Skandal në gjimnaz: Drejtori i komanduar rreh mësuesin në mes të klasës

    100
    Bëmat e arsimit në Librazhd nuk kanë të sosur. Skandali i radhës, pas pushimit të 30 mësuesve në Hotolisht të Librazhdit, vazhdon të Shkollën e Mesme të Orenjës. Drejtori i Shkollës Flamur Mana nxjerr me shkelma mësuesin Ndriçim Qoshi, pasi në vendin e tij është emëruar Genti Sina, kryetari i Partisë Socialiste të Gurakuqit, pa kaluar në portalin e Ministrisë së Arsimit që titullohet “Mësues për Shqipërinë”. Ndriçim Qoshi një mësues me 25 vjet vjetërsi, me arsim të lartë, ish – drejtor në shkollë, vitin e kaluar shkarkohet si drejtor dhe emerohet mësues matematike në Orenjë, me vendim të rregullt. Kjo gjë nuk i ka drejtorit të ardhur nga emigracioni dhe në sytë e nxënësëve e ka nxjerrë jashtë duke i thënë që duhet te dalësh se nuk je i dëshiruar për mua. Qoshi i ka kërkuar urdhërin se përse duhej të dilte jashtë, por drejtori i komanduar e ka kapur me shkelma dhe grushte duke e nxjerrë jashtë, ku nxënësit janë tmerrruar.
    Emigrant në Greqi, vlerësohet me notë në Shqipëri
    Një tjetër skandal është dhe vlerësimi me notë i nxënësit Resmi Gjeçi, i cili në lëndën e matematikës është vlerësuar me notë në testin e kontrollit të kësaj lënde më datë 20.11.2015. Nga të dhëna të besueshme, nxënësi Gjeci ka kaluar në Kapshticë më datën 11 nëntor 2015 mbasdite. Ndërsa është vlerësuar me notë më datën 20 nëntor 2015. Mësuesi Lutfi Baboçi ka njoftuar dhe Drejtoreshën e Zyrës Arsimore Librazhd, Fatbardha Qatja për këtë rast, por ajo as që ka marrë mundimin për të sqaruar.
    Emërohet drejtor pa asnëj CV
    Drejtori Flamur Mana është emëruar Drejtor pa asnjë lloj CV. Ai është jashtë profilit pasi ka mbaruar për frëngjisht dhe nuk ka punuar asnjë ditë mësues, pasi ka qënë në emigracion. Është kthyer në Shqipëri nga emigracioni vitin e kaluar dhe u emërua drejtor. Në Shkollën e Orenjës jep lëndë jashtë profilit: “Qytetari”, klasa e dhjetë dhe e njëmbëdhjetë dhe gjuhë frënge 3 orë në klasën e gjashtë. Kjo lëndë është hapur nga ai vetë, pasi anglishtja ka qenë lëndë e parë. Klasa gjithsej ka 15 nxënës. Në kundërshtim me dispozitat normative, kur gjuha e parë është anglishtja. Prindërit kanë kundërshtuar, por askush nuk i dëgjon. Gjithashtu mësuesi Lutfi Baboçi ka bllokuar regjistrat, pasi i kanë korigjuar ato dhe thotë që janë të fallsifikuara. Për të gjitha këto do të shkojë në Prokurorinë e Elbasanit për kallzim penal.
    Një tjetër skandal në Orenjë
    Në vjeshtë në provimin e matematikës ku provimi u bë në Elbasan më 07.09.2915, në provim vend te gjimnazistit Bardhyl Koçi u fut vëllaj i tij, i cili ka mbaruar shkollën e lartë edhe këtu Qatja ka patur njoftimin nga mësuesi Lutfi Baboçi. Në emërimin e si drejtor gjimnazi të Flamur Manës ka qenë kundër gjithë komisioni i vlerësimit, pasi i ka kërkuar CV, listën e notave, librezën e notave, dokumenta të tjera shoqëruesi si dhe dëshminë e penalitetit, por që nuk i ka sjellë dhe komisioni nuk ka pranuar të zhvillohej konkursi pa këto dokumenta. E gjithë kjo u bë për të hequr nga puna ish- drejtorin Shaban Gjura, me arsim pasuniveristar dhe një karrierë të gjatë në arsim, me botime shkencorë dhe libra. U hoq për arsye të mos pranimit për të vlerësuar nxënës që jetojnë jashtë shtetit, pasi ky nuk pranonte korrupsionin në arsim. Drejtor që e emëruan në qershor të këtij viti dhe në tetor e shkarkuan duke e degdisur në zonat e thella të Polisit duke udhëtuar mbi tre orë në ditë në këmbë. Po kështu dhe skandalet e mësueses së anglishtes në Hotolisht ku mësuesja rrahu dhe mbeti një nxënëse për punë personale, por që e mbrojti Fatbardha Qatja se e kishte mike, madje kjo u bë e njohur për gjithë shqiptarët nga një media televizive.
    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 19.12.2015