Situata skandaloze në spitalet shqiptare alarmon edhe mediat e huaja

    353
    Sigal

    VËZHGIM/Alarmohen edhe mediat e huaja për situatën katastrofike në spitale

    Vazhdon që të mbetet tepër e rëndë situata në spitalet shqiptare. Edhe pse në teori jepen çdo vit nga 200-300 milionë euro për investime në praktikë situata mbetet katastrofike. Mungojnë ilaçet, mungon higjiena, mungon ngrohja, mungon një shërbimi cilësor. Qytetarët shkojnë në spitale dhe vetëm u vjen një recetë nga mjeku, një mal me ilaçe, një mal me para thuaj që ata duhet të blejnë, po me çfarë t’i blejnë? Me para të marra borxh, që kushedi se çfarë duhet të blejnë më parë bukë për të mbajtur frymën gjallë. Teksa shkon nëpër spitale për të vëzhguar situatën shikon të gjithë të afërmit e pacientëve shtrëngojnë dhëmbët me forcë, por janë të imponuar të blejnë ilaçet, sepse spitali shtetëror nuk të jep asnjë shiringë falas, e jo më ilaçe që kushtojnë rreth 50 apo më shumë lekë. Thonë që depoja dhe farmacia e spitalit nuk ka asnjë ilaç në dispozicion, ndaj pacientët ta gjejnë vet zgjidhjen, ose…të vdesin, por shumëkush në njëfarë mënyre e njeh sistemin që jetojmë, por nuk bëjnë dot diferencën e moshës së pensionistëve, të cilët punuan një jetë të tërë, dhe në fund ja se shpërblim marrin.

    Spitalet, si në kohën e Luftës së Dytë Botërore

    Ndonëse shqiptarët jetojnë dhe përballen çdo ditë me një realitet të hidhur në spitalet shqiptare pa e ngritur shumë zërin, apo edhe nëse flasin si dëgjon askush. Por situate tejet e rëndë e spitaleve shqiptare ka alarmuar edhe mediat e huaja, e këtë herë mediat spanjolle, të cilat e kanë krahasuar situatën si ajo e filmave horror dhe si ajo e Luftës së Dytë Botërore. Në një reportazh të bërë për situatën, ato e kanë paraqitur situatën bardh e zi, ashtu siç është në të vërtetë. Mediat spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar nga “20 minutos” thuhet se, spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë Botërore. Në shkrim thuhet se më shumë infektohesh në spitale, sesa shërohesh. Ilaçet mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT mund të gjesh që nga kafet e deri tek serviset e makinave. Drejtuesit e spitaleve janë partiakë të thekur, thuhet në shkrim, ndërsa korrupsioni është në nivele alarmante. Në shkrim thuhet se mungojnë qendrat shëndetësore në vend, ndërsa shumë banorë duhet të ecin kilometra të tërë për të marrë shërbimin parësor. Ndryshe ndodhte në komunizëm, thuhet në shkrim, ku edhe zonat më të thella kishin shërbim mjekësor dhe ai ishte falas.

    Pacientët duhet të blejnë edhe sapun me lekët e tyre

    Higjiena lë shumë për të dëshiruar në spitalet shqiptare. Situata ka shkuar deri aty sa pacientëve u kërkohet edhe të mbledhin lekë për blerjen e sapunëve. Dhe këto kërkesa bëhen me copa letrash që varen nëpër mure në dhoma. Pastaj edhe lagështua dhe muret flasin më shumë se një mijë fjalë. Lagështia dhe papastërtia I shoqëron çdo ditë pacientët e spitaleve që për fat të keq janë gjendur atje. Ata që ndodhen atje për shërim, apo edhe ato që shkojnë atje për të vizituar të afërmit e tyre e kuptojnë dhe e shohim realitetin e dhimbshëm çdo ditë. Foto të bëra në Spitalin Onkologjik në kryeqytet, e paraqesin një pjesë të tablosë që është krijuar atje. Një tablo gati e pabesueshme për të plotësuar kushtet e një spitali, ku rregulli dhe kushtet për të sëmurit duhet të jenë të mira, për ta bërë sa më të lehtë shërimin e pacientëve. Ardhja e stinës së dimrit e bën akoma më të rëndë situatën në spitale. Lagështia dhe myku nëpër mure e bën më të vështirë shërimin e këtyre personave që për fat jo të mirë janë ndodhur atje. Por lagështia dhe i ftohti është vetëm njëra anë. Sikur të mos mjaftonin këto pacientët duhet të ndeshen me mungesën e ilaçeve e cila është mjaft e theksuar. Qytetarët shprehen për “Telegraf”, se janë të detyruar që të blejnë vetë ilaçet pasi në spital nuk gjejnë asgjë. Ato shprehen se duhet t’i blejnë ilaçet, por e kanë të pamundur sepse ato kushtojnë shumë dhe ato nuk kanë lekë për të ngrënë bukë dhe jo për të blerë ilaçet që në realitet duhet t’i ketë spitali.