Skandali, Din Abazi mbron mjekët kasapë. Po jeta e pacientit?

    647
    Sigal

    Reagon Urdhri i Mjekëve për trajtim jo dinjitoz, nga organet e  drejtësisë, të mjekëve të arrestuar

    Kreu i urdhrit të mjekëve Din Abazi mbron mjekët të cilët me papërgjegjshmërinë e tyre, me mungesën e profesionalizmit kanë shkaktuar vdekjen e 2 pacientëve brenda 72 orëve. Mjekët e spitalit “Hygea” janë arrestuar pas hetimeve të Prokurorisë ku është konstatuar shkelja “mjekim i pakujdesshëm në bashkëpunim”. Ndërsa z. Din Abazi, në vend që të reagojë së pari si qytetar shqiptar, si njeri dhe më pas si mjek, prioriteti i të cilit është humanizmi dhe jo mbjellja e vdekjes, reagon për trajtimin jo dinjitoz të mjekëve të arrestuar, të cilët kanë kryer një vepër penale. Ligji z. Abazi është njësoj për të gjithë, edhe për ata që vrasin jashtë ambienteve spitalore, edhe për mjekët që vrasin në sallat kirurgjikale. Madje, madje dënimi moral është më i madh për mjekët të cilët kanë në dorë jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Mungesa e profesionalizmit nga ana e 4 mjekëve që ju mbroni z. Abazi duhet të ishte bërë problematikë nga ana juaj, duke marrë masa që persona të paaftë të mos e veshin bluzën e bardhë. Kjo do të rriste besimin e qytetarëve ndaj mjekëve dhe jo mbulimi i veprave të tilla të mirëfillta penale, vetëm se ata janë mjekë. Po për pacientët që humbën jetën në duart e mjekëve që po mbron, z. Abazi, a ke menduar ndopak? Po për familjet e tyre që kanë humbur njerëzit e dashur? Ju thoni se “jo çdo rast vdekjeje në sallën e operacionit ngarkon me faj bluzat e bardha”, por nga hetimet e Prokurorisë është konstatuar mjekimi i pakujdesshëm në rastin e 63-vjeçares Luiza Lati nga Vlora.

    Sigurisht që është faji i mjekëve dhe i juaji z. Abazi që u keni dhënë të drejtën e ushtrimit të detyrës së mjekut, pa e merituar atë. Mjekët tanë dhe përfaqësuesit e tyre mesa duket e kanë harruar “Betimin e Hipokratit”, ligjin moral të mjekëve. Ndaj më duket e volitshme t’ua rikujtoj:

    Betimi i Hipokratit

    Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

    Urdhri i Mjekëve reagon për arrestimin e mjekëve

     Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë reagon lidhur me arrestimin e 4 mjekëve të cilët ushtronin profesionin e tyre në një spital privat. Din Abazi shprehet se mjekët po trajtohen si kriminelë, ndërkohë që jo çdo rast vdekjeje në sallën e operacionit ngarkon me faj bluzat e bardha. “Arrestimet e mjekëve siç po ndodhin deri tani, pse i sëmuri vdes në sallën e operacionit, janë një veprim flagrant, janë një kriminalizim që po u bëhet mjekëve, duke i trajtuar si kriminelë. Ata punojnë dhe përpiqen aq sa i lejon shkenca, dijet dhe sëmundja, duke bërë maksimumin, por jo gjithmonë arrijnë të jenë të suksesshëm. Gjithkush e di që mjeku në punën e tij ka dhe dështime, askush s’dëshiron ta humbasë të sëmurin e të dështojë” u shpreh Abazi. Ai theksoi se këto veprime janë duke demoralizuar mjekët për të kryer detyrën e tyre. “Arrestimet flagrante të mjekëve, trajtimi si kriminelë, askujt nuk i bën mirë. Këto akte demoralizojnë mjekët, rrisin mosbesimin te publiku, humbasin besimin e pacientit te mjeku” u shpreh me tej ai. Kreu i Urdhrit të Mjekëve u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të ndryshojnë mënyrën e trajtimit të bluzave të bardha.

