Sistemi zgjedhor që deformoi votën e shqiptarëve

533
Nga Engjëll Musai 
Drejtor i Gazetës “Telegraf”
Numri i votuesve të regjistruar në listat e votimit 3.452.324
Numri total i qendrave të votimit 5.362
Numri total i votuesve që kanë votuar 1.608.561
Numri i femrave që kanë votuar 714.980
Numri i votave të vlefshme 1.576.315
Numri i votave të pavlefshme 31.735
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 2017 përfunduan dhe bashkë me to shqiptarët mësuan se kush do jenë 140 deputetët që do të ulen në Kuvendin e ardhshëm për periudhën 2017-2021. Por bashkë me zgjedhjet e përgjithshme u zhvilluan edhe ato lokale për Kryebashkiakun e Kavajës por me një mandate kohor të reduktuar ( 2 vjet) pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila kërkojë ndërprerjen e mandatit të ish kryebashkiakut Roshi i prekur nga Ligji për Dekriminalizimin.

Nëse do të bëjmë një analizë të përgjithshme të zgjedhjeve dhe nëse do të kishim një sistem të barabartë të vlerësimit të votës, rezultatet do të ishin ndryshe nga ato që ne kemi sot. Partitë e mëdha janë të favorizuara dhe se PS-ja ka qenë më e privilegjuar për vetë mundësitë që të jep ky sistem zgjedhor. Kjo është më se e vërtetë dhe kjo vihet re, nëse ne do të llogarisim votat, përqindjet e mara dhe mandatet e përfituara nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet 2017. Nëse mandatet do të ndaheshin sipas votave dhe përqindjeve të marra nga partitë pjesëmarrëse në të 12 qarqet në zgjedhjet e 25 qershorit do të kishim këtë përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë:

Partia Socialiste do të merrte maksimumi 68 mandate, ( 48.34 % )
Partia Demokratike do të merte 41 mandate . ( 28.81 % )
Lëvizja Socialiste për Integrim do të merte 21 mandate, ( 14.27 % )
PDIU e Idrizit do të merte 7 mandate, ( 4.80 % )
LIBRA e Blushit, do të merte 2 mandate. ( 1.25 % )
PSD e Gjinushit, do të merte 1 mandat. ( 0.95 % )
Ajo që bie në sy në këto zgjedhje dhe që një pjesë e analistëve dhe drejtuesve në studiot televizive nuk e marrin parasysh, pasi një pjesë i shikojnë zhvillimet me tifozllëk dhe një pjesë nga padia ka të bëjë me faktin se, në këto zgjedhje pati një bojkot që shkon jo 9 % sa e reklamojnë në krahasim me zgjedhjet e 2013, por arrin në 17 %. Kjo, pasi në këto zgjedhje janë shtuar për katër vite edhe 160 mijë votues të rinj. Dihet që çdo vit janë rreth 40 mijë maturantë që do të thotë se në Shqipëri shtohen në listat e votimeve edhe 40 mijë votues çdo vit. Kësaj shume duhet t’i zbritet një shifër prej 10 mijë qytetarësh çdo vit, të cilët largohen jashtë vendit ose ndahen nga jeta. Për 4 vjet janë 40 mijë të larguar nga pjesëmarrja në votime. Pra, numrit të votuesve të 2013-s duhet t’i shtojmë edhe 120 mijë votues të rinj, pa llogaritur këtë vit edhe mungesën masive të emigrantëve. 

Më poshtë po japim të dhënat zyrtare në bazë të qarqeve, numrin e votuesve, përqindjet, mandatet e marra dhe si do ndaheshin, nëse do kishte koalicione.
Qarku i Beratit ka 7 mandate dhe kanë marrë pjesë 84 983 votues( 47.22%). Për 1 deputet mesatarja si qark është 12.140 vota
1 – LSI mori 19.661 vota , 23.60 % – 2 mandate
2- PS mori 45.424 vota,54.53 % – 4 mandate
3- PD mori 16.083 vota, 19.31 % – 1 mandat

Në qarkun e Beratit më këto vota dhe përqindje, nuk ndryshon raporti i mandateve edhe sikur të kishte koalicione të bashkuara, pasi PS i ka të mbrojtura të 4 mandatet.
Qarku i Dibrës ka 6 mandate dhe kanë marrë pjesë 73.702 votues( 56.05%). Për 1 deputet mesatarja si qark është 12.283 vota
1 – LSI mori 12.267 vota , 17.05 % – 1 mandat 
2- PS mori 24.795 vota,34.46 % – 2 mandate
3- PD mori 21.331 vota, 29.65 % – 2 mandat
4- PDIU mori 12.605 vota,17.52 %, -1 mandat

Në qarkun e Dibrës më këto vota dhe përqindje, nuk ndryshon raporti i deputetëve edhe sikur të kishte koalicione të bashkuara.
Qarku i Durrësit ka 14 mandate dhe kanë marrë pjesë 148.363 votues (44.91% ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 10.597 vota
1 – LSI mori 21.528 vota , 14.89 % – 2 mandate / 10.764 vota për 1 deputet
2- PS mori 71.836 vota, 49.69 % – 8 mandate / 8979 vota për 1 deputet
3- PD mori 42.475 vota, 29.38 % – 4 mandate / 10.618 vota për 1 deputet

