Situata në segmenti rrugorë Kamëz-Fushë Krujë: Trafik, me gropa dhe pa sinjalistikë

    53
    Aksi rrugorë Kamëz-Fushë Krujë prej kohësh është në gjendje të mjerueshme dhe i lënë në harresë nga qeveria. Ky aks rrugorë i cili lidhë të gjitha qytetet e Veriut me kryeqytetin e vendit dhe më gjerë, aktualisht është jashtë parametrave normale dhe shumë larg standardeve të cilat duhet të plotësoj një segment rrugorë me rëndësi të tillë. Gjendja e amortizuar e rrugës dhe mos zgjerimi i këtij segmenti, janë arsyet kryesore të cilat krijojnë trafik të rënduar dhe ua vështirësojnë qarkullimin automjeteve. Po thuajse çdo ditë nga mëngjesi në dark trafiku nuk lehtësohet, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje me orë të tëra. Kjo situatë është kthyer në shqetësim për udhëtarët dhe shoferët e linjave që transportojnë çdo ditë pasagjerë nga qytetet e Veriut drejt Tiranës, të cilët shprehin për gazetën “Telegraf” nevojën e menjëhershme për përmirësimin e këtij segmenti rrugorë. Drejtuesit e automjeteve shprehen se kjo situatë vazhdon prej shumë vitesh por megjithatë asnjë masë nuk është marrë për të ndërhyrë për stabilizimin e gjendjes. Gjithashtu të shqetësuar për situatën rrugore në këtë segment dhe mos investimet nga ana e qeverisë, ata thonë se e vetmja mënyrë që të ndërgjegjësohet shteti në përmirësimin e situatës është bllokimi i segmentit dhe protestat.
    Aksi rrugorë Kamëz-Fushë Krujë trafik i rënduar, me gropa dhe pa sinjalistikë
    Rruga Kamëz-Fushë Krujë është një ndër rrugët kryesore dhe të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve për shkak se lidhë kryeqytetin e vendit me të gjithë veriun e Shqipërisë, por fatkeqësisht nuk përmbush as standardet më minimale që mund të ketë një rrugë fshati në shtetet e Rajonit dhe Europës. Gjithashtu mungesa e sinjalistikës dhe degëzimet e shpeshta si nga ana e majtë ashtu edhe në të djathë janë një tjetër fenomen që tregon mungesën investimeve nga ana e qeverisë, për shkak se edhe numri i aksidenteve në këtë aks fatkeqësisht vijon të jetë shumë i lart, duke u emërtuar shpesh herë edhe si “rruga e vdekjes”. Po ashtu mungesa e rrugëve për biçikleta dhe pushtimi e eliminimi i rrugëve dhe vendkalimeve të këmbësorëve, janë të tjerë elementë të cilët e bëjnë më problematik qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugorë, duke ndikuar edhe në numrin e lartë të aksidenteve. Balta dhe gropat e ujit janë të pranishme në këtë aks rrugor gjatë periudhës së dimrit, ndërsa në stinën e verës nuk mungojnë gropat e mëdha të cilat rrezikojnë edhe çarjen e gomave të makinave, si dhe pluhuri i cili pushton të gjithë aksin rrugorë. Sipas nenit dy të Kodit Rrugor, rrugët në Shqipëri klasifikohen në gjashtë kategori 1. Autostradë, 2. Rrugë interurbane kryesore, 2. Rrugë interurbane dytësore, 3. Rrugë urbane kryesore, 5. Rrugë urbane dytësore, 6. Rrugë lokale. Por si pasoje e gjendjes në të cilën ndodhet aksi rrugorë Kamëz- Fushë Krujë, është shumë e vështirë të përcaktohet se në cilën nga këto gjashtë kategori mund të bëjë pjesë. Ndërkohë që qeveria ende nuk ka investuar për të ndryshuar situatën e mjerueshme në këtë aks rrugorë, edhe opozita ka më shumë e një vit që nuk ka reaguar lidhur me këtë shqetësim. Në deklaratën e para një viti, opozita akuzonte qeverinë se po zvarrit punimet duke vështirësuar jetën e banorëve të zonës dhe gjithë Veriut, por pas kësaj deklarate nuk kishte ndonjë reagim dhe as përmirësim të situatës rrugore nga qeveria. Ende mbetet enigmë pse gjithë ky neglizhim për këtë segment rrugorë me pak kilometra, i cili po i bllokon frymën qarkullimit të automjeteve që vinë nga qytetet veriore, Kosova dhe Mali i Zi dhe anasjelltas.