-Sofia, Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    482
    Sigal

    REPORTAZH/ Në Shkozë,  vetëm 4 km larg Tiranës, një familje mes mjerimit ekstrem

    Pas një pune shumë të lodhshme dhe të zgjatur si punonjëse e fondacionit shqiptar “Amaneti”, Memaliaj, ulem në një lokal për të konsumuar një kafe dhe aty nisi gjithçka. Aty pranë ku pija kafe me bamirësin Qazim Gapi, më afrohet një zonjë rreth të 40-ve. Ajo kishte mësuar diçka rreth meje edhe e dinte pak a shumë pozicionin tim në atë punë dhe më tregoi për problemin që kishte. Ajo punonte aty si pastruese, në fillim nuk e besova por më vonë pashë, në sytë e saj shihje një dëshpërim të madh dhe një vuajtje të thellë. U bëra kurioze  dhe  i thashë dua të vij në shtëpi dhe të shikoj gjithçka dhe nuk hezitova dhe u nisa menjëherë. Zonja quhej Sofie Shkëmbi ishte 45 vjeçe. Ajo ishte nëna e katër fëmijëve, 1 vajze dhe 3 djemve. Gjatë rrugës ajo me tregonte rreth vuajtjeve të saj. Ajo ishte divorcuar me burrin para 12 vitesh. Pas këtij divorci kishte nisur gjithçka, gjë që të cilës i kishte kushtuar shtrenjtë. Afrohemi pranë shtëpisë e cila ndodhej në periferi të Tiranës, në Shkozë, Njësia Bashkiake N/1, vetëm 4 kilometra nga Tirana. Askush nuk e kishte vënë re atë gjendje të mjerueshme, kur zyrtarët e lartë të veshur me kollare drekojnë e darkojnë në restorante luksi, kurse kjo nënë mendon si t’ju siguroj bukën e gojës fëmijëve. Arritëm tek shtëpia ku ajo më përpara ishte përdorur si kasolle lopësh dhe ishte kthyer në një banesë për zonjën pasi ishte ndarë me burrin. Shtëpia ishte një dhomë 10 m2, që banojnë 4 persona. Po ç’të shihje, aty kishte vetëm derën kryesore. Pastaj nuk kishte dritare për ajrosje. Ç’të shihje! Aty nuk kishte asgjë vetëm disa rrobe te vjetra dhe disa enë kuzhine të vendosura ne tokë, një frigorifer i boshatisur. Tavani ishte i hapur ku dukej dhe drita e diellit. Në kushtet atmosferike, shiu futej brenda. Në atë dhomë ishin vendosur vetëm 3 krevate. Në njërin prej krevateve ishte njëri prej djemve, i shtrirë, pasi ishte i sëmure dhe me probleme akustike. Kurse 2 djemtë e tjerë nuk kanë pasur mundësi shkollimi dhe gjithashtu kanë pësuar kriza nervore pas ndarjes me babanë.

    -Znj. Sofie, kur keni ardhur në këtë shtëpi?

    Unë kam ardhur qysh para 12 vitesh.

    Si e përballon mënyrën e jetesës?

    Me vështirësi të madhe, sepse  punoj si pastruese ku më duhet të iki dhe të vij pasi punën e kam shume larg.

    -A ju dalin paratë qe merrni?

    Nuk më dalin as për ushqim madje, më duhet të marr dhe borxh, pasi jam vetë e 4-ta në shtëpi dhe kam një djalë të sëmurë.

    -Çfarë do dëshiroje të ndryshonte tek jeta juaj?

    Tek jeta ime dëshiroj të ndryshoj kushtet e jetesës pasi edhe në kasollen ku jetoj do të më largojë ish bashkëshorti. I kërkoj shtetit të vejë dorë duke na ndihmuar, e edhe unë të jetoj si të gjithë të tjerët.

     -Si e përballoni jetesën?

    Duke na ndihmuar njerëzit e thjeshtë. Shumë vetë i dinë hallet e mia dhe unë i pranoj me dashuri çdo gjë që më dhurojnë.

    -Orenditë që keni, i keni blerë?

    Këtu s’ka orendi por disa gjëra të dhuruara kur të tjerëve u kishin zënë shtëpinë. Janë të gjitha të konsumuara.

    Çfarë ushqimesh konsumoni?

    Zarzavate dhe fruta thuajse të kalbura dhe bukë që mezi e blejmë. Mishi dhe peshku për ne janë ushqime si në përralla.

    Nga Lumturie Rruplli (Lumita)