Skënderbeu dhe qëndresa shqiptare

    456
    Sigal

    Me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti më 17 Janar 1468

    Me sukses të madh, falë mbështetjes së potencës veneciane, ishin kundërshtuar pushtimet otomane në krahinat bregdetare të Adriatikut në gadishullin ballkanik. Në malet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, trupat e pushtuesve turq kishin dashur të nënshtronin kryengritësit luftarakë të organizuar në grupe rezistence, duke marrë prej tyre shumë herë humbje. Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i edukuar në shkollat e Sulltanit, organizoi popullsinë shqiptare në një lëvizje luftarake lokale mbi të cilën u përqendruan sytë e Europës kristiane. Në mars 1444, në Lezhë (Alessio) ai bindi princat e fiseve lokale të bashkohen në një aleancë (Lidhja Shqiptare) duke arritur kështu, gjer në vdekjen e tij (1468), të sfidojë superioritetin e fortë dhe numerik të otomanëve. Tashmë që nga fundi i viteve treqind, territori shqiptar kishte pasur rreziqe, luftëra rivalësh midis familjeve të shquara dhe kish rrezikuar të zhdukej mes Venecias dhe Otomanëve. Ndërsa në gjakmarrjen midis familjeve të Balshajve (Balschi) dhe të Topiajve, sulltani merrte anën e këtij të fundit (Beteja e Vjosës,1385) ndërsa, venecianët siguronin marrjen në zotërim të qendrave më të rëndësishme bregdetare (Durrësin, Shkodrën etj…). Beteja në Fushë-Kosovë (1389) disfata otomane, pranë Ankarasë (Angora) kundër Tamerlano (1402) dhe revoltat që pasuan me vëllavrasje, megjithëse përfshirja në kufijtë hungarezë kishin sjellë, përkohësisht, tërheqjen e reparteve turke. Vetëm në të dytin dhjetëvjeçar të njëmijë e katërqindtës, turqit vazhdojnë veprën e tyre të pushtimeve duke marrë vende të rëndësishme të Shqipërisë së Mesme, (më 1415 pushtohet Kruja së cilës ju vu edhe emri Akce Hisar, që do të thotë kështjellë e bardhë), më 1417 pushtohet pas luftërash të furishme me vendasit, Vlora, Kanina, Berati dhe më 1419 Argirokastro (Gjirokastra). Tashmë që nga 1430 Shqipëria u përcaktua të bëjë pjesë si Sanxhaku i “Arvanid”, dhe pak më vonë u quajt “Sanxhaku i Arnaud”, në Perandorinë Otomane mbas rënies së Gjon Kastriotit, zotërues i Matit dhe Dibrës, i cili ishte dobësuar shumë në vitet e luftërave turko-veneciane 1428.

    Gjon Kastrioti (Giovanni Castriota) mundej të qëndronte në vendin e tij, por si vasal i Turqisë duke i dërguar peng oborrit të Sulltanit në Adrianopol, tre nga katër bijtë e tij. Njëri ndër ata, Gjergj Kastrioti, më 1438 u emërua nga Sulltani zotëri i Krujës dhe më 1440 merr edhe përgjegjësitë e Sanxhakut “Sanxhaqbey” të Dibrës.

    Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur edhe Skënderbe, (1405-1468) e shfrytëzon këtë pozicion besimi të jashtëzakonshëm për të dalë kundër sovranit të tij, duke ndërmarrë tratativa sekrete me potencat detare të Napolit dhe Venecias, përfshi edhe mbretin e Hungarisë. Më 1443, gjatë fitores së përparuar të Giovanni Huniadit, vendoset së fundi hapur në krye të një kryengritje dhe në nëntor në Krujë deklaron pavarësinë e Shqipërisë. Tashmë në qershor 1444, si komandant i ushtrisë shqiptare të “Lidhjes Shqiptare” (Lega Albanese) shkatërron pranë Torviollit një repart turk të komanduar nga Ali Pasha dhe më 1450 mbron me sukses dhe manovrime nga dara Krujën,prej forcave superiore e të armatosura turke.

    Më 1456, pavarësisht mungesës së ndihmave nga jashtë, arriti të fitojë një betejë të ashpër në afërsi të Oranikut dhe së fundi, më 7 shtator 1457, me një avancim spektakolar, risjell një fitore poshtë Krujës. Megjithë mbështetjen e dyfishtë në Itali (Napoli-Venecia), Skënderbeu nuk arriti të imponojë Perëndimin për ndonjë kryqëzatë dhe nga kjo, përfundoi duke mbetur vetëm fitimtar i luftës shqiptare. Skënderbeu nuk arriti ta shoh perëndimin e lirisë shqiptare, sepse vdiq më 17 janar 1468. Edhe pas vdekjes së tij, Turqit u munduan të fitojnë mbi rezistencën e disa prijësve, të cilët ishin të mbështetur nga Venecianët. Lezha (Alessio), Durrësi (Durazzo) do të binin vonë në dorë të tyre, më 1501, por dhe kështjella të tjera shqiptare,Ulqini (Dulcigno), Antivari (Bar) rezistuan me të vërtetë gjatë gjer më 1571. Edhe në vazhdim shqiptarët mbetën të lirë në male. Si në të afërtin Mal të Zi, turqit u vështirësuan të kontrollojnë qendrat e rëndësishme strategjike dhe mbanin vetëm hapësirat lehtësisht të arritshme.

    Burimet: Gerschiechte der Balcanländer. Von der Frühzeit bis zu,1988 dhe 2002, Verlag C.H.Beck 0HG, München dhe Storia dei paesi balcanici, Giulio Einaudi editore. 2005, s.p.a.Torino.

    Përktheu: Luan Shmilli