17 shtator 2018, dhe kalendari duket i favorshëm për dy skuadrat e tjera kryesuese. Çelsi pret Kardif të Uellsit në Londër, ndërsa Uatford pret Mançester Junaited. Në këtë sfidë, trajneri Hoze Murinjo është thuajse në “fije të perit” për tu shkarkuar, pas rezultateve të dobëta në 4 javë me 6 pikë të grumbulluara. Për Guardiolën, skuadra që ai drejton, Mançester Siti, fitoren e ka detyrim ndaj Fulhemit.