Skenari për (mos)kthimin e pronave, nisi 7501 dhe u “çimentua” me 30 ligje “speciale” 1993-’96

    763
    Çështja e pazgjidhur e (mos)kthimit dhe (mos)kompensimit të pronave në Shqipëri, vazhdon si një lojë “ping-pongu” mes palëve politike djathtas e majtas, sa herë që ato ndërrojnë pushtetin mes tyre. Të dy partitë PD e PS dhe partia “kukull”” e demagogjisë, pazareve dhe talljes me politikën e saj të mos-kthimit të pronave (PR), bashkë-autore të tranzicionit të përbindshëm 25 vjeçar, kur janë në pushtet premtojnë “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes së pronave por nuk e zgjidhin. Ndërsa, kur janë në opozitë kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi që është futur qëllimisht në rrugën e mos zgjidhjes qysh në vitin 1991 me Ligjin anti-pronë Nr. 7501, të hartuar nga ish-pushteti komunist në “gërhamën” e fundit të sundimit të tij që prej vitit 1944 kur sekuestroi këto prona. Ky ligj i dytë për tokën dhe pronën, tip “reforme agrare” si ajo e vitit 1946, me bazë ideologjike e me veprim faktik mohimin dhe zhvatjen e pronës, siç dihet jo vetëm që nuk u kundërshtua nga PD e PR, por u votua në parlamentin e parë pluralist në bashkëpunim e mirëkuptim të plotë. 
    Loja me moskthimin e pronave, duke zbatuar dhe mbajtur në fuqi ligjin 7501
    Po kështu, ligji 7501 është mbajtur ende në fuqi dhe është zbatuar e po zbatohet prej 25 vitesh nga këto dy forca politike, duke u mbështetur me 284 ligje, VKM, dekrete, udhëzime, urdhra, amendime, formularë e shfuqizimesh që kanë zvarritur e bllokuar kthimin dhe kompensimin e pronave. Dje dhe prej afro 1 jave, ka vazhduar sërish zbatimi i skenarit, lojës akrobatike dhe demagogjisë së radhës e treshes anti-pronë PD-PS-PR për të vazhduar skenarin e (mos)kthimit dhe (mos)kompensimit të pronës me miratim e shfuqizime ligjesh e vendimesh, me deklarata e memorandume false, realizuar në media, në parlament, në qeveri e komisione parlamentare, deri me gjoja largim të PD nga komisioni parlamentar. Kujtojmë, që në këto 23 vite, Ligji 7501 dhe derivatet e tij janë atakuar në Shqipëri me mbi 53 milionë procese gjyqësore në gjykatat e të gjithë niveleve, të cilët vazhdojnë akoma, aq sa sipas ekspertëve që kanë monitoruar e po monitorojnë procesin (lojën e politikës shqiptare me pronat), parashikohet që “plaga” e pronave në Shqipëri mund të mbyllet pas 190 vjetësh. Tashmë, pas 25 vitesh, qeveria “Rilindja” ka vendosur ta ndal masakrën me pronat dhe siç thotë ajo, të kthej pronën tek i zoti, ose si pasuri fizike, ose si kompensim financiar, atje ku këto prona janë zënë prej objekteve publike. Ky aksion “pastrimi i moçalit” të katrahurës të (mos)kthimit dhe mos kompensimit të pronave, sipas kryeministrit Edi Rama, do të nis me procesin për hapjen dhe verifikimin e dosjeve të gjykatave për pronat, të Komisionit të Kthimit të Pronave në qendër e në qarqe, të komisioneve të pronave në bashki e komuna, duke verifikuar çdo proces në lidhje me pronat. Po kur do të mbyllet kjo “plagë” 25 vjeçare me përmasa të madhe kombëtare, ligjore, sociale, ekonomike që ka sjell e po vazhdon të “prodhojë” deri edhe shumë krime njerëzore? A do të jetë zgjidhja, në favor të pronarëve legjitimë, apo do të vazhdoj loja e këtyre 25 viteve me grabitjen, mohimin dhe (mos)kthimin e (mos) kompensimin e pronave? 
