Sigal

Mbi 200 të rinj nga Shqipëria kanë rënë viktimë e një shtetasi kosovar me pasaportë gjermane, i cili u premtonte punësim në Gjermani kundrejt pagesës prej 351 euro. Hapja e një zyre “punësimi” në Tiranë, denoncimi i qytetarëve, kërcënimi dhe zhdukja pa lënë gjurmë e mashtruesit

Jakup B. GJOÇA

Mbi 200 shqiptarë, shumica të rinj kanë rënë viktimë e një mashtrimi nga një kosovar me shtetësi gjermane. U premtoi se do t’i punësonte në Gjermani, duke u marrë paradhënie 350 euro secilit. Kosovari zhduket nga Shqipëria, duke fshirë çdo gjurmë të tij.

Skema e mashtrimit

Persona që janë matrapazë të premtimeve, duke përfituar edhe nga ftesa që ministrat gjermanë të Punës, të Shëndetësisë dhe të Emigracionit bënë për nevojat e punës që ka Gjermania, erdhën në Shqipëri të shesin shtrenjtë premtime për punësim të rinjve shqiptarë, të cilët ëndërrojnë të punojnë në Gjermani. Konkretisht, siç pohojnë për gazetën “Telegraf” edhe vetë disa të rinj që u bënë viktima të këtij mashtrimi,  kosovari me shtetësi gjermane, ka hapur një agjenci punësimi në Tiranë, të rregjistruar edhe në QRK me vlerë aksionesh 100 lekë dhe me të njohur, ata u paraqitën në zyrën e tij. Në këtë zyrë  në Tiranë  të angjencisë për punësim në Gjermani kosovari kishte punësuar edhe 2 të rinj shqiptarë. Kosovari u dha të rinjve që dëshironin të punësohen në Gjermani, kontrata punësimi në gjermanisht dhe në shqip, ku në këtë kontratë parashikohet kohë punësimi 1 vjeçar, e cila fillon në datën 1 korrik 2018 deri në 1 korrik 2019. Kontrata parashikon periudhën e stazhit, ku thotë se 6 muajt e parë marrëdhëniet e punës mund të mbyllen nga palët. E treta, që parashikon kontrata e punës është aktiviteti, e katërta është paga, e cila është 2.500 euro bruto,paskëtaj parashikohen orët e punës që janë 40 orë në javë, pushimet, etj.

Kërcënimi

Një nga të rinjtë, që u bënë viktimë e këtij mashtrimi nga kosovari, tregon për gazetën “Telegraf” se kosovari me shtetësi gjermane, i dërgon në ËhatsApp kërcënime që të mos guxojë e ta denoncojë, ndryshe i përmend edhe emra të qeveritarëve kosovarë, të cilët janë miqtë e tij familjarë.

Ku janë strukturat shtetërore të luftës kundër krimit ekonomik?

Ky rast nuk është i vetëm dhe as i fundit. Para disa kohësh, në Tiranë ishte hapur një agjenci punësimi për në Kanada, e cila gjithashtu premtonte të interesuarve punësim të rregullt në Kanada, nxjerrje vizash, kundrejt një shume të madhe parash që paguanin shqiptarët.  Pyetja lind. Këta matrapazë të nevojave të shqiptarëv, e fillojnë piramidën e mashtrimit, duke rregjistruar të rregullt veprimtari biznesi, duke u rregjistruar në QRK si agjenci punësimi. Po strukturat e luftës kundër krimit ekonomik në Policinë e Shtetit përse nuk veprojnë, nuk ndjekin veprimtarinë e tyrem, nuk ndërhyjnë? Po strukturat e krimit ekonomik të taksave, përse nuk e ndjekin në vijimësi aktivitetin? Sepse, sipas dëshmive, këto agjenci punësimi rregjistrohen në QRK dhe mbyllen shumë shpejt, për t’u hapur sërish. Punësojnë 2-3 njerëz në to, mirëpo asnjëherë nuk u paguajnë as rrogat, sepse, sapo u marrin paratë viktimave të tyre, zhduken.

Mashtrimi i “ndërtuesit”

Ndodh që “ndërtues” shkojnë në rrethe, premtojnë se do të  ndërtojnë pallate, u marrin të interesuarve tokën, dhe paskëtaj zhduken. Një qytetar nga Saranda, dëfton se një ndërtues nga Tirana, shkon në Sarandë, u premton disave që në tokën e tyre do të nddërtojë pallat. Bëjnë kontrata të rregullta. Ndërtuesi shkon në bankë dhe merr kredi një shumë të madhe, miliona euro, duke vënë si garanci, kolateral, tokën, që nuk është e tij, por e qytetarëve, të cilëve u ka premtuar se do t’u japë përqindje nag ndërtimi. Pasi merr kredinë, ndërtuesi zhduket, ndërsa banka sekuestron tokën, e cila ën fakt është e qytetarëve. Të humburit e kësaj skeme mashtrimi janë qytetarët, të cilëve u sekuestrohet toka nga banka, ndërkohë që ndërtuesi mashtrues, ka marrë miliona euro kredi dhe zhduket fare nga Shqipëria.