Pra me këto rezultate më e fituara ka qenë PS, e cila e ka marrë me më pak vota 1 mandat. PS për të mbuluar të 8 deputetët do t’i duhej që të justifikohej ky numër mandatesh 84.776 vota, ndërkohë që i ka marrë me 71. 836 vota. Por që të merrte mandatin e tretë LSI do t’i duheshin edhe 5409 vota. Edhe PD-ja do t’i duheshin rreth 5500 vota që të merrte mandatin e pestë. Nëse do kishte koalicione dhe PS-ja do ishte e vetme, ky rezultat i jepte koalicionit 6.58 mandate dhe PS-së 7.42 mandate. Pra ndaheshin 7 me 7.

Qarku i Elbasanit ka 14 mandate dhe kanë marrë pjesë 165.753 votues (49.43 %). Për 1 deputet mesatarja si qark është 11.839 vota
1 – LSI mori 23.536 vota , 14.40 % – 2 mandate / 11.768 vota për 1 deputet
2- PS mori 72.881 vota, 44.59 % – 7 mandate / 10.411 vota për 1 deputet
3- PD mori 33.868 vota, 20.72 % – 3 mandate / 11.289 vota për 1 deputet
4- PDIU mori 29.431 vota,18.00 % – 2 mandate / 14.705 vota për 1 deputet

Sipas këtyre rezultateve në këtë qark PDIU-ja është partia, të cilës i janë djegur nga sistemi i zgjedhjeve më shumë vota, rreth 5732 . LSI është brenda nivelit të mandateve (-100 vota). Partia Socialiste ka përfituar më shumë dhe sipas llogarive të mesatares për 1 deputet që duhej të ishte 11.839 vota, ajo e ka marrë me 10.411 vota, pra ka përfituar 1428 vota për çdo deputet. Po ta shumëzojmë me 7 mandate PS-ja në Elbasan ka përfituar 9996 vota, të cilat ia ka marrë PDIU, LSI, PD dhe 1286 vota të LIBRA-s. Pra PS-ja duhej të merrte 6.1 mandate, por që ka marrë 7, sepse ia ka dhënë sistemi zgjedhor, i cili është në fuqi që nga koha kur z. Islami ishte në PS.

Qarku i Fierit ka 16 mandate dhe kanë marrë pjesë 185.698 votues (47.34 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 11.606 vota
1 – LSI mori 21.380 vota , 11.73 % – 2 mandate / 10.690 vota për 1 deputet 
2- PS mori 104.162 vota, 57.15 % – 10 mandate / 10.416 vota për 1 deputet
3- PD mori 46.799 vota, 25.68 % – 4 mandate / 11.699 vota për 1 deputet

Në Qarkun e Fierit duhet pranuar edhe një fakt tjetër të cilin sistemi aktual i zgjedhjeve e përçmon dhe e bën të pavlefshme votën e qytetarëve. PDIU ka marrë 6348 vota por nuk ka përfituar asnjë mandat, ndërkohë që LIBRA ka marrë 1615 vota. Nëse do të kishte një koalicion mes PD dhe partive të tjera, këto parti do të merrnin edhe 1 mandat më shumë dhe Partisë Socialiste do t’i duheshin edhe 300 vota për të mbrojtur mandatin e 9-të, pasi për 9 mandate x 11.606 vota që duhen për 1 mandat = 104.454 vota, ndërkohë që PS ka marrë 104.162 vota. 

Qarku i Gjirokastrës ka 5 mandate dhe kanë marrë pjesë 54.549 votues (45.16 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 10.909 vota
1 – LSI mori 12.411 vota , 23.21 % – 1 mandat / 12.411 vota për 1 deputet
2- PS mori 26.862 vota, 50.25 % % – 3 mandate / 8954 vota për 1 deputet
3- PD mori 13.139 vota, 24.58 % – 1 mandat / 13.139 vota për 1 deputet 

Pra sikurse shihet PD-ja me 13.139 mijë vota ka marrë 1 mandat dhe PS-ja me 26.862 mijë vota ka marrë 3 mandate, që do të thotë se mandati i 3-të në krahasim me PD-në është marrë me rreth 600 vota. Pra PD, LSI dhe partive të tjera në Gjirokastër iu janë djegur rreth 4000 mijë vota.
Pra sikurse shihet
Qarku Korçë, ka 11 mandate dhe kanë marrë pjesë 132.463 votues (47.23 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 12.042 vota.
1-LSI mori 19.465 vota, 15 % – 1 mandat / 19.465 vota për 1 deputet
2-PS mori 62.787 vota , 48.39 % – 6 mandate / 10.464 vota për 1 deputet
3-PD mori 42.053 vota, 32.41 % – 4 mandate / 10.513 vota për 1 deputet