    ——————– 
    Ja 30, nga 155 ligjet dekretet dhe vendimet e viteve 1993-1996 në zbatim të Ligjit 7501, që nisën grabitjen, mohimin, moskthimin dhe katrahurën me pronat
    1. Ligji Nr. 7698 15.04.93 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”
    2. VKM Nr. 301 14.06.93 “Për masat për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”
    3. Udhëzim i Këshillit të Ministrave Nr. 3, 21.06. 1993 “Për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    4. Ligji Nr. 7736 21. 07. 1993 “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 7698, datë 15. 04. 1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    5. Udhëzim i Këshillit të Ministrave Nr. 13, datë 18. 10. 1993 “Për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” dhe disa ndryshime në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 21. 06. 1993 
    6. Ligji Nr. 7765 02.11.93 “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 7698, datë 15. 04. 1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”
    7. Udhëzim i Këshillit të Ministrave Nr. 15, datë 15. 11. 1993 “Për një ndryshim në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 13, datë 18. 10. 1993 “Për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” dhe disa ndryshime në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 21. 06. 1993”
    8. Udhëzim i Këshillit të Ministrave Nr. 5, datë 17. 01. 1994 “Për një shtesë në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 13, datë 18. 10. 1993 “Për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    9. Udhëzim i Këshillit të Ministrave Nr. 5, datë 17.01. 1994 “Për një shtesë në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 21. 06. 1993 dhe në Udhëzimin Nr. 13, datë 18. 10. 1993 “Për zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    10. Ligji Nr. 7808, datë 30. 03. 1994 “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 7698, datë 15. 04. 1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    11. Vendim i Gjykatës Kushtetuese Nr. 4, datë 08. 04. 1994 “Deklarim i papajtueshëm me Kushtetutën dhe shfuqizim i neneve 12 e 17 të Ligjit Nr. 7698, datë 15. 04. 93 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    12. Ligji Nr. 7832, datë 16. 06. 1994 “Për çmimin e truallit që kompensohet” 
    13. VKM Nr. 402 01. 08. 1994 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 301, datë 14. 06. 1993 “Për masat për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    14. VKM Nr. 436, datë 12. 09. 94 “Për disa ndryshime në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 13, datë 18. 10. 1993 “Për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” dhe disa ndryshime në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 21. 06. 1993 
    15. VKM Nr. 476, datë 10. 10. 1994 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 301, datë 14. 06. 1993 “Për masat për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    16. Vendim i Gjykatës Kushtetuese Nr. 9, datë 30. 11. 1994 “Shfuqizimi i nenit 10, të Ligjit Nr. 7698, datë 15. 04. 1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”
    17. Vendim i Gjykatës Kushtetuese Nr. 10, datë 30. 11. 1994 “Shfuqizimi i nenit 10, të Ligjit Nr. 7698, datë 15. 04. 1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” 
    18. Ligji Nr. 7879, datë 01. 12. 1994 “Për një shtesë në Ligjin Nr. 7698, datë 15. 04. 93 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    19. Ligji Nr. 7981, datë 27. 07. 1995 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin Nr. 7699, datë 21. 04. 1993 “Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokës bujqësore”. 
    20. VKM Nr. 526, datë 02. 10. 1995 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 301, datë 14. 06. 1993 “Për masat për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    21. Udhëzim i Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 21. 06. 1993 “Për masat për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”
    22. VKM Nr. 234, datë 22. 05. 99 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 301, datë14. 06. 1993 “Për masat për zbatimin e Ligjit Nr. 7698, datë15. 04. 1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” 
    23. Ligji Nr 7699, datë 21. 04. 1993 “Për kompensimin në vlerë, ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, kullotave, livadheve, tokave dhe pyjeve” 
    24. Ligji Nr. 7836, datë 22. 06. 1994 “Për çmimin e tokës bujqësore për efekt kompensimi” 
    25. VKM Nr. 499, datë 17. 10. 1994 “Për masat për zbatimin e Ligjit Nr. 7699, datë 21. 04. 1993 “Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokës bujqësore” 
    26. Ligji Nr. 7981, datë 27. 07. 1995 “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin Nr. 7699, datë 21. 04. 1993 “Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokës bujqësore” 
    27. Ligji Nr. 7982, datë 27. 07. 1995 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 7836, datë 22. 06. 1994 “Për çmimin e tokës bujqësore” 
    28. Dekret Nr. 1431, datë 27. 03.1996 “Për një shtesë në Ligjin Nr. 8053, datë 21. 12. 1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” 
    29. Dekret Nr. 1489, datë 16. 05. 1996 “Për një shtesë në Ligjin Nr. 8084, datë 07. 03. 1996 “Për miratimin me disa shtesa e ndryshime të Dekretit Nr. 1359, datë 19. 10. 1995 “Për disa ndryshime në Dekretin Nr. 1254, datë 19. 10. 1995 “Për kompensimin e ish-pronareve të trojeve të zëna, të tokës bujqësore dhe jo-bujqësore, me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara, ndryshuar me Ligjin Nr. 8024, datë 02. 11. 1995 
    30. VKM nr. 528 13. 05. 1996 “Për masat për zbatimin fizik të kompensimit me troje në zonat turistike, në zbatim të Ligjit Nr. 8084, datë 07. 03. 1996. 
    Sigal