Skandal në doganën e Durrësit, skanohen dhe ushqimet

576
Bizneset shqiptare kanë vënë alarmin pasi Dogana e Durrësit kalon në skaner edhe ushqimet. Sipas bizneseve ky skanim është kundër rregullave të sigurisë ushqimore, pasi kur produktet skanohen marrin rreze të dëmshme. “Në skaner kalojnë mishi, peshku dhe të tjera produkte duke marrë rreze. Në asnjë vend të BE-së nuk bëhet skanimi i ushqimeve”, deklarojnë pronarët e këtyre bizneseve ushqimore. Ata kërkojnë kryerjen e analizave laboratorike por jo skanim.

REAGOJNË DOGANAT: SKANIMI S’KA ASNJË EFEKT TË DËMSHËM
“Për ushqimet të kryhen analizat laboratorike. Ushqimet kontrollohen nga AKU e shërbimi veteriner”, shprehen ata. Pas kronikës së transmetuar në News24 dhe BalkanWeb për skanimin e produkteve ushqimore në Doganën e Durrësit, ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas saj, skanimi që kryhet në doganën shqiptare nuk ka asnjë efekt të dëmshëm dhe kontrollohen nga pajisjet e skanimit të “Rapiscan”.

“Nisur nga kronika e transmetuar në televizionin “News 24”, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës sqaron se procesi i skanimit që kryhet në doganën shqiptare nuk ka asnjë efekt të dallueshëm apo të dëmshëm në produktet ushqimore që kontrollohen nga pajisjet e skanimit të “Rapiscan”. Për veprimtarinë e mësipërme subjekti është i licencuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet. Gjithashtu, certifikimi i pajisjeve skanuese të “Rapiscan” është bërë edhe nga agjenci ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë”, deklaron Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Sigal