    Vdekja e pacientes, arrestohen 3 mjekët e Hygeias

     Policia e Tiranës ka arrestuar sot tre mjekë të Spitalit grek Hygeia në Tiranë. Sipas informacioneve, janë arrestuar mjekët Ymer Dyrmishi, Sokol Xhepa dhe Xhemal Keshi.

    Arrestimi i mjekëve ka ardhur pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, institucion ky që me 17 shkurt të këtij viti, pas denoncimeve të familjarëve për dy vdekje që kanë ndodhur brenda 72 orëve në spitalin “Hygeia” në Tiranë, bëri këqyrjen e kufomave dhe sekuestroi kartelat klinike të pacientëve të vdekur, 63-vjeçares Luiza Lati nga Vlora dhe 71-vjeçarit Hasan Pashaj nga Tirana. Pas hetimeve është konstatuar shkelja “mjekim i pakujdesshëm në bashkëpunim” në rastin e pacientes Luiza Lati dhe Gjykata e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e mjekëve. Pacientja, sipas policisë ishte paraqitur në spital me infeksion në veshka ndërsa familjarëve u ishte thënë se duhej kryer ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni ka zgjatur pesë orë dhe në përfundim 63-vjeçarja ka ndërruar jetë. Policia dhe prokuroria thonë se vdekja e pacientes ka ardhur nga “mjekimi i pakujdesshëm”. Hetimet për këtë rast filluan pas denoncimit të bërë nga familjarët e gruas nga Vlora. Ata shpjeguan se para ndërhyrjes, mjekët u kishin dhënë garanci për jetën e 63-vjeçares.

    Lista/ Farmacistët, emrat e rinj që u janë miratuar certifikatat

     Urdhri i farmacistëve zbardh emrat e personave të cilëve u janë miratuar certifikatat. Këta farmacistë tashmë kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit pasi kanë plotësuar një sërë kriteresh të kërkuara për këtë qëllim. Kështu, këta profesionistë, jo vetëm që marrin licencën e ushtrimit profesional, por edhe anëtarësohen pranë Urdhrit Profesional. Çdo aplikant u nënshtrohet disa tarifave, me qëllim marrjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit. Kandidatët aplikantë duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas kritereve të përcaktuara nga Këshillit Kombëtar i këtij urdhri. Në një formular vetëdeklarimi farmacisti vetëdeklaron ato dokumente që janë të përshkruara në kriteret e Këshillit Kombëtar. Pas këtij veprimi, aplikanti paguan tarifën e regjistrimit për herë të parë, me një vlerë prej 50 mijë lekësh të vjetra, që është certifikata e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu, paguan edhe 15 mijë lekë të vjetra për kartën e anëtarësisë. Në total, aplikanti paguan 65 mijë lekë të vjetra, për të ushtruar më në fund profesionin e farmacistëve. Gazeta “Telegraf” jep të plotë 48 emrat e farmacistëve të cilët kanë fitur të drejtën e ushtrimit të profesionit që nga data 20 maj – 4 qershor.

    Emër Mbiemër

    Fatma Strugu

    Alban Sula

    Lek Lleshi

    Drita Hoxha

    Elidon Spahija

    Valbona Martini

    Erjeta Ashiku

    Kujtim Doda

    Evgjeni Prifti

    Genta Abazi

    Eni Mirçe

    Amela Zotaj

    Blerina Bejleri

    Maksimilian Bratko

    Lize Perndreca

    Joralda Ziu

    Majlinda Zogaj

    Marsida Haderi

    Anisa Bello

    Lumturi Shabani

    Eralda Koçi

    Fatime Kapllani

    Teuta Bardhi

    Petro Bardhi

    Ina Vogli

    Blerim Bitri

    Liontin Karalliu

    Dritan Hoxha

    Aulon Haxhiaj

    Anisa Zaçe

    Marsida Hoxha

    Mishel Syziu

    Doriana Halili

    Ervin Meta

    Ursola Merkuri

    Pranvera Musaraj

    Ana Kodheli

    Nertila Berberaj

    Irena Xhafa

    Petrit Selenica

    Ronald Stafa

    Shefit Gjolena

    Jonida Daka

    Valmira Bendi

    Artan Zenelaj

    Arben Gogaj

    Vangjel Premto