Sonte në 20:45 – Rama uron kombëtaren në prag të ndeshjes me Italinë

545
Kryeministri Edi Rama ka uruar djemtë e kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes me Italinë që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:54 në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo.
Ndeshja Itali-Shqipëri është e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

Shqipëria vjen në këtë takim me pozicionin numër 4 në renditje, ndërkohë që kombëtarja italiane mban vendin e dytë me pikë të barabarta me Spanjën kryesuese.

Itali-Shqipëri do të jetë sfida e parë zyrtare në historinë e dy kombëtareve të futbollit, ndërkohë që në takimin miqësor të zhvilluar në Genova në 2014, përfaqësuesja italiane fitoi 1-0 me një autogol të Salihit.
Sigal