Skenë horror në Tiranë, 40 vjeçari bie nga lartësia

473
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku një 40 vjeçar ka gjetur vdekjen.
Sigal

Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim pranë rrugës Xhorxh Bush. 40 vjeçari me inicialet B.A është rrëzuar nga lartësia e si pasojë ka humbur jetën. Vdekja ka qenë e menjëhershme. 40 vjeçari po kryente punime në pallatin në fjalë në momentin që ka rënë nga lartësia.


Njoftimi i policise:

Tiranë

Informacion paraprak

Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rën nga lartësia një shtetas.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Xhorxh Bush” në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.