Skandali, të ‘sëmurët’ e Vlorës shkatërrojnë rrugën Transballkanike

    404
    Sigal

    Apel i qytetarëve vlonjatë Ramës e Tahirit: Ndaloni këto duar vrastare që vetëm shkatërrojnë e vrasin ëndrrën tonë europiane!

    Dje ndodhi dhe një hata e radhës, jo nga madhësia, por e çmuar nga marrëzia në qytetin e Vlorës, ditën për diell, në rrugën më të madhe Transballkanike! Pra u shënuan edhe në ditarët e qytetarëve dhe kronikat e mediave lokale si: Vazhdë-marrëzia. Gjithë kush e pa, vuri duart në kokë dhe klithi me të forcë: Zot na ruaj nga trutë e kokës! Edhe pse nuk ka rënë mirë vapa, ata që panë pamjet makabre, thanë se të sëmurët mendor, të shtruar ne Spitalin Neopsikiatrik të Vlorës, mos kishin shpërthyer dyert e dritaret dhe kishin marrë rrugët të harbuar! Por më pas u shpërndanë mjegullnaja nga njerëz të afërt, qoftë nga Neuropsikiatriku, por dhe nga brenda ekipit që kryente punët, e marra prishjen e rrugës Transballkanike. “Ata që janë brenda mureve janë më të arsyeshëm se sa këtë që janë jashtë – u shprehën qytetarë të shqetësuar deri dhe të lebetitur. Madje, arsyetimi u shtri dhe më tej: Ata brenda mbahen gabimisht dhe lejohen jashtë këta që duheshin të ishin brenda. Madje, t’i nënshtroheshin kurimeve me dozën e plotë të virus-tërbimit. Pra, virusi i tërbimit, të cilin e ka në plan edhe qeveria në dorë, së pari duhet të nis nga njerëzit, të cilët kanë tërbuar edhe kafshët! Pra i bie- thonë shumë njerëz me haber: Këta që janë jashtë duhet të jenë brenda edhe nga kjo që bën dhe pan më sy gjithë qytetaria vlonjate, por të vlerësuar edhe nga reagimi në rrjete sociale qysh nga emigrantët e njohur si Murat Aliaj, Stefan Basko, Ari Stefa, në Greqi, Hasan Aliaj në Itali etj. Të tërbuarit jashtë me kazma, baromina, troko po dhe me eksploziv në duar, në dhëmbë, e këmbë po shpërthenin rrugën Transballkanike, mezi e përfunduar disa vite më para dhe e pa përfunduar me parametrat bashkëkohor kishin hapur dhe lëne kanalet pa mbyllur dhe duke shpejtuar rrënimin e rrugës të mezi ngritur.. Po as ata nuk mund të bënin këtë marrëzi. Disa qytetarë që ju dhimbset Vlora dhe gjithë Shqipëria, dolën në rrugë me oi, oi, duke drejtuar thirrjet në kupë të qiellit, dhe në rrjetet sociale ministrit Saimir Tahiri: “Preu hovin mizorëve, këtyre satekëqinjve që kanë shpërthyer harbutërinë dhe po prishin rrugën pa iu dridhur qerpiku, mes për mes pa i’ u bërë syri tërr, po hapin kanale, vrima- krime e mina, për të shtruar kabllorët. “Kaubojsit” e telefonisë dhe kabllorëve të Vlorës kumtuan në kronikën e radhës edhe televizionet lokal! “Kjo është fund marrëzia, apo është fillim, e vazhdim marrëzia? A mund të vesh dorë mbi këtë pronë kombëtare, a mund të hedhësh kazmë si po bëjnë sot dhe gjithë ditën këta barbar, në rrugë të tilla kombëtare?!  Zoti Ministër i Brendshëm! Në emër të qytetarisë dhe Rilindjes, të bëjnë apelimin e tyre qytetarët vlonjatë: Dërgo njerëzit e Rilindjes, të Pavarësisë, në Vlorë për të ndalur këtë hata, për të prerë hovin e këtyre mizorëve, të atyre që kanë urdhëruar, atyre që mund të kenë lejuar të kryhet ky akt, po dhe mbi atyre që zbatojnë këto urdhra dhe kryejnë këto punë të mbrapshta, por edhe mbi ata që paguhen dhe nuk veprojnë, por vegjetojnë mbi kolltukët, e nuk veprojnë, po abuzojnë me detyrën dhe shqiptarët!!.  Kjo barbari frerë këputur, nuk po e ndal yryshin e ndërmarrë përmbi 23 vjet, në Atdheun tim dhe tendin, edhe në Vlorën time dhe tënden moti ministër dhe i nderuari Kryeministër dhe Deputet i Vlorës. Kjo dorë vrastare dhe këta shpirt kobzinj, po vrasin përditë dhe po çojnë në varrezë një popull të tërë nga Kukësi në Sarandë, nga Tepelena në Pukë, po shkatërrojnë përditë aspiratën dhe ëndrrën shqiptare. Kjo lukuni- harbutëri, në vazhdën e veprimeve, edhe dje hapi në disa vende kanale në rrugën “Trasballanike”, por dhe në shpirtin e qytetarisë hedhin kazma e hapnin kanale-plagë pa iu dridhur qerpiku. E ku përveçse këtu, mund të cënosh një cm në rrugë, në këtë pasuri kombëtare? Për gjithçka ka pasur, për t’u vendosur në vendin e saj, kabllorët, telefonik, elektrik, ujor etj, etj duhet të ishin përfshirë në projektin, në momentin kur po ndërtohej, dhe të ishin bërë projektet e ujit, Telekomit dhe elektrikut etj… Pra këto projekte i di fare mirë tashmë, edhe një njeri i thjeshtë e jo më një projektues e titullar, me “performancë sipërore e ambicie bashkëkohore” para se të nisnin punimet dhe miratimi dhe jo tashmë të shkatërrohet rruga nga mendjeroiturit dhe kazmarrënuesit. Zoti Kryeministër, zoti ministër, z. Prokuror i Përgjithshëm, ndërmerrni inkursionin e vonuar, të cilin ua ka ngarkuar historia dhe koha, pasi do t’u gjykojë historia e koha për veprimet dhe mosveprimet, mbi këta njerëz me pasuri e pushtet dhe pa mend e pa dhimbje, por që shkatërrojnë dhimbje e lumturohen e që po lenë pa mend, jo vetëm shqiptarët, por edhe botën. Po zyrtarët, që marrin rrogat e majme dhe dalin përpara kamerave me syze në majë të kokës, duhet të kishin klithur të parët me llabane në kokë, dhe të gjendeshin të parët për të ndaluar dorën vrastare, për të prerë dorën e zjarrit dhe të shkatërrimit, mbi këtë pasuri kombëtare dhe të mblidhnin qytetarët e Vlorës, të izolonin këtë kategori njerëzish, me dhe pa pushtet, me të “drejta të pa kufizuara” duke dhunuar e shkatërruar qytetin, po dhe qytetërimin, aspiratën europiane shqiptare!

    Alban BARDHI