Duhet theksuar se PDIU ka marrë 2002 vota dhe LIBRA 1809 vota. Nëse do pjesëtonim numrin e votave të PS 62787 me 6 mandate, i bie që PD të merrte 5.2 mandate. Pra edhe këtu e ka favorizuar kodi zgjedhor dhe ka marrë 1 mandat më shumë. 
Qarku Kukës, ka 3 mandate dhe kanë marrë pjesë 42.837 votues (52.81 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 14.279 vota..
1-PS mori 18.387 vota , 43.79 % – 1 mandat / 18.378 vota për 1 deputet
2-PD mori 19.935 vota, 47.48 % – 2 mandate / 9967 vota për 1 deputet

Në qarkun e Kukësit , PD e ka marrë mandatin e dytë me një numër të vogël votash diferencë ndaj PS dhe që i takon afërsisht për 1500 vota dhe mesatarja e mandateve i ka rënë shumë ulët rreth 9967 vota për 1 deputet
Qarku Lezhë, ka 7 mandate dhe kanë marrë pjesë 74.713 votues (44.54 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 10.673 vota.
1-LSI mori 11.210 vota, 15.32 % – 1 mandat / 11.210 vota për 1 deputet
2-PS mori 30.406 vota , 41.55 % – 3 mandate / 10.135 vota për 1 deputet
3-PD mori 27.389 vota, 37.43 % – 3 mandate / 9129 vota për 1 deputet

Edhe në Qarkun e Lezhës partia, e cila ka humbur më shumë vota për 1 mandat është LSI-ja, e cila për 1 mandat ka marrë 11.210 vota, kurse PD ka marrë 9129 vota për 1 mandat çka do të thotë se LSI-së i janë djegur rreth 2100 vota, të cilat i ka përfituar PD-ja për të mbrojtur mandatin e tretë. 
Qarku Shkodër ka 11 mandate dhe kanë marrë pjesë 112.404 votues (42.62 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 10.218 vota.
1-LSI mori 11.737 vota, 11.58 % – 1 mandat / 11.737 vota për 1 deputet
2-PS mori 39.247 vota , 35.68 % – 4 mandate / 9811 vota për 1 deputet
3-PD mori 40.763 vota, 37.06 % – 5 mandate / 8152 vota për 1 deputet
4-PSD mori 13 226 vota, 12.02 % – 1 mandat / 13.226 vota për 1 deputet

Pra sikurse shihet PSD-ja ka humbur rreth 3400 vota në raport me koeficientin e PS-së dhe rreth 5100 vota me atë të PD-së. Edhe LSI-ja ka humbur rreth 2000 vota në krahasim me koeficientin e PS dhe 3600 vota me atë të PD-së. Përfundimisht PD ka marrë në Shkodër 1 mandat më shumë nga votat e PSD dhe LSI, të cilat po të ishin bashkë do kishin marrë edhe 1 mandat më shumë duke e lënë me 4 mandate PD-në. 

Qarku Tiranë ka 34 mandate dhe kanë marrë pjesë 422.487 votues ( 49.90 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 12.431 vota.
1-LSI mori 55.741 vota, 13.45 % – 5 mandate / 11.148 vota për 1 deputet
2-PS mori 199.875 vota , 48.22 % – 18 mandate / 11.104 vota për 1 deputet
3-PD mori 127.381 vota, 30.73 % – 11 mandate / 11.580 vota për 1 deputet

Është interesant fakti që PDIU ka marrë 12.347 dhe nuk ka marrë asnjë mandat, ndërkohë që me këto vota është më lartë se mesatarja e mandatit të fundit të PS, e cila ka 11.104 vota. Gjithashtu edhe LIBRA ka marrë 9537 vota dhe përsëri është pa mandat, FRD ka marrë 1732 vota, PSD 814 vota, PDS 795 vota, APD 939 dhe partitë e tjera rreth 1000 vota. Pra, nëse partitë e vogla do ishin të bashkuara atëherë ato do të merrnin dy mandate respektivisht 1 PS dhe 1 LSI. 

Qarku Vlorë ka 12 mandate dhe kanë marrë pjesë 110.600 votues ( 35.94 % ). Për 1 deputet mesatarja si qark është 9216 vota.
1-LSI mori 11.199 vota, 11.22 % – 1 mandat / 11.199 vota për 1 deputet
2-PS mori 65.618 vota , 60.34 % – 8 mandate / 8202 vota për 1 deputet
3-PD mori 23.168 vota, 21.30 % – 3 mandate / 7226 vota për 1 deputet

Edhe në Vlorë është favorizuar nga sistemi zgjedhor PS dhe PD. Sipas votave të mara dhe mesatares së përqindjes si qark, PS nuk mund të merrte më shumë se 7.1 mandate, pra jo 8 sa mori. ( 65.618 votat e PS : 9216 mesatarja = 7.1 mandate ). Fakti është që sistemi e ka favorizuar duke i dhënë 8 mandate. Nëse LSI do kishte bërë koalicion me PDIU do kishin marrë mandatin e PD-së, e cila e ka më pak të mbrojtur. 


Sigal