Skënderbeu mposht Laçin, rikthehet në vend të parë

474
Kampionët në fuqi mposhtën me rezultatin e pastër 3-0. Serinë e golave e hapi Hamdi Salihi në minutën e 20 të takimit, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh, që u kushtoi laçjanëve edhe një karton të kuq. Dyfishimi i rezultatit do të mbërrinte vetëm 120 sekonda nga nisja e pjesës së dytë të takimit, kur Lilaj dërgon topin në rrjetë për herë të dytë për Skënderbeun.
Laçi përpiqet të reagojë, edhe pse me 10 lojtarë në fushë dhe thuajse 10 minuta pas pësimit të golit të dytë, presioni i tyre detyron Shehin që të largohet me karton të kuq nga fusha e lojës. Barazpesha u vendos në numër lojtarësh, por jo në rezultat, pasi Skënderbeu do të gjente rrugën e rrjetës për të tretën herë sërish me Salihin në minutën e 84.
Sigal