Skandal me tenderin e një shkolle në Librazhd, abuzohet me 450 milionë lekë

1452
Sigal

Organet kompetente të verifikojnë procedurën e tenderimit, cilësinë e punimeve dhe mënyrat e përcaktimit të fituesit

Fillimi i fushatës së Zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri bëri që të ketë dhe mjaft shkelje procedurale të tenderimeve me lekët e Buxhetit të Shtetit. Abuzimet po vazhdojnë pikërisht në shkollën “Rrodokal” të Komunës së Proptishtit, ku plot 450 milionë lekë përfundojnë në firma të paracaktuar në tender dhe me mungesa në dokumentacion. Gazeta “Telegraf” ka siguruar nga burime konfidenciale dokumentet e tenderit të kësaj shkolle, se si është proceduar. Pra ka patur pabarazi në tendera. Ndërkohë që, në ndërtimin e saj (nënkontraktor) është një subjekt tjetër “Mona SHPK” me administrator Ferit Mona, nga Përrenjasi, i cili nuk ka dhe dokumentacionin përkatës për vazhdimin e punimeve, madje kjo firmë që merret me prodhimin e bukëve ka realizuar dhe punimet e shkollës 9-vjeçare në Përrenjas Fshat të Bashkisë së Përrenjasit, me një vlerë 140 milionë lekë, me punime jo cilësore, duke filluar që tek tjegullat, që janë vendi, kur në preventiv është përcaktuar tjegulla importi, madje, punëtorët as që janë paguar për punën e bërë. Pra është ndjekur e njëjta proceduar në të dyja shkollat. Madje, në rikonstruktimin e shkollës së Përrenjasit Fshat ka dhe konflikt interesi, sepse Ferit Mona është anëtar i Këshillit Bashkiak. Duhet që organet kompetente të verifikojnë procedurat e tenderimit, cilësinë e punimeve dhe mënyrat e operuara për përcaktimin e fituesit.

Në tender kanë marrë pjesë tre firma si më poshtë:

1.Salillari sh.p.k, me vlerë 37 767 100 lek pa tvsh dhe 45 239 930 lekë me tvsh.

Firma në bazë ekstraktit të QKR-së dëshmon vendet, ku ushtron aktivitet. “Sipas neni 12 pika 6 të ligjit të taksave vendore. Kur taksapaguesi kryen një biznes në më shumë se një vendndodhje, … taksat vendore llogariten më vete për çdo vendndodhje.

Pra skualifikimi është i drejtë nga K.V.O (komisioni vlerësimit të ofertave).

2. Vëllezërit Hysa shp.k, me vlerë 40 734 126 lekë pa tvsh dhe 49 418 641 lekë me tvsh

Në D.T.(Dokumentet e Tenderi) nën pika 2.3 Kapaciteti teknik

a.Punimi i ngjashëm kërkohet: N.q.s operatori për të dëshmuar plotësimin e këtij kushti paraqet punë të kryera me fonde jo publike (investitor privat ) duhet që për vërtetimin e tyre të paraqitet deklarata sipas shtojcës nr.8, e shoqëruar me kontratën, lejen e ndërtimit dhe lejen e shfrytëzimit të lëshuar nga njësia vendore përkatëse, ku është kryer investimi, akt-kolaudimin, situacionit përfundimtar si dhe faturën tatimore për çdo situacion.

Firma ka paraqitur punim të ngjashëm: Godinë banimi e shërbimi 5 kat shtojcën nr.7 e shoqërua me, kontratën, situacion përfundimtar, akt-kualidim dhe faturën tatimore për çdo situacion të rregullt. Por ka paraqitur lejen e ndërtimit dhe lejen e shfrytëzimit të lëshuar nga njësia fotokopje e pa noterizuar.  Kur në D.T. është kërkuar: Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

b- Në nën pikën nr.10 janë  kërkuar: Analizat e çmimeve për çdo zë të preventivit. Mosparaqitja e analizës qoftë edhe për një zë të preventivit e paraqitur nga ofertues, prej të cilit nuk mund të gjykohet nga KVO (komisioni vlerësimit të ofertave) për saktësinë dhe seriozitetin e ofertës është kusht skualifikues.

Firma nuk ka paraqitur analizat çmimeve të ofertës siç është kërkuar në DT. Për sa më sipër, duke qene se firma ofertuese nuk ka paraqitur dokumentacion të plotë dhe të saktë për plotësimin e të gjithë kërkesave për kualifikim, KVO në zbatim të nenit, 46 të LPP (Ligji i Prokurimeve Publike), vendos për skualifikim të ofertës gjë për të cilën nuk e ka bërë…

3. Hastoci sh.p.k, me vlerë  41 098 701 lekë pa tvsh dhe 49 318 441 lekë me tvsh

Në D.T. pika 6. është kërkuar: Kandidati/ofertuesi duhet të paraqesë dokumentacion që vërteton që për periudhën janar 2011– prill 2013 ( duke përfshirë edhe muajin prill 2013), ka pasur të punësuar për secilin muaj të kësaj periudhe jo me pak se 55 punonjës (duke përfshirë edhe stafin tekniko menaxherial).

Firma nuk ka paraqitur dokumentacionin e fuqisë punëtore për muajin prill 2013 pra duhej të skualifikohej, por në fakt është kualifikuar…

Si përfundim

Pra K.V.O.( Komisioni Vlerësimit të Ofertave) ka përdorur dy standarde, ka skualifikuar firmën me mungesë në dokumentacion dhe që është 50 milionë lekë më ulet se dy firmat e tjera dhe ka kualifikuar dy firmat e tjera që janë me vlerë të plotë dhe s’kanë dokumentacion, njëlloj si e para, pra tenderi duhet të anulohej, por këtu duket ka hyrë korrupsioni në mes dhe kjo është që të njësia e prokurimit e kryetari i komunës se në kërkesat për kualifikim në fillim u vunë në kundërshtim me ligjin, por ne saj të ankesave të firmave u bë ndryshimi i tyre dhe shtyrja e datës se tenderimit për 5 ditë. Firma ndërtuese ka lidhur kontrate me investitorin dhe vazhdon punën, por kjo lidhje kontrate nuk ekziston në faqen e prokurimit publik, në faqen e prokurimit publik ka hyrë njoftim për anulim tenderi të shkollës, “fallco” se atje vazhdohet puna.