Skandali, fatorinot zbresin nga autobusi pensionistët dhe invalidët

    387
    Sigal

    Mesa duket vuajtjet e pensionistëve nuk do të mbarojnë kurrë. Ata po trajtohen në mënyrë jo njerëzore jo vetëm nga qeveria, por edhe nga shoferët e dhe fatorinot e autobusëve. Sikur të mos mjaftonin gjendja shpirtërore, psikologjike si pasojë e mos përballimit të kushteve social-ekonomike, këtyre shtresave nuk ju respektohet as një e drejtë. Parimisht, duhet të përjashtohen nga pagesa e biletës së autobusit, ose të paguajnë vetëm 30 %, por jo vetëm që ju kërkohen lekë, por edhe zbriten nga autobusi në mënyrën më brutale në mesë të rrugës, pa marrë parasysh gjendjen fizike dhe pasojat që mund të sjell ky gjest. Për këtë rast rrëfen për gazetën “Telegraf”, Sofokli Thoma, pensionist veteran. Ai shprehet se: -“Na ndaloj autobusi në rrethërrotullimin te bërryli, po udhëtoja me autobusin e ish uzinës së traktorëve. Na urdhëruan që të zbrisnim dhe kur i pyetëm se përse duhet të zbrisnim, përpara doli një militant i PD-së, i cili na shpjegoi se duhet të bënin grevë pasi qeveria nuk ju ka dhënë pagat. U krijua një gjendje kaosi, në autobus gjendeshin dhe invalidë të tjerë si unë dhe gra shtatzëna që shkonin për te materniteti. Mu desh të ecja në këmbë deri në qendër të qytetit. Ata mund të protestojnë për çfarë të duan dhe kjo është e drejta e tyre, por jo duke na dëmtuar ne. Kërkojmë respekt për moshën që kemi, respektin që meritojmë, pasi kemi kontribuar dhe sakrifikuar për këtë ditë sot. Kërkojmë vlerësimin e merituar!

     Ura e Kamzës rrezikon të shembet sërish

     Por kjo nuk është gjithçka që Sofokli Thoma do të ndaj me ne. Shqetësimi i tij shkon përtej një zbritje nga mjeti i transportit. Ai na tregon për gërmimet në urën e Kamzës. Jo shumë kohë më parë, në atë zonë ndodhi një përmbytje dhe pas ankimit të banorëve qeveria i dëmshpërbleu banorët me nga 1 milion lekë. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe fenomeni rrezikon të përsëritet, pasi në atë zonë kanë filluar sërish gërmimet. “Jam 81 vjeç dhe më kujtohet që ne ‘46-ën u përmbyt e gjithë Shqipëria, ura e Kamzës u shemb. Ndërkohë, pas hedhjes së mbetjeve urbane, lumi ka filluar të gërryhet. Po u gërrye lumi ura shembet për herë të tretë. Qytetarët nuk duhet të lëvizin, por të heqin plehrat dhe të ndërtojnë një argjinatura për mos lejimin e vërshimit të ujit jashtë shtratit të lumit. Unë për gjithçka ua vë fajin qytetarëve dhe Partisë Demokratike që u thotë shkoni ku të doni dhe bëni çfarë të doni,-shprehet veterani në fjalë.